Postuar me: 12:36 26-05-2012

Barcelona fiton Kupen e Mbretit

Shperndaje
Etiketat

Ekipi i Barcelones eshte fitues i Kupes se Mbretit ne Spanje, duke mundur ne finale Athletic Bilbaon dhe duke percjelle keshtu me nje trofe te fundit trajnerin e saj, Pep Guardiola.
Katalanasit i mbyllen “llogarite” qe ne pjesen e pare te finales te zhvilluar ne stadiumin “Vicente Calderon” te Madridit, kur Pedro Rodriguez shenoi ne minuten e 3-te.
Me pas Iniesta dergon nje asist perfekt per Leo Messin, qe nuk fal perballe portierit te Bilbaos. Per golin final do te mendonte serish Pedro qe godet nga jashte zone ne cepin e larget te kuadratit ne minuten e 25-te te pjese se pare.
Pjesa e dyte do te ishte me teper nje meanxhim i rezultatit nga katalanasit qe arrijne te fitojne Kupen e Mbretit per te 26-en here ne historine e tyre.
Ky ishte edhe trofeu i fundit per Barcelonen dhe Guardiolen kete sezon pas deshtimit ne kampionat dhe Champions.
Pep Guardiola i jep fund keshtu eres se tij tek Barcelona duke lene shenjen me te madhe ne klubin katalan me ne total, 14-te tituj te fituar nga 19-te mundshmit, midis te cileve edhe tre kampionate dhe dy Champions League.

Burimi:top-channel.  

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.