Lajm-shqip » MENTOR NAZARKO

Vigjilencë për negociatat mbi kufijtë detarë (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al )
MENTOR NAZARKO

Kryelajmi i ditës së djeshme ishte, pa dyshim, ai mbi negociatat sekrete të dy kryeministrave, Berisha e Samaras, dhe ekipeve respektive, për përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive midis Shqipërisë dhe Greqisë, që sipas njoftimeve, të cilat ngjajnë të besueshme, po punojnë intensivisht. Në thelb të këtij njoftimi është mundësia e shkëmbimit të një marrëveshjeje detare sërish në favor të Greqisë (me gjithë retushimet), me votën pro të Greqisë që TAP, Gazsjellësi Trans-Adriatik, të kalojë nga Shqipëria.

Në një shikim prej profani, kjo mundësi shkëmbimi ngjan diçka normale. Kjo ngjan nga ato veprimtaritë diplomatike, të cilat bëhen fshehurazi, por që burrat e shtetit, që i vënë vulën personale, hyjnë automatikisht në histori. Por a hyjnë për mirë, apo për keq?

Përpara se të na pushtojë shqetësimi për mundësinë e një shkëmbimi të padrejtë, duhet të reflektojmë më së pari për vërtetësinë e lajmit. Janë disa elemente në favor të vërtetësisë së tij.

Vërtetësia e lajmit

Së pari, burimi grek i cituar nga raportimet rreth kësaj çështjeje, është një portal i specializuar energjie – www.energypress.gr. Duke imagjinuar që palët negociuese, kryeministrat e dy vendeve, kanë të gjithë interesin për të mbajtur të fshehta bisedimet e tyre, ka shumë gjasë që përmbajtja e këtyre negociatave në mënyrë të pjesshme të jetë dekonspiruar pikërisht prej bisedimeve teknike të përfaqësuesve të TAP me autoritetet greke.

Së dyti, edhe burimet e cituara nga Top Channel duken se thonë të vërtetën, pavarësisht se sipas një teknike të njohur profesionale, burimet ngjajnë të depistuara. D.m.th. me shumë gjasë burimet nuk janë te Ministria e Jashtme greke, e cila ka të gjitha arsyet që një negociatë të tillë kaq delikate të mos e bëjë publike, por diku tjetër.

Së treti, nëse lajmi nuk do të ishte i vërtetë, do të kishim përgënjeshtrim të fortë të Kryeministrit Berisha dhe zyrës së tij. Por ç’të përgënjeshtrojë ai nëse përmbajtja e marrëveshjes mund të bëhet publike pas një apo dy muajsh, si tip dhurate për 100-vjetorin e pavarësisë?

Së katërti, kemi një prononcim të fundit të ministrit të Jashtëm grek, Avramopulos, dhe në linjë me të kemi faktet në terren kur peshkatarët shqiptarë janë “ftuar” t’u përmbahen kufijve të përcaktuar në marrëveshjen e vjetër.

Së pesti, një negociatë kaq delikate do të kërkonte domosdoshmërisht një klimë të qetë në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Realisht ekziston një klimë e shtendosur, e cila mund t’i detyrohet sa mungesës së vëmendjes greke në rajon për shkak të krizës, aq dhe përpjekjes për të vënë në gjumë opinionin shqiptar në rast negociatash të tilla. Ngjajnë me të vërtetë shumë realiste disa prononcime të ambasadorit grek për mediat, sipas të cilave, kapitulli i pretendimeve greke mbi Epirin e Veriut i takon historisë. Por, a kanë lidhje ato me nevojën për të mos krijuar reagime të forta, tension permanent në marrëdhëniet tona, si pasojë e të cilit rritet dhe vigjilenca e mediave, e individëve të caktuar, apo e grupeve të interesit rreth mundësisë së nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje eventuale që e sheh Epirin e Veriut edhe nën det?

Pra, në një analizë të fakteve që dimë deri më sot, lajmet mbi negociatat eventuale Samaras-Berisha ngjajnë të vërteta. Nuk po konsiderojmë në favor të hipotezës së vërtetësisë disa detaje të këtyre raportimeve për përjashtimin e Ambasadës sonë apo të ekspertëve nga negociatat, që kanë dhe ato domethënien e tyre. Edhe përputhja në kohë e disa fakteve e bën të besueshme këtë hipotezë. Përmasat e kërkimeve, vlera e hidrokarbureve në zonën e Jonit është aq e madhe, sa një angazhim i Samarasit në kohë krize do të prodhonte lajme të mira për Greqinë e dëshiruar aq shumë për to në kohë krize. Njëkohësisht me firmën eventuale të një marrëveshjeje të re për kufirin detar shqiptaro-grek, sipas këtyre raportimeve, kemi firmën eventuale të gazsjellësit TAP brenda muajve të parë të 2013-s, privatizimin e Albpetrolit etj. Edhe vetë sezoni veror ngjan periudhë e mirë për kësi lloj marrëveshjesh, sepse vigjilenca publike, edhe ashtu e topitur për kësi temash, është e ulët.

Nëse lajmi është i vërtetë, duhet vigjilencë

Duke e marrë për të mirëqenë në një përqindje të madhe lajmin mbi negociatat, mund të thuhen disa konsiderata. Në formë pyetjeje apo dhe përfundimesh. Edhe sikur lajmi të mos jetë i vërtetë, një mobilizim i opinionit publik rreth cilësisë së një marrëveshjeje të re për kufijtë detarë është i dobishëm. Frika se Shqipëria mund të nënshkruajë një marrëveshje të re që në thelb do të respektojë atë të vjetrën, veçanërisht sa i takon parimit themelor të negociatave të vjetra – atij të vijës së mesme – është një frikë e justifikuar. Për më shumë që përbërja e Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar apo pritet të ndryshojë në favor të kësaj qeverie; Presidenca, pa ndonjë provë të kundërt, gjithashtu ngjan në linjë me qeverinë. Por, le të hyjmë në disa elemente thelbësore të negociatave, gjithmonë duke u mbështetur te raportimet e cituara nga Top Channel dhe portali i specializuar grek për energjinë. Në çdo vend normal, raportimi i papërgënjeshtruar nga televizioni më i madh në vend do të merrej seriozisht.

Nëse TAP në Shqipëri do të thotë avantazhe aq të mëdha sa të justifikohen me koncesione ndaj grekëve në marrëveshjen e përkufizimit të zonave ekonomike ekskluzive, atëherë një marrëveshje e tillë mund të jetë e drejtë.

Por, së pari, a di kush sa janë avantazhet prej TAP-it dhe sa janë rezervat nëntokësore në Jon?

Së dyti, me të vërtetë e paska Greqia në dorë se ku do të kalojë TAP-i? Ngjan e çuditshme, megjithëse momenti i “lejimit” është një moment thelbësor në kryerjen e një projekti të tillë. Nëse TAP do të kalojë nga Shqipëria, ai do të kalojë sepse është rruga më e shkurtër, dhe jo sepse do secili nga vendet ku do të kalojë gazsjellësi.

Me një perspektivë si ajo që përflitet, kur ne japim shumëçka, për të marrë diçka ne e kishim prej Zotit që i ka vendosur shqiptarët në një pikë të rëndësishme të rrugëve globale, atëherë duhet të bien tamtamet e alarmit për ta bllokuar një negociatë kaq të dëmshme. Opozita, e cila ka një pjesë të meritës për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese, duhet t’ia bëjë shërbimin asaj deri në fund. Përndryshe, edhe vlera e angazhimit të mëparshëm do të zerohej. Duhet të ketë kërkesë për debat, për interpelancë, pavarësisht sezonit. Imuniteti është i rëndësishëm, por ndarja e kufijve është akoma më e rëndësishme. Duhet të ketë reagim të opinionit publik, të ekspertëve të fushës, duhet të ketë kërkesë për transparencë. Në ato ujëra fshihen pasuri të mëdha, të cilat mund ta shpëtojnë Shqipërinë nga gjendja e pazhvillimit që e ka karakterizuar në këtë periudhë tranzicioni. Nuk kuptohet se pse në fillim të viteve ‘90, në ato zona, një kompani amerikane kërkonte për llogari të Shqipërisë, dhe sot duhet të kërkojë për llogari të Greqisë.

Edhe një konsideratë tjetër. Në kushtet kur përballë Shqipërisë është një negociator i ashpër si Greqia, brenda të drejtës së vet për të marrë sa më shumë nga një marrëveshje mbi ujërat, duhet shmangur rruga e negociatave direkte. Duhet shkuar te një zgjidhje e ndërmjetësuar ndërkombëtare. Është pikërisht ajo zgjidhje që propozonte njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zoti Sokol Sadushi, në një intervistë. Kjo zgjidhje s’do t’i hante hakun asnjë shteti, dhe vendi për heronjtë tanë modernë në histori do të mbetej bosh, për t’u mbushur në rast veprash të reja në favor të kombit, dhe jo për shkak të veprave të liga, siç janë këto negociata të dyshimta.

02.08.2012

Burimi: Gazeta Panorama

The post Vigjilencë për negociatat mbi kufijtë detarë (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al ) appeared first on Lajm-shqip.

Nderim për Himarën
MENTOR NAZARKO

Mentor_Nazarko

Mbulimi mediatik i ngjarjes tragjike të Himarës mungoi nga pak të vendosë theksin që duhet në një pjesë të rëndësishme pozitive të saj: roli vetëmohues i banorëve të qytetit. Megjithëse të gjendur disa kilometra larg, qytetarë himarjotë kanë rendur të parët në ndihmë të të mbijetuarave të tragjedisë. Një spital i vogël si ai i Himarës ishte vendprehja e parë për një pjesë të tyre, dhe pse jo, edhe vendi ku qëndruan për pak kohë viktimat fatale të këtij aksidenti tragjik. Hapësira që zunë në këtë mbulim, dëshmitë e banorëve të Himarës, mjekëve të qytetit, vlerësimet për himarjotët, ishin dhe mbeten në shpërpjesëtim me atë vepër të madhe njerëzore që ata shpalosën. Ndoshta dinamika e vrullshme e kronikës ishte e pamëshirshme dhe përcaktoi këtë lloj mbulimi. Dikush mund të thotë se ndoshta mungesa e asistencës së specializuar që në momentin e parë mund të ketë qenë shkak për humbjen e jetës të dikujt prej viktimave, por ne duhet të marrim për të mirëqenë se reagimi himarjot në rrethana si ato që na zunë sytë, ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Të gjendur disa kilometra larg, banorët që aktualisht jetojnë në Himarë rendën dhe u gjendën të parët në vendin e tragjedisë.

Pse duhet vendosur theksi te solidariteti himarjot me viktimat e tragjedisë automobilistike?

Sepse kjo është diçka e natyrshme në transmetimin e tragjedive të tilla. Kështu ndodh kudo në botë kur kemi të bëjmë me raste solidariteti kolektiv ndaj viktimave të një fatkeqësie. Kujtoni se si Kukësit iu bë një reklamë e jashtëzakonshme botërore gjatë gjenocidit serb të vitit 1999 për solidaritetin jo thjesht vëllazëror ndaj kosovarëve të shpërngulur me forcë nga vatrat e tyre. Të mos ishin lajmet e këqija të grabitjeve në rrugë, Kukësi do vazhdonte ta ruante botërisht një reputacion të tillë të shpërhapur në botë, me ndihmën e CNN dhe dhjetëra mediave të tjera. Historitë e solidaritetit kolektiv janë përbërje e historive të solidaritetit individual, por rreth Himarës nuk pamë shumë të tilla nëpërmjet mediave.

Është e provuar botërisht ndërkaq se ndjenja kombëtare forcohet në raste fatkeqësish nga empatia që provojnë individët për njëri-tjetrin, pavarësisht krahinës nga vijnë, pavarësisht gjuhës, dialektit apo kulturës së cilës i përkasin. Kështu, sa për shembull, elbasanasit apo gjithë familjarët e viktimave do t’i ndiejnë më afër himarjotët, për të cilët jo rrallë janë kultivuar mite të rrejshme që i barazojnë grupe të vogla individësh të blerë, të vetiluduar, pragmatikë, të vetëshpallur si grekë, me të gjithë komunitetin himarjot. Të gjithë shqiptarët do t’i ndiejnë më afër, madje do të mburren me gatishmërinë himarjote, sipas traditës më të mirë shqiptare për t’iu gjendur viktimave të fatkeqësisë automobilistike të 21 majit 2012. Solidariteti njerëzor shpesh në fakt nuk ka ngjyrë kombëtare, por është ndërkombëtar. Në raste fatkeqësish, solidariteti natyral apo i induktuar nga lart kapërcen kufijtë kombëtarë. Ai ndihmon në paqtimin e vendeve në konflikt latent apo të shpallur, siç ka qenë për shembull shkëmbimi i ndihmave midis popujve grekë dhe turq, veçanërisht në kohën e ministrave të Jashtëm Papandreu dhe Xhem në fillim të viteve 2000.

I vetëdijshëm në planin njerëzor, shoqëror, pse jo elektoral për këtë mungesë mediatike, dhe nevojën për ta theksuar atë, Kryeministri Berisha tha fjalë vlerësuese për kontributin e banorëve të Bregut, siç i quajti ai, banorët e Himarës. Njerëzit shpesh kënaqen me një fjalë të mirë. Në atë qytet ku për shkak të emigracionit, derisa fillon sezoni turistik, nuk ka ngjarje të mëdha, njerëzit do të fillojnë e të diskutojnë përveç dhimbjes së krijuar nga theroria masive dhe për fjalët miradije që marrin prej pjesës tjetër të kombit. Presidenti i Republikës duhet të dekorojë komunitetin himarjot për këtë vepër të bukur njerëzore.

Që himarjotët të ndihen të vlerësuar, të respektuar, të nderuar, të ndihen shqiptarë si gjithë të tjerët, mbase nuk mjaftojnë vetëm fjalët e bukura, të provokuara nga emocionet e forta përballë veprave të mëdha të njeriut për njeriun. Duhet të stimulohen dhe interesa të përbashkët, të cilët, nga ana e vet, prodhojnë ndjenja të tjera, emocione të tjera. Vetëm javën e fundit në Himarë u zhvilluan dy aktivitete të rëndësishme: çelja e sezonit turistik dhe debati kombëtar i PS-së për zhvillimin e bregdetit. Të dyja lëvizje të shkëlqyera. Në të parën, qindra dhe mijëra të rinj të ardhur nga gjithë Shqipëria ndoqën në mes të sheshit të Himarës grupet më të mira të vendit dhe të Kosovës. Lokalet, hotelet bënë biznesin e tyre të lumtur; muzika shqip tingëlloi fort ditën dhe natën në bashkëjetesë me atë greke që vinte nga një klub i vetëm në fillim të shëtitores së Himarës. Në aktivitetin e dytë, PS-ja e vuri gishtin në plagë: mafia lokale, që tund dhe shet flamurë, në bashkëpunim me mafien kombëtare, po u grabit tokat më të mira himarjotëve, ndaj një forcë politike që synon të vijë në pushtet duhet të afrojë alternativën për zgjidhjen e kësaj plage.

Ndoshta u zhvendosëm shumë. Nga emocionet e krijuara prej tragjedisë te solidariteti. Te empatia, te ndjenja kombëtare, te interesi i individit dhe lidhja e tij me pronën, me tokën e të parëve. Por kështu është jeta njerëzore. I ka të gjitha bashkë.

The post Nderim për Himarën appeared first on Lajm-shqip.