Postuar me: 8:17 12-06-2012

BE, Fule i rikujton Nikolicit kushtin e Kosovës

Shperndaje
Etiketat

Komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fule ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian e inkurajon Serbinë që të vazhdojë reformat në rrugën drejt Evropës, duke i kujtuar se është prioritet thelbësor “përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”.
Fule, që është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka biseduar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic që nga zgjedhja e tij në këtë post, tha se në kritere ekziston “qartësi, transparencë dhe parashikime ne ate qe pritet nga Serbia për të nisur bisedimet”.
Ai tha se mes kushteve tashmë të ditura, gjenden edhe ato që kanë të bëjnë me institucionet paralele në veri të Kosovës.
Nikolic ka thënë se kurrë deri më sot, nga askush në BE, nuk ka dëgjuar se pranimi i Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai ka thënë se me komisionarin Fule ka biseduar edhe për mënyrat e vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.