Lajm-shqip » ARTAN LAME

Burra gënjeshtarë (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Artan Lame

- Para disa ditësh u miratua në Këshillin Bashkiak, Plani i ri Rregullues i Tiranës. Plan e ka emrin paçka se vetëm plan nuk ka brenda tij, por le t’ia lëmë ditëve në vijim debatet rreth tij.

Atë pasdite që në Këshill debatohej rreth Planit, u gozhdova për disa orë rresht para ekranit, duke ndjekur diskutimet direkt. Meqenëse dy ditë më parë u ishte shpërndarë materiali këshilltarëve, e kisha marrë prej tyre dhe e kisha lexuar, ndaj, tashmë që i dëgjoja tek flisnin, isha i informuar rreth bëmave të tij. Unë e dija se çfarë ishte shkruar në ato fletët e hartat e Planit që rridhnin shpejt e shpejt para syve të njerëzve, ndaj kisha një përparësi në raport me mijëra qytetarët që i dëgjonin nga shtëpitë dhe ndoshta edhe u zinin besë. Thelbi është ky: ATA PO GËNJENIN PA PIKË TURPI.

Të njëjtin fenomen e kam vënë re në një sërë debatesh apo diskutimesh publike. Të ftuar, politikanë, funksionarë zyrtarë të lartë, që gënjejnë pa asnjë lloj brerje ndërgjegjeje. Flas për debate publike, pasi në gazetë, sidoqoftë, është më e lehtë të gënjesh. Ulesh e shkruan një artikull, apo jep një intervistë ku thua se do ndërtohet kjo apo ajo gjë, se do arrijmë këtë apo atë gjë dhe, edhe nëse po gënjen, apo e di se po thua një gjë që nuk do të realizohet kurrë, prapë është më e lehtë. Përballë ke vetëm ekranin e kompjuterit dhe tastierën që, me ftohtësinë e plastikës, ndoshta nuk ia dalin të prekin mekanizmat e ndërgjegjes. Ekspertët e komunikimit shpjegojnë se një nga arsyet e shtimit të ndarjeve të të dashuruarve është se një nga mënyrat më të përdorura për t’i thënë mjaft partnerit është SMS-ja ose e-maili. Natyrisht është shumë më e lehtë ta përballosh një ndarje kur përballë nuk ke partnerët, por vetëm tastierën. Kështu edhe puna e deklaratave të bëra përmes një gazete apo një artikulli.

Por është ndryshe në një debat, ku kundërshtarin e ke përballë me mish e kocka dhe duhet ta shohësh teksa i flet. Duhet të shohësh në sy një njeri të cilin po e gënjen. Jo më kot, kur duam të sigurohemi për atë çka na thonë edhe në jetën e përditshme, kthehemi dhe i themi tjetrit: më shih në sy. Është shumë e vështirë të thuash një gënjeshtër, duke e parë tjetrin në sy. E pra, kam frikë se po gjendemi përballë një brezi të ri gënjeshtarësh, gënjeshtarë të tipit të ri, njerëz që e kanë tejkaluar edhe barrierën e fundit morale, atë të të gënjyerit duke të parë drejt e në sy.

Më e keqja është se ky brez i ri gënjeshtarësh publikë, nuk përbëhet edhe aq nga brezi i vjetër i politikës nga njerëz të rritur e formuar në kohë të Komandantit, kur të gjithë kishim bërë shkollën e të recituarit të dogmave ideollogjike që nuk i besonim më. E keqja e të këqijave është se ky fenomen po shfaqet dukshëm tek brezi i ri i politikës, i rritur dhe formuar në dekadat e demokracisë, i shkolluar dhe masteruar në shumicën e rasteve nëpër universitete të huaja dhe i sjellë pastaj në arenën shqiptare.

Përgjithësisht janë të rinj, midis të 30-ave dhe 40-ave, energjikë, të veshur mirë, plot me fraza dhe frazeologji të kuruar mirë, që nuk kanë punuar asnjëherë në ndonjë punë reale dhe … bosh, fare bosh nga brenda. Të përzgjedhur dhe katapultuar nga politika për të vetmen aftësi, të dinë të recitojnë dhe të gënjejnë duke të parë në sy. Nuk kanë asnjë lidhje emocionale me punën që bëjnë. Sot mund t’i vësh të bëjnë ministrin e Kulturës a të Bujqësisë, nesër t’i heqësh dhe t’i çosh të bëjnë ministrin e Financave a të Shëndetësisë, nuk tuten fare, shkojnë dhe recitojnë të njëjtat gjëra që ju vënë përpara.

Meqenëse kam nja 10 vjet që dal e debatoj publikisht, mund të them se e ndjej tashmë ndryshimin që po ndodh. Deri përpara disa vjetësh, ende në shumicën e debateve publike, diskutoheshin tema apo çështje konkrete, ku palët diskutonin mbi alternativat e tyre duke qenë përgjithësisht edhe të lidhur emocionalisht me atë çka thonin. Pavarësisht se kush kishte të drejtë, diskutantët besonin në ato që thonin dhe mbronin teza për të cilat kishin kontribuar. Argumentet e dhëna tentonin të zhvleftësonin tezat e kundërshtarit, duke mbetur gjithsesi brenda një diskutimi ku debatonin dy palë me njëra-tjetrën dhe publiku ishte dëgjues pasiv.

Ndërsa tani, shumica e debateve më ngjan se po kthehen në skena dhe mundësi jo për të debatuar dy palë, por në mundësi për t’i folur publikut. Nuk i flitet më kundërshtarit, por njerëzve që dëgjojnë nga shtëpia. Ti thua një gjë dhe pret përgjigje për të, ndërsa nga përballë të vijnë përgjigje të llojit: populli nuk i ha këto gjëra, shqiptarët do dinë të vlerësojnë, ne do bëjmë të pamundurën për të këtë apo atë gjë, fjalë në erë pa asnjë përmbajtje. Dhe natyrisht që nuk merr asnjë përgjigje për atë që ke pyetur. Le pastaj, kur këto gjoja-debate mballosen me gënjeshtra të rëndomta, të thëna thjesht për të mbushur kohën.

Unë vetë, disa herë nëpër debate, e kam ndjerë veten të çarmatosur përballë kësaj kategorie gënjeshtarësh. Kur nuk je mësuar (dhe nuk është e lehtë të mësohesh) është e vështirë të diskutosh me dikë që të sheh në sy dhe të gënjen, gënjeshtra me të cilat më pas, kur debati ka mbaruar, qesh e argëtohet edhe ai vetë! Nuk ka asnjë vlerë t’i thuash gënjeshtar para kamerave, pasi sidoqoftë në kandar do jetë fjala jote përballë së tijës. Bash për këtë arsye, shoqëria njerëzore ka krijuar moralin, i cili, me mekanizmat e veta ndërhyn atje ku nuk arrin dot rregulli i shkruar apo ligji. Nëse kodet morale, të ngritura e ushqyera për mijëra vjet nga çdo qytetërim e shoqëri e civilizuar, kapërcehen kaq kollaj si pa të keq, nuk është e lehtë t’u kundërvihesh më.

Lenini në kohë të vet, është gjendur ndoshta për herë të parë në historinë moderne përpara këtij problemi. Duke qenë në nevojë dëshpëruese për njerëz të rinj, që i bindeshin disiplinës së Partisë, përtej bindjeve, ndjenjave apo kodeve morale të formësuara, ai krijoi një kategori të re funksionarësh politikë, që i quajti “revolucionarët profesionistë”. Kjo kategori nuk duhej të kishte asnjë bindje apo zanat të vetin me të cilin të lidhej emocionalisht, duhej të zhvisheshin nga çdo lloj lidhjeje me vendin apo të shkuarën e vet dhe duhej të kishin vetëm një busull orientimi: fjalën e Udhëheqësit.

Në njëfarë mënyre, pas një cikli shekullor, po shoh të shfaqet në skenë si pa gjë të keq varianti modern i revolucionarit profesionist, tashmë me veshjen moderne të gënjeshtarit profesionist.

06.01.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Burra gënjeshtarë (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

STANDARDI I RI I SË KEQES (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
ARTAN LAME

Si në një trekëndësh absurd nga ata që vetëm në truallin arbëror mund të krijohen, në të njëjtën kohë, në Strasburg përfaqësonjësit e Parlamentit shqiptar votonin kundër një rezolute për të burgosurit politikë, në Tiranë vetë të burgosurit politikë të ngujuar arrijnë në vetëflijim, ndërsa Kryeministri ish-komunist i jepte leksione demokracie Europës po nga Strasburgu. Gati një shekull përpjekjesh të njerëzimit për liri, komunizmi në gjithë historinë e tij, rruga europiane drejt demokracisë, vuajtjet e të dënuarve nëpër diktatura, dy luftëra botërore, vizionet e burrave të shtetit për të drejtat, u përplasën në një ditë të vetme në këtë trekëndësh shqiptar dhe nuk vlejtën asgjë.

Është e kotë të merremi e të bëjmë analiza se si e pse u gjendëm sërish në pikën e nisjes. Nuk ia vlen asfare të merrem me Lajlën, pse votoi kundër a ç’i tha mendja kur e bëri. Lajla është thjesht një krijesë rastësore nga ato që komandohen me një SMS, ndaj ajo s’ka faj. “Di Havaja ç’ësht dynjaja”, thotë një batutë e popullit. Por s’mund të thotë kështu edhe zoti Islami. Me Kastriotin kemi qenë bashkë në të njëjtën anë të llogores, qoftë kur luftonim kundër Saliut e qoftë kur përpiqeshim për të demokratizuar Partinë Socialiste (që megjithatë mbetet partia me më shumë zëra në Shqipëri). Ndërsa tani Kastrioti votoi kundër. As zoti Idrizi nuk mund të thotë se u komandua me një SMS, ndërsa nuk mund të harrojë që me partinë e tij ka marrë përsipër një rol që o të fut në histori o të zhyt në… Të gjitha këto janë gjëra që një javë pasi kanë ndodhur harrohen dhe janë harruar tashmë. Ajo që mbetet është fakti që dy dekada pasi si popull i hymë rrugës që të dashurojmë Perëndimin, sot gjendemi sërish të dashuruar politikisht me Lindjen.

Dhe ndërsa bëjmë këto hesape, ndërsa deputetët që votuan për dashurinë me Lindjen na e lanë turpin në Strasburg dhe u kthyen në shtëpi; ndërsa edhe Saliu i mbaroi leksionet në Strasburg, edhe ai u kthye në shtëpi; të vetmit që vazhdojnë të kërkojnë shtëpinë tonë në Perëndim, janë ata që nuk kanë shtëpi as në vendin e tyre, të përndjekurit politikë.

Unë në jetën time kam bërë vetëm një ditë burg. Madje jo një ditë, por vetëm një natë, dhe jo burg, por thjesht arrest. Në janar të vitit 1990, teksa flitej nëpër Tiranë për një demonstratë që do të bëhej në sheshin “Skënderbej”, një natë na arrestuan kë mundën dhe kë kishin arritur të identifikonin. Na mbajtën atë natë në Drejtorinë e Policisë, na pyetën, më shumë si mjet presioni dhe në të gdhirë na lëshuan. E pra gjithë-gjithë, ky është heroizmi im kundër diktaturës, e megjithatë unë ndihem krenar për atë natë të vetme. Po ata burra që iu shkatërrua jeta burgjeve e kampeve të Shqipërisë në epokën më të zymtë të diktaturës, ç’duhet të thonë?!

Mbi ne atëherë nuk vuri dorë njeri (diktatura kish filluar të shkërmoqej), e megjithatë mua asokohe më dukej vetja se çoç kisha bërë. Po këta burrat që kaluan muaj e vite nëpër hetuesi e që ju hoqi kurrizi gjithë të zezat e perversitetit njerëzor, ç’duhet të thonë e ç’duhet të kenë të drejtë të kërkojnë? Si duhet të ndihen këta njerëz kur, jo vetëm që nuk dëgjojnë sot fjalën e mirë, por përkundër u duhet të dëgjojnë edhe fyerjet më të vrazhda nga goja e Kryeministrit të shtetit të tyre. Qoftë edhe për njerëzillëk, qoftë edhe vetëm për shërbimet që i ka bërë kjo shtresë e stërvuajtur duke e sjellë në pushtet sa herë ka dashur, ai s’duhej t’i kish fyer. Dhe jo vetëm që i fyen, por u thotë se po merren me politikë. Po këta njerëz bash për politikë u dënuan 20 a 30 vjet të shkuara, se po qe se nuk do të ishin ngatërruar me politikën, do të kishin rrojtur të qetë si gjithë ata që hëngrën bukën me kokën ulur.

Për fat të keq, në këtë pikë Berisha ia ka dalë t’i kompleksojë, aq sa t’i bëjë që këta të vuajtur sot të shfaqen si lypsarë që kërkojnë jo të drejta politike, por thjesht bukën e gojës. Në këtë pikë turpi nuk bie më mbi Berishën, se s’besoj të ketë njeri të presë që ai të ketë turp. Turpi bie mbi shoqërinë shqiptare që, me gjithë detyrimin ligjor e moral që ka ndaj kësaj shtrese, ndaj dinjitetit të nëpërkëmbur të këtyre njerëzve, për fat të keq po fillon ta shohë çështjen e tyre ashtu siç do Saliu, thjesht si çështje të bukës së gojës.

Gërdeci vuri një standard të ri maksimalist të së keqes në Shqipëri. Kur nuk shkoi në burg njeri për një ngjarje ku u shuan 26 jetë, ku u hodh në erë një fshat i tërë, ku doli të qenë përfshirë gjithë maskarallëqet e botës, atëherë askush nuk do të shkojë më në burg në këtë vend. Dhe në fakt kështu ndodhi. Pas Gërdecit vijuan të bëhen e të zbulohen afera nga më të ndyrat dhe asgjë nuk ndodhi. Askush nuk u hetua e jo më të dënohej. Steka kishte shkuar aq lart me krimin e Gërdecit, sa askush nuk e kalon dot më.

Me atë që po ndodh këto ditë me vetëflijimin e të përndjekurve politikë, rrezikon të arrijmë një tjetër standard maksimalist edhe në çështjen e mosreagimit ndaj së keqes. Nëse shoqëria shqiptare nuk ia del të reagojë as pasi njerëz të vuajtur mbyllen për javë të tëra në grevë urie, as pasi njerëz të stërvuajtur vetëflijohen me benzinë, atëherë as që ia vlen të presim të reagojë më ndaj ndonjë gjëje tjetër.

11.10.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post STANDARDI I RI I SË KEQES (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

MERIMANGA E TEKSASIT DHE BARBARËT E TIRANËS (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Artan Lame

Sa më shumë i them vetes se nuk ia vlen të bëjmë krahasime me botën, aq më shumë herë pas here nuk shpëtoj dot nga kjo sëmundje. Në fakt, krahasimi duhej të ishte gjë e mirë, pasi përmes krahasimeve do të duhej të shihnim ku jemi, çfarë duhet të ndryshojmë e sa rrugë na duhet të bëjmë. Mirëpo krahasimet kanë dy kushte themeltare që të funksionojnë: e para, duhet që të paktën të ekzistojë vullneti për t’i ndryshuar gjërat; dhe, e dyta duhet të ekzistojë bazën e asaj çdo të krahasosh, se nuk mund të vësh në kandar gjëra që as nuk i ke fare. Më ngjan se midis shqiptarëve mungojnë të dyja, edhe kandari edhe kandarxhiu, ndaj ndodh që shumica e krahasimeve që bëjmë të jenë fare pa sens dhe të mos sjellin asnjë lloj ndryshimi të gjërave.

Që t’i lëmë teoritë, pasi u përpoqëm për 6 muaj rresht për të shpëtuar nga barbarët Parkun e Pallatit të Brigadave, në fund e humbëm luftën. Barbarët fituan dhe rrethimi i parkut historik u shkatërrua, me sebepin e zgjerimit të një rruge.

Para disa ditësh, që përtej oqeanit mbërrin një lajm, sipas së cilit në Teksas ishte bllokuar vazhdimi i ndërtimit të një autostrade të re, pasi në terrenin ku do të kalonte autostrada, ishte zbuluar foleja e një …merimange, e cila në vitin 2000 ishte shpallur në rrezik zhdukjeje. Nuk është sajim apo fantazi, mjafton të hyni në “Google” me fjalëkërkimi “Texas spider highway” dhe do t’ju dalin me dhjetëra njoftime dhe artikuj rreth këtij rasti. Nuk është as ekzagjerim i imi, s’bëhet fjalë për ndonjë marsian as për ndonjë dinozaur apo ari, madje as për ndonjë koloni insektesh, por vetëm për një ekzemplar të vetëm të kësaj merimange, që po hante një mizë në qejf të vet në atë vend dhe kjo mjaftoi të bllokohej autostrada me një kosto dëmi 15 milion USD.

Tani, funksionarët e Shërbimit Federal të Natyrës dhe ata të Administratës Kombëtare të Autostradave, po diskutojnë se ku duhet të spostohet autostrada për të mos shqetësuar merimangën teksa do të vazhdojë të hajë miza pa ia ditur për nder askujt. Vetë zbulimi i merimangës së rrallë nuk ishte bërë nga funksionarë shtetërorë, por nga disa vullnetarë ambientalistë, të cilët, duke ditur se përpara 30 vjetësh në atë zonë ishte parë një tjetër ekzemplar i merimangës së rrallë, kishin kohë që po ndiqnin avancimin e punimeve duke survejuar terrenin.

I mbetur gojëhapur para këtij lajmi, nuk guxoj të bëj krahasim, por thjesht përpiqem që duke u sforcuar të kuptoj ç’ndodh.

Po mirë, po këta ambientalistët nuk kishin punë tjetër, por të zvarriteshin nëpër gurë për të zbuluar mizat e dherit? Dhe e bënin këtë punë ashtu për qejf, jo se kishin kapur ndonjë projekt të BE-së apo se u kishte thënë ambasadori amerikan “act now”. Po atëherë pse dreqin e bënin? Është e pamundur t’i shpjegosh një shqiptari diçka që bëhet pa pará. Ç’dreq qejfi qenka ky? Qejf është të shkosh në kazino, të blesh makinë të shtrenjtë, të hash sa të të dalë nga sytë duke dëgjuar tallava, e jo të gjurmosh merimangat nëpër pluhur!

Po kur zvarriteshin ashtu nëpër diell këta ambientalistët, a nuk i qeshën dhe tallën kalamajtë e lagjes, që luanin bilardo aty pranë. Apo më tej akoma, a nuk i ndaloi pronari i truallit e t’u thosh: “Çuna, ça kërkoni aty ju? Hec ikni, se ësht’ tokë me pronar, na leni të punojmë”. Këtu te ne ka dalë edhe deti me pronar e jo më toka që s’ka mbetur më pëllëmbë pa një pronar.

Po pastaj, kur ata e zbuluan merimangën e rrallë, a nuk ju shkoi pronari i firmës së ndërtimit e t’u vinte drunë: “Ore spurdhjakë, unë kam lënë leshtë për ta marrë këtë tender, ju doni që të ma çoni për lesh! Zhdukuni se po ju pashë prapë këtu do t’ju zhduk nga faqja e dheut”. Pastaj, pas këtij kërcënimi normal, bosi i firmës thjesht do ta shtypte merimangën me majën e këpucës dhe … filmi mbaroi. Ashtu siç bëjnë në Durrës pronarët e trojeve që, kur shohin se gjatë hapjes së themeleve u dalin rrënoja antike, i zhdukin me matrapik për gjithë natën dhe vazhdojnë ndërtimin serbes.

Po pastaj, kur këta çunat shkuan në Shërbimin Federal të Natyrës për të dhënë lajmin e zbulimit të rrallë, a nuk ju thanë atje: “Varjani kësaj pune, s’po vijmë se kemi punë”. Dhe, edhe në qoftë se duke bërë uf e puf, këta zyrtarët shkuan ta shohin merimangën, pastaj pasi e panë, a nuk bënë atë që është gjëja më normale, të lajmëronin pra pronarin e firmës së ndërtimit dhe t’i thoshin sa u jepte që të mos hapnin gojë. Është pikërisht ajo që bën Instituti i Monumenteve në Tiranë. Kushdo që fati i keq i ka vendosur një monument kulture në pronën e vet, shkon në Institut, bën një pazar të rregullt, paguan paratë dhe pastaj ata ia heqin monumentin nga lista, ndërsa pronari heq monumentin nga themelet me fadromë.

Po pastaj, ky bosi i firmës së ndërtimit të autostradës, kaq i mbaruar ishte sa nuk njihte njeri që ta mbyllte këtë punë pa u bërë zhurmë. Nuk i vinte turp nga vetja që ishte kaq i pazoti, kaq pa miq e kaq pa njohje? Në Shqipëri të humbasësh një gjyq apo të biesh në burg, nuk është turp se ke bërë një gjë të paligjshme, por se qenke kaq i pazoti sa të mos dish t’ia hedhësh.

Po këta zyrtarët e Administratës Kombëtare të Autostradave, me gjithë mend e kanë që ulen të ndryshojnë projektin për hatër të ca zyrtarëve të Shërbimit Federal të Natyrës. A nuk janë të së njëjtës qeveri, pra edhe të së njëjtës parti. Pse me njëri-tjetrin do të krijojnë probleme ata? Si nuk thanë se nuk mund të bllokojmë zhvillimin për një copë merimangë, ashtu siç thanë barbarët e këtushëm kur shkatërruan parkun e Tiranës për hir të zhvillimit barbarçe.

Pastaj, vetë pronari i firmës, a nuk shkoi t’u thoshte zyrtarëve që të merreshin vesh e të mos krijonin probleme koti. Puna është që edhe unë të punoj se kam hedh lekët, edhe ju bëni sikur bëni sikur e bllokoni ca dit, pastaj e mbyllim kte pun sikur ngordhi ajo dreq merimange dhe të gjith dalim të larë. Me ata çunat e mjedisit flas un dhe, po s’ikën me të mir, ju çoj pronarin e truallit, se edhe ai ësht nxef se i ka marr paret e truallit dhe, po u spostu rruga duhet me i kthy mbrapsht.

Po këta gazetarët kaq pa punë paskan qenë ato ditë sa të merreshin me një merimangë që po hante miza në një cep të Teksasit. Nuk kishin lajme prej vërteti që ia vlejnë për të mbushur gazetat të llojit: burri vrau gruan, dashnori vrau dashnoren se e kapi me dashnorin, ministri shiti ministrinë, vëllai vrau vëllain për vijën e ujit, u dogj pylli, u aksidentua autobusi, u hodh në erë ujësjellësi, u helmua uji, u shemb ura. Kaq i mbaruar qenka Teksasi sa të katandisin gazetarët të merren me një merimangë.

Në fund të leximit, jam i bindur se më të shumtit do të thonë me vete se humbën kohë kot duke lexuar për një punë merimange. Po pra, pikërisht se po e quani dava merimange, them se as që ia vlen t’i hyjmë qederit për të bërë krahasime me botën.

Le që se mos lëvizët kur nuk ishte punë merimange, se mos lëvizët kur u shkatërrua parku i Pallatit të Brigadave bash në të njëjtën situatë si kjo e merimangës së Teksasit, se mos lëvizët kur u prenë pyjet jo për t’u pasuruar gjithë shqiptarët, por veç ca kryetarë barkderrë komunash, kur u mbushën malet me gurore që të pasurohen ca të tjerë barkderra inspektorë mjedisi, kur u thanë lumenjtë për të bërë centrale ca të tjerë qokallinj partie, kur u zhvat deti e nëndeti, madje as kur u shit deti nuk lëvizët.

07.10.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post MERIMANGA E TEKSASIT DHE BARBARËT E TIRANËS (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Vendosa te behem grek (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
ARTAN LAME

Sa të poshtër paskan qenë këta grekët, dreqi e mori! Grekët organizojnë operacionin “Fshesa”; grekët ndërtojnë pa leje varrezat e ushtarëve pa ushtarë brënda; grekët hapin varret e shqiptarëve dhe i shesin për grekë; grekët gjobisin peshkarexhat shqiptare në ujrat shqiptare; grekët përzunë çamët me libër shpie; grekët ngrenë kryqe nëpër majat e maleve të Shqipërisë; grekët prishin varret e Boboshticës; grekët na dërgojnë prifta që zënë çunat nga bibilushi, grekët zaptojnë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare (ose të paktën atë që duhej të ishte e tillë); grekët lënë me orë të tëra emigrantët shqiptarë nëpër radha në kufi; grekët blejnë bankat shqiptare; grekët nuk lejojnë emigrantët të sjellin paratë në Shqipëri; grekët hapin shkolla greke në Jug të Shqipërisë (pse ç’presim ne, që të hapin shkolla holandeze?); grekët zaptojnë detin e Shqipërisë; grekët kthejnë mbrapsht gjykatësen që dënoi përdhosësin e Boboshticës; grekët prishin Pallatin e Kulturës në Përmet; grekët spiunuan Themistoklinë dhe ia dolën ta pushkatojnë; grekët nuk u kthejnë pronat çamëve; grekët kthejnë mbrapsht Marin Memën dhe i thonë sakën se shkel në tokën e shenjtë të Helenëve se je person i padëshirueshëm. Grekët, grekët, grekët.

Sa herë që fqinjët e Jugut na bëjnë ndonjë reng, zbavitem të hap e të shoh blogjet shqiptare ku diskutohen lajmet. Sapo jepet lajmi, të gjithë shqiptarët e vërtetë patriotë, kombëtarë e atdhetarë, ulen t’ia mbledhin 8 me 2 grekut. Vetëm në internet, të kuptohemi. Shkruajnë lloj lloj mesazhesh ku mallkojnë e shajnë grekët e s’u lenë gjë pa thënë, pastaj, meqë e bënë detyrën e sharjes së komshiut, vazhdojnë punën e tyre.

Kur u bë censusi, që edhe ai qe një tjetër shejtan-bidát i qeverisë shqiptare, unë u regjistrova me kombësi vikinge. Tani po vendos të bëhem grek për një çast (Zoti me ndjeftë që po shkoj kundër vullnetit të Tij se, që kur më bëri shqiptar, një plan e ka patur edhe Ai). Vendosa të bëhem grek për ta parë këtë punë me sytë e grekërve. E bëra dhe menjëherë pashë se gjithçka ishte në rregull. Si grek, të gjitha këto ishin punë të mbara të qeverisë time greke. Pashë se si grek, qeveria ime po ndiqte politika të përvijuara e të përcaktuara që këtu e nja 200 vjet të shkuara dhe për këtë hallall e pastë. Është vërtet për t’u respektuar një qeveri që ndjek për dy shekuj rresht një politikë të caktuar, e cila për më tepër ka dhënë edhe frute. Bien shtetet, ndërrohen sistemet e këmbehen qeveritë, por ne grekët (tani jam grek) ia kemi dalë që boshtin politik të sjelljes ndaj fqinjëve barbarë të Veriut ta mbajmë të pandryshuar. Si grek vërtet u entuziazmova me qeverinë time dhe me konsekuencën e veprimeve të saj.

E pra, pasi kemi 200 vjet që ua hedhim allvanosëve, si të mos inatosemi kur vjen këtu një gazetar i tyre si Marin Mema dhe hap defterë të vjetër për troje shqiptare në Greqi e për priftër antigrekë si Papa Kristo Negovani. Ne grekët i vëmë kufirin tek thana Marinit, ndërsa shqiptarët krehin bishtin çdo politikani tonë që u shkon atje.

Cili vënd nuk do e lënvdonte qeverinë e vet nëse kjo, pa luftë dhe pa shkrehur një dyfek, do t’ia dilte t’i merrte fqinjit një pjesë të detit dhe për më tepër kur ndën të thonë se ka naftë! Shihni ç’po ndodh me dy ishuj shkëmborë në Detin e Verdhë të Çinimançinit, ku po hahen me Japoni, me Kinë, me Tajvan e me Kore për ta, sikur të ishin të florinjtë. Kur, për dy shkëmbinj ku ka vetëm zhapikë, hahen shtetet më të mëdha të botës, si të mos ua marrim ne shqiptarëve detin, që ata nuk e dinë as ta mbrojnë? Pak nga pak pashë se po kthehesha në grek fanatik dhe isha gati t’ia falja qeverisë çdo gjë për hir të madhështisë së Eladhës.

Pasi e pashë se sa e vendosur është në veprimet dhe bëmat e saj qeveria greke, kapërceva kufinë, u ktheva siç ka urdhëruar Zoti në shqiptar dhe mbeta gojëhapur. Po ne, ne pse nuk bëjmë siç bëjnë grekët, jo për t’u marrë Selanikun apo Egjeun, por thjesht për të mbrojtur vatanet tona, Jonin dhe Korçën. Arsyeja është e thjeshtë. Ne nuk kemi shtet. Politikat nuk i bëjnë popujt, as strategjitë nuk bëhen nga kombet. Popujt zgjedhin nga gjiri i tyre qeveri e politikanë dhe këtyre pastaj u bie barra të hartojnë politika e strategji për të përmirësuar jetët e kombeve të tyre, për të mbrojtur trojet që ju janë besuar kur janë zgjedhur. Por kur ne nuk jemi të zot t’i bëjmë këto, ç’faj na ka greku që mbron interesat e veta?

Të gjitha ato të ligat që rreshtova më sipër, greku vërtet na i ka bërë, por gjithmonë duke përdorur si mashë shqiptarë gjakprishur. Shqiptarë ishin ata që shitën kockat e gjyshërve në Përmet; shqiptarë ishte edhe prifti që i blinte kockat, edhe prokurori që e nxori të pafajshëm kur e zunë. Shqiptarë janë edhe komandanti i Flotës që bëri hartat e detit që do t’ju japim grekëve, edhe ministri që e komandonte, edhe kryeministri që ka bërë pazarin e madh të detit. Shqiptar ishte ai që derdhi në beton kryqin grek mbi varret shqiptare të Boboshticës; shqiptarë janë edhe Drenovarët që thonë jemi minoritarë. Shqiptarë janë ata, që nga kryeministri e deri tek polici më i fundit, që lejuan të ndërtoheshin varrezat greke në Këlcyrë dhe bënë sikur s’dinin gjë që po ndërtoheshin.

Shqiptarë (gjakprishur) janë të gjithë këta, ashtu sikundër shqiptarë (pa tru në kokë) janë edhe të gjithë ata që mendojnë se e bënë detyrën e tyre vetëm duke sharë grekun në “Facebook” e në email. Që kur është zënë bota, shtetet mbahen me parimin “o ma hip o ta hipa”. Neve na i kanë hipur fqinjët në shpinë dhe presim të na zbresin nga kurrizi duke i sharë. Sa të marrë që jemi. Të bëjmë edhe ne atë që bën jo vetëm greku, por çdo vend e shtet serioz dhe ta shohim punën pastaj.

Inatosemi që grekët e quajnë Marin Memën “person i padëshirueshëm”; pse, ç’presim ne, ta quajnë person të dëshirueshëm, me ç’të vërteta të hidhura u ka publikuar ai? Po ne, pse nuk shpallim persona të padëshirueshëm një tabor me grekë që thonë e bëjnë në Shqipëri gjëra që as do mund t’i mendonin diku tjetër?

E keqja jonë nuk është tek komshinjtë, të keqen ne e kemi tek paaftësia jonë të bëjmë shtet dhe të kemi qeveri që të mbrojë interesat e vendit të vet. Qeveri që kanë mbushur xhepat duke vjedhur vendet e tyre ka njohur e njeh plot bota, por qeveri që mbush xhepat duke shitur vendin e vet si kjo e jona, zor të ketë të dytë. Të vjedhësh vëndin tënd edhe falet, por ta shesësh atë në pazar të botës është shumë më e rëndë dhe për këtë nuk është faji i fqinjëve por i yni.

Kështu që vendosa të bëhem grek, por pastaj, në momentin e fundit, ktheva mëndje. M’u ngjall në vesh psherëtima e gjysh-stërgjyshërve të vdekur si shqiptarë dhe pata frikë nga Zoti. Se një ditë, kur t’i shkoj pranë si të gjithë, do mos më thojë me zë të trashë perëndie: “Artaaaan, ç’t’u desh që u bëre grek, kur unë të solla në botë si shqiptaaaar?!

25.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post Vendosa te behem grek (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

LUGA BOSH E IMUNITETEVE (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )
ARTAN LAME

SHPELLA E 6 GUSHTIT

Socialistët e kanë shpallur prej gati 10 ditësh se nuk do të votojnë më 6 gusht për ndryshimin e Kushtetutës. Nga ana tjetër, Berisha vazhdon me të vetën të deklarojë se do të votojë më 6 gusht. Se me kë do të shkojë të votojë një zot e merr vesh, qëkurse kjo puna e imuniteteve nuk bëhet pa qenë edhe socialistët dhe kështu seanca e 6 gushtit nuk ka kuptim hiç.

Në fakt merr kuptim, mjaft të kujtosh atë barsaletën që ka vite që thuhet për Saliun kur ishte i vogël dhe e dërguan në mal të gjente lopën që kishte humbur. Pastaj, meqë lopa u gjet, dolën dhe e thirrën Saliun, duke i thënë: “Kthehu se e gjetëm lopën!” Ndërsa ai nga mali përtej, u përgjigjej: “Jooo, jooo, pa kërkue edhe n’filan shpellë, që më ka shkue mendja, nuk kthej n’shpi!” Shkurt muhabeti, edhe pas 60 vjetësh ai është po ai i njëjti, s’ka ndryshuar hiç karakter, ndërsa ne presim ta ndryshojë letra e Fyles.

JURISTË E POPULISTË

Personalisht, meqenëse nuk kam imunitet, nuk fitoj gjë nga heqja e imuniteteve, ndaj nuk besoj të jem në konflikt interesi duke folur për këtë punë. Megjithëse kanë rënë dakord të majtë e të djathtë për këtë gjë, unë vetë e mendoj se heqja e imuniteteve është gjë jo e mirë. Arsyet janë thënë e stërthënë, në daç pse duhen hequr e në daç pse nuk duhen hequr imunitetet, ndaj nuk kam ndërmend të bëhem i mërzitshëm duke i rreshtuar këtu edhe një herë, por gjatë shtjellimit të tyre kam vënë re një gjë.

Përgjithësisht, ata që kanë mbrojtur imunitetet, kanë përdorur terma e argumente juridike, kanë bërë analiza të mirëfillta, bazuar në shkencën e jurisprudencës dhe në krahasimin me legjislacionet e huaja. Më të shumtit e tyre, në mos të gjithë, janë ose përfaqësues të shoqërisë civile, pra, njerëz që, meqenëse nuk preken direkt nga kjo punë, janë më të ftohtë e të paanshëm në gjykim; ose juristë të mirënjohur, të mirëbesuar e të sporovuar në zanatin e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, heqja e imuniteteve, është mbrojtur nga vetë deputetët, në shumicën e rasteve asfare juristë dhe përgjithësisht me argumente të përciptë, emocionalë dhe të nginjur me fraza propagande.

Pas kësaj, pyetja e parë që vjen ndër mënd është: Po si bëhet kjo punë kështu, juristët që janë të zanatit dhe që nuk fitojnë gjë nga kjo punë, janë kundër; ndërsa deputetët, që e hanë nga heqja e imuniteteve, dalin pro?! Dhe, meqenëse politikanët e qeveritarët tanë, nuk është se janë dalluar ndonjëherë për shpirt sakrifice, duhet rrëmuar të gjejmë një arsye tjetër në këtë shpërthim të papritur vetëmohimi të tyre. Pa ndonjë mundim të madh, kushdo e ka të qartë tashmë, politikanët nuk i mbron imuniteti formal me letra, por të tjera gjëra, që nuk janë të shkruara nëpër kushtetutë e ligje. Deri më sot, asnjë prej radhës së stërgjatë të hajdutëve me imunitet, nuk i ka shpëtuar burgut, jo se ka letrën e imunitetit në xhep, por thjesht sepse ka qenë i rreshtuar në taborin e duhur. Le të provojnë të dalin nga ai rresht dhe do të shohin se s’ka imunitet e vaksinë në dynja që t’i shpëtojë nga zemërimi i komandantit të taborit.

Nga ana e tyre, besoj se socialistët e dinë kaq gjë, ndaj para ndonjë viti, me një akt publik, hoqën dorë nga mbrojtja imunitare. Ai akt ndofta s’kishte vlerë ligjore, por vlerë morale para njerëzve kishte boll. Pas atij momenti, asnjë deputet i tyre nuk mund të fshihej pas procedurave për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë po ta sillte puna.

U duk se puna e imuniteteve do të mbyllej me aq, por Berisha ia doli ta kthejë sërish në qendër të vëmendjes. Si gjithmonë, në luftërat që zhvillohen me argumente folklorikë e populistë, ai ia del të dalë i fituar. Imagjinoni socialistët, me letra në duar e argumente të stërholluara juridikë, duke u përpjekur të shpjegojnë që kjo puna e imuniteteve është lugë bosh; përballë një Berishe që do të mbyste ekranet duke thirrur për baronët e krimit që po fshihen pas imuniteteve, për miliarderët që fshehin çantat e parave prapa vaskave të florinjta, e plot broçkulla të tjera të tilla.

Populizmi është sëmundja më e keqe e shteteve dhe popujve, mendoni pastaj populizmi i përdorur nga një usta si Saliu dhe në kurriz të një popull si i yni. Ndoshta në aspektin ngushtësisht formal, socialistët nuk bënë mirë që e mbështetën heqjen e imuniteteve, por përballë një kundërshtari populist si Saliu ynë, rrugë tjetër s’kishte. Kanë thënë dikur për barbarët që sulmuan Romën: Ligjet e qytetërimit nuk kanë efekt mbi të egrit, ndërsa zakonet e të egërve janë vrastare për qytetërimin.

Të mos na bëjnë për budallenj, kushdo e ka të qartë tashmë se politikanët nuk i mbron imuniteti formal me letra, por të tjera gjëra, që nuk janë të shkruara nëpër kushtetutë e ligje.

Asnjë prej radhës së stërgjatë të hajdutëve me imunitet, nuk i ka shpëtuar burgut, jo  se ka letrën e imunitetit në xhep, por thjesht sepse ka qenë i rreshtuar në taborin e duhur.

04.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post LUGA BOSH E IMUNITETEVE (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com ) appeared first on Lajm-shqip.

E SHITI EDHE BERISHA, POR S’E JEP ZHEJI TANI! (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )
ARTAN LAME

Deri tani më rezulton që vetëm tre vetë që i përkasin fushës së mediave të jenë shprehur pro masakrës mjedisore që po ndodh në Parkun e Tiranës. Artur Zheji, drejtor i gazetës MAPO, Henri Çili, pronar i MAPO-s, dhe Blendi Kasmi, kryeredaktor i Gazetës RD. Blendi paguhet për këtë punë, ndaj nuk kam gjë me të. Mbetet Henri dhe Arturi. Të dy këta e mbrojnë me forcë shkatërrimin e Parkut të mbështetur mbi dy argumente kryesore. E para, zhvillimi ka pasojat e veta, pra nuk mund të ndalojmë zhvillimin për ca pemë. Dhe e dyta, rruga është e domosdoshme, se ndihmon lëvizjen dhe trafikun. Me Henrin kam debatuar për këtë punë edhe në televizion, ndërsa Zheji kishte një shkrim dje tek MAPO. Argumentet e tyre siç thashë, janë dhe mbeten ato të dyja që përmenda më sipër.

Në fakt, të dy këto argumente i shkon t’i thojë një administrator publik a burokrat qeveritar, por aspak dy njerëz të medias. Njerëzit e letrave dinë të mbrojnë e të protestojnë qoftë edhe për një pemë të vetme, se vetë jeta dhe misioni i tyre është i tillë. Vetëm në Shqipëri mund të gjesh një filozof që teorizon për prerjen e pyllit në funksion në zhvillimit dhe një opinionist që teorizon për domosdoshmërinë e zëvendësimit të pemëve me beton. Si në kohë të Komandantit, kur vetë punëtorët detyroheshin të merrnin nisma për uljen e rrogave, apo fshatarët që detyroheshin të dilnin vullnetarë për të tufëzuar bagëtinë. Siç i thonë një llafi: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.

Është çështje filozofie dhe ndarje botëkuptimesh kjo. Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit. Misioni i tyre, i shoqërisë civile, është t’i rijnë roje kapitalit dhe të përpiqen ta ndalin me sa kanë në dorë, jo në emër të status quo-së, por në emër të së mirës së përbashkët. U takon politikanëve e qeverive pastaj, të bëjnë peshoren midis të dyjave dhe të gjejnë të mesmen midis babëzisë së ligjshme të kapitalit dhe dashurisë për natyrën të shkrimtarit. Mirëpo kur vetë shkrimtari del e djersitet për të justifikuar betonin, aha lumi të na marrë më keq se na ka marrë, pastaj!

Në kohën e debatit të hapur për librin “Skënderbeu” të Oliver Schmitt-it, ndër të tjera lexoja edhe një kundërshtar të rreptë të tij, që kishte mbushur dy faqe gazete me një analizë të stërgjatë kritike. Në fund analiza mbyllej me këtë frazë: “Megjithatë ruaj të drejtën të shkruaj sërish rreth kësaj çështjeje, pasi ta kem lexuar librin e Schmitt-it”. E pabesueshme!!! Kishte mbushur dy faqe kritikë pa e lexuar akoma librin!

Tani i dashur Artur, po të bëj një pyetje direkte: PO TI, E KE PARË PROJEKTIN E BASHKISË PËR RRUGËN, apo jo? Ne kemi plot një muaj që kërkojmë me këmbëngulje të përmbushet një detyrim i thjeshtë dhe minimal ligjor: Të bëhet publik projekti i miratuar nga Bashkia. Askush nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi bërë 8 letra nëpër institucione dhe s’kemi marrë absolutisht asnjë përgjigje.

Deri tani, asnjë prej nesh nuk është shprehur nëse është e nevojshme të bëhet rruga apo jo, nëse duhet bërë më e gjerë a më e ngushtë, nëse duhet të kalojë këtej apo andej, nëse duhet bërë me tunel apo me aeroplan. Arsyeja është e thjeshtë: nuk mund të shprehemi për një projekt që nuk e kemi parë. Tani unë nuk e di se çfarë projekti po mbron qoftë ti e qoftë Henri, kur projekt nuk ka. Nëse ju e keni parë, ju lutem na thoni edhe neve se ku e keni parë, të shkojmë e ta shohim edhe ne. Nëse nuk e keni parë, a nuk ju duket paksa si naive që të mbroni një gjë që nuk e keni parë?!

Ne jemi shprehur (dhe me forcë madje) që duhet ndërprerë batërdia e pemëve që po ndodh në Park. Natyrisht që këtë do ta kërkojmë. Për sa kohë që nuk ka një projekt të diskutuar, të miratuar dhe të publikuar siç e kërkon ligji, çdo prerje pemësh është ilegalitet, barbari dhe paligjshmëri.

Berisha është usta i vjetër. Kur pa se Basha nuk del dot të mbrojë gafat e veta, u përpoq ta mbrojë ai vetë nga sipër. Doli para një jave dhe, pasi na shau me rrënjë e degë, u shpreh se rruga është e domosdoshme, zgjerimi i saj u shërben farkarëve që të vijnë në Tiranë, e plot broçkulla të tjera.

Kaluan veç ca ditë dhe e ktheu timonin papritur 180°. Kësaj radhe tha se ishte dakord me shoqërinë civile dhe me Lubonjën për luftën që po bëjnë, por Parkun po e shkatërrojnë fadromat e PS-së. E kishte llafin, që sipas thashethemeve fituesi i tenderit qënka një i afërm i një deputeti të PS-së. Natyrisht që edhe një fëmijë e kupton se nëse ky zotëria që po pret pemët qenka i paligjshëm, prapë faji është i Saliut, se Saliu paguhet nga ne të gjithë që të na mbrojë shtëpitë e pasuritë nga sëpatat dhe jo ai pronari i firmës. Po nejse, kthesa e Saliut nuk ishte se ju dogj barku për pemët, për Lubonjën apo për ambientalistët. Thjesht e ktheu ca timonin se ka marrë vesh që për këtë çështje, po interesohen dhe po investohen edhe ambasadorët, të përjetshmit ambasadorë, që i paçim sa malet, se përndryshe do ishim harruar me kohë e vakt.

Tani Saliu u rreshtua me ambientalistët, madje dha edhe porosi të ndërpritet prerja e pemëve, madje tha edhe që pemët të hiqen me kujdes me gjithë rrënjë për t’u rimbjellë (çfarë talljeje). Pra Saliu i qeverisë doli e po mbron pemët, ndërsa Arturi i shoqërisë civile po këmbëngul që ato duhen prerë. Dale se m’u bë koka lëmsh. Unë e dija se isha në llogore me shoqërinë civile dhe po luftonim me Saliun që ishte në istikamin përballë, tani më del që Saliun e paskam në krah dhe përballë më ka dalë Arturi që duhej të ishte në krahun tim! Komedi që vetëm në Shqipëri mund të bëjë vaki, tamam tek ajo kënga e vjetër:

“Mora pushkën dola malit për atdhe

ku ta dija unë i shkreti se armiku ish me ne!”.

Unë shkrimin e Zhejit tek MAPO nuk e kisha vënë re. Ma rekomandoi Lubonja që, ndërsa më shpjegonte në telefon, nuk duroi pa thënë: “Epo kjo punë kështu, e shiti Berisha, nuk e jep Zheji tani!”. E bukur për titull, apo jo? Artur, të lutem ose më trego se ku e ke parë projektin, se bën vaki të ndërroj mëndje edhe unë pasi ta shoh; ose përndryshe eja të të shpjegoj ca gjëra se ku çalon kjo punë, se bën vaki të ndërrosh mëndje ti pastaj.

13.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post E SHITI EDHE BERISHA, POR S’E JEP ZHEJI TANI! (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com ) appeared first on Lajm-shqip.

MOS I PRISNI PEMËT E MIA!
ARTAN LAME

Babai im zbriti në Tiranë në vitin 1958. Nuk zuri tokë pa leje, se asokohe fjala “pa leje” nuk ekzistonte. Megjithëse vinte nga fshati, nuk iu imponua qytetit, por përkundër, qyteti e zbuti dhe e shtroi ndën rregullat e veta. Ishte i ri, bëri shkollë, filloi punë, pastaj bleu një shtëpi të vogël në qytet. Megjithëse ishte koha e “pushtetit të punëtorëve që iu shtypte kokën pronarëve”, shtëpinë im atë e bleu nga një familje ish-pronare dhe me para në dorë. Në atë shtëpi linda unë. Ime më ishte e lindur dhe rritur në Tiranë. Ajo kujton që, për të rregulluar ato dy dhoma të shtëpisë së vockël, susta e krevatit gjatë ditës përdorej për të situr rërën e llaçit, ndërsa natën në të flija unë i porsalinduri. Unë e fillova jetën në Tiranë dhe shkollën në Shkollën Kosova, ndër më të vjetrat dhe të fismet shkolla të qytetit. E kishin ndërtuar italianët – pushtuesit pra – dhe e prishën shqiptarët në vitin 2000.

Unë u rrita në Rrugën e Elbasanit, duke lozur e harbuar mes shokësh nëpër Parkun e Liqenit që ne, banorët e atyre anëve, kishim fatin t’i ndodheshim fare pranë. Vite më pas, vazhdova gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, që edhe ky na jepte mundësinë që sa herë i shmangeshim ndonjë ore mësimi të vraponim lart nga Kodrat e Liqenit. Midis pemëve të larta e hijeshuma, ku lëviznin pensionistë të ngeshëm me nipër e mbesa dhe ku të dielave dyndeshim të gjithë tiranasit për të kaluar fundjavën mes pemëve dhe gjelbërimit.

Ishte diktaturë ajo kohë, e kish të këqija shumë, por tim atë dhe shumë të tjerë i ktheu nga fshatarë në qytetarë dhe parqet e lulishtet i çoi edhe atje ku s’kish as fije bari për be. Edhe pyjet i shtoi e i shumoi sa s’ka më.

Pastaj erdhi Demokracia. Në 20 vjet bëmë të gjitha ç’nuk kishin lënë pa bërë në 50 vjet. Premë pyje e shkatërruam shkolla e spitale, dogjëm stalla e plaçkitëm depo, e çuam vëndin në kuotën “0” dhe përtej saj madje. Ata që nuk kishin zbritur dot nga malet se Diktatura me pa të drejtë i kish mbajtur të mbërthyer aty, zunë të zbresin fushave e të rrethojnë qytetet. Por nëse një qytet mund të zbusë e të tresë brenda vetes çdo vit 100 apo edhe 1000 të egjër, po t’i sulen 10 mijë a 20 mijë në vit, s’ka ç’u bën më, do bjerë ndën barrën e tyre. Kështu u ngjau edhe qyteteve tona. Tirana që ia kish dalë të zbuste çdo vit 100 si im atë dikur, tani u gjend me 100 mijë të tillë tek portat. Dhe që s’i ndalonte më askush. Pasi prenë pyjet e maleve të tyre, shkretuan dhe zunë pa leje tokat përreth qytetit tim.

U përpoqëm t’u themi se nuk bëhej kështu kjo punë, se do dilnim të humbur të gjithë po vazhduam kështu, por s’na i vuri veshin njeri. Ndokund, kur dikush u përpoq të kundërshtonte e hoqën qafe fare. Mbaj mend një ish-pronar në Bathore që, kur kërkoi që t’i paguanin tokën e zënë me dhunë, i thanë: “Ti ke një djalë unë kam katër, do më vrasësh një por tre të tjerët do të të shuajnë gjithë shtëpinë”. Iku ish-pronari e s’u duk më.

Unë dua t’i ndihmoj ata të ardhurit që të mund t’i bashkohen qytetit tim. Ata nuk duan. Por edhe nëse duan, nuk i lënë. Ai që ju prin ka vetëm një mundësi që t’i sundojë dhe kjo është t’i lerë të egër. Po u zbutën ata, bëhen qytetarë dhe nuk e durojnë më t’i prijë ai.

Unë nuk kam shkuar të zë pa leje tokën e tyre atje në male (le që edhe po të doja, nuk do më linin, po do më përcillnin me një plumb ballit). Po ata, pse po vijnë e po zënë të gjithë tokën e qytetit tim?! Unë nuk kam qenë asnjëherë në malet e tyre për të prerë pemët e tyre. Edhe kur kam shkuar në malet ku ka pas lindur im atë, jam përpjekur të mbroj çdo pemë që mundja. Po ata pse po vijnë të më presin pemët e mia?

Ca vite më parë, një pjesë e Parkut të Liqenit u rrethua me një mur betoni. Muri ishte vërtet shumë i shëmtuar, por të paktën e frenoi për ca vjet prerjen barbare të pemëve. Në të gjithë botën, që nga kohët më të lashta, njerëzit kanë ngritur mure për t’u mbrojtur nga pyjet. Këtu u detyruam të ngremë mure për të mbrojtur pyllin nga njerëzit. E shihni sa keq ka arritur puna?! Tani edhe murin e betonit e prishën, edhe pemët i masakruan. Unë jam rritur me pemët e Parkut të Liqenit. Tani ata po vijnë të m’i presin edhe ato.

Edhe më keq madje. Kam parë dikur një dokumentar të vitit 1936, në të cilin shihej një malësor ndërsa po priste një pemë. Para se ta priste, bëri kryq e pastaj zuri sëpatën me dorë. Në atë gjest shihej sidoqoftë një lloj respekti i njeriut të malit për pemën. Ndërsa Pemët e Parkut këta të egrit e sotëm nuk po i presin, thjesht po i shkulin dhe thyejnë. Ju vënë fadromën t’i godasë e shtyjë derisa ato të gjorat pemë përkulen e jepen, derisa thyhen e shkulen. Pema është gjë e gjallë dhe meriton respekt, në mos tjetër për hijen e gjelbërimin që u ka dhënë kaq brezave atje në Park. T’i thyesh me fadromë, është si të vrasësh lopët në thertore jo me thikë a me goditje elektrike, por duke i goditur me kazmë në bark apo me çekiç nëpër kërcitë e këmbëve derisa të japin shpirt.

Rruga që thonë se do bëjnë, shkatërron edhe rrethimin e Parkut të Pallatit të Brigadave. Nëse italianët – pushtonjësit pra – nuk do të kishin bërë atë Pallat dhe atë Park, natyrisht që sot e gjithë ajo zonë do të ishte zënë me ndërtime, siç është zënë çdo centimetër në krahun tjetër të rrugës. Dhe, për të mos prishur capak ndërtime pa leje në atë krah të rrugës, do të shkatërrojnë rrethimin e Pallatit të Brigadave. Unë nuk kam shkuar atje në male të prish kopshtet tuaja. Po ju, pse vini e prishni monumentet e qytetit tim?

Në histori të njerëzisë sa herë është përballur qytetërimi me barbarinë, barbarët kanë fituar. Nëse ndonjëherë ka ndodhur ndryshe, kjo ka ngjarë vetëm kur edhe të qytetëruarit, për të mbijetuar, kanë përdorur mjetet e të egërve. Unë këtë nuk e bëj dot. Qytetërimi ynë nuk u tregua aq i fortë sa të fitonte mbi të egrit. Ndaj, meqë me dhunë nuk i mbaj dot, po përpiqem me mjetin që di, me të folur dhe të shkruar: Mos i prisni pemët e mia!

Në kohët e lashta, janë ndërtuar mure për t’u mbrojtur njerëzit nga pyjet, ndërsa këtu u detyruam të ngremë mure për të mbrojtur pyllin nga njerëzit

Unë nuk kam qenë asnjëherë në malet e tyre për të prerë pemët e tyre, që ata i prenë vetë; ndërsa ata, pse po vijnë të më presin tani edhe pemët e qytetit tim?

21.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post MOS I PRISNI PEMËT E MIA! appeared first on Lajm-shqip.

KUSH DËSHTOI?
Shqipni Tavolinash

-Vëllezër, Kisha na e mbylli derën – thotë me dëshpërim babai i atij djalit të vrarë te filmi “Mësonjëtorja”. -Vëllezër, ambasadorët na e mbyllën derën – më vjen të them unë sot pas asaj që pamë të gjithë.

Të jesh ambasador i një vendi të madh, nuk është luks, është barrë. Ambasadorët e veckël s’kanë ndonjë barrë të rëndë. Ata thjesht duhet të zbatojnë urdhrat që u vijnë nga lart, apo të presin se ç’do bëjnë të mëdhenjtë dhe pastaj t’i ndjekin pa shumë naze e llafe. Ata kanë përgjegjësi vetëm ndaj qeverive të tyre, as ndaj botës e as ndaj historisë. Askush nuk do të dijë se çfarë bëri ambasadori i Uruguait apo i Luksemburgut, kur Gjermania sulmoi Poloninë më 1939-ën; apo çfarë reagimi po bën Andorra apo Malta ndaj masakrave në Siri.

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë është ai i San Marinos apo i Malit të Zi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë është edhe ai i Amerikës, Gjermanisë apo Italisë. Por përgjegjësia ndaj fateve të botës, nuk është e njëjtë. Ambasadori i Anglisë ka përgjegjësinë e vendit të vet, por edhe të botës mbi kurriz, ndërsa ambasadori i Maqedonisë ka mbi kurriz vetëm përgjegjësinë e vendit të vet. S’di në u shpjegova me kaq.

Në këtë kuptim, përgjegjësia e grupit të vogël të ambasadorëve të vendeve të mëdha në Tiranë, gjatë ditëve të etheve presidenciale ishte shumë i madh. Ndërsa ata dështuan me të tëra dhe me të gjitha. Natyrisht që do thonë se nuk dështuan ata por ne, duke humbur shansin e blla, blla, blla. Jo, s’është aspak kështu. Ne të dështuar kemi qenë që sefte kur i kemi hyrë rrugës së demokracisë që as e njihnim as e dimë se nga kalon e ku të çon. Ndaj të dështuar janë ata, me eksperimentin e tyre për të na bërë neve të ecim asaj udhe.

Para ndonjë muaji, në një konferencë, ambasadori Sequi deklaroi se në këto vitet e fundit nga BE-ja janë shpenzuar në Shqipëri 100 milionë euro për mjedisin. Një shifër që të bën të lozësh mendsh, kur sheh se si është masakruar mjedisi në këtë vend, pikërisht në këto vite për të cilat ambasadori na thotë se ka shpenzuar 100 milionë euro.

Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak ditë më pas, në një tjetër konferencë, po ai ambasador, deklaroi për 100 milionë euro të tjera të shpenzuara për sistemin e drejtësisë. Një tjetër shifër që të bën gjithashtu të luash mendsh, kur shef degradimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Korrupsion, shitblerje e proceseve dhe e posteve, mungesë e çdolloj elementi karriere e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto, pikërisht në periudhën për të cilën ambasadori na thotë se ka shpenzuar 100 milionë euro.

Kush ka dështuar në këtë mes, ne apo ambasadori me të vetët? Natyrisht që ambasadori. Ne në pleh ishim e në pleh mbetëm, pa drejtësi ishim e pa drejtësi mbetëm, ndërsa ambasadori me gjithë 200 milionë eurot që harxhoi, dështoi në misionin e tij për të na mbrojtur mjedisin dhe për të na ngritur drejtësinë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për administratën publike, që më keq nuk ka ku të shkojë, e për të cilën janë shpenzuar të tjera dhjetëra milionë euro të tyret. Apo për mender ushtrinë shqiptare, për të cilën sa më shumë pará shpenzohen, aq më shumë zhduket e nuk ekziston më as nëpër letra.

Po mirë se neve nuk na jep llogari, e s’ka pse të na japë, po taksapaguesve europianë, atyre që jua ka marrë këto pará për t’i tretur e shpërdoruar nëpër xhepat e bandës së hajdutëve shqiptarë, a ju jep llogari ambasadori?

Për të ardhur te procesi presidencial, për të cilin u aktivizuan e bënë be e rrufe të gjithë ambasadorët bashkë dhe që megjithatë, dështoi fund e majë! Nuk shkoi ambasadori i Palestinës apo ai i Paraguait të takonte Ramën e Berishën, por ai amerikan e ai europian. Dhe pikërisht nga këta, bash sepse janë përfaqësonjës të vendeve të mëdha e që kanë përgjegjësi ndaj botës, pritëm që ajo që iu premtua edhe të ngjante. E thanë troç se prisnin që procesi të ishte konsensual, e thanë troç që prisnin që Presidenti të mos ishte ministër i qeverisë. Ndodhi pikërisht e kundërta në të gjitha gjërat, por ambasadorët jo vetëm që nuk u dukën të turbulluar, por edhe më keq, u ranë hasha atyre që kishin thënë dhe dolën e uruan presidentin e dalë nga e kundërta e asaj që kishin kërkuar. Me të tyren mund të jenë në rregull, rrogën do e marrin, shkelje nuk kanë bërë, Amerika, Europa dhe Italia, do jenë po ato që janë, por ata nuk thonë dot që janë përfaqësonjës të vendeve të mëdha. Nga i madhi dhe i forti, nuk priten procedura, por drejtësi.

Para disa ditësh, ambasadori amerikan i dorëzoi Ina Ramës një listë shqiptarësh në kërkim nga drejtësia e vendit të vet. Natyrisht, shteti shqiptar menjëherë do vihet në lëvizje, do t’i gjejë dhe do t’ia dorëzojë. Dhe ambasadori do kapardiset se do i duket vetja i rëndësishëm. Unë mendoj se një ambasador vlen më shumë sesa për të bërë postierin. Në epokën dixhitale, listën mund ta dërgonin edhe me e-mail direkt nga zyra e Uashingtonit dhe ne njësoj do vraponim t’i dorëzonim të kërkuarit.

Por edhe këtu, shteti pusht i shqiptarëve di të bëjë dallime se nga kush duhet të ketë frikë vërtet e nga kush jo. Ndërsa të kërkuarit e Amerikës do vrapojmë me vrap t’ia dorëzojmë, të dënuarit e Italisë, jo vetëm që nuk po i dorëzojmë, por edhe po i fshehim apo po i nxjerrim të pafajshëm që të gjithë. Edhe Italia është një shtet i madh, por që jo sot, por asnjëherë, që në kohë të Ismail Qemalit, nuk ka ditur të bëjë politikë e të sillet si një shtet i madh. Ka qenë e mbetet një vend i madh, por një fuqi e vogël, shumë e vockël. Dhe megjithatë, ambasadori i Italisë nuk skuqet për këtë, le më që të inatoset që disa gjykatës shqiptarë province po hedhin në kosh të plehrave vendimet e gjykatave italiane. Pikërisht ata gjykatës për të cilët ai italiani tjetër, Sequi, mburret se ka shpenzuar 100 milionë euro. Ha, ha, ha! Kush mund t’ua shpjegojë taksapaguesve italianë që banditët shqiptarë që kanë vjedhur e grabitur në Itali, po i nxjerrin nga burgu në Shqipëri pikërisht ata gjykatës për të cilët po ata taksapagues italianë kanë shpenzuar 100 milionë euro.

Dhe pastaj kanë kurajën të thonë se kemi dështuar ne. Jo, mor jo, ata ambasadorët kanë dështuar. Në rolin e tyre prej përfaqësuesi të fuqive të mëdha, në përgjegjësinë e tyre ndaj botës, në misionin e tyre para historisë. Ne këtu ishim e këtu mbetëm. Të vazhdojmë të vuajmë nën thundrën e bandës që na ka hipur në qafë dhe që ka vetëm një aftësi, të nuhasë se kur mund t’ua hedhë ambasadorëve dhe kur duhet t’u rrijë gatitu që atyre t’u duket vetja sikur u peshon llafi.

16.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post KUSH DËSHTOI? appeared first on Lajm-shqip.