Postuar me: 11:54 14-06-2012

Bruksel, Kosova merr udhërrëfyesin për vizat

Shperndaje
Etiketat

Kosova ka marre sot udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave në zonën e Shengenit.

Ai i eshte dorezuar ministres see Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e cila ka qene e shoqeruar nga një delegacion nga niveli qendror dhe ai lokal i Kosovës.

Ketë dokument autoriteteve zyrtare ua ka dorëzuar komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Malstrom.

Çitaku gjate fjales se saj ka thënë se marrja e udhërrëfyesit është fryt i punës së përgjithshme të institucioneve të Kosovës, duke vecuar rendesine e madhe qe ka per Kosoven levizja e lire.

Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se Qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

“Ky dokument paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë Kosova. Këto reforma kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, ri-integrimin dhe ri-pranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore. Përfundimet e dialogut për viza do të varen nga progresi i Qeverisë së Kosovës në plotësimin e këtyre kërkesave”, thuhet në komunikatën e KE-së.

Në këtë komunikatë, zonja Malmstrom citohet të ketë thënë se “Ceremonia e sotme e dorëzim-pranimit të këtij dokumenti, i shpie qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza”.

Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t’i implementojë Qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza.

“Se a do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga
angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren,” ka thënë zonja Malmstrom.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.