Postuar me: 18:52 08-07-2015

Basha dështon t’i japë dorën Merkelit, edhe pse i zuri vendin Haxhinastos (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip BashaLulzim Basha dështoi sot në përpjekjet për ta kapur një foto me kancelaren Merkel.

Ndërkohë që zhvillohej Forumi shqiptao- gjerman, Basha hyri, i hodhi një sy vendit ku e kishin caktuar dhe ju duk se nëse ulej në vendin e Edmond Haxhinastos, do të kishte më shumë shanse të kapte ndonjë foto me të.

Sic është zakon, në këto raste hyn në lojë Genc Pollo, i cili hoqi emrin e Haxhinastos, duke e fshehur pas karriges dhe i tha Bashës të ulej.

Basha u ul dhe Haxhinasto u shy tre vende më tutje.

Ndërkohë, filloi të flasë Rama dhe Basha bënte sikur çonte sms diku.

Pastaj kancelarja Merkel foli pak, dhe u ngrit të ikte.

Rama i prezantoi dikë aty afër, dhe pas kësaj ajo ajo doli nga dera dhe hipi në makinë.

Basha u çua i pari në këmbë, me shpresë se ajo do ta kthente kokën, por nuk ndodhi.

Pollo, i cili e kishte garantuar nga miqtë e tij gjerman një foto me të, dështoi dhe këtë radhë.

Dhe mund të ketë pasoja për këtë.

 

08.07.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.