Postuar me: 13:28 15-06-2012

‘Bashkëpunimi me vendorët, pa dallime politike’

Shperndaje
Etiketat

TIRANË- “Bashkëpunim mes qeverisë qendore dhe pushtetit vendor pa dallim përkatësie apo preference politike”. Këtë mesazh ka dhënë sot kreu i shtetit, Bamir Topi gjatë takimit me Kryetarin e Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Kith Uajtmor.

Gjatë takimit, Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Këshillit të Evropës gjatë procesit aktual të përmbushjes nga Shqipëria të reformave e kritereve të kërkuara integruese për në Bashkimin Evropian, si dhe kontributin e Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale për t’i ofruar Shqipërisë përvojë të vlefshme dhe pozitive.

“Autoritet vendore shqiptare, tashmë që edhe Shoqata e Kryetarëve të Bashkive është bashkuar, do të dijë të ndjekë një politike efikase në drejtim rritjes së frymës së bashkëpunimit dhe komunikimit me pushtetin qendror, në të mirë dhe vetëm në shërbim të qytetarëve tanë për t’u ofruar atyre shërbimet e nevojshme pa dallim përkatësie apo preference politike”- tha Topi.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën të njëjtat pikëpamje sa i përket kryerjes me sukses të funksionit të rëndësishëm të drejtimit nga Shqipëria për herë të parë të Presidencës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke vlerësuar se vendi ynë do të dijë jo vetëm të zbatojë më së miri detyrat përkatëse, por dhe do t’i përmbahet motos së KiE-së: “Të bashkuar në shumëllojshmëri”.

Uajtmor nga ana e tij, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit shprehu dhe njëherë bindjen se Kongresi dhe instancat e tjera të Këshillit të Evropës do të punojnë dhe japin mbështetje të mëtejshme për realizimin me sukses e sa më parë të aspiratës integruese të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e rëndësishme e strukturave evropiane.

15.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.