Postuar me: 9:21 27-10-2016

Bushati takon Erdogan: Mbështesim qeverinë turke për vendosjen e rendit kushtetues (Burimi: Noa, www.noa.al)

ditmir-bushati-erdoganMinistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, u prit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë takimit u shpreh vlerësim për punën e kryer drejt thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe vlerësuan angazhimin mbi punën e nisur për konsolidimin e partneritetit strategjik.

Bushati dhe Erdogan vlerësuan rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe si dy vende mike, partnere strategjike në rajon dhe aleate në NATO.

Ministri Bushati dhe Presidenti turk evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Nga ana e tij Presidenti Erdogan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.

Bushati dhe kreu i shtetit turk diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon.

Ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

Në vijim ai shprehu interesin e qeverisë shqiptare për vijimin e trendit pozitiv të shtimit të investimeve turke në vendin tonë dhe siguroi se Shqipëria ofron një klimë të sigurt për nxitjen e investimeve turke, nëpërmjet një kuadri ligjor të kompletuar që garanton mbarëvajtjen e tyre.

Në takim u bisedua gjithashtu mbi rolin, kontributin dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Turqi, atij të hershëm por edhe të ri, si dëshmi e lidhjes tradicionale mes dy vendeve tona.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.