Postuar me: 8:06 12-06-2012

Bregu: Mazhoranca doli e fortë, politika nuk duhet përbuzur

Shperndaje
Etiketat

Ministrja

Majlinda Bregu, personi që do të përballet më shumë me Brukselin, sidomos në vjeshtë të këtij viti kur Shqipëria do e marrë sërish vlerësimin e Brukselit për një vit reforma, doli e para nga Partia Demokratike për të shprehur gëzimin se arritën të zgjedhin një deputet, pa u ikur asnjë votë. “Tani ne kemi një president me 73 vota, një president legjitim, një figurë që ka treguar përgjegjshmëri ndaj detyrave që i janë besuar. Ky ishte një proces që është zhvilluar në bazë të negociatave të njëpasnjëshme. Mazhoranca tregoi solidaritet, por edhe nuk mungoi në asnjë çast për të ofruar mundësi ndaj opozitës për të rënë dakord për një emër”, tha Bregu. Ministrja e Integrimit, që duket se ka marrë më shumë se gjithkush porosi për një kandidat konsensual, tha se nuk duhet përbuzur politika, duke kërkuar që presidenti të mos jetë nga kjo fushë.

12 Qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.