Postuar me: 12:58 14-06-2012

“Bukuroshja e fjetur”, 15-vjeçarja në gjumë për 1 muaj rresht

Shperndaje
Etiketat

Sindromi i rrallë që e vuajnë 1000 njerëz në gjithë botë e vë në gjumë adoleshenten për një kohë të gjatë pa qenë e ndërgjegjshme për këtë fakt

Një vajzë 15-vjeçare ka qenë e detyruar të mos jetë e pranishme në rreth 9 provime, madje “të mungojë” edhe në ditëlindjen e saj, për shkak të një gjendjeje të pazakontë dhe shumë të rrallë që e vë atë në gjumë për një kohë të gjatë, prej disa javësh, ndonjëherë edhe një muaj.

Stacey Comerford, nga Telford, Shropshire, vuan nga sindroma e quajtur ‘Kleine-Levin’ dhe është një ndër 1000 njerëzit gjithsej në të gjithë botën që përjetojnë pasojat e sëmundjes së rrallë, të quajtur shpesh edhe si sindroma e ‘Bukuroshes së fjetur’. Mjekët specialistë e cilësojë atë si sëmundja e adoleshencës dhe çrregullimet e gjumit ndonjëherë janë aq ekstreme, sa mund të çojnë edhe në vdekje.

Për shkak të gjendjes së saj gati paralizuese, Stacey 15-vjeçare ka qenë e detyruar ta frekuentojë shumë pak shkollën, dhe e ëma pohon se shpesh e ka gjetur teksa e ka zënë gjumi duke ngrënë bukë në kuzhinë. Ajo çohet vetëm për të shkuar në tualet ose për të pirë ujë, por ndërkohë që i bën këto veprime është në gjumë. Dhe kur zgjohet, pas disa ditësh ose javësh, nuk mban mend që ka fjetur aq shumë, nuk është e ndërgjegjshme dhe mendon se kanë kaluar vetëm 8 orë që kur ka fjetur, aq sa ç’është zakonisht një gjumë normal, tregon nëna e Stacey.

Vajza filloi t’i përjetonte simptomat e sëmundjes së saj rreth një vit më parë, por vetëm në muajin mars ajo arriti të diagnostikohej tërësisht, duke qenë se gjendja që përjetonte ishte shumë e rrallë.

Kur sëmundja e saj u shfaq në fillim, mjekët nuk arrinin të kuptonin se përse bëhej fjalë konkretisht, duke e quajtur një shaka adoleshentësh, një mënyrë për t’ju shmangur shkollës apo detyrimeve të tjera. Ndërsa pas një diagnostikimi të mëvonshëm mjekët dyshuan se vajza mund të kishte një tumor në kokë ndaj ajo iu nënshtrua një skaneri nga ku rezultoi se fatmirësisht nuk kishte ndonjë problem të tillë.

Por, nëna e 15-vjeçares pohon se kjo gjendje e kishte ndryshuar tërësisht vajzën e saj; nga një adoleshente plot jetë dhe gjallëri, ajo tani ishte e lodhur gjatë gjithë kohës, nuk arrinte që të përqendrohej fare në shkollë, dhe nuk ishte në gjendje të çonte asnjë lojë deri në fund pasi mund ta zinte gjumi. Stacey mund të shkojë për të fjetur këtë natë dhe të zgjohet javën tjetër, – thotë nëna e saj.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.