Postuar me: 9:14 15-06-2012

Austri, zgjohet nga koma njëra prej të plagosurave në aksidentin e Himarës

Shperndaje
Etiketat

Tre javë pas aksidentit tragjik të Himarës, njëra nga studentet e plagosura ka arritur të zgjohet nga koma.

Eriselda Gubere, 21 vjeç, nga Lushnja, e cila ndodhet prej dy javësh në një spital në Austri, ka arritur të dalë nga koma. Lajmi i mirë u bë i ditur fillimisht nga familjarët e studentes dhe më pas u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Familjarët e vajzës thanë se pas zgjimit nga koma, Eriselda u shpreh se nuk mbante mend asgjë nga tragjedia e 21 majit të kaluar.

Ndërkohë, studentja tjetër, Florie Peci, e cila gjendet në të njëjtin spital, vazhdon të jetë në gjendje kome.

Dy vajzat u dërguan në gjendje kome në spitalin e Vjenës, dy javë më parë, për një mjekim më të specializuar.

Aksidenti i Himarës ndodhi në 21 maj, në vendin e quajtur kthesa e Xharës, kur një autobus me studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit ra në humnerë. Për pasojë humbën jetën 11 studente të vitit të tretë të degës Gjuhë – Letërsi, shoferi i autobusit dhe i fejuari i njërës prej vajzave.

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.