Postuar me: 14:30 25-05-2012

Berisha: Kriza do vazhdojë

Shperndaje
Etiketat
ELONA-25_tn_12

ELONA-25_tn_12

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kriza ekonomike do të vazhdojë gjatë dhe i kërkoi biznesit shqiptar të shqyrtojë strategji të reja për të qëndruar në treg, këto kohë të vështira. 

“Kjo krizë nuk është afatshkurtër, kjo krizë nuk është afatmesme, kjo është një krizë afatgjatë. Ndaj edhe do t’ju sugjeroja të bëni gjithçka, për një partneritet sa më të ngushtë me bizneset dhe biznesmenët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera”, tha Berisha.

Gjatë një takimi të zhvilluar nga Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Unionin e Dhomave të Tregtisë, zoti Berisha premtoi se qeveria do të bëjë ulje të tjera taksash.

“Ju garantoj se vitin që vjen do të fillojë me një barrë më të lartë fiskale për ju”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë e shfrytëzoi takimin për t’i kërkuar Bashkimit Europian t’i japë Shqipërisë akses në fondet për bujqësinë, të cilat deri tani Shqipëria nuk i përfiton për shkak të mosmarrjes së statusit kandidat dhe përmbushjes së disa kushteve që lidhen me integrimin.

“Mundësitë tona për të asistuar direkt fermerët për konsolidimin e frymës së tyre kanë qenë dhe janë modeste. Ne do të vlerësonim shumë në këtë kontekst një mbështetje nga Komisioni Evropian”, tha Berisha.

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të informuar biznesin shqiptar mbi mundësitë, por edhe sfidat që vijnë nga integrimi i vendit dhe hapja e Shqipërisë me tregjet europiane.

Rama: Problemi i biznesit, barra e korrupsionit

Lideri i opozites i eshte pergjigjur permes Twitterit premtimit te kreut te qeverise per ulje te barres fiskale ndaj biznesit, duke nisur nga viti qe vjen.

“Biznesi s’ka problem barren fiskale, po barren e  korrupsionit, rryshfeteve, gjobave, referencave, barren e qeverise qe i ka hipur ne zverk!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.

Duke iu pergjigjur akzues se Berishes se opozita lufton me mullinjte e eres per sistemin e taksimit, Rama shkruan se “KM po i merr era mullirin ku bluan dokrrat e tij e pasurite e popullit”.

Sa per kerkesen e Berishes ndaj BE per me shume fonde dhe ndihme per bujqesine, Rama thekson se kjo ndihme vjen pas marrjes se statusit dhe akuzon Berishen se ende nuk e di nje gje te tille.

“KM kerkon ndihme nga BE per bujqesine!Nuk e di ende qe kjo ndihme vjen pas statusit? Ja nje arsye pse statusi sdigjet per Jozin e Ristanin!”- shkruan Rama.

Burimi:Top-channel

 

Berisha: Konsensus sa më të gjerë për presidentin nga Panorama

UPADTE- Takim ne perputhshmeri te plote mendimesh me udhëheqjen politike të LSI, si aleati kryesor i PD në koalicion, e ka quajtur kreu i qeverise, Berisha takimin e sotem me Ilir Meten per zgjedhjen e presidentit.

“U ra dakord që të bëhet cdo përpjekje në mënyrë që presidenti të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është mundësi reale, u ra dakord të vazhdojnë takime intensive për të bërë sa më shpejt vendin me kryetarin e shtetit të merituar”.

Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Sali Berisha pas takimit me aleatin e tij Ilir Meta në të parin takim për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Berishës vullneti i kësaj maxhorance do të jetë që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitoz që mund të nderojë vendin në detyrën e tij.

“Më pas do të kem takime me PS dhe PBDNJ. Takimet në nivelin e PS do të jenë në Kuvend dhe e ftoj Ramën të tregojë besim te bashkëpunëtorët, të mandatojë dy bashkëpunëtor në këtë drejtim”- tha Berisha.

Presidenti, Meta: Mbështetje më gjerë se maxhoranca

Kreu i LSI-së, Ilir Meta në mbyllje të takimit me kreun e qeverisë, Sali Berisha për zgjedhjen e presidentit ka deklaruar se nuk është folur për emra konkretë, por për rëndësinë e procesit.

“Nuk kemi biseduar për emra konkretë, por për rëndësinë e procesit, që të jetë i sinqerte dhe rezultativ. Në këtë drejtim mendoj se vullneti i duhur për ta kristalizuar këtë proces mund të sjellë një dhe disa emra të pranueshëm më gjerë se maxhoranca aktuale në kuvend”- tha Meta.

Sipas tij, për LSI-në nuk është i rëndësishëm të paragjykojë se nga nuk duhet të vijnë emrat, por vullneti për të pasur një president i mbështetur më gjerë se maxhoranca.

“Në këtë drejtim shprehëm vendosmërinë e LSI për t’i kontribuar këtij procesi që të jetë kushtetues, konstruktuv, konsensual, të bëhen përpjekjet që të zgjidhet me raundin e parë dhe të jepet një mesazh i pjekurisë politike të klasës sonë politike para qytetarëve që kërkojnë stabilitet dhe mundësi për zhvillim ekonomik e punësim, por edhe për ndërkombëtarët që në vjeshtë do bëjnë vlerësim për statusin”- tha Meta.

Takimet

TIRANE- Takimet me aleatet per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit, kreu i qeverise i ka nisur me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta e me pas do te takohet me ate te PDIU-se, Shpetim Idrizi.

Ne oren 13.00, te paret qe kane mberritur ne Kryesine e Kuvendit kane qene te mandatuarit e PD-se per negociatat, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho e me pas edhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, shoqeruar nga ministrat Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili. Ne fund, ka mberritur kreu i qeverise, Sali Berisha.

Ne mbledhjen e mbremshme Kryesia e Partisë Demokratike mandatoi liderin e saj Berishen, si kryetar të negociatave me partitë e tjera. Pjese e e grupit te negociuesve jane edhe Astrit Patozi dhe Edmond Spaho.

“Do te behen negociata te ndershme, duke e perfshire edhe opoziten”- deklaroi Berisha gjate mbledhjes se kryesise., duke theksuar se maxhoranca qe drejton i ka te gjitha mundesite ta beje kete vend me president.

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.