Postuar me: 8:32 12-06-2012

Berisha: Decentralizim fiskal, sistem mikrokrediti

Shperndaje
Etiketat

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhimin e plotë të qeverisë për thellimin e decentralizimit fiskal për qeverisjen vendore dhe mundësinë për ngritjen e një sistemi mikrokreditimi në mbarë vendin, për të ndihmuar në mënyrë të vecantë zonat rurale.

Deklarata është bërë gjatë një konference të përbashkët me UNDP për bashkimin e politikave dhe praktikave për zhvillimin e rajoneve.

Sipas tij, në potencialet e qarqeve qëndron potenciali më i madh për zhvillimin e vendit dhe Shqipëria ka pasur e ka ende një problem serioz në reformën territoriale të qeverive vendore.

“Në përputhje me decentralizimin qeveria ka rritur disa herë fondet për qeveritë vendore, së fundi ajo ka krijuar Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve që ka përfaqësuesit tuaj dhe në përputhje me projektet që paraqisni bën një shpërndarje të fondeve transparente, në përparësitë që përcaktoni vetë. Qeveria është e vendosur të thellojë decentralizimin fiskal dhe jemi të përgatitur për paketë të re decentralizimi fiskal që do të fuqizojë të gjithë veprimtarinë tuaj”- tha ai.

Berisha është ndaluar edhe në mundësinë për një sistem kreditimi për zonat rurale të vendit. “Mungesa e këtij sistemi përbën një nga problemet më madhore të komuniteteve në këto zona, ne po shqyrtojmë mundësinë e ngritjes së tij. Ky sistem krijon një traditë të shkëlqyer ne 92-96 me BB por si ndodh jo rrallë, banka asgjësoi suksesin e vet duke ndërprerë një nga sistemet më të shkëlqyera të mikrokreditit që kishte instaluar në vend. Ne mbetemi të vendosur për sistem mikrokrediti në mbarë vendin”- tha ai.

Ai u bëri thirrje drejtuesve vendorë të përparësojnë punimet në infrastrukturë, si kusht themelor për zhvillimin dhe të jenë të vëmendshëm ndaj mbrojtjes së mjedisit.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.