Postuar me: 7:12 16-06-2012

Barroso-Nishanit: Roli yt kyc në rrugën e Shqipërise drejt BE

BRUKSEL-Kreu i Komisionit Europian Manuel Barroso uroi sot Bujar Nishanin për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë. Ehde pse ende nuk ka bere betimin si President i Shqiperise, Barroso me ane te nje mesazhi urimi, përshëndeti zgjedhjen e Nishanit në këtë post.

Me anë të një letër urimi Hoze Manuel Barroso shprehet se ky është një moment kritik për rrugën europiane të Shqipërise ndaj dhe roli i tij si kryetar shteti është thelbësor në përbushjen e reformave të nevojshme në rrugën europiane.

“Reformat qe i nevojiten Shqipërisë për të bërë progres drejt BE-së, kërkojnë një konsensus kombëtar dhe pune konstruktive e koherente nga të gjitha institucionet dhe partitë politike. Si president, duke përfaqesuar unitetin e popullit në përputhje me Kushtetutën, ju do të keni një rol kyç në garantimin e një klime politike të qetë dhe pavarësinë e profesionalizmin e institucioneve kryesore në vend, veçanërisht në sistemin gjyqësor. Bashkëpunimi i sinqertë dhe i ngushtë mes forcave politike, në kuadër të përmbushjes se marrëveshjes politike te Nëntorit dhe angazhimi i vazhdueshëm nga të gjitha palët janë baza për të garantuar implementimin e reformave të nevojshme. Ju uroj sukses për të ndihmuar Shqipërinë të bashkojë përpjekjet në sfidat me të cilat përballet në realizimin e te ardhmes europiane. Komisioni Europian mbetet i angazhuar per te mbështetur Shqipërine në rrugen e saj drejt BE-se”-përfundon letra e presidentit të KE, Hoze Manuel Barroso.

Komisioni Evropian, vazhdon më tej mesazhi, mbetet i angazhuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian.
Urimi vjen disa ditë pasi Bujar Nishani, i propozuar nga koalicioni qeverisës u votua nga Parlamenti për postin e kreut të shtetit. Bujar Nishani u zgjodh President i Republikës me 73 votat e maxhorancës, ndërsa u refuzua nga opozita, pasi sipas tyre nuk ishte nje kandiature konsensuale.

Barroso me urimin e tij sot pason urimet e shumta që Nishani mori ditën e zgjedhjes si President i vendit.
SHBA, BE, OSBE përshëndetën zgjedhjen e Nishanit me anë të përfaqësuesve të tyre të akredituar në Shqipëri si ambasadorë. Nishani ka marrë mesazhe urimi nga trupi diplomatik në Tiranë, nga presidenti i Maqedonisë, Kosoves etj.

15.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.