Postuar me: 14:14 13-06-2012

BEI: Projekte te tjera ne infrastrukture

Shperndaje
Etiketat

Delegacioni nga Banka Europiane e Investimeve qe ndodhet ne Shqiperi per nenshkrimin e kontraten per financimin e By-Passit te Fierit u takua dje, edhe me kryeministrin Berisha. Kryetari i delegacionit, zevendespresidenti Dario Scannapieco tha gjate takimit se banka ka histori bashkepunimi te suksesshme me Shqiperine, qofte me sektorin privat dhe me ate publik, si ne investimet ne infrastrukture, ashtu edhe ne arsim. “Ne te ardhmen, -informoi zevendespresidenti, – ne kemi ne plan te vazhdojme marreveshje te tjera po ne infrastrukture, si ne hekurudha”. Po ashtu, ne objektivat e BEI-t eshte edhe puna e ndihmesa e sistemit bankar, per te shtuar iniciativat e tyre kredituese me sektorin privat. Kryeministri e garantoi delegacionin e BEI-t se perkushtimi i qeverise do te jete shume i madh, per te vazhduar bashkepunimin me projekte ne infrastrukture sidomos ne sistemin hekurudhor, duke permendur jo vetem hekurudhen Durres – Tirane, Tirane – Vlore, por edhe vazhdimin Shqiperi-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari dhe Shqiperi-Mali i Zi. Kryeministri Berisha theksoi se, ndermarrja e projekteve rajonale ne fushen e transportit hekurudhor eshte e domosdoshme, sepse shton vlera jo vetem ne sistemin e infrastruktures, por edhe ne ate te turizmit. Zevendespresidenti Scannapieco e siguroi Kryeministrin qe BEI do te vazhdoje financimin e projekteve ne Shqiperi dhe ne rajon, sepse nga monitorimet e bera, projektet ne Shqiperi kane ecur shume mire dhe ne prioritetet e bankes qendrojne fusha, per te cilat qeveria shqiptare eshte e interesuar, si infrastruktura rrugore e hekurudhore, sistemi ujor, mbetjet urbane, energjia etj.

12.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.