Postuar me: 9:54 12-06-2012

Berisha: Të bëjmë gjithçka për artizanatin

Shperndaje
Etiketat

Kryeministri Berisha e sheh artizanatin si një mundësi të mirë për rritjen e punësimit, madje më shumë se fabrikat e mëdha. Duke folur në një konferencë të UNDP-së, Berisha u shpreh se produktet bujqësore dhe artizanale mbeten në anonimat për shkak të mosreklamimit nga autoritetet vendore.

“Ekziston një praktikë e njohur se çdo fshat ka diçka më të mirë për të gjithë vendin. Kudo një artikull, një prodhim me disa veçori ekziston. Ju bëj thirrje ta shqyrtojmë me vëmendje këtë problem. Sot tregu dhe promovimi i artikujve janë pazgjidhshmërisht të lidhur me njëri-tjetrin.

Prodhimet bujqësore e artizanale mbeten në anonimat, sepse autoritetet vendore nuk i servirin në potencialin që ato kanë. Ne kemi një potencial të madh, artizanatin. Nxitja dhe inkurajimi i artizanatit do të ishte një nga rrugët më të shpejta për punësimin, krijimin e të ardhurave dhe përfaqësimin e gjenisë krijuese të komuniteteve tuaja. Të bëjmë gjithçka për ta nxitur atë. Mund të punësojmë me artizanat më shumë se me fabrikat e mëdha”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka ende potenciale të pashfrytëzuara, të cilat duhet të nxirren në pah nga autoritetet vendore.

“Shqipëria ka pasur dhe ka një problem serioz në reformën territoriale të qeverisjes vendore. Kam kënaqësinë të konfirmoj se në përputhje me decentralizimin, qeveria ka rritur me disa herë fondet për qeverisjen vendore. Në përputhje me projektet që ju paraqisni, qeveria bën një shpërndarje të fondeve. Qeveria së bashku me ju është e vendosur të thellojë më tej decentralizimin fiskal. Ne jemi të përgatitur për një paketë të tillë. Potenciale të mëdha janë ende për t’u shfrytëzuar në qarqet e Shqipërisë. Këto potenciale mund të shfrytëzohen vetëm me përkushtimin tuja të plotë. Qeveria ka agjenci të shtrira në të gjitha qarqet”, tha kryeministri.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.