Lajm-shqip » POLITIKA E JASHTME

Nëse serbët heqin lapidarin, situata të paparashikuara” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, gjatë një interviste dhënë Radio Dukagjinit në Kosovë ka deklaruar se, nëse nuk përmirësohet gjendja social-ekonomike dhe integrohen në institucionet lokale shqiptarët ne Luginën e Preshevës nuk do të ketë marrëdhënie Shqipëri-Serbi.

Z. Ministër. Ditët e fundit janë rritur tensionet në Luginën e Preshevës. Cili është qëndrimi i diplomacisë shqiptare lidhur me këto zhvillime?

Unë jam njohur me këto zhvillime në Luginën e Preshevës dhe më lejoni të theksoj që ne i cilësojmë qëndrimet e fundit të kryeministrit Daciç si provokime të hapura ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës. Ne konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtat e tyre të pamohueshme që lidhen me lirinë e shprehjes, me mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës, gjuhës dhe vlerave të tyre kombëtare e historike, ashtu sikurse këto të drejta sanksionohen dhe nga Konventa Evropiane e të drejtave të njeriut. Shprehim bindjen se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk cenojnë aspak integritetin territorial të Serbisë. Pikërisht kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave është një sinjal negativ për integrimin europian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë, mendoj se nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Më lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se forcimi i paqes dhe mirëkuptimit në Luginën e Preshevës vetëm përmes rritjes së investimeve dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të këtij rajoni dhe jo përmes shantazhit që u bëhet ndjenjave kombëtare të shqiptarëve në jugun e Serbisë. Kriter i përmirësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë është përmirësimi i gjendjes social- ekonomike dhe integrimi i tyre sa më i mirë në institucionet e qeverisë lokale në Luginën e Preshevës. Ky është dhe pozicioni i diplomacisë dhe shtetit shqiptar lidhur me këto provokime që vijnë nga ana e Beogradit.

Z. Ministër, çka do ndodhë nëse Beogradi e largon me forcë përmendoren?

Unë mendoj që Beogradi do ketë përgjegjshmëri për të reflektuar, për të mos ndërmarrë akte të tilla ekstreme, që do provokojnë rëndë ndjenjat e shqiptarëve të Preshevës, do cenojnë të drejtat e tyre, pasi këto janë atribute të pushtetit lokal, vendosja e përmendoreve në kujtim të ngjarjeve historike. Shpresoj që nuk do kemi intervenim. Në rast të kundërt do ndodhemi në situata të paparashikuara.

Ka rrezik që në rast se kjo përmendore hiqet me dhunë, mund ta destabilizojë gjithë Ballkanin?

Pikërisht ky nuk është një problem vetëm mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverisë së Serbisë por duhet parë dhe më gjerë, si një kontribut negativ. Acarimi i situatës, krijimi i tensioneve të panevojshme në këtë rajon do kenë efekt në gjithë Ballkanin. Ju e dini se Ballkani Perëndimor ka si objektiv madhor integrimin në BE, dhe krijimi i tensioneve të panevojshme, konflikte të tilla, përpos situatave të tjera të rënduara në vendet fqinje.

09.01.2013

Burimi: Gazeta Shekulli

The post Nëse serbët heqin lapidarin, situata të paparashikuara” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al) appeared first on Lajm-shqip.

Deti, Panariti: Nuk jemi në negociata me Greqinë, po përgatitemi për opsionet teknike (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ka dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar çështjen e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë dhe se ky ndodhet ky proces. Sipas Panaritit, Shqipëria aktualisht nuk po zhvillon asnjë lloj negociate me vendin fqinj. Negociatat tha ministri do të nisin në momentin që Shqipëria do të jetë gati.

“Nuk ka as negociata, as grupe pune për negociata me Greqinë sa i përket marrëveshjes së kufirit ujor. Ministria e Punëve të Jashtme po merret me këtë punë. Nëse do të na duhet të bisedojmë në të ardhmen me autoritetet greke kjo do të bëhet në respekt të Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare”, u shpreh Panarit.

Nga ana tjetër ministrin nënvizoi se Ministria e Jashtme po përgatitet për të qenë e gatshme për negociata me palën greke dhe garantoi se ato do të jenë transparente.

“Është mëse normale që Ministria e Jashtme të trajtojë dhe të jetë e përgatitur për opsionet teknike për trajtimin e këtij problemi”, tha Panariti. “Do të jetë transparente në çdo hap. Negociata do të fillojnë kur ne të jemi gati me opsionet tona teknike”.

Ndërkohë grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka drejtuar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit. PS i kërkon kreu të shtetit të garantojë mbrojtjen e Kushtetutës dhe të mos lejojë marrëveshje në dëm të interesit kombëtar të Shqipërisë.

27.08.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

The post Deti, Panariti: Nuk jemi në negociata me Greqinë, po përgatitemi për opsionet teknike (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al) appeared first on Lajm-shqip.

Avramopulos takon ambasadorin shqiptar: Të nisim bisedimet (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Takimi: Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, e ka pritur ambasadorin shqiptar, të premten në mesditë

Kortezia: Sipas ambasadorit Dervishi, takimi ka qenë kortezial me rastin e emërimit të Avramopulos në detyrën e ministrit

Problemet: Shefi i diplomacisë së Athinës ka shprehur vullnetin për kalimin e problemeve që janë krijuar dy vitet e fundit

Athinë: Diplomati ynë në Greqi, Dashnor Dervishi, flet për “Shqip”: Ministri ishte konstruktiv

Nisin kontaktet e para të nivelit të lartë politiko-diplomatik ndërmjet Athinës dhe Tiranës zyrtare. Dhe bashkë me kontaktet ka marrë udhë dhe artikulimi i kërkesës apo vullnetit për çështjen aq shumë të diskutuar, atë të delimitimit të kufirit ujor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në mesditën e datës 24 korrik, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopoulos, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi. Takimi i parë zyrtar, i cili është cilësuar si “kortezie” pas ardhjes në detyrë të zotit Avramopulos ka prekur të gjitha çështjet, padyshim edhe problemin e marrëveshjes së ujërave. Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, një diplomat karriere që drejton selinë tonë diplomatike në Greqi, ka treguar dje për “Shqip” detajet e takimit të cilin e ka cilësuar “konstruktiv dhe mjaft pozitiv”. I kontaktuar me telefon, ambasadori Dervishi, theksoi se “takimi me ministrin Avramopulos ishte kortezie dhe vjen me rastin e emërimit të tij në detyrën e shefit të diplomacisë greke. Zoti Avramopulos ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe ka shprehur besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të ecin përpara, duke kapërcyer pengesat që ato kanë pasur në dy vitet e fundit”. Takimi mes ministrit të Jashtëm grek dhe ambasadorit të Shqipërisë në Athinë ka prekur edhe çështjen e organizimit të vizitës zyrtare të shefit të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti në Greqi, i cili është ftuar nga homologu i tij. Sipas zotit Dervishi, kjo vizitë do të kryhet në dy javët e para të muajit shtator, ndërsa data pritet të përcaktohet nga palët gjatë diskutimeve në lidhje me axhendën. Dhe në këtë aspekt, Avramopulos ka bërë të ditur se Athina ka vullnetin për të nisur diskutimin dhe riaktivizimin për të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet e tjera dypalëshe që gjatë dy viteve të fundit kanë pësuar një lloj impasi. Dhe në këtë rast është folur edhe për marrëveshjen e delimitimit të ujërave mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë pikë, ambasadori Dervishi, theksoi për “Shqip” se “qëndrimi i zotit Avramopulos ka qenë mjaft konstruktiv, pasi ai është shprehur në respektim të të gjitha vendimeve të institucioneve shqiptare dhe ligjeve të vendit, ndërkohë që ka theksuar që diskutimet do të zhvillohen në interesin reciprok të të dyja palëve, të cilat kanë shprehur vullnetin e ekzistencës së një marrëveshje të tillë, që do të ishte e dobishme për zonat ekonomike”. Diplomati kryesor i Tiranës në Athinë ka bërë të ditur se diskutimet për këtë çështje nuk kanë nisur ende dhe gjithçka mbetet në pikën e dy viteve më parë. “Ka një vullnet si të Shqipërisë ashtu dhe Greqisë për të arritur një marrëveshje me interes të të dyja palëve dhe në respekt të të gjitha ligjeve, apo vendimeve të institucioneve të të dyja vendeve, si dhe konventave apo marrëveshjeve ndërkombëtare”. Ambasadori Dervishi ka theksuar se nuk ka ende asnjë negociatë mes dy vendeve për këtë çështje, edhe pse dikasteret mund të ngrenë grupe pune, që janë gjë normale. Ndërkaq, gjatë takimit të së premtes mes shefit të diplomacisë së Athinës dhe ambasadorit të Shqipërisë, është folur edhe për tensionet që janë ngritur në publik pas deklaratave nacionaliste nga grupime politike dhe jo vetëm. Sipas zotit Dervishi, “ministri Avramopulos u shpreh kundër tendencave nacionaliste që janë shprehur nga qarqe të ndryshme nga të dyja vendet, të cilat rrisin artificialisht tensionin dhe rikthejnë problemet e vjetra”. Edhe pse sqarimi i ambasadorit ka qenë padyshim diplomatik dhe nuk përmend raste të veçanta, duket se fraza e mësipërme e shefit të diplomacisë greke prek pikërisht qëndrimet nga Aleancës Kuqezi në Shqipëri dhe atyre të partisë “Agimi i Artë” në Greqi. Ndërkaq, Arvramopulos ka përsëritur mbështetjen për zhvillimin e takimit trepalësh ndërmjet ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, në lidhje me pjesëmarrjen e tre vendeve në projektin e gazsjellësit TAP, i cili furnizon Europën me gaz nga Azerbajxhani dhe kalon në territorin e tre shteteve.

Etapat

Vizita: Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Greqinë në pjesën e parë të shtatorit

Negociatat: Pikërisht gjatë vizitës së Panaritit pritet të vendoset se çfarë kahu do të marrin negociatat mes dy palëve për çështjen e kufirit

Avramopulos: Sipas ambasadorit shqiptar në Athinë, ministri i Jashtëm grek ka theksuar se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Shqipërisë

Tendencat: Ambasadori Dervishi ka theksuar se gjatë takimit me ministrin Avramopulos, ky i fundit ka shprehur kundërshtinë me tendencat nacionaliste

Demonstrata, emigrantët, protestë antiraciste në Athinë

Qindra emigrantë të huaj të mbështetur edhe nga organizata antiraciste kanë protestuar në kryeqytetin grek, duke kërkuar nga qeveria “Samaras” të marrë masa për të ndaluar sulmet me motive raciste ndaj emigrantëve, si dhe operacionet policore që dhunojnë komunitetet e tyre në qytete të ndryshme të vendit. Kreu i shoqatës së komunitetit pakistanez ka deklaruar se muajt e fundit janë shtuar sulmet edhe mbi kultet myslimane dhe ka bërë thirrje për tolerancë fetare. “Sot, mijëra emigrantë, vendas, sindikata dhe anëtarë të Parlamentit, janë këtu për t’i thënë jo racizmit, sulmeve raciste, vrasjeve. Respekt për xhamitë, respekt për Islamin dhe respekt për Pejgamberin”, tha Javied Aslam, kryetari i komunitetit pakistanez. Vetëm në muajin e kaluar mbi 20 emigrantë kanë qenë viktima të sulmeve me thika dhe mjete të forta nga grupe raciste. Ndërsa në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar në shkallë vendi të paktën 550 sulme të organizuara, që thuhet se janë kryer nga anëtarë të partisë neonaziste “Agimi i Artë”. Zëdhënësi i kësaj partie, duke iu referuar ngritjes së qendrave ku çohen emigrantet ilegalë që arrestohen ka bërë thirrje në Parlament që të mos kthehet vendi në një kazan plehrash.

26.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post Avramopulos takon ambasadorin shqiptar: Të nisim bisedimet (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, sot vizitë në Tiranë (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al )
Lieberman do të ketë takime me Berishën dhe Panaritin, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

TIRANË – Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai pritet  të takohet me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti.

Në orën 15:00 ministri i Jashtëm i Izraelit, Lieberman, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e tij, Edmond Panariti dhe më pas dy ministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa në orën 17:30 kreu i diplomacisë izraelite do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu Lieberman do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe do të zhvillojë një ceremoni private me stafin e ri të ambasadës.

02.08.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

The post Ministri i Jashtëm i Izraelit, sot vizitë në Tiranë (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al ) appeared first on Lajm-shqip.

Mbështetje për TAP, në kthim të marrëveshjes për ujërat (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al )
Greqia ka bërë të qartë kushtin që ka për mbështetjen e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që do të transportojë gaz natyror nga Azerbajxhani në Evropë. TAP, pasi është kualifikuar për në fazën finale po zhvillon bisedime të nivelit të lartë për gjetjen e një marrëveshje mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Por për arritjen e një marrëveshje mes tri ministrive, pala greke kërkon që Shqipëria të zbatojë marrëveshjen e vitit 2009 për kufirin ujor. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ministri i Energjisë, Asimaki Papageorgiu, gjatë takimit me drejtues të TAP-it.

Greqia ka vënë një kusht të tillë duke qenë vend strategjik në realizimin e këtij projekti dhe është shumë e rëndësishme për TAP që të sigurohet mbështetja e këtij vendi dhe në këtë mënyrë kanë kërkuar “zhbllokimin” e marrëveshjes për ujërat, marrëveshje e cila u arrit pas bisedimeve të nivelit të lartë mes kryeministrave Antonis Samaras dhe Sali Berishës.

TAP ka kërkuar nga tri qeveritë, hapave të caktuara që përfshijnë një deklaratë publike në mbështetje të projektit në nivelin më të lartë, nënshkrimin e një marrëveshje ndër-ministrore dhe pastaj një udhëtim në Baku për të dhënë garanci për qeverinë e Azerbajxhanit dhe konsorciumin. Pengesë deri tani është vetëm Greqia, e cila po kërkon që të sigurojë zbatimin e përcaktimit të kufirit detar për shkak se kërkon të nisë kërkimet për zbulimin dhe shfrytëzimin e depozitave të gazit natyror dhe naftës brenda ujërave greke.

Tashmë për ndërtimin e linjës së gazit nga fusha “Shah Deniz” e Azerbajxhanit deri në jug të Evropës po zhvillohet një konkurrencë mes TAP dhe Nabucco West. Kompania fituese do të zgjidhet në mesin e vitit 2013-të. Marrëveshja e parë politike pritet të arrihet pas verës ndërsa marrëveshja e tyre pritet në fillim të vitit 2013. Projekti i Nabucco West parashikon që gazsjellësi të kalojë në Gjeorgji, Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri ndërsa TAP e kalon atë edhe përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe më pas përfundon në Itali.

31.07.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

The post Mbështetje për TAP, në kthim të marrëveshjes për ujërat (Burimi: Gazeta Shekulli,  www.shekulli.com.al ) appeared first on Lajm-shqip.

Serbët e NIS zbarkojnë në Patos me porosi të Haxhinastos (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )
Partnerët e “Gazprom” nisin verifikimet e aseteve të naftës

Zyrtarë dhe specialistë të kompanisë serbe NIS (Nafta e Industrisë Serbe) kanë zbarkuar tri ditë më parë në zyrat qendrore të “Albpetrolit”, që ndodhen në kilometrin e pestë të aksit rrugor Fier-Patos. Fasada e ndërtesës, e lyer me kujdes me ngjyrë blu pak ditë më parë, ka qenë prezantimi i parë që u është bërë serbëve, të cilët kanë mbërritur aty për të marrë të dhëna që u interesojnë lidhur mbi aktivitetin dhe të ardhurat e kompanisë së vetme naftënxjerrëse shtetërore që pritet të privatizohet së shpejti. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Shqip” nga një burim konfidencial pranë “Albpetrolit”, që sqaroi se ndonëse serbët janë mirëpritur, komunikimi i tyre ka qenë arrogant dhe larg etikës profesionale. Ndërkaq, i njëjti burim është shprehur se serbët e NIS kanë pasur në dorë një suport nga vetë METE. Mësohet se me anë të një shkrese zyrtare, ministri i METE-s, Edmond Haxhinasto, i rekomandon drejtuesit e “Albpetrolit” t’u japin gjithë asistencën për informacionet që kërkojnë serbët. Burimet shprehen se specialistët e kompanisë serbe, 51% të së cilës e zotëron gjiganti rus “Gazprom”, kanë qenë të interesuar lidhur me të ardhurat aktuale të “Albpetrolit” dhe të vendburimeve ekzistuese funksionale dhe jo. Ata kanë marrë të dhëna edhe për çdo detaj juridik që gëzon “Albpetroli”, si dhe marrëveshjet e kryera me kompanitë e tjera koncesionare. Ndërkaq, mësohet se oferta për shitjen e “Albpetrolit” do të bazohet në prodhimin dhe përfitimin aktual të kësaj kompanie, që tashmë ka arritur në minimumin e tij. Kështu, burimi pohon se nuk do të ketë përllogaritje në vlerën e shitjes së puseve të naftës, të cilat janë jashtë përdorimit, por që nuk janë shfrytëzuar ende plotësisht. Nisur nga këto fakte dhe të dhënat që u janë vënë në dispozicion specialistëve të kompanisë serbe, duket se interesi i tyre ka qenë pozitiv. Por serbët nuk kanë qenë të vetmit që kanë qenë të interesuar për të marrë të dhëna pranë kompanisë “Albpetrol”. Para tyre kanë mbërritur edhe specialistë të shoqërisë kanadeze “Triple FIVE Internacional”, e cila edhe kjo është një nga pretendentet me serioze që kërkojnë privatizimin e “Albpetrolit”. Por, burimi i sipërcituar ka theksuar se kanadezët kanë qenë aty vetëm për dy ditë dhe më pas janë larguar pa marrë gjithë informacionet që kërkuan fillimisht. Ndërsa janë larguar, specialistët kanadezë nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.

Disa ditë më parë, gazeta “Shqip” publikoi detaje mbi takimin e zhvilluar mes kompanive ndërkombëtare që veprojnë në fushën e nxjerrjes e përpunimit të naftës dhe drejtuesve të METE-së. Në këtë takim, veç të tjerëve, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të kompanisë ruse “Gazprom”. Zyrtarët e ministrisë, në mbledhjen me firmat e interesuara, kanë paraqitur një ekspoze të procesit të privatizimit, të drejtat e shtetit dhe të privatit pas shitjes së “Albpetrolit”, planin e biznesit, investimin, mjedisin e deri te trajtimi i punonjësve që do të preken nga asistenca. Aktualisht kompanisë “Albpetrol” i kanë mbetur rreth 5 për qind të aseteve që ka disponuar dikur. Por, gjithsesi të ardhurat vjetore të kësaj kompanie, përfshi këtu edhe prodhimin paraekzistues që përfiton nga shoqëritë koncesionare, arrijnë në 60 milionë dollarë. Ndërkaq, pritet që çmimi fillestar i shitjes së saj të jetë jo më shumë se 300 milionë dollarë.

Më herët kishin mbërritur edhe specialistë të shoqërisë kanadeze “Triple FIVE Internacional”

Asistenca - Ministri i Ekonomisë u rekomandon drejtuesve të “Albpetrolit” t’u japin gjithë asistencën për informacionet që kërkojnë serbët

Fasada - Fasada e ndërtesës, e lyer me kujdes me ngjyrë blu pak ditë më parë, ka qenë prezantimi i parë që u është bërë drejtuesve të NIS

Rafineria – Veç dhënies së gjithë kompetencave që gëzon sot “Albpetroli” për shfrytëzimin e rezervave si në tokë dhe det, privatizuesit do t’i ofrohet edhe licenca rafinerisë

Mbikëqyrja – Drejtuesit e rafinerisë serbe morën të dhëna edhe për çdo detaj juridik që gëzon “Albpetroli”, si dhe marrëveshjet e kryer me kompanitë e tjera koncesionare

Në muaj merr 2.5 mln USD

Kompania “Albpetrol” ka të ardhura mujore mbi 5 milionë USD që kapin një shifër të paktën 60 milionë USD në vit. Këto të ardhura sigurohen nga vjelja e prodhimit paraekzistues prej kompanive private naftënxjerrëse, si dhe nga vendburimet e naftës e gazit natyror. Kështu, vetëm prej prodhimit paraekzistues të kompanisë kanadeze “Bankers”, “Albpetrol” përfiton rreth 2.5 milionë dollarë në muaj.

Procesi

Qeveria parashikon të arkëtojë 300 milionë euro nga shitja

Të ardhurat e privatizimit, për faturën e fushatës 2013

Kompania shqiptare e naftës shikohet nga qeveria si mjeti më i fortë për të siguruar faturën e fushatës elektorale, nga ku pritet të sigurohen të paktën 300 milionë euro, a ndoshta më shumë, për shkak të transferimit të disa të drejtave, përfshi edhe kërkim nafte dhe gazi në det. “Albpetroli” siguroi vitin e kaluar një total të ardhurash me vlerë 50 milionë euro, nga shitja e naftës bruto, kryesisht te kanadezët e “Bankers”, me çmim burse.

Për vlerën e shitjes ka ende debat, pasi qeveria nuk ka vendosur një çmim dysheme, por duke qenë se bashkë me rezervat po ofrohen disa të drejta kërkimi në det, licencë gazi dhe rafineria, shpresat për të arkëtuar shuma të mëdha janë të konsiderueshme.

Në vitin 2009, qeveria shqiptare “bëri” bingo, duke shitur ARMO-n dhe OSSH-në për afro 230 milionë euro. Procesi kishte nisur në vitin 2008, por paratë u derdhën në buxhet një vit më pas, kur Kryeministri Berisha zhvilloi fushatën elektorale më të madhe në vend, duke siguruar më tej mandatin e dytë qeverisës. Këto para shkuan kryesisht për “Rrugën e Kombit”, Durrës-Kukës dhe tri ditë para zgjedhjeve Kryeministri inauguroi tunelin që kishte kushtuar 280 milionë euro. Sot, tre vjet më pas, ose gati një vit para zgjedhjeve parlamentar të 2013-s, qeveria po përgatit të njëjtin skenar. Në procesin e shitjes së pronave publike ndodhen “Albpetroli” dhe katër HEC-et, deri dje pronë e shtetit, me kapacitet prodhues 80 megavat. Për shitje kanë dalë mbi 500 prona publike, përfshi edhe ato të ushtrisë, por vetëm te dy të parët vëmendja e Kryeministrit është më e madhe, pasi nga rezultati i tyre varet fati i buxhetit dhe i faturës së zgjedhjeve të ardhshme. Në lojë nuk janë pak, por të paktën 300 milionë euro, shuma e përafërt nga shitja e kompanisë së naftës, por edhe veprave energjetike, të cilat do të mbyllen brenda këtij viti.

Detyrimet

Mister shlyerja e borxheve

Kompanisë “Albpetrol” i kanë borxhe disa shoqëri dhe kjo pjesë nuk është sqaruar fort mirë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Nuk janë pak, por dhjetëra milionë dollarë, detyrime të papaguara për naftën e ofruar për shërbime të ndryshme.

Kompania që zotëron Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, i detyrohet “Albpetrolit” rreth 50 milionë dollarë që kanë mbetur të pashlyera ndër vite, pohojnë burimet e sipërcituara. Nuk dihet me saktësi se si do të trajtohet kjo pjesë në procesin e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të naftës në vend.

Tjetër zhvillim lidhet me dhënien e licencës së rafinerisë, e ndoshta në këtë pjesë interesi i konkurrentëve në tender mund të bëhet më i madh. Duke qenë në këto kushte, kompania që pritet të privatizojë “Albpetrolin” mund ta ndërmarrë këtë hap vetëm nëse do të ketë mundësinë për prodhimin dhe përpunimin e naftës deri në etapën e fundit, gati për ta shitur atë në treg. Nëse kjo paketë do të aplikohet, atëherë privatizuesi i “Albpetrolit” do të kthehet në konkurrentin më të fortë të kompanisë ARMO.

14.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post Serbët e NIS zbarkojnë në Patos me porosi të Haxhinastos (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com ) appeared first on Lajm-shqip.

Kontratat marramendëse të qeverisë, për imazhin me lobistët amerikanë
SKANDALI

“Open Data” publikon hulumtimin, skandalet e kontratave u publikuan kohë më parë nga “Shqip”

Hulumtimi i kryer nga “Open Data Albania” mbi lobimet e qeverisë dhe partive politike me firmat përtej Atlantikut, në SHBA, rikonfirmon faktet e hedhura më parë nga gazeta “Shqip”. Studimi i “Open Data Albania” bazohet në të dhënat e ofruara nga investigimi i dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “ProPublica” dhe “Sunlight Foundation”. Sipas këtij investigimi rezulton se në vitet 2009 – 2010, edhe partitë kryesore shqiptare kanë kontraktuar dhe paguar për lobim amerikan. Emrat e disa kongresmenëve dhe senatorëve rezultojnë në investigimin mbi lobuesit e kontraktuar dhe paguar nga Shqipëria. Nga tri partitë politike më të mëdha në vend që kanë shpenzuar për lobim rezulton se LSI ka paguar 154,298 dollarë, PD 120,000 dollarë, PS 82.250 dollarë, ndërsa qeveria 825,000 dollarë. Ndërsa në këto lobime përfshihen dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet. “BKSH & Associates” është firma amerikane që ka lobuar për Partinë Demokratike, për përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës. Këtu kanë ndikuar lobimet në lidhje me vizitat zyrtare të Kryeministrit Sali Berisha dhe të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Takimet lidhen me kongresmenin Eliot Engel, si dhe me përfaqësues të tjerë të Senatit amerikan apo të Departamentit të Shtetit. Ndërsa për PS-në, lobimi ka ardhur nëpërmjet firmës “Rasky Baerlein Strategic Communications”. Ndërsa PDI, tashmë e kthyer në PDIU, ka nënshkruar një kontratë me “Polaris Government Affairs, LLC”. Partia që ka shpenzuar më shumë para për të lobuar është LSI, me vlerën 154,298 $. Kjo shumë është paguar gjatë periudhës kohore 13 prill 2009 – 3 prill 2010. Gjatë kohës kur LSI ishte në opozitë ka përdorur kompaninë lobuese “Dutko WorldWide” LLC, kryesisht për këshillim për çështje të fushatës zgjedhore. Gjatë periudhës 14 janar 2009 – 12 qershor 2009, PD ka shpenzuar për të lobuar në 20 raste, nga të cilat në 10 raste paratë janë shpenzuar për vizitat e nënkryetares së PD-së dhe Kryetares së Parlamentit, zonjës Jozefina Topalli. Ndërsa në 5 raste, kompania lobuese e PD-së, “BKSH Associates” ka ndërmjetësuar për takimet e Kryeministrit Berisha.

Kontratat e papublikuara

Në investigimet e kryera nga gazeta “Shqip” rezulton se janë një sërë kontratash të tjera që qeveria “Berisha” ka kryer ndër vite, fillimisht me synimin për lobimin për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë. Porse më pas, lobimi me firma të tilla si “Podesta Group” dhe “Patton Boggs” realizohej më tepër për të rregulluar reputacionin dhe imazhin e Kryeministrit Berisha. Kontratat marramendëse flasin për mungesë të theksuar transparence nga qeveria. Edhe “Open Data” ka bërë të qartë se “të dhënat tregojnë se qeveria shqiptare, nëpërmjet firmës lobuese ‘Patton Boggs’ gjatë periudhës 16 gusht 2010 – 20 dhjetor 2010 ka shpenzuar 825,000 USD”. “Patton Boggs” ka marrë premtimin nga qeveria shqiptare të përfitojë 2% të fondit që do të dalë nga privatizimi i “Albpetrolit”. Ndërsa ndihma kryesore e “Patton Boggs” për qeverinë shqiptare është dhe ajo për Fondin e Sfidës së Mijëvjeçarit, e cila ka mbetur pezull prej kohësh.

1.1 milionë USD - Shuma që qeveria shqiptare ka paguar për imazhin e saj për tre vite për firmat lobuese është 1.1 milionë dollarë amerikanë

Tom Ridge – Kontrata më e bujshme me firmën “Ridge Global”, LLC, është në vitin 2007. Tom Ridge përfitoi nga “Berisha” shumën 479.973 USD

“Patton Boggs” - Me këtë firmë amerikane, qeveria shqiptare ka rritur ndjeshëm kontratat, të cilat janë tepër sekrete dhe që nuk bëhen publike

“Podesta” - “Podesta Group” është firma tjetër amerikane që qeveria ka nënshkruar një sërë kontratash, për qëllime lobimi dhe imazhi

356.548 USD - Gjatë vitit 2009-2010, tri parti politike PS, PD dhe LSI kanë shpenzuar gjithsej 356.548 USD. Më shumë ka shpenzuar LSI

“Podesta”

360 mijë USD për gongun e NASDAQ

Më 12 janar të vitit 2012, gazeta “Shqip” publikoi një kontratë në të cilën qeveria shqiptare kishte firmosur  me “Podesta Group”, në një vlerë 360 mijë dollarë amerikanë. Por kryesorja, siç duket, ka qenë sigurimi i një vizite për Berishën në SHBA, si dhe pjesëmarrja e tij në mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ. Që nga 15 gushti i vitit 2011, përfaqësuesit e firmës lobuese të “Podesta Group” rezultojnë se kanë kryer 20 herë kontakte me përfaqësues të NASDAQ. Kontakti i fundit telefonik i përket 26 shtatorit të vitit të kaluar. Afro pesë ditë pas mbylljes së vizitës së Kryeministrit Sali Berisha në SHBA, të cilën qeveria e cilësoi si shumë të suksesshme, pasi zyrtari i lartë i ekzekutivit “shtypi më pas butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ dhe iu dorëzua trofeu që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës”. Pikërisht në datën 26 shtator, zyrtarë të ‘Podesta’-s kanë kryer kontaktet, sipas dokumenteve zyrtare, me David Wicks, Jameel Johnson, Diana Tas, Jennifer Knapp dhe Glenn Hutcbins.

Kontrata e Bashës, dokumenti sekret kërkohet mospublikimi

Në kontratën e zbuluar nga gazeta “Shqip” rezulton se marrëveshja mes “Podesta Group” dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ka si zyrtar nga pala shqiptare, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Në këtë dokument, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është përfaqësuesi i marrëveshjes (Name and title of oficial with whom registrant deals). Më pas, pakti mes qeverisë shqiptare dhe “Podesta Group”, është nënshkruar nga pala shqiptare, prej Gjergj Lezhjes, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe nga pala amerikane, Tony Podesta. “Qeveria do t’i paguajë furnizuesit (‘Podesta’) një shumë prej 60 mijë USD çdo muaj, plus shpenzimet. Pagesa do të kryhet në çdo fillim tremujori”, thuhet në kontratë. Gjithashtu, kërkohet që firma lobuese duhet të ruajë sekretin profesional në mosbërjen publike të këtij pakti. “Ofruesit nuk duhet, gjatë afatit të kësaj marrëveshjeje dhe në dy vjet pas skadimit të saj, të zbulojnë çdo informacion të pronarit, ose konfidencial në lidhje me fushëveprimin e punës, kontratën e pranishme apo aktivitetin e Këshillit të Ministrave, ose operacione pa pëlqimin paraprak me shkrim nga ana e KM-së”, thuhet në kontratë.

Tabela

Shpenzimet 2009-2010

PD 120 mijë USD

PS 82.250 USD

LSI 154.298 USD

19.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post Kontratat marramendëse të qeverisë, për imazhin me lobistët amerikanë appeared first on Lajm-shqip.

Zgjidhja ime për kufijtë me Shqipërinë
Kufijtë – Primare në programin tonë është të nisim menjëherë negociatat e nevojshme me të gjitha vendet e interesuara fqinje, me qëllim që, pas nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe, të nisë përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike të çdo vendi

Konventa – Të nisë përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike të çdo vendi. Në këto procedura, do të shkojmë në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare si dhe Konventës për të Drejtat Detare

Vizita në Tiranë – Është me të vërtetë shpejt, mirë e parashikuat përgjigjen. Të gjitha energjitë tona janë të përqendruara te zgjedhjet e 17 qershorit, si dhe te hapat e parë paszgjedhorë që duhet të bëhen

Nuk duam marrëdhënie “të ngrira” me asnjë nga fqinjët tanë. Duam marrëdhënie dypalëshe të mbështetura në bazën e besimit reciprok dhe marrëdhënieve më të gjera të mundshme

Nga forcimi i marrëdhënieve, vetëm të fituara do të dalin dy vendet tona. Jo vetëm në rang bashkëjetesës harmonike, por edhe në një sërë fushash me interes të përbashkët zhvillimi

17 qershor

Të dielën, Greqia pritet të votojë për partinë që do drejtojnë vendin në këtë situatë tepër të vështirë. Sipas sondazheve, më e favorizuar është partia e ekstremit të majtë, SYRIZA, me liderin e saj, Aleksis Cipras (Alexis Tsipras). Ai ka bërë të ditur se mund të anulojë marrëveshjet me BE për kredinë, porse shprehet se nuk është për daljen e Greqisë nga Eurozona

EKSKLUZIVE

CIPRAS

Flet për “Shqip” pretendenti për postin e kryeministrit në Greqi. “Bashkëpunim me ju, emigracioni na afroi”

Aleksis Cipras, kryetari i së majtës radikale greke SYRIZA, lideri djaloshar, tek i cili kanë hedhur sytë papritmas jo vetëm fqinjët por edhe e gjithë Europa, flet për herë të parë për lexuesin shqiptar, në prag të zgjedhjeve tepër të rëndësishme, për të ardhmen e fqinjëve, por edhe të Eurozonës, të 17 qershorit, që zhvillohen në Greqi. Në një intervistë ekskluzive, dhënë bashkëpunëtorit tonë në Athinë, Niko Ago, Cipras flet për planet e tij qeverisëse, për Eurozonën, për borxhet e Greqisë, për të Majtën, por nuk i shmanget as përgjigjes për marrëdhëniet shqiptaro-greke, si dhe për temën shumë të përfolur, atë të marrëveshjes së ujërave territoriale.

Z. kryetar, kur u ngjitët në krye të Koalicionit të Radikalëve të Majtë, kishit menduar se, shumë shpejt, mund të “ftoheshit” të qeverisni?

E vërteta është se, një alternativë e tillë, nuk ishte aspak në axhendë. Jo vetëm se kjo perspektivë dukej tejet e largët, por edhe për faktin se, të Majtën e preokupojnë mjaft çështje të tjera. Sikurse janë marrëdhëniet e saj me lëvizjet qytetare si dhe kontakti më i ngushtë me shtresat që do të përfaqësojë. Por, dy vjet “depresioni” të tmerrshëm ekonomik dhe masave shtrënguese që po e pasojnë, shkaktuan ndryshime rrënjësore në skenën politike. Partitë tradicionale qeverisëse po shemben dhe populli i drejtohet së Majtës, nga e cila kërkon shpresë dhe rrugëdalje. Qeverisja nuk është qëllim në vetvete për SYRIZA-n. Përbën mjet për të ndryshuar të ardhmen dhe për t’i dhënë shtysë barazisë, demokracisë dhe solidaritetit social.

Cili është, sipas jush, avantazhi më i madh që ka SYRIZA, ndaj partive të tjera rivale, në këto zgjedhje?

Në periudhën dyvjeçare, që shoqëria greke “shtyhej” drejt papunësisë masive dhe varfërisë, dy partitë tradicionale të pushtetit, morën përsipër realizimin e politikës më katrastrofale që u ushtrua ndonjëherë në Greqi. Për sa na përket, shpjeguam përse kjo politikë na fut gjithnjë e më thellë në një rreth vicioz rënieje ekonomike dhe përkeqëson problemin e borxhit, në vend që ta zgjidhë atë. Së fundi, propozuam si rrugëdalje anulimin e Memorandumit dhe rinegocimin e Greqisë me huadhënësit e saj, mbi një tjetër bazë. Ky pozicion politik i qëndrueshëm, ishte edhe faktori kryesor që e Majta greke shkon drejt 17 qershorit e përkrahur nga një shumicë sociale, e cila ka “përqafuar” programin e saj.

Nëse fitoni zgjedhjet dhe formoni qeverinë, do të jetë hera e parë që një parti e Majtë greke do ketë bërë të mundur diçka të tillë. Mund të bëjmë fjalë për një triumf personal apo thjesht, u poqën kushtet?

Një rezultat i tillë është i natyrshëm, kur një shoqëri i reziston shpërbërjes së saj. Është përgjigjja ndaj zbatimit të detyrueshëm të një programi që çon me saktësi matematike drejt falimentimit, daljes nga Eurozona, humbjes së sovranitetit kombëtar, uljen dramatike të nivelit të jetesës, si dhe humbjen e të drejtave më themeltare. Kësisoj, ndërkohë që sistemi politik po shembet, i hapet rruga një qeverie të së Majtës. SYRIZA bashkon grupime sociale rreth një alternative tjetër, e cila parashikon shkëputjen e vendit nga një politikë e detyruar rënieje ekonomike.

Marrëdhëniet greko-shqiptare, kohët e fundit, kanë rënë në “batak”. Ç’parashikoni të bëni për rigjenerimin e tyre z. Cipras?

Nuk duam marrëdhënie “të ngrira” me asnjë nga fqinjët tanë. Duam marrëdhënie dypalëshe të mbështetura në bazën e besimit reciprok dhe marrëdhënieve më të gjera të mundshme. Përvoja e viteve të kaluara tregoi se, kur nacionalizmi i të dyja palëve u mund, shërbeu si faktor bazë për konsolidimin e marrëdhënieve si dhe i shërben bindshëm zgjidhjes së problemeve dypalëshe, sikurse është, bie fjala, emigracioni. Nga forcimi i marrëdhënieve, vetëm të fituara do të dalin dy vendet tona. Jo vetëm në rang bashkëjetesës harmonike, por edhe në një sërë fushash me interes të përbashkët zhvillimi.

Duhet të dini, z. Cipras, që mes dy vendeve ende qëndron pezull nënshkrimi i marrëveshjes për ujërat territoriale. Planifikoni, nëse merrni qeverisjen, të nisni negociata të reja me palën shqiptare?

Primare në programin tonë është të nisim menjëherë negociatat e nevojshme me të gjitha vendet e interesuara fqinje, me qëllim që, pas nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe, të nisë përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike të çdo vendi. Në këto procedura, do të shkojmë në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare si dhe Konventës për të Drejtat Detare.

Kundërshtarët tuaj iu akuzojnë se doni të nxirrni vendin nga Eurozona. E keni përgënjeshtruar disa herë por, meqenëse kjo u intereson edhe qindra mijëra shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi, doni të shtoni diçka?

Dalja e Greqisë nga Eurozona nuk është plan i askujt. Një zhvillim i tillë, do të ishte jo vetëm në dëm të ekonomisë greke, por edhe në tërësi të ekonomisë europiane. Prandaj dhe ne vlerësojmë se, në këto çaste, një rinegocim i Greqisë me huadhënësit e saj, është strategjia më e drejtë për të dyja palët. Rreziku i daljes së Greqisë nga Eurozona i kanoset vendit, vetëm nëse vazhdon të jetë i bllokuar në politikën e sotme të kursimeve të ashpra.

Vërtet, a ka ndryshuar diçka në strategjinë tuaj për krijimin e qeverisë? Këmbëngulni në vendimin tuaj, të qeverisni vetëm me parti të majta?

Këmbëngulim në zbatimin e programit tonë, i cili parashikon anulimin e Memorandumit, nëpërmjet të cilit diktohet politika e masave të rrepta shtrënguese, të rinegociojmë me huadhënësit tanë dhe të nisim një plan kombëtar për rimëkëmbjen ekonomike, solidaritetin social, si dhe konsolidimin fiskal. Këtë mund ta arrijë vetëm një qeveri e së Majtës. Partitë tradicionale qeveritare, po shemben bashkë me dështimin me potere të politikës së tyre. Zgjedhjet e 17 qershorit do hapin rrugën për një qeveri të tillë, përmes fitores së SYRIZA-s dhe forcave të Majta.

Hyrja në Parlament e Agimit të Artë (Xrisi Avgji) u pasua me një sërë sulmesh kundrejt emigrantëve. A kanë vend në sistemin politik, të tilla formacione? Mund të diskutohet për nxjerrje jashtë ligjit të organizatës në fjalë?

Të tilla formacione, as në politikë dhe as në shoqëri, nuk kanë vend. Bëhet fjalë për banda kriminale dhe jo për formacione politike. Në Greqi, është ngjallur një problematikë e vërtetë, për faktin që 440.000 grekë, “përkthyen” dhunën, përdorimin e thikave dhe urrejtjen raciale, si qëndrim ndaj sistemit dhe votuan ata tipa. Urgjente është të rimendohet ai elektorat më me pjekuri, kujt ia dha votën dhe çfarë pret nga ata?! Më urgjente dhe më e domosdoshme nga nxjerrja jashtë ligjit, është që neonazistët kriminalë të veçohen nga shoqëria.

Zoti Cipras, edhe pse do më thoni se është shpejt diçka e tillë, nuk po i shpëtoj dot tundimit: nëse pas datës 17 qershor, merrni postin e kryeministrit, është në planin tuaj një vizitë në Shqipëri?

Është me të vërtetë shpejt, mirë e parashikuat përgjigjen. Të gjitha energjitë tona janë të përqendruara te zgjedhjet e 17 qershorit si dhe te hapat e parë paszgjedhorë që duhet të bëhen, në rast se rezultati është ai që presim. Domethënë, një humbje e forcave spekulative dhe shkatërrimit social, dhe një fitore e madhe e së Majtës dhe e popullit grek. Të tjerat vijnë më pas.

15.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

The post Zgjidhja ime për kufijtë me Shqipërinë appeared first on Lajm-shqip.

Haxhinasto në Vjenë, merr pjesë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, zhvillon sot një vizitë në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Sesionin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Gjatë këtij takimi, Haxhinasto, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, do të mbajë një fjalë për delegacionet pjesëmarrëse të Këshillit të Përhershëm, duke parashtruar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të KiE-së dhe qëndrimin e tij mbi çështjen e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet KiE-së dhe OSBE-së.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Haxhinasto do të pritet nga sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, si dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me zv.kancelarin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, me të cilin do të trajtojë çështje të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjithashtu, Haxhinasto do të marrë pjesë edhe në Koncertin e organizuar nga misioni ynë në OSBE, në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

14.06.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

The post Haxhinasto në Vjenë, merr pjesë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së appeared first on Lajm-shqip.

Topi në Mostar, lobon për njohjen e Kosovës
Presidenti Bamir Topi, i pranishëm dje në Samitin e UNESCO-s i zhvilluar në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, deklaroi para krerëve të shteteve të rajonit se pjesë trye-zës me temë “Trash-ëgimia fetare dhe kulturore-historike” duhet të jetë edhe shteti i Kosovës. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar theksoi se restaurimi i trashëgimisë kulturore është një detyrë që duhet të angazhojë të gjitha vendet e rajonit, duke përshirë dhe Kosovën. “Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të ketë në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës”, deklaroi Presidenti Topi.

Takimet

Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka zhvilluar dje takime me homologun e tij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe të Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov. Presidenti Topi, gjatë takimit me homologun e Maqedonisë theksoi se “Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë të angazhohen maksimalisht për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe të integrimit europian”. Në këtë aspekt, kreu i shtetit shqiptar theksoi se “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë janë e do të mbeten në vazhdimësi një përparësi e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke mirëpritur anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon”. Gjithashtu, Presidenti Topi dhe homologu malazez ndanë të njëjtat mendime lidhur me nxitjen e nismave të përbashkëta, kryesisht ekonomike, të cilat do t’i hapin rrugë zhvillimit më të madh të vendeve tona, investimeve të ndërsjella, projekteve infrastrukturore, kulturore, artistike, atyre të turizmit e të tregtisë kufitare, etj. Topi dhe Presidenti Vujanoviç theksuan se bashkëveprimi dhe koordinimi midis dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit europian përbën një nga kushtet e BE-së dhe i shërben objektivit të përbashkët të anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

Topi takon drejtoreshën e UNESKO

Bamir Topi zhvilloi dje një takim pune me drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, në kuadër të Samitit të 100-të rajonal të krerëve të shteteve të Europës Juglindore, që po mbahet në Bosnje-Hercegovinë. Gjatë takimit, Presidenti Topi shprehu bindjen për përkushtimin e duhur të autoriteteve shqiptare, në mënyrë që procesi i restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të vijojë me sukses, duke vlerësuar në këtë drejtim edhe rolin e kontributin institucional e personal të drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Bokova.

Harmonia fetare

Kreu i shtetit, Bamir Topi, gjatë fjalës në Samitin e UNESCO-s, u ndal në mënyrë të veçantë në specifikën e përbërjes fetare të Shqipërisë prej pesë komunitetesh fetare “që jetojnë në harmoni të plotë dhe shekullore me njëri-tjetrin”. Kreu i shtetit shqiptar parashtroi në diskutimin e tij fenomenin e ndeshur shpesh në ditët e sotme, ku “ekstremizmi fetar tenton të imponojë sjellje e vendime politike, apo që politika të caktuara e përdorin atë ai mjet për qëllime politike të ditës”, për të cilin shprehu mendimin se “është përgjegjësia jonë si vendimmarrës politikë të rajonit të Europës Juglindore të refuzojmë çdo tentativë e sjellje të tillë negative”.

04.06.2012

Burimi: Gazeta Panorama, Fation Binjaku

The post Topi në Mostar, lobon për njohjen e Kosovës appeared first on Lajm-shqip.