Postuar me: 12:49 16-06-2012

BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n

Shperndaje
Etiketat

Vendosja e tarifës prej 35 për qind për importin e çimentos është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA), nënshkruese e së cilës është edhe Kosova.

Ky vlerësim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e që i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendas.

“Ky veprim nuk është në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA-s, nënshkruese e së cilës është edhe Kosova”, ka thënë Syzana Bytyçi, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.