Postuar me: 14:24 16-06-2012

Basha: Bulevardi i ri 1.8 km, gati në nëntor projekti teknik

Shperndaje
Etiketat

Tirana 

Projekti teknik i Bulevardit të ri të Tiranës, me gjatësi 1.8 km do të përfundojë brenda nëntorit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se fillimisht, me mbështetjen financiare të BE-së, do të nisë puna për sheshin e Drejtësisë. Më pas, do të vijohet me objekte të tjera të rëndësishme si Holli i Koncerteve, Galeria e Artit Bashkëkohor, një bibliotekë e madhe universitare-bashkiake dhe shumë institucione të tjera të rëndësishme social-kulturore. Sakaq, kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, një nga prioritetet e politikave të Bashkisë së Tiranës.

”Zgjerimi i  rrugës së Elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes, do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës, do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së qytetit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Këto janë interesat e qytetarëve të Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni. Specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve bëjnë me dije se aktualisht kanë nisur punimet për zgjerimin  kësaj rruge, një arterie e rëndësishme kombëtare. Duke iu referuar të dhënave, rezulton kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rreth-rrotullimi i Saukut, me gjatësi 1. 7 km do të jetë me 6 korsi 2x8m, me trafik ndarëse prej 1. 5 m, ku është parashikuar dhe gjelbërim, me trotuare në të dy anët e rrugës.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.