Postuar me: 10:08 14-06-2012

Aung San Suu Kyi fillon turin në Europë

Shperndaje
Etiketat

Liderja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Suu Kyi ka mbërritur në Gjenevë, ku do të mbajë një fjalim në selinë e Kombeve të Bashkuara, ndalesa e parë e një turi 16 ditor nëpër Europë, që do të përmbyllet me pranimin e çmimit ‘Nobel’ për Paqen të cilin e fitoi në vitin 1991.
Ajo do ta mbajë fjalimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, që ka drejtuar një fushatë të gjatë kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe njerëzve të kthyer në skllevër.
Aung San Suu Kyi ka kaluar shumicën e 24 viteve të fundit në arrest shtëpie në Birmani. Vizita e saj, e para në Europë që prej vitit 1988, shihet si një gur themeli për progresin politik të vendit. Aung Kyi pritet të vizitojë disa vende të Europës, përfshi Irlandën, Britaninë, Francës dhe Norvegjinë, ku do të mund t’i dorëzohet më në fund edhe çmimi Nobel, i fituar prej saj 21 vjet më parë.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.