Postuar me: 8:03 13-06-2012

Balla-Pitella, nismë për arbëreshët

Shperndaje
Etiketat

Kalabri

Deputeti socialist, Taulant Balla, në një iniciativë të përbashkët me zëvendëspresidentin e Parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, zhvilloi disa takime me arbëreshët që jetojnë në disa komuna të Kalabrisë. Stacioni i parë në kuadër të kësaj vizite ishte Komuna e Lungros ku arbëreshët përbëjnë edhe shumicën e banorëve të saj. Kryetari i Komunës së Lungros, Xhuzepino Santoianni, dhe peshkopi Donato Oliveiro vlerësuan iniciativën e Pittella-Balla për promovimin në nivel europian të trashëgimisë gjuhësore të arbëreshëve. Duke marrë fjalën deputeti socialist Balla u shpreh se: “Arbëreshët janë modeli më i shkëlqyer i historisë së ruajtjes dhe promovimit të identitetit gjuhësor dhe kulturor jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën. Dua të vlerësoj se për ne socialistët shqiptarë ruajtja e identitetit gjuhësor të arbëreshëve të Italisë përfaqëson një vlerë të rëndësishme europiane, e cila duhet të promovohet edhe më shumë”.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.