Lajm-shqip » FATOS LUBONJA

Masakra mbi Tiranën vazhdon
FATOS LUBONJA

(Letër e hapur intelektualëve të “Nisma për Tiranën”)

Kur gjatë fushatës elektorale për kryetar bashkie Henri Çili më telefonoi dhe më kërkoi të bëhesha pjesë e “Nisma për Tiranën”, sipas së cilës nja 30 intelektualë të shquar të vendit qenë ftuar të merrnin pjesë në një debat të hapur mes dy kandidatëve kryesorë, i thashë se nuk do të merrja pjesë pasi, përderisa nuk i pranonte kandidati Rama, intelektualët e paraqitur në skenë ishin të paragjykuar si të Lulzim Bashës, dhe se, duke qenë kështu, unë do të dilja si mbështetës publik i këtij. Dhe problemi im nuk ishte se s’kisha dëshirë të mbështesja publikisht Lulzim Bashën – duke qenë dëshpërimisht i zhgënjyer me Edi Ramën – por sepse nuk kisha besim të vija fytyrën për të pasi kisha shumë frikë se edhe ai do të bënte të njëjtën gjë që kishte bërë Edi Rama. Dhe njeriu kur mashtrohet një herë mund të falet, por dy herë i mashtruar është ose budalla, ose batakçi, që bën sikur po mashtrohet për qëllimet e veta. Madje Çili duhet ta kujtojë se pas zhvillimit me sukses të “Nisma për Tiranën”, një ditë i thashë se po të fillonte Lulzim Basha të bënte ato që ka bërë Edi Rama, unë nuk do të shkruaja për Lulzim Bashën, por për 30 intelektualët e shquar që vunë fytyrën e tyre si mbështetës së tij.

Prandaj ky shkrim, letër e hapur, i drejtohet Çilit dhe atyre, më shumë se sa Lulzim Bashës apo Sali Berishës.

Para disa ditësh mësova nga mediat se në Rrugën e Elbasanit ndodhi një masakër mjedisore në Parkun e Tiranës, që është ndër të vetmet zona të gjelbra që i kanë mbetur kryeqytetit. Mediat thanë se u prenë me qindra pemë në të dy krahët e saj. Duke mos dashur t’u besoj atyre që shkruheshin nëpër media, shkova ta shoh me sytë e mi. Ajo që më bëri përshtypje më së pari ishte shëmtimi i shtuar i Tiranës. Një tmerr i ri, i zi. S’mund të mos më kujtoheshin mbresat që la para disa ditësh regjisori i shquar italian, fituesi i “Luanit të Artë” në Venecia, Marco Bellocchio, kur tha se “Tirana nuk është një qytet i bukur”, sepse, sipas tij, “zakonisht kur shkon jashtë shtetit shkon edhe për të parë bukuritë, bukuritë e së shkuarës, ato arkitektonike” dhe “thuajse në të gjitha kryeqytetet ka lagje të vogla antike, me një traditë të madhe”, kurse “në Tiranë pashë vetëm një monument antik: xhaminë e vogël…”.

Nuk ka qenë kështu Tirana. Të gjithë e kujtojmë. Ajo mund të kishte qenë një qytet shumë i bukur, por e shëmtuan injorantët dhe batakçinjtë e babëzitur. Edhe me Rrugën e Elbasanit kështu ka ndodhur. Ishte një nga rrugët më të bukura të kryeqytetit, që kishte historinë dhe bukurinë e vet, që kishte mbetur e bukur edhe në kohën kur Bashkinë e mori paraardhësi i Bashës, Edi Rama. Fillonte me vila qysh në krye të saj, pak përtej Lanës dhe vazhdonte kështu deri te ndërtesa e bukur e Fakultetit të Histori-Gjuhësisë.  Aty fillonte parku më një anë dhe konviktet e studentëve e vilat e gjermanëve më anën tjetër, dhe pastaj, më përtej, muri rrethues i Pallatit të Brigadave më një anë dhe Varrezat e Dëshmorëve në krahun tjetër, të mbuluara në të dyja anët me gjelbërim. Ishte një rrugë e mbyllur urbanikisht dhe ariktektonikisht, që nuk duhej prekur. Vetëm një restaurim i mungonte. Qyteti kishte mjaft hapësirë për t’u zhvilluar pa prishur vlerat urbanistike e arkitektonike ekzistuese. Por, të babëziturit i shembën vilat një nga një për të ndërtuar ato pallatet e shëmtuar dhe pa asnjë identitet. Pastaj zgjeruan rrugën që bën ferk me shëmtimin e saj. Pastaj i dhanë leje Ambasadës Amerikane që ta mbulojë me një mur sigurie ndërtesën e vjetër që rrëzëllente me bukurinë e saj prapa kangjellave të hijshme të hekurit, dhe të ndërtojë brenda edhe një ndërtesë që shëmbëllen si një kub betoni, duke e bërë atë pjesë të rrugës të duket si mur burgu që vetëm karakollët i mungojnë.

Kështu mbaroi Rruga e Elbasanit deri te Parku. Aty ajo, megjithatë, ruante pak nga hiri i vjetër, pasi më një krah kishte Parkun dhe murin karakteristik të Pallatit të Brigadave, kurse në krahun tjetër një copë gjelbërim të mirëmbajtur që ruhej ndoshta pse të babëziturit nuk guxonin ende të hynin deri në varreza. Por tani të babëziturit kanë vendosur të hyjnë edhe në varreza. Tani duket se projekti i shëmtimit të Rrugës së Elbasanit do të jetë përfundimtar, çka do të thotë – sipas disa zërave – se do të shembet edhe rrethimi i Pallatit të Brigadave, përveç atij të Varrezave të Dëshmorëve, që tashmë ka filluar.

Por, për këto gjëra nuk mund të flitet me estetët tanë të lekut dhe çimentos. Nuk ia vlen të zgjatesh as duke derdhur lot për pemët e shkreta apo duke u kujtuar këtyre se në botë njerëzit kanë hipur në pemë për t’i mbrojtur ato nga babëzia njerëzore.

Ajo që më bëri përshtypje, përtej shëmtimit – ku dua edhe të ndalem më shumë për të tërhequr vëmendjen edhe të intelektualëve të shquar, – ishin disa gjëra që kanë të bëjnë me minimumin e dekorit që duhet të paraqesë një projekt për të të dhënë përshtypjen se këtu kemi të bëjmë me shtetin që po vepron, dhe jo me banditë që zaptojnë toka pa leje, presin pyje, hapin gurore dhe bëjnë ç’të duan mbi këtë territor. Në çdo projekt ka një tabelë që të tregon se cili është projekti, se cili është projektuesi, se cili është zbatuesi dhe se si do të jetë pamja përfundimtare e projektit. Kërkova si në hyrje dhe në dalje të masakrës dhe nuk pashë asgjë. Ajo që pashë ishin shqyerje me dhëmbë ruspash të anëve të rrugës atje ku nuk është pronë e askujt, d.m.th. atje ku është prona jonë e përbashkët publike, dhe lënie pa prekur atje ku kishte pronarë privatë. M’u kujtua një shkrim i së dielës i Edmond Tupes që tregonte se si kishte mbetur duke fërkuar sytë përpara një muri të bardhë në kryeqytet, ku ishte shkruar me germa të zeza: “Mos hidhni mbeturina – Pronë private”, që sipas tij, nënkuptonte “hidhini mbeturinat në vendet që janë pronë publike”, e më erdhi ta parafrazoj: “Mos vidhni këtu – pronë private, – vidhni në pronë publike”.

U interesova të mësoj diçka më shumë për këtë projekt nga burime të mirinformuara. E para gjë që pyeta, është nëse bën pjesë kjo rrugë në territorin e Bashkisë apo jo. Po, më thanë. Po mirë, atëherë, a nuk ka thënë Lulzim Basha se do të bëjë Planin Rregullues të qyteti, madje se do t’ia paraqesë për aprovim me referendum tiranasve, pastaj do të fillojë aprovimi dhe zbatimi i projekteve? Pse ky mashtrim kaq i dukshëm? Ehu, dashke tepër ti, më tha njëri. Po unë ngulmoja se Basha s’mund ta bëjë kaq hapur këtë gjë, qoftë edhe për shkak të gjithë atyre intelektualëve të shquar që vunë fytyrën për ta mbështetur. Pastaj ai është një politikan i ri, që ka një jetë të tërë përpara, për më tepër i akuzuar se ka shkelur ligjet në të ashtuquajturën “Rruga e Kombit” për t’u kryer vjedhja më e madhe deri më sot e parasë publike; s’mund t’i shkelë ligjet kështu ditën me diell. Sepse po të shohim ligjet ekzistuese, pyetja e parë që shtrohet është se kush e ka aprovuar këtë projekt? Thuhet se është diskutuar në këshillin teknik të Bashkisë. Por ky këshill nuk ka tagër aprovues. Asgjë nuk quhet e aprovuar pa hedhur firmën kryetari i Bashkisë dhe pa e bërë publike këtë firmë, madje edhe duke bërë publik projektin për banorët e zonës. Jo vetëm kaq, por që të aprovohet një projekt i tillë, duke pasur parasysh se Parku i Pallatit të Brigadave është monument i kategorisë së parë, duhet që ky më së pari të shkojë në Institutin e Monumenteve, që normalisht duhej të shprehej kundër këtij projekti. Madje, meqenëse kemi të bëjmë edhe me Parkun e Liqenit, i cili është miratuar me vendim të KRRTRSH-së, çdo ndryshim brenda tij duhet të kalojë për miratim sërish në KKRTSH, d.m.th. nga Sali Berisha. As për këto veprime s’kemi ndonjë gjurmë.

Pastaj, cili është tenderi i shpallur për këtë projekt, kush e ka fituar atë, sepse pasi të jenë kaluar të gjitha këto faza, hapet tender për zbatimin e projektit? Të paktën Rama këto gjëra formalisht i bënte, pavarësisht se tenderët ua jepte pastaj miqve të tij. As për këtë nuk marrim përgjigje. Madje, dikush më thotë se kur e kanë pyetur Lulzim Bashën, ai, si nëpër dhëmbë, ka thënë se nuk di gjë, paçka se një zëdhënës i Bashkisë deklaroi se u bënte thirrje këshilltarëve socialistë që të mos krijonin konflikt kur këta bënë të ditur se s’kishin asnjë dijeni për këtë projekt.

Por, edhe në mos qoftë shaka kjo se Basha nuk di gjë, këtu ka një të vërtetë të madhe. Problemi që del nga mënyra se si është kryer dhe se si po vazhdon të kryhet kjo masakër, është shumë i rëndë, pasi kemi të bëjmë me një privatizim të shtetit ose me një kapje të shtetit, siç do të thoshte Berisha më 2005-n, që s’ia gjen precedentin përsa i përket arrogancës dhe shpërfilljes së ligjit. Sepse seç ka një anomali në këtë rast. Duket sikur të jetë vepruar si në një zaptim territori publik pa leje, kur ai që e ka në dorë territorin u ka thënë atyre që zotërojnë ruspat dhe sharrat prerëse të pemëve të veprojnë, por ai s’di gjë. Sepse mund të pritej të bëheshin gjërat në rregull të paktën nga ana formale, e jo të veprohej kështu banditshe. Dhe pyetja që të vjen të shtrosh menjëherë është: Po mirë, kush janë këta kaq të fuqishëm që e paskan kapur shtetin në atë farë feje sa s’përfillin as ligjet e tij, se Shqipëria një pëllëmbë vend është dhe të gjithë i njohin të gjithë? Në mos sot, nesër do të merret vesh.

Zërat që dëgjova poshtë e lart për të më shpjeguar këtë masakër mbi publiken, të çonin të gjithë te disa privatë që kanë bizneset andej si dhe disa fshatra turistike të porsandërtuara në zonën e Lundrës që presin të shiten apo që synojnë të krijojnë “Bllokun” e ri të udhëheqjes. Këta paskan vendosur se kjo rrugë duhet të zgjerohet sa më parë dhe s’kanë pyetur askënd, pasi ata kanë edhe gurin, edhe arrën në dorë. Kur dëgjova këtë variant m’u duk i pabesueshëm, pasi – u thashë nja dyve që ma thanë – këta janë akuzuar se edhe Unaza e Madhe u devijua për të shkuar tek ata dhe s’ka mundësi – thashë – se nuk mund të shtohen klientët e TEG-ut apo blerësit në “Bllokun e Ri të Mulletit” për shkak se është zgjeruar një rrugë, madje shëmtimi i kësaj rruge e bën edhe më pak tërheqëse zonën. “Kështu thua ti, por hajde hyr në mendjen e tyre, – qe përgjigjja, – pastaj këta e dinë veten aq të fuqishëm, sa një herë kanë kaluar andej dhe u është dukur trafiku i bllokuar dhe kanë thënë se kjo rrugë duhet zgjeruar. Dhe ja, u bë”. Ndoshta, thashë me vete ndërdyshas, midis këtij varianti dhe atij se këtu mund të ketë edhe ndonjë pazar korruptiv për të ndarë ndonjë lek publik me ndërtuesin e rrugës.

Por, cilido qoftë varianti, më i madh se shqetësimi për pemët, është ai se ky akt tregon se kapësit dhe të kapurit e shtetit nuk po arrijnë të kuptojnë më jo vetëm se janë kthyer në një rrezik publik të paparë, por se, me arrogancën dhe babëzinë e tyre, po akumulojnë një urrejtje kaq të madhe te njerëzit, saqë nesër, në ndonjë krizë, që s’më duket e largët, kur të dalë ndonjë të lëshojë thirrjen: “Te Blloku!” nuk do të dalë dot më kush ta ndalojë turmën, pasi nuk jetojmë më në sistemin e bashkëfajtorëve dhe bashkëvuajtësve, por në një sistem kur njerëzit janë përgjegjës për zgjedhjet për të bërë mirë apo për të bërë keq në këtë jetë.

Uroj të mos jetë vonë tashmë, por një sqarim e duam për atë se kush e ka bërë këtë masakër në kundërshtim me ligjin. Në fakt unë e shkrova këtë shkrim, letër të hapur, kryesisht për Çilin dhe 30 intelektualët që vunë fytyrën e tyre për të mbështetur Bashën. Shpresoj se ndonjëri prej tyre do të kërkojë të informohet pas këtij shkrimi, do ta verifikojnë se ç’po ndodh dhe të na thonë mendimin e tij publikisht. Dhe e përsëris, nuk u kërkoj të prononcohen as për historinë e rrugës, as për shëmtimin e saj, ndonëse mes tyre ka edhe shkrimtarë, artistë e piktorë, por për këtë arrogancë të frikshme në shkeljen e ligjit.

19.06.2012

Burimi: Gazeta Panorama

The post Masakra mbi Tiranën vazhdon appeared first on Lajm-shqip.

Universitetet private dhe publikja që s’e kemi ndërtuar
FATOS LUBONJA . Njëzet e një vjet prej kohës kur studentët dolën me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nëse një student shqiptar aplikon për punë në një vend europian me diplomë shqiptare, kjo nuk i njihet. Pra, një brezi të tërë, që ka lindur në atë kohë, i duhet, njëlloj si brezit të komunizmit, të fillojë nga e para apo të japë provime shtesë – dhe thuhet se shanset i ka më të pakta se brezi i komunizmit. Pas skandalit me diplomën e shitur Renzo Bossi-t, kjo perspektivë bëhet edhe më e errët. Ndërkaq, paradoksalisht, askush nuk e vë re këtë dështim dramatik, përkundrazi, dëgjojmë hosanara për gjendjen e arsimit tonë të lartë. Një pjesë, me në krye Henri Çilin, kërkojnë të na e rrisin optimizmin duke iu referuar universiteteve private si rruga për t’u bërë “europianë”, siç sugjeron edhe emri i universitetit të tij. Mendimi im është se me universitetet private vështirësitë e mirarsimimit të shqiptarëve nuk po zgjidhen, por po thellohen. Le të përpiqem ta argumentoj qëndrimin tim.

Së pari, më duhet të them se thelbi i kritikës sime kundër arsimit privat qëndron në atë se e drejta e arsimimit është një e drejtë themelore e njeriut. Sipas këtij vizioni, në të cilin besoj thellësisht, qoftë edhe vetëm duke parë, “sipërfaqësisht”, se sa të bukur janë të gjithë fëmijët e kësaj bote, shkollimi i fëmijëve është një punë publike që nuk duhet bërë kurrsesi në frymën e përfitimit material dhe aq më pak të atij afatshkurtër, por me frymën e shërbimit ndaj të gjithë fëmijëve, në emër të një përfitimi shumë më afatgjatë dhe jo vetëm material. Sepse, asgjë më shumë se sa shkolla nuk kultivon sot, krahas çlirimit të njeriut nga burgu i padijes, edhe  ndjenja e vlera të tilla si ato të kohezionit social, të solidaritetit, të kontinuitetit të jetës së një shoqërie, të një kulture e të një historie të përbashkët që hapen ndaj kulturave të tjera. Dhe, sipas këtij vizioni, ashtu si një familje sakrifikon shumëçka për të shkolluar e edukuar fëmijët e vet, ashtu edhe një shoqëri, si një familje e madhe, duhet të kujdeset për të gjithë fëmijët e vet. Nisur nga ky vizion, gjykoj se trajtimi i arsimit si një çështje përfitimi privat, siç po ndodh sot te ne jo vetëm në shkollat private e që lidhet ngushtë edhe me polarizimin e shoqërisë, po e varfëron dita-ditës shoqërinë tonë, sa duke bjerrë vlerën e arsimimit, aq edhe duke lenë jashtë mundësive të shkollimit shumë fëmijë, ndër të cilët mund të ketë edhe shumë talente të rralla.

Kundër këtij argumenti vlen të diskutohet vetëm me ata sipas të cilëve privatja dhe publikja nuk janë në kontradiktë me njëra-tjetrën, por se një privat që punon mirë për interesin e tij mund të jetë, pikërisht për këtë, i dobishëm edhe për shoqërinë. Së pari, u kujtoj këtyre se, përsa i përket arsimimit, edhe në vendin e kultit të iniciativës së lirë private, SHBA, të cilave ata u referohen aq shumë, universitetet nuk punojnë për interes privat, por janë “non profit” dhe se madje, përkundrazi, janë privatët që derdhin para në to në formë filantropie ose lehtësimi barre fiskale, ndërkohë që studentët paguajnë jo për të mbushur xhepat e ndoca individëve, por pasi këto universitete i paguajnë shumë mirë pedagogët, kanë investime të mëdha për kërkime shkencore, për rinovime të laboratorëve etj., etj. Së dyti, u shtroj atyre pyetjen: a mund të flitet për privatë filantropë në kapitalizmin e ri shqiptar, ndërkohë që shohim se edhe në botën e kapitalizmit të të drejtave të njeriut po e përjetojmë jo pak, madje edhe në formë dramatike, thënien e Krishti se “është më lehtë të kalojë një deve në vrimën e gjilpërës, sesa një i pasur të hyjë në mbretërinë e qiellit”?

Në këtë pikë më duket se vlen të them dy fjalë për atë që e cilësova “publike”, duke iu referuar si regjimit komunist, edhe sistemit të sotëm, pasi, sipas meje, ka shumë keqkuptim kur pretendohet se privatja e sotme është e kundërta e “shtetërores” së regjimit të djeshëm.  “Shtetërorja” e komunizmit nuk ka qenë publike, por formë e sundimit të një bande që e përdorte ekonominë shtetërore dhe arsimin shtetëror për interesin e pushtetit dhe të mirëqenies së vet, paçka se kjo nuk ndodhte në formën e vënies së pasurive private të trashëgueshme. Po ashtu, përvoja e këtyre njëzet vjetëve nën sundimin e më të këqijve të komunistëve, atyre të kthyer në antikomunistë, na ka treguar se “publikja” që ata duhet të menaxhojnë, jo vetëm trajtohet si “shtetërorja” e djeshme, por, e shartuar me privaten, nëpërmjet korrupsionit, ajo është vënë kryekëput në funksion të pasurimit të një grupi njerëzish dhe në dëm të interesit publik. Në thelb, pra, nuk kemi kontradiktë, përkundrazi, kemi të bëjmë me vazhdimësi, më saktë me dy ekstreme që puqen, ku arsimi është vetëm një nga aspektet. Sigurisht sistemi që kemi ndërtuar ka edhe “zbutjet” e veta, veçanërisht kur vjen puna për karakterin totalitar të sistemit të djeshëm, sepse ky i sotmi, sikurse e kam thënë edhe në shkrimin paraardhës, e lejon shumë më tepër kritikën ndaj tij në favor të publikes, por, sipas meje, gjithë duke mbetur thellësisht antipublik.

Ilustrimi më i mirë i vazhdimësisë së antipublikes edhe në sistemin e sotëm janë politikat dhe ekonomitë piramidale që janë ndërtuar në Shqipëri gjatë këtyre njëzet vjetëve. Me ekonomi piramidale kam parasysh atë çka përjetuam në mënyrën më të dukshme me piramidat e ‘97-s: së pari, mashtrimin e publikut nga një grusht individësh me premtimin e zgjidhjes së një nevoje bazike për ta; së dyti, faktin se mashtrimi nuk zbulohet dot nga shteti, nga mediat, nga opozita, pasi ato janë pjesë e këtij mashtrimi; së treti, faktin se vjen një moment kur mashtrimi akumulon aq të keqe saqë kjo shpërthen me pasoja dramatike për gjithë shoqërinë. A nuk ishte kështu edhe piramida e madhe e 45 viteve komunizëm: një mashtrim i madh i bazuar në premtimin se do të hamë me lugë floriri, që përfundoi me eksodin dramatik të shqiptarëve më 1990-1991? Piramidat e sotme, pra, ndryshe nga ç’mendohet pa u thelluar, e kanë mëmën e tyre te piramida e madhe 45-vjeçare e komunizmit dhe te antropologjia e njeriut të edukuar në atë regjim. Pjella e parë e kësaj mëme të madhe qenë piramidat financiare të ‘97-s për dëmin e së cilave nuk është nevoja të flas. Pjella e dytë është industria e ndërtimit, që u zhvillua veçanërisht në epokën e socialistëve në pushtet. Një pjellë e tretë e rëndësishme, sipas meje, janë universitetet private. Le të them dy fjalë për dy të fundit.

Piramidat e ndërtimit, që ende s’kanë falimentuar, por janë në krizë të thellë, vërtet zgjidhën një pjesë të nevojave të shqiptarëve për strehim, – mashtrimi bazohet gjithnjë mbi një nevojë bazike të njerëzve – por ama ua zhvleftësuan shumë shpejt atyre investimin e bërë. Dhe kjo jo vetëm pse u zunë ajrin, dritën e diellin me dendësinë e paparë të ndërtimeve, jo vetëm pse i sollën një dëm katastrofik shtëpisë së tyre të madhe në kuptimin e shkatërrimit të territorit, peizazhit, natyrës, trashëgimisë kulturore, por edhe pse zhvilluan një ekonomi krejtësisht njëdimensionale, që, me fundin e saj, e ka venë në rrezik vendin me projektin piramidal numër katër të Sali Berishës, i cili, përballë nevojës së pangishme për pushtet dhe për para, ka zgjedhur t’ia falë Shqipërinë çdo privati që kërkon të hapë fabrika çimentoje, të digëzojë lumenjtë shqiptarë, të sjellë plehra për të djegur, të krijojë petrolifera gjigante, parqe industriale etj., me pasoja të pallogaritshme për ambientin dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve në terma afatgjata.

Universitetet private janë në thelb pjella e tretë në lulëzim e sistemit piramidal. Këtë ta sugjeron pikërisht fakti se ndërkohë që ato pretendojnë se po u përgjigjen një nevoje bazike të njerëzve, arsimimit të fëmijëve të tyre, e  ndërkohë që prodhojnë një mall skarco, lehtësisht të verifikueshëm edhe “me sy të lirë”, ato, ashtu si industria e ndërtimit, po shoqërohen me lulëzimin e mediave si instrumenti i kapjes së elitës intelektuale të gazetarisë e të pushtetit politik gjithashtu. Aktiviteti transversal i Çilit si pronar biznesi universitar, pronar i mediave të këtij biznesi, si lobues i fuqishëm në fushatat elektorale të politikanëve, por edhe si gazetar dhe anëtar bordesh të shoqërisë civile e këshilltar shtetëror, është ilustrimi më i mirë i këtij sistemi.

Kjo është analiza ime. Ka plot që e ndajnë këtë analizë, madje edhe Çili flet për nevojën e ndryshimeve të rëndësishme, por cila është rrugëdalja? Sipas pronarëve të universiteteve private, që pretendojnë se janë “ndryshe” nga ata që janë më të mëdhenjtë, mekanizmi i normalizimit është “tregu, i cili nuk mund të dështojë, – thotë Çili, – as tek universitetet”, pasi “tashmë e ka treguar veten”. Sipas tyre, nëpërmjet seleksionimit, njerëzit do të dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe do të bëjnë kështu të mbijetojnë më të mirët, a thua se tregu ynë është nga ata ku lulëzon konkurrenca e lirë dhe universitet qenkan si restorantet, ku, pasi shkon dy herë dhe s’të pëlqen gjella, largohesh.

Për mua në idenë se “tregu nuk mund të dështojë” ka dy probleme të rëndësishme: njëri botëror dhe tjetri specifik shqiptar. I pari ka të bëjë me fetishizimin e tregut.  Veçanërisht kriza e sotme po tregon pikërisht të kundërtën: se tregu financiar e ka futur botën në një humnerë nga e cila nuk dihet se si do të dalë mu pse ai, duke u fetishizuar, është bërë i pakontrollueshëm, më i rëndësishëm edhe se vetë demokracia dhe vetë jeta reale e njerëzve.

Por le të shohim çka ndodhur këta njëzet vjet me tregun tonë “të lirë” edhe nëpërmjet këtij fetishizimi. Po t’u referohemi piramidave të para, që u trumbetuan nga Sali Berisha si zhvillim i madh i ekonomisë së tregut, do të shohim se në rrugën e tyre drejt dështimit ato më të mëdhatë, si VEFA dhe Gjallica, i hëngrën ato të voglat, duke rritur përqindjen e parave që jepnin, mu sepse, duke pasur edhe më shumë lekë dhe lidhje me politikën, kishin edhe më shumë mundësi të tërhiqnin/mashtronin njerëzit. Po ashtu, s’mund të thuash kurrsesi se tregu ynë e ndaloi në kohën e duhur industrinë e ndërtimit. Mjaft të shikosh dëmin që është bërë tashmë. Edhe përsa u përket universiteteve tona private (pa përjashtuar ato shtetërore), dëmi që po shkaktohet është katastrofik dhe jo aq për shkak të boshatisjes më kot të xhepave të qytetarëve, por në kuptimin e dëmit mbi kapitalin njerëzor, pasi po mbushet vendi me injorantë dhe të paaftë. Dhe ndërkaq nuk duket asnjë shenjë seleksionimi nga tregu, përkundrazi. Kujtoj se skandali “Bossi” doli nga Italia në një kohë kur të tjera universitete po çelnin lulet e para. Shkaku është i qartë, sepse kjo ekonomi piramidale krijon strukturat e veta për të mbajtur veten në këmbë: kryesisht ato mediatike dhe politike. Përndryshe, Çili do të merrej me universitetin, s’kishte pse shpenzonte energji dhe para për media dhe fushata elektorale. Më thoni, a mund t’u bësh kritikën, të investigosh e denoncosh skandale në këto universitete kur këta kanë lidhje të forta me politikën, kanë në dorë thuajse krejt elitën intelektuale e të gazetarisë së vendit, madje kanë kapur me strukturat e tyre edhe Drejtësinë e Prokurorinë, kur edhe vetë kandidati për President, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, është senior pedagog në universitetin e Çilit së bashku me Argita Berishën, d.m.th. të bijën e Kryeministrit? A mund të mendohet se njerëz që kanë kapur apo do të kenë kapur nesër majat e pushtetit dhe të administratës me diploma koti apo deri të blera të mund të heqin dorë nga pushteti? Aq sa ç’hoqën dorë partizanët e zbritur nga malet në piramidën e parë. Jo, nëse duam të evitojmë më të keqen, duhet të lëvizet sa më parë që të ndryshohet kjo gjendje.

Zgjidhja ime për arsimin e lartë është po ajo që kam propozuar prej kohësh kur i kam bërë kritikën gjendjes së mediave private që, në thelb, janë pjesë e të njëjtit sistem. Ne kemi nevojë të ndërtojmë publiken – them ta ndërtojmë sepse nuk e kemi pasur asnjëherë – dhe të ndërtojmë, po ashtu, privaten që respekton rregullat e konkurrencës së ndershme në një treg të lirë. Pra, nuk jam kundër privates në përgjithësi, siç më akuzon Çili, por jam kundër një privateje që është antipublike. Kurse përsa i përket arsimit në veçanti, e ritheksoj se privatja që kundërshtoj është ajo që sistemin e arsimit e konsideron si një sistem fitimprurës për privatin. Sepse, duke ia nënshtruar arsimin vetëm nevojës se klientit për diplomë dhe jo nevojës se publikes për të pasur se pari qytetarë me një bagazh të konsoliduar dijesh, sidomos për vende pa treg të specializuar pune si Shqipëria, fitimprurësi rezulton katastrofik sepse prodhon injorancë. (Këtu vlen të vë në dukje se edhe për sistemin “non profit” të universiteteve private amerikane ka mjaft kritika. Ai akuzohet se po çon drejt një bombe ekonomike, pasi studentët janë në borxhe deri në grykë, pasi, duke mos qenë në gjendje të paguajnë koston e shkollës, ata marrin kredi. Kjo do të thotë që këta dalin në jetë me një barrë borxhesh, çka ua ndrydh lirinë edhe atë për të kundërshtuar, edhe atë për të ndjekur ëndrrat e tyre, pasi më së pari duhet të lajnë borxhet.)

Por le të kthehemi te publikja. Ndërtimi i saj nuk mund të kryhet pa zgjidhur problemin e problemeve; konfliktin e interesit midis shërbimit publik dhe interesit privat që bën që publikja, që nënkupton kryekreje punën e politikanëve, gazetarëve, mësuesve, të tjetërsohet në antipublike dhe që privatja, në vend që të jetë në një drejtim me interesin publik, ta shkatërrojë dhe gërryejë përditë këtë interes.

Nuk mund të hyj këtu në detaje, por disa linja janë të qarta për këdo. E para është bërja transparente e konflikteve të interesave midis publikes dhe privates, dhe pastaj eliminimi i tyre. Nuk mund të pranohet që politikanët tanë të jenë njëherësh edhe menaxherë e kontrollorë të interesit publik, edhe pronarë apo sponsorë me para publike të bizneseve të tyre private, të kenë në dorë a nën kontroll edhe media private, të jenë të mbështetur edhe nga gazetarë e akademikë nëpërmjet universitetesh private, sikurse është modeli që mban më këmbë sistemin Çili. Këto interesa dhe pushtetet që burojnë prej tyre duhen ndarë, dhe ndarja duhet të synojë kryesisht krijimin e kushteve që politikanët, akademikët, intelektualët dhe gazetarët më së pari të kryejnë shërbimin publik sipas ndërgjegjes së tyre, pa qenë të shtrënguar ta deformojnë këtë nga presioni i interesave private, siç ndodh sot e gjithë ditën në vendin tonë. E për këtë mendoj se rruga më e shëndetshme në kushte tona specifike është ndërtimi i publikes së vërtetë. Pra, nëse ndërtojmë një arsim të lartë publik që ka në thelbin e vet idenë e shërbimit dhe jo përfitimit, atëherë, duke i hedhur paratë publike atje pa përjashtuar që studentët të paguajnë diçka, do të krijonim mundësi për të gjithë të shkollohen dhe njëherësh që akademikët e pedagogët të punojnë me dinjitet e të paguhen siç duhet, pa u qenë mirënjohës pazareve me politikën dhe pa punuar duke humbur dinjitetin personal dhe të profesionit duke arritur deri të firmosin diploma false. Do të arrinim po ashtu të evitonim që prindërit e studentëve tanë të paguajnë për gazeta e televizione që në vend që të bëjnë detyrën e informimit të tyre, bëjnë më së shumti atë të dizinformimit dhe manipulimit të tyre. Dhe nuk e pranoj argumentin: shih universitetin publik, shih Televizionin publik të Sali Berishës dhe pastaj fol kështu. Mendimi im është se nëse arrijmë të moralizojmë dhe demokratizojmë shtetin, arsimi publik ka shumë më tepër mundësi të kontrollohet në aktivitetin e vet si shërbim, dhe jo si përfitim, sesa privati. Sigurisht që të ndodhë kjo më së pari duhet të moralizohet dhe të demokratizohet politika, çka do të thotë të mos kemi në krye të politikës përfaqësuesit e interesave të këtyre piramidave. Ja pse flas për eliminimin e konfliktit të interesave. Por si mund të kryhet kjo ndërkohë që jemi në një situatë ku kapja e shtetit forcon sistemin piramidal dhe forcimi i sistemit rrit kapjen e shtetit aq sa sot gati s’mund të flasësh dot as për konflikt interesash, pasi, në fakt, ata për të cilët po flas i kanë grumbulluar në duart e tyre të gjitha interesat? Nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje, ndërkohë që, për shumicën, kjo përgjigje është në rend të ditës dhe jo vetëm përsa i përket arsimit. Është i madh numri i atyre që thonë se tashmë i sëmuri është i pashërueshëm. Por, sipas thënies “më mirë vonë se kurrë”, nuk mund të mos ngulmosh se vendi ka nevojë për ndërgjegjësimin se në këtë rast na pret më e keqja, prandaj duhet të lëvizim. Kryeministri ynë e ka provuar njëherë rënien e piramidave, por vazhdon me kokëfortësi të njëjtën  formë qeverisjeje. Ndoshta mendon (me të keq) se “ndërgjegjësimi pa veprim nuk ndryshon asgjë” – siç citonte Obamën në shkrimin e botuar në gazetën amerikane “The Hill”. Por, po vjen koha, megjithatë, që ky ndërgjegjësim të sjellë prodhimin e një “evenimenti historik” si ai kur dolën studentët në rrugë me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Erërat që po fryjnë nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia sjellin pikërisht mesazhin e delegjitimimit të një klase politike që dukej e pazëvendësueshme dhe që sot po e sheh veten dita-ditës më në minorancë mu pse, në vend se të interesit publik, ka parë atë të vetin. “Eveniment historik” është një seri ngjarjesh të rëndësishme, të lidhura me njëra-tjetrën, që sjellin një transformimi të qëndrueshëm të strukturave”, thotë William Hamilton Sewell (Logics of History: Social Theory and Social Transformation). Që strukturat e ngritura këto njëzet vjet në këtë vendin tonë duhet të transformohen në emër të ndërtimin të strukturave që mbrojnë interesin publik, këtë e sheh edhe qorri. Se kur dhe si do të kalohet në veprim për të prodhuar “evenimentin historik”, këtë nuk di ta them saktësisht, por di të them se, që ky të jetë sa më mirëstrukturues dhe jo shkatërrues, nuk duhet të presim falimentimin total të piramidave, siç pritëm falimentimin e piramidave të ‘97-s; apo, aq më keq, të piramidës mëmë të premtimit se do të hanim me lugë floriri.

Burimi:Fatos Lubonja

The post Universitetet private dhe publikja që s’e kemi ndërtuar appeared first on Lajm-shqip.

Të diplomuar për maskaralogji
fatos-lubonja

Kam disa ditë që ndodhem në Itali dhe po çmeritem me zhurmën që paska bërë këtu diploma e blerë në Shqipëri e Renzo Bossi-t. Është kthyer në barcaletën e ditës. Në një emision special të LA 7, që zgjati tre net, “Quello che non ho” (Ajo që nuk kam), drejtuar nga Fabio Fazio dhe Roberto Saviano, me të ftuar të nivelit më të lartë të kulturës italiane, ajo u përmend nga tre të ftuar. Në të tria rastet roli i Shqipërisë ishte ai i krahasimit me atë më të keqen e mundshme. Pak a shumë, po të perifrazoja një barcaletë të shpikur në kohën e komunizmit për t’u tallur me filmat kinezë të kohës së Revolucionit Kulturor (me një konotacion edhe racist), humori ishte i tipit: ka studentë të mirë, shumë të mirë dhe të mrekullueshëm: ka studentë të këqij, shumë të këqij dhe të diplomuar në Shqipëri. Aq sa, të them të drejtën, ndonëse, sikurse më njeh edhe lexuesi, nuk ushqej ndjenja nga ato të krenarisë kombëtare, më kapi një lloj inati jo vetëm me këta tanët që na shtuan edhe këtë damkë, sikur të mos na mjaftonin ato të trafikantit të drogës e prostitutave dhe mafiozit, por edhe me italianët. Fillova t’u shpjegoj atyre që njoh, ku të mundja, se këto lloj maskarallëqesh i kemi mësuar prej tyre, duke filluar që me Berluskonin dhe berluskonizmin, se ne, për shembull, nuk kemi pasur më parë biznesmenë që bëheshin edhe pronarë mediash, edhe presidentë klubesh futbolli, edhe aspirantë për Kryeministër, paçka se pastaj, nga injoranca dhe naiviteti, këto figura i kemi çuar deri në karikatura.

Nejse, le t’i kthehemi emisionit në fjalë. Ajo që më mbeti në mendje nuk qe një humor i Paolo Rossi-t kur bëri një rrimë të tipit “laurea in economia/ … Albania”, as ironia therëse e Travaglio-s, që, për të fshikulluar të vetët, përdori laurean e Kristalit si fundin e botës, por një monolog i gjatë i komikes Luciana Littizzetto.

Emisioni i Fazio-s dhe Saviano-s u dedikohej fjalëve. Çdonjëri nga të ftuarit e shquar kishte zgjedhur një fjalë:  dikush fjalën “përgjithmonë”, dikush fjalën “fletore”, dikush “fëmijë”, dikush “koha”, dikush “bashkëjetesa”, dhe  zhvillonte pastaj një monolog të shkurtër përpara publikut rreth asaj se çfarë i evokonte kjo fjalë. Letizeto, si komike që është, kishte zgjedhur fjalën “stronzo”, që në shqip nuk është lehtë të përkthehet, por për mua përkthimi më i mirë është “maskara”. Gjatë lakimeve dhe stërlakimeve të stronzo-s, Littizzetto, midis të tjerave, arriti edhe te Shqipëria jonë e diplomave universitare. Dhe si arriti? Filloi në fillim të shpjegojë se, që të bëhesh “stronzo”, d.m.th. maskara, duhet që në një fazë më të hershme të jesh “cretino”. Këtu kam një problem me përkthimin shqip të kësaj fjale, jo aq pse s’mund t’ia gjej një fjalë – e para që më vjen në mendje është “budalla”, – por sepse Littizzetto përdori më pas edhe një fjalë tjetër, të cilën unë, me të parën, do ta përktheja përsëri “budalla”: fjalën “scemo”. Që t’ia shpjegoj lexuesit në italisht – se pastaj, dora-dorës, mund t’ua gjejmë edhe një përkthim më të saktë fjalëve në shqip – Littizzetto tha se, për të kaluar në shkallën e stronzo/maskarait duhet që, më parë, të jesh në nivelin e cretino-s. Pra cretino-ja, nëpërmjet “studimeve” dhe “arritjeve” në jetë, arrin të ngjitet në nivelin e stronzo/maskarait. Ndërkaq, tha ajo, janë edhe scemo-t, të cilët, sado të përpiqen, nuk e marrin dot kualifikimin në cretino që pastaj të mund të laureohen në stronzo/maskara – dhe këtu, vini re çfarë tha: “Edhe sikur të marrin një ‘laurea’ në Shqipëri”. Pra, sipas saj, një scemo, edhe sikur të marrë një laurea në Shqipëri, nuk arrin dot të bëhet cretino, që të mund të ngjitet pastaj në nivelin e stronzo/maskarait – dhe nuk e përmendi fare faktin e blerjes, as Kristalin, pasi për të, si e blerë, si e vërtetë, si në Kristal si në USHT, diploma, ishte e njëjta gjë.

Të them të drejtën, ashtu me intuitë, them se “scemo” në shqip duhet ta përkthejmë “debil”, kurse “cretino” mund ta lemë “budalla”. Megjithatë, në këtë pikë më mirë po hap fjalorin italisht – shqip ku shoh se “scemo” mund ta përkthejmë edhe “i metë”. Pra, sipas kategorive të Letizeto-s, një debil ose i metë, si puna e Renzo Bossi-t, edhe sikur të marrë një diplomë në Shqipëri në universitetet tona, nuk mund të arrijë të bëhet dot stronzo/maskara. Siç është i ati, Umbertoja p.sh., i cili më një anë flet gjithë ditën kundër emigrantëve, madje edhe organizon polici vullnetare kundër rrezikut të tyre, e më anë tjetër vjen e blen me paret e partisë laurea për të birin në Shqipëri.

Tani, le të përpiqemi t’i aplikojmë këto kategori në realitetin tonë politik – social – ekonomik – kulturor arsimor – letrar – artistik etj. E para gjë që më vjen të them është se duhet të nisemi nga një e dhënë që në Shqipëri e gjen si qiellin, tokën, ujin, ajrin: faktin se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh maskarenjsh që japin kontributin e tyre të shquar në politikë, ekonomi, arsim, kulturë, art, gazetari e me radhë. E dyta, se para së gjithash duhet të shohim pjesën plot të shishes, d.m.th. atë që na jep optimizëm dhe shpresë për të ardhmen. Dhe them se ne, si popull, kemi arsye ta shohim goxha pozitivisht këtë të dhënë. Pse e them këtë? Pasi, duke parë numrin e madh të maskarenjve që kemi, rezulton se ne kemi shumë pak debilë, që do të thotë shumë pak njerëz me të meta mendore. Dikush do të thotë: Po mirë, po gjithë ata prindër që i çojnë fëmijët në këto universitete, ku i fute ti? Nuk të duken debilë që hedhin paret e kursimet e tyre në ato piramida, pasi e kanë ngrenë edhe nja dy herë të tjera me piramida të llojeve të tjera? Hëm, ky është një kundërargument i fortë, por, sipas meje, nuk duhet ta marrim kaq negativisht këtë punë. Vetë fakti që ata arrijnë të fitojnë aq sa të mund të paguajnë shkollat e fëmijëve të tyre me shifra që shumica e shqiptarëve nuk i përballon dot – dhe shumë më të larta edhe se në Europë, ku dominojnë universitetet publike – tregon se nuk mund të jenë kurrsesi me të meta mendore. Jo, për mua ata mund të jenë më shumë “cretini” që janë ngjitur në shkallën e “stronzo”- ve – një pjesë edhe nga halli, sigurisht – sesa “scemi” që, mund ta përkthejmë edhe “të trashë”. Pse e them këtë? Pasi, sipas meje, ne jetojmë në një vend ku, siç e ka konfirmuar, me të thënë e me të bërë, edhe vetë kryetari i opozitës, nuk i ngjit dot shkallët e jetës pa u bërë maskara. Pra dua të them se nuk është se këta prindërit nuk e dinë se ku po i çojnë fëmijët, por kjo është mënyra për t’u ngjitur këtu te ne, për t’ua hedhur edhe atyre që kanë bërë shkolla më të mira… sigurisht, pasi të bëhen edhe militantë të ndonjë partie.

Prandaj, për të mbetur në anën plot të shishes, do të thosha se ne duhet të krenohemi që shkollat tona fillore shatë–tetë-nëntëvjeçare dhe të mesme në përgjithësi, kanë nxjerrë dhe nxjerrin cretini/budallenj që i kanë të gjitha mundësitë që, kur të mbarojnë universitetet tona, të laureohen në maskarenj. Madje edhe shkollat e komunizmit s’kemi pse i shajmë në këtë drejtim, sepse numri i maskarenjve që ato kanë nxjerrë është i pafundmë.

Tani le të vijmë në pjesën bosh të shishes. Ç’është e vërteta, “maskara” nuk është ndonjë lëvdatë, prandaj, numri i madh i maskarenjve vërtet tregon se kemi pak debilë, por, gjithë sipas përkufizimit të Littizzetto-s, tregon se kemi shumë cretini. E para e punës them se në këtë pikë na duhet të ndalemi pak më mirë në përkthimin saktë të asaj se ç’duhet të kuptojmë me “cretino” në shqip dhe për këtë mund të na ndihmojë edhe hulumtimi i asaj se çfarë kanë në ADN e tyre cretino/budallenjtë që i dallon nga scemo/debilët më një anë, por edhe çfarë i shtojnë vetes ata, si vlera intelektuale dhe morale, kur shndërrohen në maskarenj, më anën tjetër.

Dallimi i parë është i qartë: debilët janë njerëz me të meta mendore që nuk bëhen dot të rrezikshëm për shoqërinë, kurse maskarenjtë janë të rrezikshëm. Por çfarë i shtojnë vetes cretini/budallenjtë për t’u graduar në maskarenj? Sipas meje, kur themi “budalla”, që, edhe sipas fjalorit, është përkthimi më i drejtë i “cretino”, ne kemi parasysh disa kuptime të fjalës. Njëri prej tyre është ai që gjejmë në shprehjen: “Sa budalla që jam!”, “Pse, budalla është ai?”, që sugjerojnë idenë se, po nuk bëre siç bëjnë të tjerët, d.m.th. maskarenjtë, të quajnë budalla. Pra budallai tek ne ka edhe kuptimin e naivit apo njeriut të mirë që s’vjedh dot, nuk mashtron dot, nuk ua fut dot të tjerëve etj. si këto; shkurt, një njeri që nuk ngrihet dot në nivelin e maskarait. Po atëherë, cili është dallimi i këtij me cretino/budallain që bëhet maskara, nëse konditë e domosdoshme për t’u bërë stronzo/maskara është që të jesh më së pari cretino? Më duket se në këtë pikë del qartë se, për përkthimin e “cretino” në shqip, duhet të bëjmë dallimin midis cretino-s që s’bëhet dot maskara dhe atij që bëhet. E për këtë ndoshta duhet të kërkojmë një fjalë sinonim të budallait. Duke pasur parasysh se stronzo/maskarai ka në bazën e tij prej cretino/budallai edhe një lloj guximi e paturpësie për t’u bërë keq të tjerëve, do të thosha se fjala më e përshtatshme për gjendjen e tij para gradimit në maskara ndoshta nuk është budalla, por… “trap”. “Trapi” sipas meje, edhe e ka brenda budallain, – kur themi p.sh. “ai është trap i gjithi”, – por edhe ndryshon nga budallai, sepse shpesh themi “trap” për një njeri që nuk është thjesht naivi i paditur që rri në punën e vet, por një ambicioz në veprim, që edhe pse nuk sheh përtej hundës së tij, i fut hundët në punët e gjithë botës, derisa bëhet edhe kërcënim publik. Trapi ka besim se, me pak shkollim mund t’ua hedhë të gjithëve, dhe kalon kështu shpejt e shpejt në nivelin e maskarait. Dikush do të thotë: Po atëherë “trap” dhe “stronzo” janë e njëjta gjë, pse ta përkthejmë “stronzo” në “maskara”? Jo, sepse “stronzo” në italisht apo “maskara” në shqip mund t’i thuash edhe një njeriu që në pamje të parë nuk duket fare si trap e që mund të ketë edhe tituj shkencorë, ndonjë master a doktoraturë për shembull, madje mund të jetë edhe Dr. prof. Pra duhet të ketë diçka më shumë trapi për t’u bërë maskara. Gjithsesi, sipas meje, – po hyj në të thella, të më falë lexuesi, – stronzo/maskarai, megjithëse mund të duket i suksesshëm, i kënduar, i lëvduar, megjithëse mund ta quajnë njeri karizmatik, mediatik, analist, opinionist, profesor, doktor, piktor, poet, shkrimtar, gazetar, filozof dhe megjithëse mund të ketë mbaruar universitetin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Francë, Gjermani, SHBA, mbetet në bazën e formimit të tij, ose ndryshe, në thelbin e thelbeve të tij, trap i trapave. Ja për shembull, ata që hapin këto universitetet private, çfarë janë, sipas jush: budallenj, trapa apo maskarenj? Po ata që japin mësim nëpër këto universitete e që kanë goxha tituj shkencorë, po ata që firmosin edhe diploma si ajo e Bossi-t që po na bëjnë të skuqemi kur themi se jemi shqiptarë? Po ata të Ministrisë së Arsimit që ua akreditojnë? Po ata lart e më lart, me në krye Presidentin e Kryeministrin, që bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, çfarë janë? Hëm, shumë larg shkon pyetja. Për mua janë trapa të shndërruar në stronzo/maskarenj pasi kanë studiuar, janë laureuar e pastaj kanë dhënë mësim në universitetin e madh shqiptar të stonzologji/maskaralogjisë.

The post Të diplomuar për maskaralogji appeared first on Lajm-shqip.