Postuar me: 10:11 14-06-2012

BE aprovon ligjin për shtrëngimin fiskal

Ndërkohë kriza në Spanjë e Greqi thellohet edhe më shumë

Bashkimi Europian bëri dje një lëvizje më shumë në drejtim të një politike më strikte dhe të unifikuar brenda vendeve të organizatës, pra për një kontroll më të madh të shpenzimeve. Kjo ishte ideja gjermane dhe veçanërisht e Merkelit, që kishte për synim parandalimin e përsëritjes së krizës së borxheve që kapi vende të ndryshme të Europës.

Dje, Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë mundësi Bashkimit Europian që të monitorojë dhe kontrollojë buxhetet e të gjitha vendeve anëtare, më parë se të shkojnë në parlamentet përkatëse për miratim dhe për të mbajtur më shumë në vëzhgim vendet problematike, mes të cilave tani është futur edhe Italia. Asambleja aprovoi edhe masa më të forta të mbikëqyrjes fiskale për vende si Greqia, Irlanda dhe Portugalia pas daljes së tyre nga programet e ndihmës financiare.

Projekti legjislativ me dy pjesë shtesë të ligjeve të vitit 2011, i jep Brukselit shumë fuqi për sanksione
Rregullat e fundit të cilat mbeten për t’u zbatuar nga qeveritë anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë edhe ndryshimin e traktateve të BE-së për limitimin e deficitit buxhetor. Të paktën sipas mbështetësve të rregullave të tilla strikte buxhetore për vendet anëtare të BE-së, nëse do të ishin marrë masa të tilla kohë më parë, do të kishin parandaluar të gjitha krizat financiare që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendeve të Eurozonës dhe të vetë Bashkimit Europian. Çështja e krizës financiare dhe e periudhës pas saj do të jetë në qendër të vëmendjes edhe të takimit të liderëve të vendeve të BE-së që do të zhvillohet në Bruksel, në përfundim të këtij muaji. Për sa i përket Spanjës, që është në një situatë shumë të rëndë bankare, ajo ka kërkuar ndihmë financiare nga vendet e BE-së, të paktën 100 miliardë euro për të qetësuar bankat dhe tregjet ndërkombëtare që i kanë ngritur përqindjet e huave në stratosferë. Situata është e rëndë edhe në Greqi, vendi që rrezikon seriozisht që të dalë nga Eurozona, në rast se rezultatet e zgjedhjeve të javës që vjen, sikundër pritet, do të jenë në favor të forcave të cilat janë kundër marrëveshjes së ndihmës financiare me BE-në.t që mund t’u vihen vendeve anëtare, të cilat nuk do të zbatojnë politikat financiare dhe do të tejkalojnë limitet e vendosura nga BE sa i përket borxheve.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.