Lajm-shqip » ANALISTI

Mustafa Nano: Ngjarja “Kokedhima” me kapi ne befasi e me la gojehapur (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Mustafa Nano- Ka shumë njerëz kureshtarë për listat. Unë jam një nga ata. Dua të marr vesh, nëse do të jetë në listat e PS-së mbiemri ‘Kokëdhima’”, shkruaja dje në mesditë në “Twitter”-in e “Respublica”-s. Ishte momenti që të gjithë po thoshin se një Kokëdhima do të ish se s’bën pjesë e listës. Në fillim u fol për emrin e vajzës së biznesmenit të njohur më shumë për protagonizmin publik se sa për bëmat prej biznesmeni, u fol për Besën, një këngëtare e njohur dhe e suksesshme. Më pas u fol për të shoqen, Brixhidën, dhe vetëm në mbrëmje vonë morëm vesh me siguri se në fakt ish fjala për vetë Koço Kokëdhimën që, sipas Arben Malajt që sapo kish braktisur mbledhjen e kryesisë, ishte i dyti në listën e qarkut elektoral të Vlorës. Në fund ka përfunduar i treti, gjë që në thelb është e njëjta gjë, e nuk e modifikon lajmin e ditës: Koço Kokëdhima i është futur politikës.

Ngjarja ka bërë bujë. Dhe kuptohet pse. Kokëdhima është një personazh që ndjell vëmendje; ndjell vëmendje n’daçi për shkak të lidhjeve të tij të forta e sezonale me të mëdhenjtë e politikës, e sidomos për lidhjen “e përjetshme” me Edi Ramën (për këtë do të flas pak më poshtë), n’daçi për shkak të “Shekullit”, të cilën e ka shndërruar në fletushkë pa vlerën e qëmotshme, n’daçi për shkak të bëmave e ngrefosjes urbane në rolin e njeriut që tërheq shumë fije, në mos të gjitha fijet, e lodrave në këtë vend, e n’daçi për shkak të – kjo është bëma e fundit e tij – rolit ekskluziv që ai ka luajtur në realizimin e paktit PS-LSI. I gjithë teatri Rama-Meta është luajtur në shtëpinë e Koços, mbi zyrat e “Shekullit”, në Bllok.

Por mbi të gjitha, Kokëdhima njihet për lidhjen e tij me Ramën. Është e hershme kjo lidhje. Dhe u ka rezistuar viteve, duke përgënjeshtruar në mënyrë paradoksale dhe imazhin e Ramës si njeri që miqtë i mban një copë herë, i përdor, e pastaj i flak. Ka ndodhur ndryshe me Kokëdhimën, veç me Kokëdhimën amá, me të cilin ka ndërtuar një lidhje simbiotike. Madje, ca e ca janë të sigurt se Kokëdhima është ndërgjegjja e tij e dytë, është alter egoja e tij, është Mr. Hyde/Dr. Jekyll që e dublon në rrethanat kur ai vetë është Dr. Jekyll/Mr. Hyde, është njeriu që e bën ta heqë maskën që mban. Të gjithë kemi maskë në këtë botë, dhe është vështirë të gjesh ndokënd, përballë të cilit të ndihemi aq në karar, sa ta heqim këtë maskë pa rrezikuar se mund të provokojmë tronditje e keqkuptime me fytyrën tonë të vërtetë; Rama e ka gjetur, me sa duket.

Tani kthehemi te ngarkesa e simbolika politike e ngjarjes “Kokëdhima”. Duhet thënë se, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, një denoncim i llojit etiko-moral i promovimit të Kokëdhimës në politikë në rrethanat, në të cilat jetojmë, nuk ka pikën e kuptimit. Pavarësisht nga imazhi, bëmat e legjendat urbane mbi botuesin e “Shekullit”, e pavarësisht nga nënkuptimet, me të cilat e vesha atë që thashë pak më sipër, Kokëdhima është si gjithë të tjerët që e përfaqësojnë mirë këtë sistem. Kështu që kandidimi i tij as nuk prish, as nuk ndreq ndonjë gjë në rendin e gjërave.

Është tjetër analiza që duhet bërë; është tjetër dhe arsyeja pse ky kandidim të shock-on (mua, të paktën). Nuk ka lidhje me Kokëdhimën, s’ka gjë se mua më ka dhënë trishtim hyxhymi i tij drejt politikës, e se do isha shumë i kënaqur sikur dikush të dilte tani e të më thosh se “e gjitha ishte një shaká”. Ka lidhje me Ramën, i cili me vendosmërinë për të kandiduar mikun e tij të ngushtë ka demonstruar se as që ka ndër mend të ndalet në projektin për të ndërtuar një Parti Socialiste të vetën, tërësisht të vetën. Dhe të miqve të tij. Prandaj është e kotë të mendosh, se Arben Malajn e Arben Isarajn i ka hequr nga lista, ngaqë këta të dy nuk kanë dashur apo nuk kanë ditur të sintonizohen me linjën zyrtare të Partisë, aq më pak ngaqë këta të dy nuk mund ta përfaqësojnë projektin e Rilindjes (“Rilindjen e leshit”, do thosh Topalli, e ky do ish i vetmi rast që do bija dakord me të). Jo, thjesht Malaj e Isaraj nuk janë miqtë e Ramës. Dhe të kuptohemi, Partia e miqve nuk më krijon bezdi thjesht për faktin që është e miqve. Jo, shoh me shqetësim qëllimin, për të cilin kjo parti miqsh po ndërtohet. Rama po ndërton partinë, të cilën nuk ka ndërmend ta lëshojë ndonjëherë. Ai po ndërton partinë që do të zgjedhë e do të mbajë në krye të partisë atë vetë, në çdo rast.

Përthyerja tjetër e kësaj ngjarjeje është e natyrës praktike. Unë ende vijoj të besoj (apo jam naiv?) se vendit do t’i bëhej mirë, nëse Sali Berishës i thuhet “jo” me votë këtë herë, e rrjedhimisht hiqet qafe e çohet në shtëpi njëherë e mirë. Ky besim i imi nuk ka lidhje me ata që vijnë pas. Thjesht kam besuar (sërish pyes: jam naiv?) se largimi i Berishës është një ngjarje që ka vlerë në vetvete.

Por Edi Rama e ka komprometuar e komplikuar edhe këtë objektiv. Bëri aleancën me Metën në funksion të aritmetikës elektorale (kështu tha), dhe më pas ka bërë një numër gjestesh e ka marrë një numër vendimesh që e zhbëjnë në një masë të madhe avantazhin elektoral të kësaj aleance. Ka për të humbur disa mijëra vota në Vlorë (prej Malajt), disa mijëra në Durrës (prej Dukës), disa mijëra në Fier (prej Priftit), disa mijëra në Shqipëri (prej AK-së). Me ç’është marrë vesh, nuk mund t’i vihet faj për aleancën e munguar me AK-në, as mund t’i kërkohet hesap që i dha munxët Dritan Priftit (Meta e Prifti nuk mund të rrinin bashkë, e prandaj ai, me logjikën e aritmetikës elektorale, ka zgjedhur me të drejtë Metën). Por pyetjet që bëhen janë (gjithnjë me logjikën e aritmetikës elektorale, e në daçi, edhe me logjikën e projektit të tij politik për të marrë totalisht nën kontroll partinë socialiste): Ç’dreqin pate me Arben Malajn? Po me Agron Dukën? Vetëm këta dy emra, që praktikisht janë rezervuarë votash, do ta bënin pis Rilindjen tënde “të qelibartë”? Me sa duket, Rama ka talentin e rrallë për t’i dalë kundër edhe tahmasë së vet e për t’u mbytur aty ku të tjerët llokoçiten. Është mjeshtër për të bërë hara-kiri.

Dhe një pyetje e fundit: Vërtet mendon Rama, se do t’ia dalë, dhe se ka kuptim, të rrijë në krye të Partisë Socialiste, nëse këto zgjedhje i humb, siç ka humbur të tjerat? Qoftë ai që është!

08.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Mustafa Nano: Ngjarja “Kokedhima” me kapi ne befasi e me la gojehapur (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Demokracia është një gjë, e shtetit ligjor është tjetër (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al)
“Demokraci do të thotë të zbatosh ligjin”, dëgjohet të thuhet vazhdimisht nga njerëz të ndryshëm…

Këtë e kish thënë pak a shumë edhe Ben Blushi në një shkrim të vetin të publikuar në “Panoramën” e djeshme. Në shkrim, në të cilin veçohej marrëdhënia që shqiptarët kanë me ligjin si tipari idiosinkratik që na dallon nga Europa në këto kohët moderne, bëhej një shpjegim i hollësishëm, dhe kronologjik, i mundimit të shqiptarëve për t’u bërë europianë dhe i zorit që po heqim për t’u pranuar në BE, por në një moment, dhe Blushit i shpëtonte fraza e mësipërme. Duke bërë dallimin midis pluralizmit dhe demokracisë, Blushi thotë: “Pluralizëm don të thotë shumë parti, gjë që ne e kemi, madje me bollëk; ndërsa demokraci don të thotë që të gjitha partitë të zbatojnë ligjin, gjë që nuk ka ndodhur”.

Përkufizimet e mësipërme mbi pluralizmin e demokracinë janë të thjeshtëzuara, por nuk është këtu çështja (ndoshta Blushi i ka përkufizuar qëllimisht kështu). Çështja është se ai gabon te  përkufizimi i demokracisë. Të kuptohemi, merret vesh shumë mirë ajo që ka dashur të thotë, d.m.th që partitë, ashtu si edhe ne shqiptarët në tërësi, në ndryshim nga Europa e europianët, kemi një marrëdhënie problematike me ligjin, por përkufizimin e demokracisë e nxjerr nga xhepi. Për ndokënd mund të mos ketë rëndësi një ngatërresë e tillë konceptuale, pasi mesazhi i përcjellë është i qartë si drita e diellit, por duhet thënë se konceptet janë të rëndësishme, janë pjesë e kodit tonë të komunikimit; e na e vështirësojnë këtë komunikim kur një term a një koncept ndryshe e shohim ne, e ndryshe e shohin ca të tjerë, me të cilët jemi duke dhënë e duke marrë. Prandaj është mirë t’i saktësojmë (në fakt, t’i mësojmë ashtu si duhet) ca terma. Demokracia nuk ka lidhje me ligjin. Demokraci do të thotë, në terma të thjeshtëzuar gjithashtu, garë idesh, vizionesh, interesash, programesh etj., në të cilën (garën) bartëset e përfaqësueset e këtyre ideve apo interesave, shkurt partitë, synojnë të marrin miratimin e shumicës së zgjedhësve, gjë që u jep të drejtën dhe legjitimitetin për të marrë më pas në dorë drejtimin e vendit. Në këtë kuptim, demokraci don të thotë dhe liri shprehjeje, liri shtypi, liri ndërgjegjeje, liri besimi, liri organizimi politik, e në këtë kuptim, pluralizmi është një ‘nënartikull’ i demokracisë.

Në një numër rastesh mund të lihet e nënkuptuar edhe marrëdhënia me ligjin sa herë që flitet për demokracinë, por në këto raste i bihet për shkurt, e koncepti “demokraci” përdoret në vend të konceptit “demokraci liberale”. Përcaktori “liberale” ka lindur si një përpjekje për të ndërtuar një koncept më të gjerë që të përfshijë si demokracinë, ashtu dhe sundimin e ligjit. “Rule of law”, thuhet në anglisht, dhe kjo nënkupton më së pari e më shumti që çdo qytetar, nga më i përunjuri e deri te më i pushtetshmi, të përgjigjen njësoj para ligjit.

Fillimisht ka lindur liberalizmi (prej nga vjen përcaktori ‘liberale”), d.m.th ideologjia që kish në themel të vet ndarjen e pushteteve, sundimin e ligjit, parimin se përballë këtij të fundit, d.m.th ligjit, janë të barabartë që të gjithë etj. Sipas Giovanni Sartorit, liberalizmi ka ekzistuar qysh përpara se të pagëzohej me emrin liberalizëm, praktikat liberale kanë ekzistuar shumë më përpara se ato të merrnin emrin praktika liberale. Magna Carta, e lindur në fillim të shekullit XIII, e që synonte të kufizonte pushtetin e mbretit të Anglisë e të sanksiononte disa të drejta të baronëve feudalë, ishte në thelb një dokument liberal, s’ka gjë se termi liberal me ngarkesën semantike të sotme është një shpikje e vonë, e shekullit XIX. ‘Habeas Corpus’ është gjithashtu një praktikë në thelb liberale, pasi njeh dhe mbron të drejtën e qytetarëve për t’mos u mbajtur në burg në kundërshtim me ligjin. E kështu me radhë.

Në fillim pra ka lindur liberalizmi, e më pas ka lindur demokracia, d.m.th partitë, gara mes partive, votimi i lirë, qeveritë që vijnë nga vota e shumicës, liria e shprehjes etj. E kështu është krijuar sistemi i qeverisjes që thirret me emrin demokraci liberale, i cili nënkupton edhe demokracinë, edhe shtetin ligjor. Vijmë tani në rastin shqiptar. Blushi ndalet te konceptet pluralizëm e demokraci, duke krijuar si pa dashje idenë e një lidhjeje komplementare, në mos dikotomike, mes të dyjave. Mirëpo, s’duket se është kështu. Pluralizmi është pjesë e demokracisë. Kjo e dyta e ka brenda të parin. Nëse kemi thënë demokraci, kemi thënë dhe pluralizëm. Prandaj, analiza e rastit shqiptar mund të bëhet mbi bazën e dy koncepteve të tjera, demokracisë e shtetit ligjor. Ose, nëse duam të operojmë me vetëm një koncept, mbi bazën e demokracisë liberale.

Por është më mirë t’i marrim të ndara. Lind pyetja: Mund të thuhet që në Shqipëri ka demokraci? Pjesërisht, po. Te ne ka parti (ta lëmë mënjanë faktin që nuk janë parti në kuptimin korrekt të termit, d.m.th që janë grupe me frymëzime më shumë tribale sesa ideologjike), ka liri fjale e shtypi, ka liri organizimi politik, ka ballafaqim publik mes palëve politike etj. Nuk po ia dalim ende të organizojmë zgjedhje normale, nëpërmjet të cilave t’i njihet e drejta një shumice qytetarësh për të rrëzuar një qeveri e për t’ia dhënë të drejtën e drejtimit të vendit një qeverie tjetër, por në një farë mënyre e në një farë mase kemi bërë zgjedhje. Është e vërtetë, që shumicës në një numër rastesh i është mohuar e drejta të përcaktojë me votën e vet drejtimin e qeverisë qendrore, por në raste të tjera, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal, ka qenë shumica që ka vendosur. Shkurt, duke injoruar ndonjë rezervë të arsyeshme, s’ka gjë se të rëndësishme, mund të thuhet se ne jemi një rend demokratik.

Por kjo nuk është ndonjë arritje e madhe. Edhe Venezuela e Chavezit ishte një vend demokratik për aq sa ishte. Egjipti i Mubarakut e Rusia e Putinit, gjithashtu. E me këtë logjikë, ne shqiptarët, edhe sikur t’ia dalim të mbajmë zgjedhje normale, prapë se prapë nuk do të na hyjë në sy si arritje. Pse? Sepse ne nuk jemi një shtet ligjor, një shtet i së drejtës, një shtet konstitucional (s’ka gjë se kemi Kushtetutë). Te ne dhunohet në vijimësi parimi i barazisë së shtetasve para ligjit, parimi tjetër i ndarjes së pushteteve (parimi check&balance, e quajnë amerikanët), dhe në përgjithësi ligji është gjëja e fundit që merret këtejpari në konsideratë, dhe në këtë pikë personalisht e nënshkruaj me të dyja duart nënvizimin e Blushit. Ky i fundit thjesht gabon, kur bën lidhjen mes koncepteve demokraci e ligj. Që për mua, përsëris, janë dy koncepte të ndara.

23.04.2013

Burimi: Ikub.al

The post Demokracia është një gjë, e shtetit ligjor është tjetër (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al) appeared first on Lajm-shqip.

ZHGËNJIMI (Burimi: Lajm-Shqip, www.lajm-shqip.com)
Askush nuk mund të ma mohojë hidhërimin, brengën apo urrejtjen. Pritëm me vite të tëra, por pritja nuk mbaroi. Pritja dhe trishtimi ynë u kthyen në përjetësi përballë pjesës tjetër gjakatare e cila duket se nuk e ka lëshuar nga duart pushtetin e saj. Në vendin tonë llahtari dhe tmerri i kanë rrënjët të thella dhe ne vazhdojmë të presim të zhgënjyer. Por kjo nuk do të thotë se do mbyllemi kurrë në dhimbje dhe as do të zhytemi në mjegullën e shpresës. Nuk u trembëm as njëherë  nga fati që na dërrmoi dhe nuk na theu, as çfarë erdhi pas tij. Klithmat e dëshpërimit të pangushëlluara me një makth të llahtarshëm nuk na lenë të qetë.

Premtimi nuk u mbajt. Të gjithë e dinë, por askush nuk guxon të prekë të kaluarën gjakatare. Ne nuk duam dënimin e së shkuarës komuniste vetëm në nivele deklaratash, por edhe konkretisht.Këtu nuk u prekën aspak ata që gatuan këtë tragjedi kombëtare. Pinjollët e tyre mbahen afër e punësohen në vendet kyçe e shumë të rëndësishme të shtetit, ndërsa për ne s’mendon askush. Bijve të komunistëve dhe të Sigurimit u hapen dyert të bëjnë ç’të duan e të merren me ç’të duan, për të shtuar mundësitë e trashëguara dhe miliardat e fituara në këto 20 vitet e fundit. Pse nuk bëhet e njëjta gjë me ne? Pse duan të na lënë në varfëri apo sepse nuk i lidh asgjë me këtë shtresë? Dokumentet e nevojshme për të denoncuar këta vrasës ekzistojnë, por arbitri shtet nuk ka dëshirën e mirë ta bëjë këtë. Një demokraci pa kujtesë, është një demokraci në vuajtje që përpiqen ta ndërtojnë mbeturinat e të kaluarës. Pra, kam të drejtë të them me plot gojën se zhgënjimi është plaga që nuk do të gjejë kurrë shërim.

Tmerret e historisë duhen parë me shumë kujdes nga njerëz qe s’kanë asnjë lidhje me komunizmin.As me këta neokomunistë se këtë gjëmë e kanë shkaktuar baballarët e këtyre që na sundojnë .Ata janë shumë të kënaqur nga puna e baballarëve të tyre sepse ju siguruan dhe të ardhmen ne pushtet. Ata që janë dëmtuar nga këto tmerre, nuk do t’i harrojnë kurrë ato. Mund të zbehen përkohësisht, por ne nuk do t’i harrojmë kurrë shkaktarët e katrahurës së hidhur e tronditëse. Qëndrimi që mbahet ndaj nesh, na e bën më të gjallë dhimbjen e shkuar dhe na e përforcon më tepër urrejtjen, duke plaguar në ndërgjegjen tonë armiqësinë e shkaktuar nga e kaluara.

Ata që u veshën me partesytë e bardha të mbrojtur nga xhupat e zinj arritën të mashtrojnë opinionin ndërkombëtarë duke u paraqitur si “MESIA”Po ata që morën përsipër të na kthenin në jetën normale, jo vetëm që na lanë ende mbi shpinë të kaluarën e tmerrshme, por ne po shohim se si po adhurohen xhelatët tanë. Atyre që na premtuan, nuk u pëlqen të zbardhet historia e përgjakur 45-vjeçare, por edhe ne nuk mund të harrojmë ç’ka ndodhi mbi kurrizin tonë. Na mohuan ekzistencën, apo, ca më keq akoma, na vranë e na zhdukën. Lufta civile në Shqipëri i hapi rrugën terrorit, kaosit e urisë 45 VJECARE. Verbëria politike vazhdon ende edhe sot e kësaj dite. U lindëm dhe u rritëm në kohën kur vendi u pushtua nga frika, dhuna dhe dhunimi total i fjalës së lirë, ku na priste lufta e ashpër e klasave dhe fundi i llahtarshëm, vdekja. Pluhuri i kohës dhe i kujtesës nuk do të na pengojnë, por tashmë një gjë e kemi të qartë se objektivi dhe synimi për ne klasën e përmbysur mbetet po ai i vjetri: të na lenë në harresë. Skenari është po ai, kanë ndryshuar vetëm koha dhe aktorët që janë të rinj. Ata duan të na hedhin në kaosin rënkues përjetësisht.

Arsyet për të dënuar regjimin gjakatar komunist, i cili  ishte i imponuar nga një grup barbarësh, janë shumë të forta. Ky regjim shtypës shpronësoi popullin, burgosi,shkatërroi me mijëra familje, vrau e zhduku me mijëra njerëz të cilët mendonin ndryshe nga propaganda bajate dhe e gënjeshtërt. Kërkesat e palës, që pësoi ato ç’ka përmendëm më sipër, për dënimin e komunizmit nuk u mbështetën nga askush. I vetmi, që na përkrahu ne të burgosurve politikë, ishte deputeti dhe ministri i MTKRS-së, zoti Bukaj Leskaj. Ai kërkoi me forcë në parlament, që për të gjithë të rënët e të pushkatuarit gjatë diktaturës, të caktohej një parcelë e veçantë te Varrezat e Dëshmorëve. Ai kërkoi që 21 maji i vitit 1973 të shpallej ditë zyrtare në përkujtim të revoltës së Spaçit. Gjithashtu ai kërkoi ngritjen e një memoriali në nderim të viktimave të diktaturës. Zoti Bujar Leskaj ishte deputeti i vetëm që nga salla e parlamentit demaskoi bashkëpunëtorët e Sigurimit. Mospërkrahja do të thotë se nuk duan ta shpallin përgjegjësin e kësaj katrahure 45-vjeçare. Parlamenti i sotëm e mbron atë ligjërisht. E them këtë, pasi parlamenti ynë edhe pse e ratifikoi rezolutën e KE-së, për dënimin e krimeve të komunizmit, nuk e vuri në zbatim. As ligjin për pastrimin e figurave që kanë lidhje me Sigurimin gjakatar. Pse heshtet?! A nuk janë të mjaftueshme këto fakte për të treguar se nuk është prishur kontrata me të kaluarën?! Parlamenti shqiptar edhe pse ka dijeni për të gjitha këto gjëma, asnjëherë nuk e zë me gojë diktatorin i cili sot e kësaj dite ende mban dekoratat më të larta. Sot askush nuk mendon të shërojë plagët e së kaluarës që rrjedhin gjak. Sot, askush nuk mendon për nënat shamizeza që shkuan në atë botë të pikëlluara duke mos e marrë vesh kurrë fundin e bijve, vëllezërve apo bashkëshortëve të tyre të zhdukur. E demokraci, pse na e shove atë pak shpresë?

Ne besuam në ato që u thanë më ’91. Ne besuam se në fund të tunelit të errët do të ndizeshe drita jeshile .Ne besuam se do gëdhinte nata e errët 45 vjecare për të ndricuar përgjithmonë dritë.Por kjo nuk ndodhi.Të besosh nuk përbën ndonjë gabim, por të vazhdosh të besosh,kur zhgënjehesh është faj i rëndë. U mbushën 20 vjet që thuhet ish-pronarët, ish-të burgosurit politikë, por kur do të thuhet ish-komunistët dhe ish-Sigurimi? A do të ndodhë ndonjëherë kjo? Kurrë! “Mjerë i munduri!” thoshte Napolen Bonaparti.

Shumëkujt kur ia do puna, nëpër takime ndërkombëtare apo edhe në vend, thotë se Shqipëria ka kaluar diktaturën më të egër e se janë kryer shumë krime, por vetëm kaq, nuk shkohet më tej.

Të gjithë aktorët, me në krye diktatorin, e shtruan rrugën e komunizmit me lumenj gjaku, rënkime dhe ulërima dhimbjesh. Shuma nga ne po largohen nga kjo jetë dalëngadalë me kujën e dhimbjes që s’ka dëshirë ta dëgjojë askush. Sakrificat tona të përgjakura, të dhimbshme dhe mundimin e tejzgjatur na e marrin për dobësi. Varfëria materiale e morale ndaj nesh nuk duhet të vazhdojë më. Na mjaftoi përballja me eksperimentin e tejzgjatur të regjimit totalitar e absurd. Mbi ne po fle ende çmimi i shtypjes, i mënjanimit dhe i harresës së qëllimshme.

Në të Djathtën e Shqipërisë kanë zënë vend Sigurimi i Shtetit dhe spiunët dhe bijtë e komunistëve të cilët me format e tyre ndjekin e mbrojnë baballarët gjakatarë. Dëshmitarët e rremë dhe bashkëpunëtorët e sigurimit mbajnë detyra të larta si kryetarë partie, zv/prefektë, ambasadorë. E ku nuk i gjen ata! Dhe, po i preke këta, si spiunë e si bashkëpunëtorë të Sigurimit, ndëshkohesh. Që të kesh përkrahje të plotë, sot duhet me patjetër të kesh dy lidhje të forta: të kesh pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit ose me komunizmin.

Kur e kush do të përgjigjet për mijëra të zhdukur, të varur e të pushkatuar? Kur e kush do të përgjigjet për mijëra të burgosur, të internuar e të çmendur nga torturat të cilët edhe sot e kësaj dite gjenden të mbyllur në çmendina? Kur e kush do të përgjigjet për këto krime të komunizmit? A është ky, kushti i KE-së?

Nuk kërkoj të bëj zëdhënësin e atyre të cilët kanë frikë të thonë të vërtetën, të zgjidh enigmën e së vërtetës apo të bëj rolin e historianit, por e vërteta duhet thënë në funksion të respektimit të rregullave të demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor. Krimet e komunizmit duhet të analizohen e të dënohen në emër të vlerave demokratike.

Kaloni nëpër korridoret e errëta dhe hapni ato qindra dhoma të krimit ku shpirtrat ende rënkojnë,bëni grafinë e krimeve. Mos ua shtrëngoni duart vrasësve, por detyrojini të përgjigjen.

Për ne kujtesa mbetet e shenjtë!

Këtu po e përfundoj rrëfimin për tragjizmin 45 vjeçar dhe harresën e qëllimshme 20 vjeçare!

Jam i bindur se shumë do të hidhërohen e ndokush mund të mendojë se po bëj shumë armiq. Kjo s’është aspak e vërtetë! Unë po zbuloj të gjithë mekanizmin se si funksiononte sigurimi famëkeq dhe keqbërësit e katrahurës familjare për 45 vjet rresht. Ky rrëfim nuk është vetëm imi, por i të gjithë atyre njerëzve që s’u kanë munguar kurrë uria,turturat, vuajtjet, padrejtësitë, tmerret e terrori komunist.

Cfarë do bëhet? Kush do ta bëjë?

Këtë e bën një ndërgjegjje shumë e pastër duke dhënë prova se e urren të kaluarën me të vertetë .Të cilët s’kanë arsye ta mohojnë për çka ndodhur.

Ky rrëfim është një mozaik krahinash e shumëllojshmëri dhimbjesh e lotësh .Jam përpjekur që të mos ja kthej shpinën të vërtetës e të fle në gjumin e gënjeshtrës .Besoj se kam shprehur thjeshtë e cdo kush do ta kuptojë atë cka kam dashur të them e të mos i harroj kurrë.

Këtë dhimbje e kanë mijëra familje shqiptare .Unë u bëj thirrje dhe ju them rrëfejini tmerret e familjeve tuaja mos i lini në harresë sepse brezat e ardhshëm nuk do t’ua falin kurre as dhe historia.As toka që po i mbanë fshehur dhe po treten dalëngadalë.Nuk do ti harrojnë kurre këto rënkime shpirtrash që u sakrifikuan vetëm pse deshën vendin e tyre.

Këto materiale arkivore besoj se janë të vlefshëm për ata që vuajtën fizikisht,por dhe për brezat që do vinë.Dhe një herë thërras flisni dhe tregoni katrahurat e ndodhura,Të  gjithë e dimë se jan ë me qindrae mijratë zhdukur ,mijra të pushkatuar që janë pa varre .Por dhe për të gjithë këta nuk ka fajtor.

Ekstrakt nga libri Terrori Komunist.

Bedri Blloshmi

09.04.2013

Burimi: Lajm-Shqip

The post ZHGËNJIMI (Burimi: Lajm-Shqip, www.lajm-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

KU PO NA ÇOJNË!? (Burimi: Lajm-Shqip, www.lajm-shqip)
Sapo u shpartallua perandoria Turke, në Europën e vjetër dhe kryesisht në Ballkan, mendohej nga më të fortët që të nxirrnin përfitimet e tyre duke grabitur trojet e një vendi për t’ia dhënë një vendi tjetër duke krijuar edhe shtete që s’kishin ekzistuar kurrë. Kjo ndodhi dhe në Shqipëri pas ngritjes së flamurit shqipëtar nga plaku i mençur dhe guximtar, Ismail Bej Vlora, më 28 Nëntor 1912.

Një vit më vonë, pra më 1913, mbasi planet ishin bërë nga Londra dhe Berlini që shqipëria të shqyhej duke e krasitur dhe plotësuar grykësinë e armiqëve tanë shekullor, Athina dhe Beogradi. E bënë Shqipërinë copa-copa duke shfarrosur popullsinë autoktone kur vendosën kufijtë e rinjë. Shumë qeveri u krijuan deri më 1920 ku Kongresi i Lushnjës përforcoi edhe një herë që ajo copë Shqipëri do ekzostoi dhe se ka patriotë që nuk shiten. Mbërriti më pas revolucioni famëkeq i qershorit më 1924 dhe përmbysi me dhumë qeverinë e ligjëshme të Ahmet Zogut. Një prift, Fan Noli, i cili më 1927 shkoi në Rusinë e kuqe dhe përshëndeti me rastin e 10 vjetorit të Revolucionit të Tetorit dhe atje e quajtën “prifti me veladon të kuq”. Ahmet Zogu kthehet përsëri duke e përmbysur priftin. Krijoi shtetin, u lidh me perëndimin duke qënë i vëmendshëm dhe korrekt për gjithë atë copë vend që na lan që nga 1913 deri më 7 prill 1939 kur bota do hynte në një luftë tjetër e cila u quajt lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa në Shqipëri mori rrugë lufta civile (vëllavrasëse) e filluar nga terroristët komunistë. Për ta vërtetuar se është mëse e vërtetë që është zhvilluar luftë civile po citoj se çfarë ka shkruar gjenerali Ëilson (komandant supreme i aleatëve) Enver Hoxhës. “Më duhet të vë në dukje se armët e furnizimit që ju dërgojmë janë të destinuara vetëm për një qëllim, e pikërisht për të ndihmuar forcat tuaja që të luftojnë armikun. Unë nuk mund të tolerojë që ju t’i përdorni këto armë për të vrarë dhe për të eleminuar bashkëatdhetarët tuaj për qëllime politke.”

Mbasi u vranë dhe u masakruan mijëra familje atdhetare (nacionaliste) që luftuan me të vërtetë për Shqipërinë ku nga goja e tyre dilte e vetmja fjali “TË RROJË SHQIPËRIA” para skuadrës së ekzekutimit, ndryshe nga sa thoshin komunistët që “atdheu ynë është gjithë bota”, mbas 1944 do fillonte terrori mbi pjestarët e tjerë të këtyre familjeve. Ky terror do të fillonte më 1945 deri më 1990 i cili zhdukte, varte, pushkatonte, burgoste, interrnonte e sekuestronte vetëm familjet kundërshtare.

Kjo tragjedi do të vihej në skenë nga komunistët të cilët zbatuan vendimet me kryeregjizorin enver Hoxha. Këta sajonin “grupe armiqsh” për krime imagjinare, i pushkatonin mbas atyre që kishin varur, burgosur dhe të tjerët internoheshin. Numërohen mbi 6550 të pushkatuar që sot ende janë kushedi se ku të groposur e pa varr. Numërohen mijëra të burgosur të vdekur nëpër burgje, mijëra të interrnuar, mijëra

të vdekur në interrnim, shumë e shumë fëmijë të porsalindur nga pa ushqyerja nga keq jetesa, të rrethuar me tela me gjemba. Çmendinat u mbushën plot nga të burgosurit e torturuar e nga elektroshoku, të paralizuar nga gjilpërat e absesit që rënkonin shtrirë në çimentot e dhomave të vdekjes të spitaleve Brenda në çmendinë. Listat emërore të intelektualëve nga vrasjet masive. Le të përmendim terrorin e Kryengritjes së Postribës, gropën e Valmirit me të vrarë e të gjallë që si kishte kapur breshëria e kallashnikovit, shashkën e hedhur nga vetë sigurimi në Ambasadën Ruse për të vënë në skenë skenarin e përgatitur për të masakruar 22 intelektualë në Tiranë. (Pa përmendur këtu ata që u burgosën dhe familjet që u internuan.) Kemi shumë e shumë “grupe” e vrasje masive dhe këto duan volume të tëra për t’i rreshtuar e jo më t’i përmendësh në një mikro shkrim, (madje qëllimi i këtij shkrimi është tjetërkund.)

Mbarimi i Luftës së Ftohtë do të kurorëzohej me rrëzimin e kështjellës së dekompozuar të komunizmit rus. Kuptohet se satelitët e kësaj kështjelle do të rrokulliseshin në humnerën pa kthim. Edhe në Shqipëri, s’kishte sit ë ndodhte ndryshe. Filluan lëvizjet e porositura nga sekretai i parë i komitetit të partisë Ramiz Alia, me udhëzimet e Katovicës e të Gorbaçovit.

Unë dua të citoj vetëm disa rreshta të Ramizit përpara byrosë:

“Sistemi ynë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë…

Le të krijojnë kundërshtarët tanë, parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim ne vetë, por kryesorja është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë dhe programet e themelimit do t’i formulojmë ne. për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marri pushtetin, është e lirë të  shajë pushtetin tonë, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojë simpatinë e përëndimit dhe të desidencës antikomuniste…

Të persekutuarit politik: Ata janë nëpër burgje të dënuarit dhe të persekutuarit politik antikomunistë sigurisht që do na shajnë…Këta do t’i afrojmë dhe do t’i japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme, por kurrë, kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepses sapo të marrin fuqinë do të fillojnë të hakmerren…Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompesim në para të burgosurve politik…

Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kini parasysh, të keni kujdes nga fëmijët e të persekutaurve politik…”

Tani unë u drejtohem të burgosurve politik, të shpronësuarve dhe sekuestruarve, se këto që thotë Ramiz Alia a janë zbatuar me kujdes nga ata që na “përkrahën” dhe ne u besuam në vitin 91-92 e më tej?

Lexova në një media të shkruar (se pothuaj e kishin shumë media) se partia demokratike, njeh dhe mbron të gjitha dekoratat e komunizmit, nga ana tjetër po nga PD janë dhënë dekorata për shumë personalitete të pushkatuar, të humbur e të burgosur politik. Tani njëra palë ka vlerë o persekutori, o i persekutuari. Të njohësh të gjitha dekoratat e diktatorit e ta vlerësosh do të thotë të shkelësh mbi gjakun e mijëra e mijëra të pushkatuarve, të zhdukurve, të shkelësh mbi mijëra e mijëra nënave shamizeza, të mohosh ata lumenj gjaku, lumenj lotësh që kanë filluar të derdhen që nga viti 1943 e deri më 1991. Kjo është demokracia? Atëherë pse çirret PD kur thotë se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër në Europën Lindore? A është tallje kjo me klasën tonë të përmbysur, a është përçmim për të vrarët e të burgosurit politik? A tregon kjo gjysmën e partisë së punës e cila e tregoi veten se nuk do të shkëputet kurrë nga Neronët, Cingiskhanët e kainët e komunizmit? A duhen besuar pëshpërimat se do të vendoset busti i diktatorit? A duhet të përmendet një thënie e agjentit të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Kim Fillbi “Kush ka qënë komunist vetëm një orë, komunist mbetet gjer në varr.”Ku po na çojnë komunistët fanatik? A duhet të heshtim ne përpara kësaj tragjikomedije që faturohet?Ngrihuni ju të zhdukur,të pushkatuar anë e mbanë Globit e mbrojeni Shqipërinë se ne të gjallët kemi vdekur dhe skemi mundësi ta ndryshojmë fatin e vendit.

Nga Bedri Blloshmi

05.04.2013

Burimi: Lajm-Shqip

The post KU PO NA ÇOJNË!? (Burimi: Lajm-Shqip, www.lajm-shqip) appeared first on Lajm-shqip.

Zbulesat dhe mbulesat e Berishës (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)
Zbulesa e parë. Për hir të së vërtetës jo befasuese. Kthimi i paradokohshëm nga Amerika e largët dhe e afërt i Eduard Selamit. Mbas zigzageve nga ish-Presidenca e Bamir Topit në Partinë Demokratike, Selami stacionon, duket se përfundimisht, te Kryeministri. Dalja e tij publike më 22 mars në mes të Berishës dhe Topallit, e pra nënvizimi i plotë publik i protagonizmit të tij elektoral, u perceptua fillimisht si një gjetje e vetmuar për të ngjyrosur me nostalgji fushatën elektorale të PD. Sepse rikthimi i Selamit, që është pa dyshim një gjetje, pa dyshim e eksperimentuar edhe në disa raunde të tjera, por sidoqoftë e mbetur në nivelin e një skice apo një akuareli, ndryshon trajtë mbas daljes në skenë të divorcit Zogaj-Rama.

Zbulesa e dytë. Për të gjithë është e qartë që largimi i Zogajt nuk është, nuk mund të jetë dhe nuk mund të perceptohet si një largim i thjeshtë. Nëse marrim parasysh që për pothuajse katër vjet rresht Preç Zogaj, i kudondodhur në studiot televizive apo në kolonat e gazetave, ai ishte një denonciator dhe akuzator ekselent e virtuoz dhe shpesh bindës ndaj dhe kundër Kryeministrit Berisha, kështu pra një shqyt dhe një shpatë e mprehtë e opozitës, një shqyt dhe një shpatë e klasit të parë, boshllëku i tij hap një gropë të madhe komunikative në PS.

Të mos harrojmë energjinë e tij të pashtershme polemizonjëse, shprehur pa rezerva në ngjarjet dramatike të 21 janarit 2011 dhe sigurisht në interpretimin pro-opozitar të dinamikës dhe të konsekuencave të këtyre ngjarjeve tronditëse që krijuan tërmete jo të papërfillshme në qeverisjen e kësaj maxhorance.

Zbulesa e tretë. Nëse Zogaj rikthehet në PD, pikërisht në prag zgjedhjesh dhe në nismën zulmëmadhe të fushatës, del në pah diçka tjetër, me përmasa më të mëdha. Një tentativë underground e Berishës për një Komitet të ri të Orientimit të Politikave, pra një KOP të ri, gjetje kjo fatlume në zgjedhjet e vitit 2005.

Zbulesa e katërt. Pothuajse në majë të gishtave dhe pa bujë, Doktori, Berisha pra, nga town hall – i në town hall, nga polemika në polemikë dhe nga romuzi në romuz, riktheu në orbitën e vet, përmes negociatash konfidenciale Nard Ndokën, me vota të kursyera, por të vlefshme në Veriun katolik të Shqipërisë. Bëri pakt, Kryeministri e di s’e si, me Dashamir Shehin, personazh karizmatik, pas shumë e shumë vitesh, duke marrë në krahun e vet disa mijëra vota më shumë në Tiranë dhe në Shqipërinë e Mesme. Ktheu, si dhe thamë, për nostalgjinë e viteve ’90, Selamin, për të entuziazmuar dhe mallëngjyer veteranët e PD dhe ndoshta nuk është larg dita që edhe Zogaj, që tanimë një hap e ndan, të mund të shihet në krah të tij.

Për një parti, dy mandate rresht në pushtet, kjo fuqi tërheqëse e pazbehur duket e papritur, aq më tepër që dihet se ka ende kohë për zbulesa të tjera, për të cilat në mënyrë të mbuluar me sa duket negociatat vijojnë.

Të papritura të tjera para, të mbuluara, që presin të shndërrohen në zbulesa, stacion pas stacioni sa më shumë që afrohet 23 qershori, me stil të heshtur dhe të pabujshëm, me qëllim kapjen në befasi të kundërshtarit.

Fakt është që kjo taktikë e pazbuluar deri më tash, ka kapur, pak është të themi në befasi, shumëkënd. Politikanë dhe media njëkohësisht. Janë apo s’janë këto zbulesa me efekt të qartë elektoral?

Duket se po, nëse shikojmë me vëmendjen e një harte elektorale kombëtare që Berisha i shumë zgjedhjeve, të humbura por më së shumti të fituara, harta, preferenca, vota, humore, pra, që ai, Kryeministri njeh fare mirë dhe si pakkush në këtë vend.

Pyetja shtrohet: a do të ketë edhe akte e nënakte të tjera ky skenar, zbulesash dhe mbulesash?

Cili do të jetë dhe do të mund të jetë reagimi proporcional i Ramës? Gjykuar nga kartat që ka ndër duar, hapësirat janë të ngushta, pavarësisht kulturës dhe inteligjencës që ky lider ka pa dyshim me të tepërt. Mirëpo janë të njohura fërkimet që po ndodhin dhe mund të shpërthejnë, me disa jo pak deputetë të rëndësishëm aktualë, që ndiejnë dhe kanë pasiguri reale për ta parë veten në listat e deputetëve, në zonat e tyre tradicionale?

Vraga që hapi këto ditë të fundit Zogaj, duke njohur elokuencën komunikative të këtij të fundit, mund të shkaktojë, Zoti e ruajttë Opozitën, një modë apo një trend tepër të kushtueshëm.

Aq të kushtueshëm, saqë mund të jetë vendimtar në fatet e zgjedhjeve të qershorit 2013, që po afrohen me shpejtësi marramendëse.

28.03.2013

Burimi: Gazeta Panorama

The post Zbulesat dhe mbulesat e Berishës (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al) appeared first on Lajm-shqip.

RRETHI ME SHKUMËS (Burimi: Lajm Shqip, www.lajm-shqip.com)
Para shumë vitesh në Francë,me sa më kujtohet në një familje grabitet një fëmijë. E gjithë familja është shumë e tronditur dhe u vunë të gjithë në kërkim të fëmijës. Kaluan vite e vite në kërkim, por pa asnjë rezultat apo shpresë për gjetjen e fëmijës së grabitur. Më në fund pjestarët e familjes vendosën ta ndërpresin kerkimin, përveç nënës së fëmijës së humbur. Ajo vendos ose ta gjej fëmijën, ose do sakrifikonte veten, Ç’ më duhet jeta mua, pse duhet të jetojë pa fëmijën tim! Kushedi se ku është? Kush I jep të hajë, kush i jep ujë të pijë? Ajo që ma ka grabitur a ma trajton si fëmijët e vetë, nëse ka? Nëse nuk ka ç’fajë kam unë? Unë dua fëmijën, është i imi e kam të zemrës, e rrita me shumë mundime një copë mishi dhe tani ja vjen një ditë e ta marrin. Oh, shpirt I nënës ku je , mos qaj o shpirt I nënës do të gjej ku do që të jesh. O Zot të lutem ma kthe fëmijën, të përgjërohem, mos ma merr shpirtin pa e gjetur shpirtin tim! Kurrë s’kam për të pushuar së kërkuari, natë e ditë deri sa ta gjejë është fëmija im ku e kam,kush ma mori o zot të lutem.

Nëna merr rrugët si e marrë e me shkop në dorë, flokët të lëshuara mbi fytyrë e me sy të çapluar,qante ulërinte pyeste këdo që takonte. Ikte si e marrë fshat më fshat, natë e ditë pa pushim. Thërriste sa kishte në kokë  kush e ka parë një fëmijë të vogël. Më ka humbur mua, ma kanë grabitur, më ndihmoni të gjej fëmijën. Përrua më përrua e rrugicë më rrugicë, diku në një fshat në bisedë e sipër,me një plakë i thonë se një grua e atij fshati që s’kishte patur fëmijë kurrë, e kishin parë të dilte shpesh me një vajzë të vogël përdore dhe shpeshherë i bërtiste apo e qëllonte.Kur dilnin në fshat të gjithë e dinte që s’e kishte fëmijën e vet. E gjora nënë e ndërpret bisedën dhe shkon atje ku banonte fëmija.

Mbasi e pa fëmijën e përqafoi, puthte dhe qante. “Nëna” e zonja e shtëpisë, e shikonte e habitur dhe gjithë inat e me të thirrur ja rrëmbeu fëmijën nga kraharori. Të dyja gratë thërrisnin dhe bërtisnin me fjalët që nxirrnin nga goja njëra thoshte është imja, tjetra thërriste se është imja. Përfundimisht gratë iu drejtuan gjyqit ta zgjidhë këtë problem. Ditën e gjyqit filloi séance dhe gratë bërtisnin dhe thërrisnin, sa s’e merrte vesh i pari të dytin. Fëmijën e mbante përdore “nëna” e dytë. Dha e mori gjyqtari e pamundur ta vendoste se e kujt ishte fëmija. Seancën tjetër gjyqtari vendosi që fëmijën ta merrte ajo që e kishte paraqitur në gjyq. Çështja vajti në shkallën tjetër, por dhe kjo gjykatë nuk e ndryshoi vendimin sepse fëmija rrinte me atë që e kishte rritur dhe nënën biologjike nuk e njihte ndaj nuk i afrohej. Çështja shkoi në gjykatën e lartë gjyqtari i cila caktoi dhe ditën e seancës. Në këtë seancë të dyja gratë thërrisnin është imja thoshte njëra është imja ja priste tjetra. Dha e mori gjyqtari por qe e pamundur të merret vesh me të dyja gratë. U mbyll seance dhe u caktua seance tjetër e gjyqit. Erdhi dita dhe u paraqitën të dyja gratë, njëra me fëmijë përdore. I pyeti dhe njëherë gjyqtari, do merreni vesh me njëra-tjetrën zgjidheni këtë problem se kush e ka fëmijën apo jo. Si njëra dhe tjetra thërrisnin është e imja fëmija, jo është e imja ja priste tjetra. E gjithë salla e gjyqit me të ftuar ngeli e shtangur se s’po merrte rrugë zgjidhje problem.

Atëherë, ndërhyri gjyqtari gjithë inat, mirë se e zgjidhim unë këtë punë. Ngelet që të kënaqeni të dyja, fëmijën do e ndajmë përgjysëm.Nëna biolpgjike filloj të qajë e thërasë për vendimin që do merte gjyqtari tjetra mbante fëmijën për dore.

Në mesin e sallës, gjyqtari bëri një rreth me shkumës. E mori fëmijën, e vendosi brenda rrethit dhe i urdhëroi të dyja gratë ta kapnin njëra nga një dorë dhe tjetra nga dora tjetër. Ndërkohe mori një shpatë dhe e ngriti mbi kokën e fëmijës, gati për ta ndarë përgjysëm. Në këtë kohë nëna biologjike e lëshoi dorën e fëmijës duke thirrur mos e ndaj,fëmija është i imi po le ta mbajë ajo, mos e ndajë më dysh.Ndësa gruaja tjetër e tërhiqte fort nga krahu.

Atëherë gjyqtari vendosi: Lëshoje fëmijën se nuk është i joti,I drejtohet gruas që e tërhoqi fëmijën sepse fëmija është i kësaj tjetrës që nuk do të ndahet për gjysëm.Po në Shqipëri,a do të gjendet vallë ndonjëherë se ku e ka folenë drejtësia? Nëna biologjike me fëmijën e saj për dore duke u larguan për në shtëpi duke falenderuar gjyqtarin për drejtësinë e dhënë.

24.03.2013

Burimi: Lajm Shqip

The post RRETHI ME SHKUMËS (Burimi: Lajm Shqip, www.lajm-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Rilindje me klientë të vjetër? (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)
Edi Rama është munduar të sigurojë dje komunitetin e biznesit se nëse ai vjen në pushtet pas 23 qershorit, gjërat do të shkojnë ndryshe, do të ketë një klimë më të mirë, më shumë drejtësi dhe barazi për ata që duan të fitojnë në mënyrë të ndershme. Përpos idesë të një taksimi më të drejtë, që ka ngjallur debat të vërtetë në shoqëri dhe që e ka vënë Berishën në pozitën e klounit kur flet për Marksin, komunizmin apo Kolekën, lideri i opozitës ka përsëritur edhe disa ndryshime të tjera. Ai është angazhuar sërish për rishikimin e koncesioneve, që nuk janë ligjore dhe në përputhje me interesat kombëtare, për verifikimin e HEC-eve që janë shitur për një copë bukë dhe për heqjen e referencave doganore që janë bërë një mjet korrupsioni. Po t’u shtosh këtyre edhe disa deklarata të mëparshme, për zhbërjen e disa privatizimeve dhe riparjen e disa licencave të duket sikur opozita është ngërthyer në një proces reflektimi për një Shqipëri më të drejtë. Deri këtu gjithçka duket e bukur. Po a mjafton kjo?

Për një pjesë të opozitës jo. Sepse një pjesë e heshtur e opozitarëve, që gëlojnë në rrjetet sociale, në forume të ndryshme, por që fatkeqësisht përfaqësimin e vetëm politik e kanë në linjën denoncuese të Erion Braçes, kërkojnë më shumë se kaq. Kërkojnë që tani në opozitë, lideri i saj të denoncojë së paku verbalisht edhe gjithë klientelën e këtij pushteti. Ata që vërtet kanë përfituar shumë me rritjen e bizneseve të tyre, por që njëkohësisht kanë kontribuar monetarisht dhe fizikisht për pasurimin e të afërmve të kryeministrit, për fushatat e tij elektorale, për korruptimin e gjykatësve që i kanë shërbyer të njëjtave qëllime, për ndarjen e padrejtë të pasurisë kombëtare e me radhë.

Për këtë pjesë të opozitarëve është e pakuptueshme se si mund të godasësh atë që familja Berisha shkaktoi në Gërdec dhe të mos kesh guximin të flasësh kurrë për Delijorgjin që u vu në shërbim të këtij projekti.

Është e pakuptueshme se si mund të denoncohen privatizime plot anë të errëta si ato të ARMO e Albpetrolit, me gjithë favoret që ju bënë më pas, 10 përqindëshat e humbura dhe borxhet e pambledhura dhe mos kesh guximin të përmendësh.

Shembuj të tillë ka plot dhe këto kritika për Ramën nuk janë të reja. Shpesh artikuluesit e tyre kanë shkuar deri në idenë e pashpresë se lideri i opozitës është peng i klientëve që kontrollon kryeministri. Shpesh shumë njerëz të lartë në PS, e kanë parë me keqardhje se si Rama bënte ç’është e mundur për eliminimin e Erion Braçes nga podiumet ku ai bënte me vetëdije rolin e denoncuesit radikal.

Vetë Rama është mbrojtur nga këto akuza, herë duke thënë se ai nuk merret me emra të përveçëm, herë duke propaganduar se ai nuk do të vijë në pushtet për të bërë gjueti shtrigash dhe herë (si në rastin e fundit kur u përgjigj për Ilir Metën) se ai do të jetë në gjendje të ngrejë një sistem më të mirë, që i bën automatikisht edhe njerëzit më të ndershëm.

Por, garancitë e liderit të opozitës ka pak gjasë të ngjallin besim. Sepse problem në Shqipëri, nuk është vetëm përmirësimi i ligjeve, rregullave dhe praktikave. Kjo është vetëm njëra anë.  Nëse ai nuk shoqërohet edhe me denoncimin e atyre njerëzve që kanë qenë katalizatorët e ngritjes së një sistemi korruptim, e keqja sipas te gjitha gjasave mund të përsëritet, ndonëse në forma të tjera.

Me ikjen e Berishës në ’97, pasardhësi i tij Nano, vërtet ngriti një ekonomi “pa piramida, por me banka private”, por kjo nuk e pengoi pushtetin e ri të ngrinte në maja më të larta korrupsionin. Sudja dhe Rrapushi u zëvendësuan nga drejtorët e doganave dhe tatimeve, nga hordhia e pafundme e drejtorëve publikë të ndërmarrjeve të paprivatizuara. Kur Berisha u kthye në pushtet, një pjesë e mirë e këtyre ndërmarrjeve u privatizuan, ai hoqi dorë nga pasurimi i familjarëve dhe të afërmve përmes doganave dhe tatimeve, por ai gjeti me qindra rrugë të tjera për të vazhduar vesin e vjetër. Pikërisht ato rrugë që Rama po denoncon sot, me HEC-e, koncesione, e privatizime të mëdha.

Pra, e gjithë kjo histori e shkurtër, tregon një gjë, tregon se sistemi në të cilin jetojmë, me lirinë e tij, sidomos në një shtet të pa konsoliduar, të krijon mundësi të pamasa për të abuzuar dhe përfituar në dëm të interes publik. Ndaj për përmirësimin e tij, nuk mjaftojnë vetëm disa masa, vetëm disa arnime, disa koncesione të ripara apo tenderë të anuluar. Për përmirësimin e tij mbi të gjitha duhet bindje dhe frymë.

Dhe një frymë e tillë nuk krijohet vetëm me korrigjime të atyre që janë bërë keq, por kryesisht  me denoncimin e gjithkujt që është bërë pjesë e kësaj të keqeje. Pa këtë aksion të dyfishtë, pra me taktikën hileqare të goditjes së praktikave të Berishës, por të ruajtjes së klientëve të tij, nuk mund të ketë kurrë transformimi. Sepse së pari kjo rrugë kërcënon rezultatin e 23 qershorit. Por, edhe nëse këtë verë, njerëzit e stërlodhur nga keqqeverisja tetëvjeçare, vendosin ta çojnë në shtëpi Berishën, kjo rrugë mund të sjellë vetëm rrotacion dhe jo ndryshim. Aq me pak rilindje.

20.03.2013

Burimi: Gazeta Tema

The post Rilindje me klientë të vjetër? (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net) appeared first on Lajm-shqip.

KRONIKË E NJË POSHTËRSIE TË PARALAJMËRUAR (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
A pritej një vendim tjetër për 21 Janarin? Jo! Ishte kronikë e një poshtërsie të paralajmëruar. Drejtësia qesharake shqiptare është shndërruar sot në një fabul. Gjithkush që i shërben Sali Berishës në këtë vend ka imunitet. Nuk i hyn gjemb në këmbë, bën ç’të dojë. Të vret më mes të ditës, pa u bërë syri tërr. Por vendimi qesharak dhe provokues i Gjykatës së Tiranës solli zhuzhurima që do të shuhen shpejt. Njerëzit do ta harrojnë, ashtu si kanë harruar ngjarjet e kobshme të së shkuarës, Gërdecin, 21 Janarin dhe sigurisht vitin ’97. Shqiptarët janë njerëz që harrojnë. Harresa e tyre është aleatja më me pushtet e pushtetit.

Supozimi se pushtimi shekullor otoman është shkaku i gropës së historisë bie, po t’i qasemi idesë që shqiptarët nuk shquhen dhe as janë shquar ndonjëherë për kujtesë shembullore. Historia jonë ka në thellësinë e saj një mjegullnajë sunduese, e cila është shtrirë në kohë, epokë pas epoke. Paqartësia shoqëron madje edhe epokat e përndritshme, Skënderbeun, rilindësit. Mjegulla mbuloi gjithashtu periudhën e komunizmit, prej së cilës, ndodhitë shpesh na vijnë mbështjellë me pakuptueshmërinë e tyre. Pasi pushtoi regjimin, njëlloj si komunizmi sundoi shqiptarët, mjegullnaja e historisë vazhdon e zhvendoset drejt nesh, si një mallkim, deri në ditët e demokracisë sonë. Me sa duket, ne nuk kemi dhe nuk do të kemi ç’të mësojmë ndonjëherë diçka nga e shkuara… Edhe ndodhi të ditës sot kanë një rëndesë të paqartë. Dilema të mëdha rëndojnë jo rrallë ndërgjegjen e kombit shqiptar. Pse ndodhi Gërdeci, 21 Janari, pse vidhen votat, pse nuk ka drejtësi, pse mbrohen vrasësit? Pse nuk ka zhvillim të shëndetshëm, normalitet? Pasojat dhe shkaqet e tyre do të harrohen shpejt, sapo të shfaqet një pasojë e re. Në ditët tona, ngjarjet e mëdha të së shkuarës nuk luajnë rolin që duhet në marrjen e vendimeve popullore po kaq të mëdha, (si pararendëse perceptimesh), sepse ato janë të paqarta. Nuk ke ç’të përfitosh prej tyre. Ne jemi një popull që nuk dimë të mësojmë nga e shkuara, për çfarë? Sepse ajo është e paqartë, apo sepse ne jemi njerëz që harrojmë, për shkak se i tillë është kodi ynë gjenetik? Ndoshta për të dyja arsyet. Madje, në këtë logjikë, paqartësia e historisë me sa duket ndodh pikërisht për këtë gjë, për shkak se shqiptarët kanë kujtesë të dobët, harrojnë, e për pasojë, edhe falin. Ashtu si studentët ditën e provimit nuk kujtojnë prej ankthit njohuritë e marra nga leximet, edhe qytetarët bllokohen nga skleroza pikërisht në çastin më sublime, në orën e votimit. Harrojnë në orën e fatit të tyre, vrasjet, padrejtësitë, mashtrimet e politikanëve, shkakun e mizerjes së tyre, mësimet e së shkuarës. Harrojnë ç’kanë hequr nga klasa bastarde e politikës, harrojnë krimet, vjedhjet, korrupsionin dhe harbutërinë e politikanëve, që pasi ua bëjnë lesh e li jetën, u trokasin në derën e shtëpisë për t’u kërkuar votën e tyre.

Grupimi i pushtetarëve që ka monopolizuar politikën dhe alternon veten në pushtet, sipas një rotacioni të shëmtuar, e ka këtë përvojë mbresëlënëse tranzicioni. E kanë kuptuar që harresa është një cilësi e çmuar e shqiptarëve. Mund të duket spontane, por ajo i shërben mrekullisht sa karrierës, aq babëzisë së tyre. Vendi nuk ka një orientim të qartë drejt vlerave, për sa kohë sundojnë antivlerat. Sot, kusht që të jesh elitar, nuk janë gradat e titujt, por talenti për të gënjyer dhe fodullëku. Kjo të nxjerr në dritë, të bën në fillim politikan, më pas milioner. Mashtrimet e politikanëve tanë të pasur kanë qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jenë një rutinë. Kështu që rutinë është bërë edhe mungesa e integritetit të tyre. Rutinë e shndërruar në një zakon të shëmtuar. Gënjen Kryeministri pa i lëvizur qerpiku, për rritje ekonomike, mirëqenie, për mjekësi moderne dhe shkolla të standardeve më të larta europiane, ndërkohë që shumica e shqiptarëve kanë problem bukën e përditshme të fëmijëve. Gënjen kryebashkiaku ditën me diell, për investimet e bashkisë, për punë që nuk bëhen kurrë, për vepra që fillojnë të bëhen vetëm sa për shou mediatik. Gënjen për përmirësim të cilësisë së jetës në Tiranë, ndërkohë edhe minjtë e kanaleve e dinë që e kundërta është e vërtetë, dhe çfarë ndodh? Ai sot është “një yll në ngjitje”. Gënjejnë ministrat, vartësit e tyre, në një sipërmarrje kolektive mashtrimi publik. Janë të vetëdijshëm për këtë gjë, e kanë në sy historinë, nuk është se janë mashtrues patologjikë. E bëjnë enkas, edhe pse e dinë që askush nuk i beson, apo gjithkush bën sikur i beson. Por kjo nuk ka rëndësi. Gënjejnë, vjedhin, vrasin, ata prapë janë në pushtet. Nuk shkojnë në gjykatë, por edhe kur shkojnë, janë “të pafajshëm”. Prej 8 vitesh në pushtetin e Sali Berishës, kush gënjen dhe urren më shumë, përfiton më shumë. Është më pranë plazmës së pushtetit. Ç’është kjo prirje për të shpërfillur logjikën civile? Vështirë të shpjegohet, veçse me fenomenin në fjalë. Njerëzit harrojnë. Kur japin pushtet, njerëzit janë të përgjumur si pulat në muzg. Votojnë gabim. Mendojnë gabim. Shpërdorojnë të ardhmen e tyre. Politikanët gënjejnë sa të duan, sipas një logjike të thjeshtë: Ata grijnë e shijnë në një vend ku jo mashtrimi, por as fyerja dhe shpifja dhe vrasja nuk përbëjnë më një mëkat, sepse njerëzit harrojnë.

Çfarë është kujtesa e një shoqërie? Një pasqyrë ku shfaqen historitë, lavditë, bëmat, aventurat, mëkatet e heronjve, njerëzve të shquar, politikanëve të saj; kjo pasqyrë te ne është thyer. Vështirë të mbledhë dikush copat e shpërndara të saj, për të parë më qartë, për të kuptuar më mirë çfarë na ka ndodhur. Sot, mungesa e drejtësisë dhe mungesa e integritetit të njerëzve që udhëheqin, është një dhimbje e re mbi dhimbjen e vjetër të paqartësisë së gjërave, që sjell mungesa e kujtesës. Kjo dhimbje vërteton se si magjia e pushtetit është shpërdoruar te ne, për shkak se pushteti u besohet duarve të pista, moralit të paqenë. Njerëzit rrallë reagojnë, dhe kur ndodh kjo, ndodh spontanisht kundër ndotjes së moralit dhe zgjedhjeve gabim që vetë ata bëjnë. Arsyeja? Harrojnë shumë shpejt dhe besojnë shumë kollaj. Njerëzit harrojnë zinë dhe tragjeditë e së shkuarës, po aq mjerisht sa edhe ngazëllehen prej sukseseve të paqena. Si në një varkë mes stuhisë, besimi i shpirt-thjeshtëve shkon nga fryn era e pushtetit dhe furia e mashtrimit. E shëmtuar, por kështu ndodh. Shqiptarët harruan dhe harrojnë ’97-n përballë lavdisë së NATO-s; harruan dhe harrojnë vrasjet e shpeshta të njerëzve, përballë liberalizimit të vizave, harruan dhe po harrojnë makthin e 21 janarit, përballë zhvillimit të paqenë dhe bumit turistik që beson dhe shpreson ose bën sikur beson dhe shpreson edhe vetë Kryeministri i vendit. Për shkak të harresës, Gërdeci i frikshëm, si një fantazmë e trazuar, që sillet vërdallë në gërmadhat publike të kujtimeve, sfidohet sot nga shkëlqimi i trishtë i shifrave ekonomike, që edhe vetë ata që i thonë, i besojnë…

Do duhej që politika të ishte çështje integriteti dhe ndershmëria të fillonte te shifrat dhe të mbaronte te to. Por nuk ndodh kështu. Duke kuptuar kujtesën e brishtë të popullit të vet, pushteti kërkon të imponojë fshirje magjike të urisë popullore me shifrat që reklamon në daljet publike, për t’i shtuar “shenjtëri” misionit të saj, që nuk është thjesht mashtrimi, por është sundimi… Kjo zgjon eufori qeveritare sakaq. Euforia e pushtetit është një fuqi po aq e rrezikshme, sa është edhe babëzia e tij: Pushteti synon të ndryshojë perceptimet e njerëzve me ndihmën e iluzionit; kjo do të thotë të kërkosh t’u ndryshosh ngjyrën e qiellit njerëzve që vuajnë, por edhe harrojnë. Tek gënjejnë me autoritetin e mediokritetit dhe rastësisë meskine që i ka nxjerrë ata në skenë, ndodh shpesh që ia dalin. Për fat të keq. Por kur asgjë nuk vërtetohet dhe balta e hedhur për tjetrin bie mbi fytyrat e tyre, pushtetarët buzëqeshin si aktorë tragjedish dhe shpirtrat e tyre rrëzëllejnë prej hakmarrjes së ardhshme për të ardhmen e tjetrit: “Ne jemi këtu, votues të mjerë. Ju keni nevojë për ne, njëlloj si ne dimë të fitojmë dhe vjedhim votat tuaja edhe kur gënjejmë, edhe kur shtypim, edhe kur mohojmë, edhe kur rrezatojmë neveri. Edhe kur ju vrasim e gjykatat na lenë të lirë, ju prapë keni nevojë për ne. Sepse kjo është një botë, dhe kjo është një ekzistencë shumë e qartë për mungesën kolektive të ndjeshmërisë dhe ndershmërisë: Kjo është një botë që harron!”

09.02.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post KRONIKË E NJË POSHTËRSIE TË PARALAJMËRUAR (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

INTERVISTA/ Flet Pëllumb Kulla: Nuk është Berisha e keqja më e madhe (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)
Autori i njohur, Pëllumb Kulla, në një intervistë për revistën JAVA për rishikimin e historisë, 100- vjetorin e Pavarësisë, zgjedhjet dhe artin…

Intervistoi: Skënder Minxhozi

U krijua një përshtypje se festa 100 vjetorit u fokusua në mënyrë të shpërpjestuar tek figura e Ahmet Zogut. A e ndani edhe ju këtë ide?

Figura e Ahmet Zogut meriton të vlerësohet, por e vërteta është ajo që thoni ju. Pat një fokusim të shpërpjestuar dhe ka gjasa që kjo të jetë bërë me nënqëllime të errëta. Ata që e urrejnë figurën e mbretit të Shqipërisë nuk duhet të mërziten fort nga ky shpërpjestim, sepse ai që e bëri ka një histori të tillë relatash me të dhe familjen mbretërore, sa unë jam i sigurt që jo vetëm nuk i ka shtuar të rinj, por ia ka pakësuar simpatizantët mbretit. Autori i shpërpjestimit nuk është nga ata që mësojnë urtësisht mësimet e historisë. Sa herë i qaset asaj, ai e përdhunon zonjën histori.

Rivlerësimi i figurave, si në rastin e Zogut, provokoi edhe “anën tjetër” të medaljes, pra edhe zërat për rivlerësimin e Enver Hoxhës.

Rivlerësime do të ketë vazhdimisht, për të gjithë. Për sa i përket Hoxhës, unë kam bindjen se, rivlerësimi atë do ta nxjerrë gjithnjë e më të nxirrosur, pasi avash- avash do të shuhet kujtesa emocionale, ajo me dëshmitarët bashkëkohës, dhe figura e tij nuk do të jetë e rrethuar as nga urrejtja, as nga nostalgjia e dashuria për të. Në rekordet e tij do të ketë vetëm fakte, numra dhe bëmat e tij do të duken shokuese edhe për ata që do të jenë thjesht studiues. Nuk ka se si mos të të shkaktojë schock rrethimi pëllëmbëpërpëllëmbë i tërë kufirit me tela me gjemba, shto gjeneratorët e urrejtjes klasore, mijërat e të pushkatuarve, qindramijët e të zhvendosurve dhe të internuarve, aplikimet e purgave staliniane me shokët e tij të luftës, mungesën totale të lirive të fjalës, të lëvizjes, kufizimin e abstragimeve në art, vendosjen e dyfytyrësisë si një modus vivendi të besnikëve dhe të atyre që e urrenin. Por unë mendoj se, pas inskenimit të përmbysjes dramatike të ‘90, Enver Hoxha ka vazhduar të jetë mes nesh, në fillim pak me droje dhe pastaj tërësisht i shpenguar. Ai akoma figuron dy herë Heroi i Popullit dhe asnjë maxhorancë nuk ka tentuar t’ia heqë ato dekorata. Maxhoranca aktuale e kish më të kollajtë dhe më me pak kundërvënie abrogimin e “heroizmave” të Hoxhës se sa deklarimin e dashurisë së zjarrtë për Ahmet Zogun. Kjo dashuri e beftë e Berishës për antagonistin e tij, mbretin,ngjan të jetë flakë kashte, fare e shkurtër, e pa shpjegueshme dhe fare mirë mund të shuhet. Asnjë skrupull nuk e ndal Berishën t’i kthehet përsëri Nolit. Vetëm marrëdhënia e tij me Enverin është po ajo.

Çfarë doni të thoni me “po ajo”?

Mirënjohje e thellë, e fshehur. Në modë për udhëheqësin ë tij të dikurshëm janë sharjet, dhe Sali Berisha e ndjek modën, por ama ai nuk e harron, ngaqë i detyrohet atij për gjithçka ka arritur. Edhe këtë rrugëtim pa lavdi në kreshtat e historisë kombëtare të këtyre viteve ai ia ka borxh Enverit.

Duke e lënë mënjanë për një çast faktin që e gjitha kjo u nxit dhe u motivua thuajse ekskluzivisht nga politika, a ishte 100 vjetori i Pavarësisë rasti për të reflektuar mbi të gjithë shekullin që lamë pas, e jo vetëm mbi një pjesë të tij, e cila ndalej diku në fillimin e Luftës së Dytë Botërore?

Reflektimi ishte i detyrueshëm dhe i nevojshëm. Zhurma me Ahmet Zogun, nuk i la vend analizës së gjithë shekullit, ku natyrisht gjysma e dytë e tij duhet të ishte në fokus të analizave. Siç e patë akademikët ndenjën me duar në xhepa. Ata shpluhurosën tezat e tyre të vjetra, na i treguan edhe njëherë ato dhe kaq. Nuk pat as hulumtime, as sesione shkencore, dhe iu la fjala politikës që në vendin tonë ka qenë dhe mbetet kryeshkenca. Historia u vërtit dhe u shpalos në kabinetin e kryeministrit, për nevojat e tij të ditës.

Cilat ishin nevojat e tij të ditës?

Ato të ballafaqimeve në vitin elektoral që po troket. Lidershipi i partisë në pushtet nuk druhej: rivlerësimi i mbretërisë le të zgjonte kundërshtime, se kish mundësi të balancohej, ndërsa rivlerësimi i Enver Hoxhës kishte kosto të madhe. Berisha nuk mund ta zbuste gjuhën ndaj tij pasi boll ka humbur pjesën më të madhe të “reaksionarëve”: krejtësisht pronarët dhe më shumë se gjysmën e të përndjekurve. Me thonj e me dhëmbë mban pjesën më të pandriçuar të tyre dhe ata pak që ka strehuar nëpër zyra. Doktori i tranzicionit nuk mund të vazhdonte t’ia këndonte ninananën Evropës, atë ninullën e sharjes së diktaturës hoxhiste, pasi ai e ka të shtrenjtë koalicionin me votantët e LSI-së po se po, por paturpësisht mund të kërkojë në të edhe të majtën ekstreme, komunistët! Sharja e Hoxhës pastaj do t’ia dëmtonte shumë keq trukun e ri të mashtrimit, që këtë herë po përgatit ta futë në lojë në shkallë të gjerë: skalionet e kosovarëve, të cilët Enver Hoxhën dhe Sali Berishën i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim.

Po i afrohemi ngadalë një stine elektorale. Si e shihni nga larg tensionin politik që po prodhohet nga politika në Tiranë?

Kam frikë se këto do të rezultojnë të jenë zgjedhjet më dramatike të bëra ndonjëherë. Janë shtuar shumë orekset, janë shtuar shumë milionerët, mëkatarët dhe frikërat e ndëshkimeve.

Në çfarë situate ndodhet Shqipëria në këtë prag-zgjedhjesh? Ku duhet të gjejnë, sipas jush, të vërtetën shqiptarët, mes qeverisë që thotë se gjithçka shkon mirë dhe opozitës, e cila thotë se asgjë nuk shkon mirë në këtë vend?

E vërteta nuk është vështirë të gjendet. Ajo e gjetur është. Nuk e shquajnë dot vetëm një pjesë votantësh në zonat e pazhvilluara. Janë shqiptarë që nuk kanë mundësira krahasimore me botën, viktima të artilerive mediatike të Berishës, të cilët dinë vetëm ta sodisin idhullin e tyre, shpatë më shpatë me “bllokmenët” e Ramës: Saliu në rolin e Davidit dhe Edvini në atë të Goliathit! Të vërtetën e di bota mbarë dhe natyrisht shqiptarët e prekin me dorë atë të vërtetë: vendi i tyre është jashtë dyerve të Europës, si vendi më i prapambetur i saj. Kryeministri vendit ngjan me një poet amator, nga ata që thurnin dikur vargje për të rejat koperativiste, që do të dilnin në skenën e festivalit të Gjirokastrës, që të këndonin “lum si ne, e lum si ne!” Ky thotë se nën qeverisjen e tij vendi është më i begati në planet! Por asnjë nga ata që e dëgjojnë, përfshi ministrat, shoferët dhe badigardët e tij, nuk kanë ndërmend ta kundërshtojnë, paçka se e dijnë mirë që deklaratat e tij janë silazh i pastër për qetë e parmendës. Nëpër qytetet nuk besoj të gjenden as lypsa që t’i besojnë vargjet e festivalit që shkruan për ditë ky lloj burrë shteti.

Qytetarit i garantohet e drejta e fshehtësisë, por njeriu është i lirë ta thotë hapur votën e tij. Ju po të ishit…

Me kaq sa thashë, ju e kuptoni që unë do të votoja për largimin e Berishës. Nuk kam shpresë se vendit do t’i vijnë si në përralla ditët e mira, por largimi i klanit të Berishës është nevojë jetike kombëtare. Personalisht, me që më pyesni, do ta jepja votën për FRD-në e ish Presidentit Topi, që vjen në këto votime me një përvojë zhgënjyese. Ai ka një vazhdueshmëri në vijën e tij jetësore dhe shfaq shenjat e një pjekurie politike nga rrugëtimi mbi të mirat dhe pasiguritë gravitacionale në parti dhe në presidencë. Dhe shpreh bindjen e patundur se nuk do të zhgënjejë. Por pak rëndësi ka vota ime. Ajo nuk është vendimtare, siç nuk do të jenë vendimtare votat e qindra mijëra të tjerëve: Berisha, gjithsesi, do ta grabitë certifikatën edhe për legjislaturën e ardhshme.

Kështu mendoni ju? Jeni i bindur?

Po, po, po! Plotësisht! Në 2009 ai kish iluzionin se do të fitonte. Kur ndjeu gjëmën futi me ngut hilet dhe truket me kutitë, pa u mbajt në këmbë! Këtë radhë, pavarësisht nga optimizmi i shtirur, ai është edhe vetë i bindur se vota reale do ta ndëshkojë. Atë tani e ndjekin pas dhe do t’ia mbushin sheshet e mitingjeve vetëm interesaxhinjtë. Por ata janë fare pak në krahasim me detin e pakënaqësisë. Kjo vetëdije e heshtur atë e bën të rrezikshëm për fatet e demokracisë. PS-ja mund të humbë, AK-ja dhe FRD-ja mund të humbin.  Partitë e vogla pas tyre, brenda ose jashtë koalicionit mund të humbin. Pra humbja e forcave opozitare është e rëndë, katastrofë për vendin, por edhe po ndodhi, ndodhi! Nuk është makrotragjedi siç është për palën tjetër! Kurse Berisha… Berisha, miku im, është i dënuar të fitojë dëshpërimisht, me të gjitha mjetet! Ai ka nevojën azmatike për oksigjenin edhe të katër vjetëve të tjerë! Ka nevojë akoma të shtyjë ndëshkimin e tij dhe të skotës së tij, ndëshkim që është i merituar dhe, shpresoj, i pashmangshëm.

Le t’i largohemi kësaj teme… Ju jeni një ndër autorët më të njohur të humorit në Shqipëri. Sa humor prodhon aktualisht Shqipëria?

Mua më duket se vendi ynë, në gjëndjen aktuale, paraqet mjaft realitete, situata dhe karaktere qesharake dhe është shndërruar në një minierë të pasur humori. Bile, në këtë lloj pasurie ia kalojmë edhe vetë Gjermanisë, që e zemë në gojë sa herë ajo na del përpara në treguesat e mirëqenies. Dhe që ia kalojmë asaj, besojeni, se këtë radhë nuk po e thotë kryeministri. A nuk fola për lëndë të humorit dhe të satirës deri tani?… Jo më larg se pardje në Berat kryeministri paskej thënë se kemi (a do të kemi – nuk jam i sigurtë) rrjetin rrugor më të mirin në Europë! Unë kam shëtitur në ca vende të Europës dhe ju e kuptoni që unë i besoj totalishtkryeministrit! Natyrisht jo aq totalisht, saç i beson një kushuri i mamasë sime në një fshat të Devollit, që Tiranën e di më afër se Pogradecin! (Kështu i kanë thënë, se ai për vete nuk ka shkelur asnjërën, as tjetrën!). Dhe kur unë dëgjoj lavdet për rrugët e vendit, menjëherë më kujtohet se si, para ca muajsh, me një mikun tim morëm një taksi për të shkuar nga Fieri në Berat. Udhëtonim mbi ca copëra rrugësh që bombardimet duan bomba të posaçme që të hapin të atilla gropa… Kokat tona shkonin sa nga njëra anë e taksisë, në tjetrën. Befas pastaj gjendeshim në ca copëra rruge, ku asfalti ishte i mrekullueshëm dhe rrotat e taksisë sikur rrotulloheshin përmbi kadife. Habisë tonë për ato ndryshime shoferi iu përgjigj se përgjatë atyre komunave, ku rruga ishte me gropa, në zgjedhjet lokale pat fituar PS-ja, kurse në rrugët e komunave tështruara mirë, kishte fituar PD-ja. Të shtruarat dhe të pashtruarat i linin radhën njëra tjetrës dhe unë me mikun tim sa herë ndeshnim asfaltin, filluam të brohorisnim për Partinë Demokratike!

Shembulli është i bukur dhe tipik…

Kam edhe një tipik tjetër, me lejen tuaj!… Unë mahnitem sa herë shoh në lajme pasqyrimin e mbledhjeve të qeverisë. Kryetari flet dhe ministrat dëgjojnë me sytë tek laptopët identikë që kanë përpara vetes. Një pjesë të anëtarëve të qeverisë e njoh mirë dhe me shumicën prej tyre kam folur e shkëmbyer mendime shumë herë dhe me orë të tëra, edhe kur ata kanë qenë përkohësisht në opozitë me pushtetin e sotëm, edhe në muaj mjalti me të. U a njoh dhe vlerësoj kapacitetet. I di se çfarë mendojnë dhe them se e di dhe se ç’bluajnë, teksa dëgjojnë shefin e tyre. Nuk u luan qerpiku në fluturimet e tij të pashtershme, që të lenë pafrymë. Ata e receptojnë taze, qesharakërinë tashmë të mbarënjohur të kryeministrit, ndofta edhe më mirë se përgatitësit e talentuar të Fiksit Fare, por pa e komentuar si ata. Ministrat vetëm dëgjojnë. Pikërisht sjellja e atyre burrave që dëgjojnë, është turpi emblematik i tranzicionit tonë! Nga njëherë më lind dëshira të bëj një thirrje të sinqertë tërë atyre që më dëgjojnë dhe besojnë, dhe t’u apeloj që asnjëri të mos e qortojë dhe urrejë më Berishën. Nuk është aspak tek ai, e keqja më e madhe… Por unë e shoh në sytë tuaj se e kam kapërcyer traun e kufirit të humorit. E pranoj. Atëherë kthehem e, me lejen tuaj, po riprodhoj një shënim në binarë humoristikë që e kam botuar po tek ju: “Kanali ynë televiziv, paguan filmime të rralla. Me që Kryeministrin e kemi të filmuar vetëm ndërsa ai flet e flet pambarimisht, ne po gërmojmë arkivat për të gjetur një sekuencë video, ku ai të shfaqet ndërsa dëgjon. Do t’i paguajmë një milion euro të parit që do të na sjellë një filmim me Kryeministrin duke dëgjuar ndonjë këshilltar, deputet, a ministër teksa ky i raporton, apo i shfaq ndonjë mendim”.

Të dy shembujt janë tipikë,por unë e kisha fjalën për humorin që i serviret publikut. Si është aktualisht cilësia e këtij zhanri artistik në botime, kinematografi, teatër apo komedi?

Kemi një jetë të varfër artistike, si në qendër edhe në periferi. MKRS nuk ka ndërmend të lodhet të gjejë mjetet për të nxitur krijimtarinë. Mbështetjet financiare janë klienteliste. Filmat bëhen të rrallë dhe më të rrallë dhe administrimi i financimeve ka mbetur në duar spekulantësh. Në botime zhanret e humorit i shohim rrallë, por dhe në ato raste, kritikëve zyrtarë, që paguhen nga qeveria u ka mbetur trashëgim huqi i viteve despotikë, dhe vazhdojnë të shohin përpjetë, nga Olimpi i pushtetit, me vështrimet pyetëse: a të flasim për këtë vepër, apo ta dënojmë me heshtje? Edhe lexuesi nga tërë këto përjetime të politikës së nxehtë ka dalë i dëmtuar. Njerëzit nuk lexojnë më si dikur. E shumta lexojnë gazetat dhe shohin kanalet televizivë, ata kanale të ngjashëm si pika uji, me nga katër kolltuqe, ku ulen katër të ftuar që katër orë debatojnë dhe përfyten. Atdheu ynë i dashur duket sikur nuk ka më nevojë për lirikat e Poradecit dhe të Agollit dhe as për tregimet e Buxhelit e Kallamatës. Vendi  ynë ka njëzet vjet që prodhon vetëm zgjedhje. Faqet e para të gazetave dhe emisionet e lajmeve hapen me temën e zgjedhjeve: “Zëdhënësja e KQZ thotë se u arrit marrëveshja për formulën zgjedhore!”, “Kontestohen zgjedhjet në zonat X,Y,Z.” “Ziejnë zërat ndërkombëtarë: kujdes zgjedhjet”, “Lerini zvarritjet: hapni kutitë!”. Z-ja është tingulli bazë që gërvish veshët dhe qiejt shqiptarë, me zukatjet e përcjellësave tensionit të lartë, frenat e makinave dhe biçikletave dhe ti dëgjon 24 orë në ditë: zzzz, KQZ, ZAZ…

27.01.2013

Burimi: Gazeta Tema

The post INTERVISTA/ Flet Pëllumb Kulla: Nuk është Berisha e keqja më e madhe (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net) appeared first on Lajm-shqip.

Si do sillet neser me Berishët opozita e sotme (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al)
Në fakt, ka kohë, të paktën qysh nga tragjedia e Gërdecit, që asnjë mendje normale s’do të duhej të kish dyshim se Berisha kish përfshirë në afera korruptive miliona dollarëshe fëmijët e tij, por sidoqoftë, refreni i përditshëm opozitar që përmbante termin “familje e korruptuar”, apo “korrupsioni i familjes”, të bëhej se ta sillte dukurinë në mënyrë disi më të shumëfishuar.

Mirëpo ajo që ka dalë në dritë këto ditë nuk lë asnjë dyshim, se fëmijët ‘Berisha’, Shkëlzeni e Argita, në mënyrë të veçantë kjo e dyta (ndoshta si e përkëdhelura e babit, apo ndoshta për shkak të një prerje më intelektive se i vëllai) kanë pasur dhe kanë licencën për të bërë ç’ua ka ënda në këtë vend; dhe ta bëjnë pa pasur asnjë skrupull. Vini re historinë e dëshmuar nga një “viktimë”, nga biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, në intervistën dhënë Muhamed Veliut të televizionit “Top Channel” (po e jap në mënyrë të përmbledhur):

“Ansari kish një projekt investimi në Shqipëri që kapte shifrën e 100 milionë eurove. U njoh fillimisht me ambasadorin tonë në Arabinë Saudite, Admir Banaj (edhe ky është një ambasador i familjes, si shumë ambasadorë të tjerë, si shumë zyrtarë të administratës, si krerët e institucioneve, si të gjithë “intelektualët” e peticioneve etj., etj.), dhe ish ky diplomat i yni që i dha kontaktin e parë dhe të fundit në Tiranë, kontaktin më të rëndësishëm, personin që të zgjidh punë sa hap e mbyll sytë. Cilin? Atë, magjistricën Argita Berisha. Kë tjetër? Biznesmeni, si çdo biznesmen në këtë botë, i gëzohet këtij fakti, pasi personi në fjalë do t’i hapte dyer që normalisht s’do të mund t’i hapte. Dhe fillojnë negociatat mes Ansarit dhe Argitës, ku bie në sy që kjo e fundit bën arsyetimet e një njeriu me përgjegjësi publike e institucionale, tamam siç ndodh me anëtarët e familjeve despotike e dinastike (“TEC-et na duhen, e prandaj ne inkurajojmë përpjekjet për të ngritur TEC-e”, thotë pakistanezi që t’i ketë thënë Argita). Por më shumë bie në sy babëzia e vajzës së Kryeministrit, e cila e fillon bisedën me peshkun që i ra në rrjetë, duke i sugjeruar të blinte një sipërfaqe të madhe toke. Më pas del se nuk ishte fjala thjesht për një sugjerim, por për një kushtëzim të tipit: Nëse s’merr këtë tokë, qaje investimin! Por biznesmeni nuk është i gatshëm të hedhë paratë në havá se këtë ia kërkon bytha e zgjuar e kryesekseres së Tiranës. Toka ishte e papërshtatshme, pa infrastrukturë, shumë e shtrenjtë (kryesekserja ka tentuar t’ia masë mirë kaptinën me pe), dhe nuk kish logjikë që ai të blinte tokën pa u miratuar projekti. Pikërisht në këtë pikë negociatat kanë ngecur, dhe menjëherë – ky është një përkim i çuditshëm – institucionet e shtetit shqiptar zunë të silleshin ndryshe me Ansarin e me projektin e tij. “Pas kësaj, KESH-i ma ndërpreu komunikimin që kisha”, thotë biznesmeni, i cili, pa ç’pa, u largua i dëshpëruar, pasi kish harxhuar nerva dhe kohë në Tiranë, ku vajza e Kryeministrit nuk ish mjaftuar me presionin lidhur me tokën, por edhe i kish kërkuar para të tjera (një partnere e firmës juridike të Argitës i ka kërkuar 1,5-3% të vlerës së investimit, d.m.th. 1,5-3 milionë euro të thata në dorë, menjëherë)”.

Kjo është historia. Nuk është historia e parë korruptive që ka për personazhe fëmijët e Kryeministrit, nuk është as më e qarta si aferë korruptive (Gërdeci ishte një korrupsion më evident; dhe tragjik, domosdo). Por është një histori ku del në pah një grykësi e paparë në këto troje. Është grykësia e një familjeje, e cila nuk ka asnjë skrupull jo vetëm në plaçkitjen e këtij, por edhe në reagimet që bën sa herë që në adresë të saj bëhen akuza.

Është interesant në këtë mes reagimi i vajzës së Kryeministrit. Ajo nuk e ka vonuar përgjigjen, por e ka dhënë në mënyrën e vet, si një njeri që “mban përgjegjësi publike e politike në këtë vend, e që është pjesë e dialektikës demokratike”. Dëshminë-akuzë e ka bërë një pakistanez, ndërsa Argita, në stilin e atij që e ka nxjerrë nga hundët, komunikon me Edi Ramën, të cilit i thotë:

“Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë nuk ka pasur të bëjë me ndërtim pallati prej pesëkatësh në lulishten e sheshit të pallateve, me leje të firmosura nga ju në konflikt të hapur interesi për bashkëshorten tuaj… Zoti Rama… ti me këtë nuk mund të justifikosh burimin e fondit prej 1 milion eurosh të ndërtimit të pallatit nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar i familjes së bashkëshortes suaj, Linda Basha… Z. Rama, ju nuk mbuloni dot … mos deklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes suaj, ndërkohë që ligji i deklarimit të pasurive të detyron qartazi për këtë”!!!!!

Si pa dashje, Argita kujtohet të shkruajë dhe ndonjë rresht lidhur me thelbin e çështjes (po jap frazat e kursyera, dhe të përsëritura, që ajo thotë: “Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë ka qenë tërësisht privat… Tarifat e përcaktuara dhe të njoftuara haptas klientëve në një vend të lirë janë akt i plotë transparence… Tarifat e zyrës sime të avokatisë, të deklaruara paraprakisht klientit në fjalë siç e kërkon praktika e punës”).

Të gjithë kanë pritur që ajo të na thotë se është apo nuk është e vërtetë që i ka sugjeruar blerjen e një toke, se është apo nuk është e vërtetë që ajo i ka kërkuar 1,5-3% të investimit. Por jo. Ajo, bija e babit, hidhet në degë të tjera, përfshin kot në këtë mesele Edi Ramën, Linda Ramën dhe një pallat të tyre që na doli pikërisht tani, kur akuzat në adresë të familjes nuk kanë të sosur. E kur qëllon që flet për çështjen, nuk thotë më shumë sesa “çdo veprim i zyrës sime është privat”. A thua se i ka thënë kush se zyra e saj është pjesë e administratës, apo është institucion!!!!

Kjo ngjarje, ashtu si ngjarje të tjera (Gërdeci, vrasjet në bulevard, korrupsioni kolosal në rrugën Durrës-Kukës, gjestet bamirëse të gruas së Kryeministrit, dhe lidhjet e shkurtra të kësaj me biznesmenë të vendit), duhet të bëjë që në axhendën e opozitës së sotme e të qeverisë së nesërme (nëse opozita do të vijë në pushtet) të futet dhe qëndrimi ndaj “familjes” më palavike në historinë e shqiptarëve. Ç’duhet bërë, kur ndëshkimi është një tagër i institucioneve tona të drejtësisë, të cilat kanë dhënë prova se veç drejtësi nuk japin në rrethana të tilla? Kjo është një pyetje e madhe, së cilës opozita e sotme duhet të dijë t’i japë përgjigje në mënyrë që edhe të mos komprometohet shteti ynë putativ i së drejtës, edhe ndaj familjes “Berisha” të bëhet ajo që është bërë ndaj familjeve të tilla në histori.

Do të jetë e pamundur të gjendet një zgjidhje e tillë? Nëse po, nëse kjo familje lihet e qetë në punët e veta (pas ndonjë kompromisi të natyrës politike), në Shqipëri do të komprometohet njëherë e mirë shpresa e ëndrra për drejtësi. Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes, gjë që do të thotë se pushteti e ndikimi real do t’u mbetet bandave që kanë bërë plaçkë me pasurinë e vendit. E ky fakt nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen.

18.01.2013

Burimi: Ikub.al

The post Si do sillet neser me Berishët opozita e sotme (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al) appeared first on Lajm-shqip.