Postuar me: 18:25 26-06-2015

Babai i Arbion e Alban Alikos: Ata janë me agjërim, s’iu lejohen armët. Personat që kanë qëlluar ishin me maska, prokuroria gënjen për djemtë e mi (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip agjërimBabai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko mohon se dy djemtë e tij janë autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 efektivëve të RENEA-s, të ndodhur mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015.

Në një intervistë telefonike për Ora News, Adil Aliko thotë se dy fëmijët e tij nuk janë autorë të kësaj ngjarjeje.

Ai hedh dyshime për një implikim të qëllimshëm të dy fëmijëve të tij adoleshentë.

Kanë një vit që fëmijët mi kanë hequr nga shtëpia.

Ka qenë tendencë, mi kanë implikuar dhe vazhdojnë ende të mi implikojnë. Nuk e di çfarë po luhet.

Djemtë e mi edhe sikur të kenë qenë pjesë e atij grupi ata nuk kanë qëlluar sepse kanë qenë në agjërim.

Fëmijët e mi agjërojnë, nuk u lejohet të prekin armë, jo më të qëllojnë.

Sipas informacionit që kam unë, kanë qenë të gjithë me maska.

Djali i vogël i imi ka qenë në Kavajë.

I madhi në zonat e Sarandës/

Por po ka qenë e merr përgjegjësinë vetë”.

Çfare di nga ngjarja 

“Atë ditë kanë qenë shumë njerëz, ngjarja ndodhi në orën 08:50.

Sipas informacioneve që kam, ka patur banorë të fshatit, por dhe jo.

Djemtë e mi edhe nëse kanë qenë pjesë e grupit, nuk kanë qëlluar. 

Të gjithë kanë qenë me maska.

Të implikosh personalisht dy vetë do të thotë që je shumë i garantuar”. 

Me dy fëmijët thotë se nuk ka kontaktuar prej 2 ditësh ndërsa i bën thirrje të dorëzohen një orë e më parë, të sqarojnë poziconin e tyre:

“I bëj thirrje nëse janë të implikuar të përgjigjen para drejtësisë, nëse janë të pafajshëm do të dalin të pafajshëm. I bëj thirrje të dorëzohen një orë e më parë. Të sqarojnë poziconin e tyre.

S’mund të fajësohen dy adoleshentë. Ka njerëz më të rritur të implikuar”,  thotë më tej gjatë bisedës telefonike Aliko, duke i bërë thirrje dhe prokurorisë të bëjnë kujdes me deklaratat  

“Na futën në hasmëri me njerëz kot më kot.

Pa u bërë ekspertiza, për dy ditë të nxjerrësh konkluzohet kur aty ka kanë qenë në grup kjo është tendencioze.

Nëse duan të mbyllin hetimet shpejt e shpejt e tua fusin dy vetëve është punë e tyre.

Unë i njoh fëmijët e mi nuk i kam kriminelë. Drejtësia do vonojë pro nuk do harrojë. “

Për babain e dy djemve adoleshentë drejtësia të bëjë drejtësi:

“Nëse shpallen fajtor të dënohen por të mos akuzohen pa fakte”

 

26.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.