Postuar me: 9:22 11-06-2012

Berisha:Me Ramën, i pamundur konsensusi. Sot votojmë Artan Hoxhën

Shperndaje
Etiketat

Kryeministri, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka hedhur kritika të ashpra ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, i cili sipas tij ishte i pasinqertë në tryezën e mbledhur mbrëmjen e djeshme, pasi nuk kishte vullnet për të arritur në konsensus. Sipas Berishës, Rama nuk pranonte asnjë nga figurat e propozuara nga ana e mazhorancës, pasi kërkonte një person që të mos kishte folur asnjëherë kundër tij.

“Kërkesat e Ramës për kandidatin ishin tepër specifike. Ai kërkonte një kandidat që nuk më kishte shtrënguar kurrë dorën. Ne bëmë maksimumin në tryezën e bisedimeve por ishte e pamundur”, – tha Berisha.

Ndërkohë, më tutje kreu i qeverisë vlerësoi figurën e kandidatit të propozuar nga ana e mazhorancës, Artan Hoxha, i cili sipas tij ka një kontribut të gjatë në jetën publike shqiptare dhe është një ekspert i shkëlqyer i ekonomisë. Berisha shprehu bindjen për ta votuar në seancën e sotme Hoxhën,përkundër mungesës së konsensusit dhe në përputhje me kushtetutën dhe theksoi faktin se Hoxha do të jetë një shërbëtor i denjë i popullit të vet.

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.