Lajm-shqip » SHQIPERI

Rikja: “Në BB nuk ka shoqëri, veç ne të dyjave”; Elona: “Ngjarjet në shtëpi do të ndryshojnë (Burimi: Gazeta Shqip, www. gazeta- shqip.com)
Rikja – Elona fillon një diskutim me Riken për sa i përket ngjarjeve të fundit në shtëpi dhe relatat me banorët e mbretur. Rikja mendon se brenda shtëpisë nuk mund të konsiderojë asnjë mik të vërtetë veç saj dhe thekson se këtë gjë e ka kuptuar më mirë pas spektaklit të sotëm, duke e pasur fjalën për nominimin që ka marrë prej Ilirit. Ndërsa Elona mendon se ngjarjet dhe relatat mes banorëve që tani e tutje do të jenë ndryshe nga më parë dhe se ato duhet të përgatiten për këtë gjë. Ajo mendon se banorët tashmë e kanë kuptuar që Elona nuk mund të vërë asnjë banor tjetër para saj dhe mund t’i sulmojnë në të gjitha mënyrat.

Vajzat komentojnë nominimin e Ilirit, pas të cilit Rikja ndihet shumë keq sepse Iliri gjithmonë e ka konsideruar si shoqe shumë të mirë, ndërkohë që tregoi diçka tjetër. “Tani më thotë që në çdo situatë do të më kishte nominuar mua. Pse nuk e bëri javën e kaluar këtë nominim?”, shprehet e mërzitur Rikja.

Më vonë vajzat mendojnë se gjërat do të jenë ndryshe edhe me Eldorën, pasi asaj i ka mbetur qejfi me Elonën. “Mua më vjen keq sepse Eldorën e kam konsideruar mike”, shprehet Elona. Ndërsa në fund Elona e këshillon që ajo të mos nxitohet në asnjë situatë dhe ta marrë me qetësi, pasi në të kundërt, duket ajo keq përballë publikut, pavarësisht se ka të drejtë.

Në fund Rikja thotë se tani e ka kuptuar me të vërtetë raportin mes saj dhe Ilirit, megjithëse ka pasur dyshime gjatë gjithë kësaj kohe.

20.052013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Rikja: “Në BB nuk ka shoqëri, veç ne të dyjave”; Elona: “Ngjarjet në shtëpi do të ndryshojnë (Burimi: Gazeta Shqip, www. gazeta- shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Peshkopi, mjeti përplas për vdekje këmbësoren, plagoset edhe shoferi. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
PESHKOPI- Një 53-vjecare ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga automjet në Peshkopi, ndërkohë që nga aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Agron Lusha.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në hyrje të qytetit pranë urës së pazarit në qytetin e Peshkopisë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Aksidentet rrugore shkaktojnë çdo ditë një viktimë. Kryeqyteti renditet në krye të listës së qyteteve që ka numrin më të madh të tragjedive automobilistike. Viktimat, në 60 për qind të rasteve janë këmbësorët. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik i realizuar në Tiranë, duke iu referuar shifrave të Qendrës Kombëtare të Traumatologjisë, tregon se nga 1860 persona që dëmtohen nga aksidentet, rreth 300 humbasin jetën. Duke iu referuar shifrave, ISHP-ja hedh alarmin ndaj aksidenteve, çka konfirmon se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se vendet e tjera. Numri më i madh i aksidenteve shënohet në kryeqytet, pasi ka më shumë automjete në qarkullim. Ndërsa janë meshkujt e moshës 25 deri në 45 vjeç, që kapin numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga meshkujt e moshës 18 deri 25 vjeç. Ora që shënon më shumë aksidente në Tiranë është 12:00 deri në orën 20:00, ndërsa periudha që shënon pikun e rasteve me pasojë vdekjen është stina e verës. Ndër shkaqet e aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në kodin rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve.

18.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Peshkopi, mjeti përplas për vdekje këmbësoren, plagoset edhe shoferi. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Lushnjë, sherr me thika, arrestohen 3 adoleshentë. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
LUSHNJE-Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Divjakës ku kanë mbetur të plagosur 5 shtetas fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Lushnjës bëhet e ditur se në pranga kanë rënë tre adoleshentë R.C , D. C dhe M.K nga Germenji i Divjakes të akuzuar për veprën penale vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Të tre këta shtetas në bashkëpunim me bashkëmoshatarë të tjerë kanë qëlluar me thikë 5 të rinj.

Sipas njoftimit të policisë mes të rinjve ka pasur konflikt për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Divjakës.

18.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Lushnjë, sherr me thika, arrestohen 3 adoleshentë. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Mati në honin e harresës (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.com)
Ndodh shpesh që kur t’i thuash dikujt se jam nga Mati, ndeshesh me një farë habie në shikimin e tjetrit.

Duket sikur i ke thënë emrin e ndonjë krahine që është jashtë Shqipërisë.

Dhe në të vërtetë është emri i një krahine kufi me Tiranën sot, se në kohët e lashta vetë Tirana ishte brenda kësaj krahine që aso kohe quhej Emathia.

Kur i tregon bashkëfolësit se në Mat ka lindur Skënderbeu, se aty u shkrua dhe u predikua për të parën herë në shqip formula e pagëzimit, se po aty lindi poeti i parë i shqiptarëve Pjetër Budi, Rexhep Pashë Mati, mbreti Ahmet Zogu… e të tjera fakte historike që i japin Matit përmasën e shtyllës kurrizore të vetë kombit shqiptar, ai (bashkëfolësi) të ndërpret duke të thënë: “Ah po, aty ndodhet dhe burgu i Burrelit”.

Çfarë ironie therëse! Patjetër jo për faj të tij. E pra, dikur në kohën e të ashtuquajturit “social-komunizëm”, Mati, përveç resurseve të tjera, përmendej edhe për kromin.

“Kromi çan bllokadën”, shkruhej nëpër parullat që ishin në modën e mendësisë së atëhershme.

Dhe si për ironi ishte shumë e vërtetë, kromi mbante dhe mban akoma një peshë shumë të madhe në ekonominë e Shqipërisë.

Madje në mes maleve të atjeshëm u ngrit një qytet minatorësh me emrin Krastë (Krasta e Martaneshit).

Dhe përsëri si për ironi… atje u ngrit dhe një burg që quhej “burgu i Batrrës”, ku të burgosurit shfrytëzoheshin si minatorë dhe jetonin e punonin në kushte skandaloze.

Po për çudi nuk flitet për ekzistencën e këtij burgu, ndërsa për burgun e Burrelit dhe të Spaçit bien boritë e alarmit herë pas here.

Pse kjo heshtje e çuditshme!? Pakujdesi e qëllimshme!? Pse jo!? Dhe kur shikon që atje po shkatërrohen malet që iu deshën mijëra vite të merrnin formë nga dora e nënës natyrë, nuk ka asnjë arsye që të mos shkojë mendja te heshtja e qëllimshme!

Të pangopurit me para e pushtet, i kanë hyrë malit me makineri të fuqishme gërryese e shkojnë te formacioni gjeologjik i kromit, duke shkatërruar ekosistemin natyrorë.

Për ironi përsëri… patjetër që ndonjë inspektor paguhet për të heshtur, plus rrogës që merr nga shteti për të denoncuar shkelje flagrante të tilla.

Dhe kjo është njëra anë e problemit (me pasoja mbarë kombëtare për natyrën dhe shëndetin e njeriut të nesërm…), ana tjetër është nxjerrja e krahut të punës jashtë loje (kuptohet se përse), pra nuk ka nevojë për minatorë e për qytet minatorësh! Po ka nevojë për heshtje, heshtje dhe vetëm heshtje! Po futemi në kthetrat e mafies!?

E para, shpesh kohët e fundit kemi dëgjuar të flitet për mafien e kromit! Krasta dhe rrethinat e saj arbitrarisht nga “nervozizmi” i një X-ish deputeti të dikurshëm i hiqet Matit dhe i kalon Bulqizës.

Dhe përsëri heshtje! Në Burrel është dhe një uzinë ferro-kromi, që dikur “çante bllokadën”, po që mbahet mbyllur për arsye krejt absurde për kaq e kaq vite… dhe përsëri heshtje!

Një heshtje krejt e dyshimtë!

Kërkohet të bëhet rruga e Arbrit, siç është bërë zakon të quhet një rrugë karvanësh mes malesh (e pamundur për t’u bërë për koston e madhe që kërkon…) dhe kjo s’ka gjë te keqe, pse jo të ketë sa më shumë rrugë dhe mundësi komunikimi.

Po kjo s’duhet të thotë që të mos rregullohet, meremetohet dhe asfaltohet rruga Burrel-Qafshtamë-Krujë-Tiranë (rrugë e shënuar në hartë si rrugë nacionale qysh nga koha e Zogut), gjë e cila kërkon shumë më pak shpenzime dhe afron Maqedoninë me Tiranën gati po njëlloj sa edhe e quajtura “Rruga e Arbrit”.

Ah po, po të ishte e mundur hapja e një tuneli Burrel-Tiranë, patjetër që do ishte shumë më mirë.

Ky opsion do të zgjidhte problemin e ujit të pijshëm për gjithë ultësirën qendrore të Shqipërisë, duke qenë se ky grup malesh ka rezerva të pashtershme të ujit natyror.

Po kjo nuk kërkohet dhe gati hidhet poshtë si një opsion i rrezikshëm. Pse!? Hajde gjeje në këtë mishmash që është bërë realiteti shqiptar sot!

Po kjo heshtje, e qëllimtë ose jo, po e le në harresë Matin dhe matjanët me problematikat e tyre në mbijetesën e përditshme.

Dhe mendja të shkon te përfaqësuesit politik të matjanëve në këto njëzet e ca vite, te moskryerja e misionit në dobi të banorëve që përfaqësojnë.

Madje këta përfaqësues më shumë kujdesen që emri i Matit të mos dëgjohet.

Një ish- deputet i Matit ka marrë dekoratë për qëndrim të “kulturuar”, pra për heshtje…! Ky rast i jep ironisë përmasa mitike!

Dhe tani vijmë aty ku e nisëm, Mati sot ndodhet në honin e harresës së qëllimshme nga pushtetet e dyshimta dhe në dëm të të gjithë qytetarëve shqiptar në këto vite të fundit.

Po kjo nuk do të thotë që vetë matjanët të flenë në të keqe, e si zogj të vegjël të presin me gojë hapur ushqimin e përditshëm. Po duhet që me kurajë e guxim të gjejnë rrugët e duhura për të dalë nga kthetrat e një skllavërimi modern e të pashpresë.

Vetë matjanët e dinë që jetojnë në një vend ku natyra është treguar bujare duke u dhënë gjithçka për të jetuar krejt ndryshe nga ç’jetojnë sot.

Matjanët duhet të ngrihen përmbi ndasitë e qëllimshme të politikës së derisotme, e të gjejnë rrugët e bashkimit për të mirën e të nesërmes së tyre. Ujqërit me kollare e të pasuruar mbi djersën e të tjerëve, hipur nëpër pushtete absurde të të keqes nuk duhet me i mbajtë më mbi krye.

Dhe të mos harrojmë, ujqërit me kollare nuk kanë ngjyra, po kanë të njëjtën pamje…! Mundësitë për mirë asnjëherë nuk mungojnë, mjafton të mendohesh pak për të përqafuar rrugën e duhur…, që patjetër është e qenësishme.

17.05.2013

Burimi: Gazeta Tema

The post Mati në honin e harresës (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.com) appeared first on Lajm-shqip.

Vizat, SHBA rrëzon premtimin e Berishës (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)
Ambasada amerikane në Tiranë rrëzon idenë e shpallur nga Kryeministri Sali Berisha se, nëse merr mandatin e tretë qeverisës, mund të heqë vizat e shqiptarëve me SHBA-në. Në një sqarim të saj, ambasada amerikane në Tiranë i është përgjigjur interesit së medias për rrugën e heqjes së vizave. Një kusht kryesor që Shqipëria nuk plotëson lidhet me refuzimin e vizave.  “Top Channel”, përmes postës elektronike i dërgoi një kërkesë për informacion ambasadës amerikane në Tiranë. Po nëpërmjet postës elektronike, zyra e marrëdhënieve me publikun na dha këtë përgjigje. “Në përgjigje të pyetjes tuaj, dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni si më poshtë: Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) sanksionohet me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 për qind”. Deklarata e ambasadës amerikane nuk lë shumë hapësirë për të ëndërruar, ndërsa pritet të shihet nëse Berisha do të vijojë të reklamojë ende këtë premtim, që në kushtet aktuale ngjan më shumë i pamundur se sa ambicioz. Dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një miting elektoral në Durrës se “me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”. Por qëndrimi më i fundit i ambasadës së SHBA-së duket se ia kanë venitur euforinë liderit të PD-së, Berisha.

Reagimi i opozitës

Sakaq, opozita nga ana e saj nuk sheh asnjë mundësi reale për premtimin e Berishës dhe e komentoi atë në rrafshin politik më shumë se sa në atë praktik. “SHBA ia ka hequr vizën Sali Berishës dhe Sali Berisha nuk mund t’u premtojë dot shqiptarëve heqjen e regjimit të vizave me SHBA-në”, deklaroi Ditmir Bushati. Ndërsa kreu i PDS-së dhe ish-ministër i Jashtëm për shumë vjet Paskal Milo, e sheh deklarimin e Berishës vetëm një premtim elektoral. Nga një kërkim në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se programi i “Lëvizjes pa Viza” aplikohet me vetëm 37 shtete në të gjithë botën dhe se qytetarët e shteteve si Polonia, Rumania, Qipro dhe Bullgaria, pavarësisht se janë vende anëtare të BE-së duhet të hynë në SHBA me viza pasi nuk plotësojnë ende kushtet për heqjen e vizave.

16.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Vizat, SHBA rrëzon premtimin e Berishës (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Meta: Berati prioritet i LSI, gjykoni me votë diskriminimin e qeverisë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
BERATI- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit është shprehur se për forcën që ai drejton, Berati përbën një prioritet.

Duke akuzuar qeverinë Berisha për diskriminimin e këtij qyteti, duke mos investuar për të, Meta tha se qytetarët e Beratit do e gjykojnë me votë këtë diskriminim. “Berati do ta tregojë me votë mospranimin e diskriminimit”, tha ai.

“Qarku i Beratit përbën prioritet për LSI-në. Ne votuam kundër buxhetit për shkak të mungesës së investimeve në Berat. Qeveria s’ka fonde për të respektuar buxhetin që ajo vetë ka votuar”, tha Meta më tej.

Sipas tij, “Berati do të jetë në krye të fitores së LSI në të gjithë vendin”.

Takim madhështor në Gjirokastër, LSI prezanton kandidatët për deputetë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar  një takim madhështor në qytetin e Gjirokastrës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 5 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, stanjacioni politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

“Ndaj më 23 qershor Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena do të votojnë për LSI-në dhe për koalicionin tonë  “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, tha z. Meta. “Tani dua të ftoj këtu Rezhat Zikën, Shpëtim Spahiun, Zamira Ramin, Vangjel Tavon dhe kryetarët e LSI-së në rrethe, Genci Sinojmeri në Gjirokastër, Edin e Përmetit dhe Edjolën e Tepelenës. Me këta shokë dhe shoqe të mrekullueshme dhe me të gjithë ju e sidomos me rininë e jashtëzakonshme, me LRI-në tonë të paparë ne do të korrim një rezultat historik dhe fenomenal në Qarkun e Gjirokastrës dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor”, prezantoi ai kandidatët.

Fjala e plotë e Liderit të LSI-së, Ilir Meta

Udhë të mbarë drejt fitores sonë të sigurt më 23 qershor në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë. Jam i lumtur që ndodhem në Gjirokastër dhe që do të jem mundësinë më pas të jem në Tepelenë dhe Përmet. Ndihem i ripërtërirë dhe i gatshëm për ta nisur nga fillimi me të gjithë ju këtë sfidë të rëndësishme, të cilën nuk e bëjmë thjesht në emrin tonë personal dhe as thjesht të forcës sonë politike, por në këtë sfidë që e bëjmë për të mirën e gjithë shqiptarëve e në radhë të parë të më të rinjve, të atyre që kërkojnë një Shqipëri që ecën më shpejt.

Është kënaqësi që këtu në Gjirokastër të vë re këtë shpirt gare dhe fitoreje, e cila vjen për arsyen e thjeshtë se ju keni zgjedhur një ekip tepër konkurrues, një ekip me shpirt fitues. Ndaj unë i falënderoj nga zemra, në mënyrë të veçantë Reshatin, Shpëtimin, Zamirën dhe kryesuesin e listës sonë, mikun dhe vëllanë tonë Vangjel Tavo për këtë atmosferë të jashtëzakonshme, e cila nuk është e sotme dhe nuk është e rastësishme, por që është produkt i frymës sonë të ekipit që kemi si LSI anembanë Shqipërinë. Sepse për ne integrimi është në radhë të parë një proces që duhet të ndodhë brenda nesh dhe përmes nesh dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët e tjerë kudo, në çdo komunitet dhe anembanë në shoqërinë tonë, e cila është mjaft e lodhur nga frymë konfliktuale e politikës së vjetër.

Gjatë tetë viteve të fundit ritmi i progresit ka qenë shumë i ulët, sepse situata politike ka qenë tejet konfliktuale. Procesi i integrimit pas liberalizimit të vizave pothuajse ka mbetur në vendnumëro. Sot ekonomia jonë po përpëlitet, sepse qeveria në largim nuk ka një vizion për të çliruar potencialet ekonomike. Nuk mund të ketë vend për eufori kur raporti i fundit i BERZH-it thotë se ekonomia shqiptare në tre muajt e fundit u rrit vetëm me 0.5 %, ndërkohë që investimet publike janë reduktuar ndjeshëm. Madje edhe ato që bëhen kanë synime elektorale. Dhe po ta vini re tani më të gjatë janë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen. Dhe kryeministri aktual, i cili përgatitet të bëjë dorëzimet më 23 qershor, i cili ka bërë mijëra e miliona rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë që të vijë jo me helikopter, por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë. Të vijë këtu dhe t’i kërkojë falje Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt dhe të gjithë këtyre trevave. Sepse Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena nuk mund të ecin me ritmin e tij, por do të ecin më shpejt me ritmin e LSI-së. Ndërkohë që janë të pafund sipërmarrësit, biznesmenët, të cilët kanë bërë prej 5-6 vitesh vepra publike dhe të cilët nuk janë paguar ende nga kjo qeveri, por ndërkaq ata paguajnë çdo ditë këste nëpër banka për kreditë që kanë marrë prej vitesh për të bërë vepra publike, teksa qeveria fsheh 500 milionë euro fond borxh jo vetëm për firmat, por edhe për ato që kanë punuar në këto kompani. Kryeministri ynë ka dëshirë të shprehë vazhdimisht adhurimin e tij, për Ronald Reganin. Edhe unë do ta perifrazoja këtë në mënyrën më të përshtatshme për këtë situatë të vështirë ekonomiko-sociale që po kalon Gjirokastra dhe i gjithë vendi. Sepse presidenti amerikan Regan ka thënë që “nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por qeveria është vetë problemi” dhe këtë duket sikur e ka thënë për qeverinë e z. Berisha.

Ndaj më 23 qershor le të votojmë për rotacionin e pushtetit. Le të votojmë për ndryshimin, t’i japim fund garës që ka shpallur Berisha me Gjermaninë, të cilën e ka lënë me kohë mbrapa. Ne kemi nevojë të mbyllim rrugën e re Levan-Tepelenë e cila prej gati 10 vitesh jo vetëm duhet të kishte nisur, por duhet të kishte përfunduar me kohë. Ne duhet t’i rikthejmë Gjirokastrës atë atmosferë të gjallë biznesi dhe punësimi që e ka pasur vite më parë, por që nuk e ka sot për fat të keq. Ne duhet të votojmë për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që do të bëhet, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt zhvillimit, punësimit dhe integrimit evropian. Ne e dimë që ju gjirokastritët, përmetarët, tepelenasit dhe të gjithë shqiptarët luftoni çdo ditë me papunësinë dhe me rritjen e papërballueshme të çmimeve. Rritja modeste e pagave dhe pensioneve ka mbetur në hije nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve dhe nga rënia e ndjeshme e fuqisë blerëse.

Ky ngërç i gjithanshëm mund të kapërcehet vetëm përmes një drejtimi të ri, përmes një ndryshimi të rëndësishëm, përmes një ekuilibri të ri politik, përmes një ndarje të re të pushteteve dhe përmes çlirimit të potencialeve të jashtëzakonshme ekonomike dhe të vlerësimit të kapitalit njerëzor që nuk mungon këtu dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj kërkohet një lidership i ri i cili punon për bashkëpunim dhe nuk nxit përçarjet, i cili sjell një rrugë të re për të lënë pas të vjetrën që na çon më afër integrimit në Evropë dhe jo më larg saj, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell. Vetëm kështu mund të ecim më shpejt.

Shqipëria ka nevojë për një lidership që i kupton dhe i jep zgjidhje sfidave delikate ekonomike me të cilat përballet vendi, sidomos sot kur Evropa është në një krizë serioze financiare. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës ka nevojë për një program konkret siç është plani i punësimit me 5 pikat për punësimin i Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të jetë nga dita e nesërme në dorën tuaj dhe të çdo qytetari shqiptar.

Ne kemi nevojë të transformojmë dhe të modernizojmë bujqësinë përmes krijimit të shoqërive bujqësore ku të gjithë ata të cilët kërkojnë që të ecin më shpejt të bëhen bashkëaksionerë të këtyre sipërmarrjeve dhe të kenë një mbështetje shumë më të fuqishme nga ana e shtetit dhe qeverisë.

Ne jemi të bindur se vetëm duke pasur punësimin si prioritet ne do të arrijmë të zbusim problemet e mëdha sociale të krizës ekonomike. Një nga mundësitë më të mëdha për zhvillimin e vendit, që është pikërisht ai turizmit, pothuajse ka mbetur në vend. Turistët shikohen si statistika doganore ndërkohë që politikat stimuluese konkrete mungojnë. Ndaj LSI propozon 10% ulje të TVSH-së për shërbimet turistike, për zhvillimin e turizmit ku të kemi një paketë apo guidë turistike nga Vermoshi në Konispol me të gjitha potencialet turistike që ofron Shqipëria ku Gjirokastra zë një vend të veçantë për vetë trashëgiminë kulturore që ajo përfaqëson si një qytet edhe i UNESCO-s. Është një qytet që ka nevojë për dorën e shtetit për të mos braktisur shtëpitë turistike por për t’i mbrojtur dhe për t’i rikonstruktuar ato sepse kjo është trashëgimia dhe krenaria kombëtare e popullit më të vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në Evropë. Për ne është shumë e rëndësishme që përmes zhvillimit të turizmit të shtojmë vendet e reja të punës dhe të rrisim të ardhurat nga turizmi në vend.

Ekonomia jonë ka ende potenciale të pashfrytëzuara për të nxitur dhe krijuar biznese të reja në zona të lira ekonomike dhe parqe industriale dhe kryesisht në zonat më pak të zhvilluara. Prandaj LSI premton një paketë fiskale “One-Stop-Shop” për të gjithë investitorët vendas dhe të huaj në zonat e lira ekonomike dhe në parqet industriale, ku bizneset e reja të përjashtohen nga të gjitha taksat dhe tatimet për 5 vitet e para të aktivitetit.

Ne do të bëjmë investime publike rentabël për modernizimin e infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore, portuale etj, sepse ekonomia ka nevojë për më shumë investime publike të cilat nuk bëhen sipas interesave elektorale por sipas leverdisë ekonomike në interes të taksapaguesve shqiptarë. Është e pafalshme që rrugët më të rëndësishme të akseve kombëtare janë të papërfunduara dhe shpesh janë bërë shkak për aksidente me pasojë humbjen e jetës së shumë qytetarëve tanë. Ndaj ne do të krijojmë Agjencinë e Monitorimit të Investimeve dhe Reformave për të ekonomizuar investimet publike, për të bërë transparencë në opinionin publik mbi kostot e tyre financiare dhe përfitimet për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Të dashur motra dhe vëllezër të Gjirokastrës, të Përmetit dhe të Tepelenës, ka ardhur koha që shqiptarët të ecin më shpejt në rrugën e integrimit evropian, në rrugën e punësimit real dhe jo virtual, në rrugën e edukimit që u jep të sigurt të rinjve të punësohen në Gjirokastër, në Përmet, në Tepelenë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndaj 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, stanjacioni politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj më 23 qershor Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena do të votojnë për LSI-në dhe për koalicionin tonë  “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Sfida jonë si LSI nuk është të fitojmë deputetin në Qarkun e  Gjirokastrës sepse deputetin e kemi të fituar edhe me këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme që kemi sot këtu në Pallatin e Sportit. Sfida jonë është më e madhe që “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” të fitojë jo 3-2, por 4-1 më qershor. Në mënyrë që kjo trevë e jashtëzakonshme, kjo trevë me kontribute mjaft të rëndësishme dhe historike, për lirinë dhe për pavarësinë e kombit tonë, për gjuhën tonë kombëtare. Kjo trevë, e cila i ka dhënë Shqipërisë patriotë nga më të mëdhenj, rilindësit nga më të shquarit, burra shtetit dhe vizionarë, që i ka dhënë intelektualë të niveleve botërore, të mbylli me votën e saj një kapitull të tejzgjatur të tranzicionit dhe të gjithë së bashku, edhe me demokratët, të ecim me shpejt në Shqipërinë evropiane, që ne do të ndërtojmë të sigurt dhe pa u ndalur duke nisur nga agimi i 24 qershorit. Rroftë populli i mrekullueshëm i Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit. Fitore LSI-së, fitore Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

Tani dua të ftoj këtu Rezhat Zikën, Shpëtim Spahiun, Zamira Ramin, Vangjel Tavon dhe kryetarët e LSI-së në rrethe, Genci Sinoimeri në Gjirokastër, Edin e Përmetit dhe Edjolën e Tepelenës. Me këta shokë dhe shoqe të mrekullueshme dhe me të gjithë ju e sidomos me rininë e jashtëzakonshme, me LRI-në tonë të paparë ne do të korrim një rezultat historik dhe fenomenal në Qarkun e Gjirokastrës dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor. Fitore!

Fjala e plotë kryesuesit të listës së LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo

Duke pasur parasysh përvojën time në politikë dhe në Parlament, normalisht sot duhet të isha shumë i qetë, por në fakt nuk ndodh kështu, jam i emocionuar, janë emocionet e falënderimeve nga thellësia e shpirtit tim. Motra dhe vëllezër, simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qarkut të Gjirokastrës, të rinj dhe të reja, anëtarë dhe maratonomakë të Lëvizjes Rinore për Integrim për qarkun tonë, nëna dhe motra të nderuara dhe të respektuara të Lëvizjes së Gruas për Integrim të qarkut të Gjirokastrës, më lejoni që në emrin tuaj të zotohemi dhe të garantojmë liderin tonë historik dhe energjik Ilir Meta se LSI do të fitojë në Qarkun e Gjirokastrës.

LSI do të ketë deputetin e saj në Parlamentin shqiptar pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe natyrisht do të përfaqësohet denjësisht. Para disa ditësh kryetari ynë, miku i të gjithëve Ilir Meta deklaroi nga Shkodra se Lëvizja Socialiste për Integrim përveç të qenit konstruktive ngre ura komunikimi me komunitetet dhe me gjithsecilin nga ne. Ja pra se forca jonë politike do të fitojë në 23 qershor edhe në qarkun e Gjirokastrës sepse ne jemi në shërbim të qytetarit, jemi në shërbim të komunitetit, këtu në qytetin e gurtë, në piedestalin e traditës dhe kulturës perëndimore. Ne jemi në shërbim të lunxhiotëve dhe zagoritëve, të Dropullit, të Pogonit, të komunitet vlleh, ne jemi në shërbim të picariotëve dhe mashkullaritëve, në shërbim të komunitetit të Libohovës dhe Labërisë. Jemi në shërbim të komunitetit të Lazaratit, jemi në shërbim të popullit të Përmetit dhe popullit të Tepelenës, të cilët do të kenë gjithmonë të hapur derën e LSI-së dhe deputetët e saj do të jenë gjithmonë të pranishëm pranë njerëzve. Për ne të gjithë janë dhe do të jenë të barabartë, të djathtë e të majtë, qytetarë dhe fshatarë, intelektualë dhe punëtorë.

Me Lëvizjen Socialiste për Integrim fitojnë të gjithë. Ne mbi të gjitha kemi njeriun, jemi pranë njerëzve në halle dhe ditë të vështira, jemi në shërbim të tyre sepse kemi prioritet punësimin, sidomos punësimin e brezit të ri të edukuar dhe kualifikuar. Ja pra, pse unë e nisa këtë fjalim duke falënderuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën sepse kandidimi im me LSI-në është nder, por më shumë sesa nder është përgjegjësi. Është përgjegjësi morale dhe njerëzore dhe përgjegjësi politike për të gjithë ju që jeni sot këtu dhe për ata që do të votojnë më 23 qershor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me ju dhe mijëra të tjerë, që me zemër dhe mendje janë këtu sepse kanë të njëjtin ideal. Me ne suksesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, është i sigurt në 23 qershor. Të gjithë ne anëtarë dhe drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim aspirojmë një Shqipëri evropiane me Ilir Metën në krye. Këtë do ta arrijmë sepse zemrën e kishim e kemi nga  majta.

Ne i takojmë Partisë Socialiste Evropiane dhe jemi gjithmonë dhe kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar. Duke votuar për LSI-në, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të fitojë. Asnjë zemër nuk do të ndihet e tradhtuar. Asnjë apo bashkëqytetarët e majtë dhe sigurisht edhe ata të djathtë. Prandaj pas çdo gare elektorale shton zemrat që lidhin fatin e tyre dhe të vendit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Motra dhe vëllezër më lejoni që të tregoj publikisht edhe sekretin apo çelësin e fitores sonë në 23 qershor. Ne nuk jemi si disa të tjerë që punojnë me moton “secili për vete dhe zoti për të gjithë”. Nuk jemi as si disa bizantinë politikë të cilët në çdo fushatë elektorale thurin intriga dhe bëjnë pazare të tipit “armiku i armikut tim është miku im”. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës kemi punuar, po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë nën moton “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Duke votuar në 23 qershor për Lëvizjen Socialiste për Integrim shoqëria dhe njerëzia do të ecin më shpejt përpara. Fitore, fitore! Rroftë populli evropian i Gjirokastrës.

15.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Meta: Berati prioritet i LSI, gjykoni me votë diskriminimin e qeverisë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
“E mbani mend Shqipërinë? Vendin e çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport? Ok, gjërat kanë ndryshuar”….

Ishte kjo hyrja po aq intriguese dhe një e vërtetë e thellë ironike e gazetarit britanik Christopher Middleton, në udhëtimin e tij të fundmë drejt Shqipërisë, botuar në gazetën më në zë angleze “Daily Mail”, ditë më parë me titull: “Këndi i Fundmë i Evropës: Plazhet dhe bukuria e Shqipërisë, të fshehura në ujdinë e Ballkanit”.

Por më interesante është shpërndarja e këtij shkrimi në rrjetin social në “Facebook”, për më tepër që kësaj radhe ironia angleze nuk ka goditur serish, por ka folur në mënyrë të paqtë për mrekullitë shqiptare.

I pari, Chris Casey një amerikan i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, shprehet se “Po, por ama Norman është ende humoristik! Do ta shihni se si do dynden tashmë britanikët këtu…duke blerë shtëpi, e duke vijuar më tej se “duhet të ketë qenë e hidhur dhe e rëndë e gjithë periudha komuniste. Duke u përpjekur ta kapni Perëndimin në disa vite, kjo nuk është aspak e lehtë”.

“Jam i nderuar që kam mundësinë ta vizitoj këtë vend dhe ta eksploroj, thotë Casey, i cili prej disa kohësh jeton e punon në Shqipëri, duke vijuar se “është një vend i bukur, me njerëz tejet miqësorë, të durueshëm e të dashur. Këto ndjesi nuk mund ti gjesh ngado, e ju duhet ti rrisni e ti kultivoni edhe më tej. Shpresoj që gjërat të zhvillohen më shumë (në Shqipëri), si ekonomikisht ashtu dhe nga ana njerëzore, e gjithashtu të zhvilloni më tej historinë, e po ashtu fshatrat apo periferitë, të cilat duhet të jenë në vëmendje të këtij procesi”.

Më tej kolegu britanik Middleton, përshkruan në detaje udhëtimin e tij nëpër Shqipëri ku citon se, “njëherë e një kohë, të vetmit turistë që vinin ishin studentët e edukuar stalinistë. Sot, është një paketë për gjithë familjarët në kërkim të një ujdie të bukur pushimesh e për më shumë madje”. Shqipëria, përshkruan gazetari Middleton, “është si Spanja e 50 viteve më parë, madje edhe në çmime të arsyeshme. Të pushosh në bregdetin Adriatik si dhe plazhet me rërë të gjata prej prej disa miljesh, ju do gjeni çmime që do t’ju buzëqeshin”. Një kafe sipas kolegut britanik është 40 peni (penny), një birrë është 90 peni, ndërsa një shishe verë është veçse 4 sterlina.

Në artikullin e tij ai përshkruan se si mund të arrish në Shqipëri nga aeroporti anglez i “Gatwick”-ut, ku edhe janë 4 fluturime çdo javë drejt Tiranës.

Dy janë udhëtimet më të mëdha sipas “Daily Mail”, “Durrësi (apo Dyrrachion) dhe resorti afër saj, qyteza e Golemit…ku mund të hash një darkë të shijshme atëherë kur gati perëndon dielli, e cila të kushton pothuajse 1000 lek, apo përafërsisht 6 sterlina.

“E vetmja gjë e papranueshme në Durrës, është vetmia”. Kjo, sipas gazetës më të madhe britanike, është edhe peizazhi sipër kodrës së Durrësit ku ndodhet vila e shkatërruar apo Pallati Veror i Mbretit Zog, i ndërtuar në vitin 1939.

Më tej gazetari britanik përshkruan udhëtimin e tij drejt Gjirit të Lalzit, ku edhe pati takuar bashkëpatriotët e tij anglezë, të cilët kishin blerë apartamente në këtë zonë, si ish-pilotin 65-vjeçar Chris Esdale-Pearson dhe bashkëshorten e tij.

“Plazhi është i mrekullueshëm shumë afër maleve, e është një vend i cili ja vlen të eksplorohet. Nuk ka më tashmë dyshim që Shqipëria është një treg drejt suksesit”, thonë dy bashkëshortët anglezë, cituar nga “Daily Mail”.

Middleton përshkruan më tej edhe Tiranën, kryeqytetin shqiptar, që nga Sheshi Skënderbej e deri te qoftet në rrugët e Tiranës…

Artikulli përmbyllet duke thënë faleminderit dhe mirupafshim në gjuhën shqipe, por komentet në këtë faqe janë akoma më interesante…

Një i ri nga Australia, thotë ndër të tjerash se “Shkoj shpesh në Evropë që nga Spanja e deri në Greqi apo Itali, e së fundmi në Shqipëri, ku edhe kam eksploruar e kam shijuar kënaqësitë e bukurive natyrore.

“Ndihem si mbret, pasi jam ndjerë ngaherë i respektuar dhe është tejet lirë”, thotë ai, ndërsa një komentuese nga Irlanda është kurioze nga ky shkrim duke thënë se “Do doja ta vizitoja këte vend interesant”.

E mbani mend Shqipërinë? Ai vend i çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport në se i kishit të gjata? Ata urrenin çdo gjë Perëndimore, por njëherazi ishin të çmendur pas filmave të Norman Wisdom? Në rregull, këto kanë ndryshuar”.

15.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Vlorë çelet sezoni turistik, Rama: Qeveria e izoloi, ne do ta zhvillojmë (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)
Ka çelur sot sezonin turistik me një sërë aktivitetesh të ndryshme, në të cilat kanë bërë pjesë edhe kreu i opozitës Edi Rama, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wolfarth. Qytetari i parë i Vlorës Shpëtim Gjika në fjalën e tij të rastit u shpreh optimist se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe frytëdhënës se asnjëherë tjetër.

“Sot çelim sezonin veror me një shpresë të re se muajt që vinë do jenë ndryshe, vera e sivjetme s’do jetë vetëm periudha ku presim pushues, por i një ndryshimi të madh. Ne kemi ditur të presim dhe përcjellim ata që kanë zgjedhur bregdetin tonë për të pushuar, nga Kosova dhe vende të tjera të botës. Kemi treguar se turizmi lind dhe zhvillohet së pari këtu në Vlorë, në vendin e vlerave kulturore, historike, bukurive natyrore. Jemi të bindur se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe më frytëdhënës se asnjëherë. Prania e Kryeministrit të ardhshëm është dëshmi e një Rilindje e cila do të nisë nga Vlora. Nuk mjaftohemi me ato çfarë kemi arritur, por duam të bëjmë më shumë. Mirë se erdhët dhe sezon të mbarë të gjithëve”,- ka thënë ai. Ndërkohë kreu i opozitës, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme do bëjë për Vlorën aq sa nuk është bërë për 20 vite me radhë.

“Do ndërtojmë për Vlorën gjithçka që i duhet, që katër vjet më pas të kthehet jo vetëm në një pikë referimi për historinë, por që çdo turist do donte për të kaluar pushimet në Vlorë. Ne do të bëjmë me shpejtësi një plan zhvillimi për Vlorën, do rindërtojmë sheshin e pavarësisë, gjithë rrugën lidhëse, do hapim kantierin e madh drejt pedonales. Do ndërtojmë bay-passin, duke hequr makinat nga bregdeti. Ne do hyjmë në çdo lagje të Vlorës, do ndërtojmë për çdo lagje ato hapësira publike që Vlorës sot i mungojnë, pasi jo vetëm nga kjo qeveri por dhe ato të mëparshmet i janë mohuar investimet. Vlora do të bëhet porta e Shqipërisë ndaj Mesdheut, Europës. Bashkë me Durrësin do bëhet shembulli i një zhvillimi. Do tu japim fund ndërtimeve pa leje në gjithë bregdetin. Nga Vlora do nisim rrugën e një Rilindje shqiptare. Kanë kaluar 100 vjet që kur u ngrit flamuri i pavarësisë, jemi të bindur se firmëtarët e pavarësisë nuk do ishin të lumtur të shihnin Shqipërinë kaq mbrapa. Është koha për të ngritur në këmbë popullin tonë, vendin tonë, për ti dhënë Shqipërisë fuqinë e një zhvillimi, fuqinë për të shkuar drejt Europës dhe për të bërë realitet amanetin e etërve tanë”,- tha Rama.

Kryesocialisti ka akuzuar qeverinë se jo vetëm i ka kthyer shpinën në 8 vite qeverisje Vlorës, por ka bërë dhe gjithçka për të bllokuar zhvillimin e këtij qyteti.

“Qeveria jo vetëm i ka kthyer shpinën Vlorës, por ka bërë dhe çmos të pengojë zhvillimin e saj, duke bllokuar dhe projektet e Bashkisë. Vlora në këto vite ka ndryshuar shumë por të gjithë e dinë se do kishte ndryshuar shumë më shumë nëse në Tiranë do kishte një qeveri që ta shikonte Vlorën me sytë e zemrës. Në Tiranë fatkeqësisht Vlora nuk e ka pasur një qeveri të tillë, e ka lënë të izoluar, pa një rrugë që ta lidhë me Tiranën, pjesën tjetër të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin shqiptar. Jemi këtu për të ftuar të gjithë ata që na ndjekin që të vizitojnë Vlorën” përfundoi ai.

Ndërkaq ambasadori Wollfarth e ka quajtur një kënaqësi të veçantë pjesëmarrjen në këtë ceremoni hapëse të sezonit turistik. “Me vijnë në mend festimet e mrekullueshme të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në këto festime më dukej se nuk kishte mbetur personalitet pa ardhur në Vlorë. Është një mrekulli të jesh këtu, ju uroj gjithë të mirat”,- tha Wollfarth.

12.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Vlorë çelet sezoni turistik, Rama: Qeveria e izoloi, ne do ta zhvillojmë (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Miss Durrësi: Ju tregoj lidhjen time me Noizy-n. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
DURRES - Miss Durrësi: Daniela Pajaziti, 17-vjeçarja durrsake e shpallur “Miss Durrësi”, në harkun e një viti ka pasur fatin të jetë një prej vajzave më të përfolura në botën e miss-eve dhe showbiz-it shqiptar. E kemi parë si modele nëpër sfilata në Shqipëri, Kosovë, Fashion Week Milano në dhjetor etj. Ndërsa sot ajo është një nga 20 pretendentet për kurorën e “Miss Albania 2013”, që do mbahet së shpejti në ‘Tv Klan’. Në një rrëfim të sinqertë për “Bluetooth”, bukuroshja e Durrësit, vjen për të shpjeguar atë çka thuhet për lidhjen e saj dhe të Noizy-t. Të pathënat dhe të vërtetat e kësaj marrëdhënieje komplekse, por njëkohësisht dhe të veçantë.

Je përfolur shumë për jetën private. Mendon se kjo e dëmton karrierën tënde apo e favorizon?

S’më pëlqen që jeta ime private të jetë e përfolur aq shumë sa të më pengojë. Në fillimet e mia është trilluar shumë mbi mundësinë e lidhjeve të mia, të cilat kanë rezultuar të jenë thashetheme të pakonfirmuara nga unë. Unë jam njeriu më i hapur, pranoj të komunikoj çdo gjë me publikun tim, mbi çdo gjë që vlen për t’u treguar.

A është e vërtetë që po zhvillon një lidhje pasionante me Noizy-n?

Ah Noizy, Noizy…! Sa shumë më pyesin për të! Ju pëlqen juve të dini shumë për këtë gjë. E kam kuptuar që ka kureshtje, se fansat e tij janë të shumtë. Dhe unë do t’jua them: ai është njeriu më i ëmbël që kam takuar, të dhuron dashuri pafund… Ai do të mbetet i veçantë për mua, sepse është një njeri me zemër të madhe dhe plot energji pozitive.

Si je njohur me Noizy-n?

Në një set fotografik të fotografit Armand Sallabanda. Ai më bëri ftesën për të qenë vajza që do të shoqëronte Noizy-n gjatë setit për një kopertinë reviste. Aty u njohëm, shkëmbyem kontaktet dhe adresat personale dhe miqësia vazhdoi që atë natë nëpërmjet ‘Facebook’-ut, sms në tel etj.

Sa kohë keni bashkë?

Kemi një vit që njihemi bashkë dhe besoj se kjo tregon shumë. Ndoshta ne jemi ndryshe nga sa kanë parashikuar të tjerët, që vënë baste për pamundësinë e lidhjes mes meje dhe Noizy-t.

Njihet natyra e Noizy-t, madje vetë ka deklaruar se me femrat sa shkon në shtrat. A je ti njëra prej tyre?

Kjo është ajo çka ata që nuk e njohin personalisht e perceptojnë përmes lajmeve, por në realitet ai është krejt ndryshe. Noizy e vlerëson në maksimum femrën, një gjë të tillë bën edhe me mua… Të bën të ndihesh si një Paris Hilton në Shqipëri… Vërtet, ka cilësi të një djali që rrjedh nga një familje me vlera dhe jo kështu siç thuhet. Ne s’kemi këtë lloj degradimi me njëri-tjetrin, kemi një raport për t’u pasur zili.

Thonë sakaq se ai zhvillon paralelisht disa lidhje; ti e di këtë?

Ju them diçka me shumë bindje: Noizy nuk bën pjesë tek këta meshkuj, dhe ju garantoj se media e ka hiperbolizuar shumë këtë pjesë negative, pasi kjo gjë nuk bën pjesë në karakterin apo traditën familjare të tij. Unë kam fatin t’i njoh familjarisht atë dhe miqtë e tij, dhe kurrë s’është parë dhe komentuar nga rrethi i ngushtë që Noizy të ketë kontakte apo shumë lidhje njëherësh. Kjo, ose është sajuar nga femra të ndryshme për të fituar vëmendje mediatike, ose për të hedhur baltë mbi figurën e tij. Por, më besoni, ndihem super e lumtur që jam përkrah tij.

Të ka treguar për historitë me femrat VIP? Për kë?

Po, më ka treguar për kontaktet me shumë emra VIP, por besoj për këtë është më mirë të pyesni vetë Noizy-n, sepse është çështje tejet personale që nuk ka lidhje drejtpërdrejt me mua. Megjithatë shumë personazhe femra, VIP apo jo, kanë zgjedhur të afeksionohen mbas tij, dhe, në një periudhë të karrierës së tyre kur s’kanë çfarë japin më, të qenit pranë tij u sjell përfitime dhe vëmendje maksimale… Kjo është e vërteta.

Sa herë ke fjetur me të?

Op, op… S’më pëlqejnë këto pyetjet me -16. Nuk dëshiroj të përgjigjem.

Si është Noizy në shtrat?

Më mungon sërish dëshira për përgjigje. Gjithsesi mund t’ju them që s’i ka dalë kot nami…

Çfarë nami i ka dalë?

Që është shumë i kujdesshëm në marrëdhënie me femrat.

Ku rrini zakonisht në hotel apo në shtëpinë e tij?

Jashtë shtëpisë, në ambiente të qeta, plazh, bar, club.

Dilni bashkë në publik, apo i keni të fshehta takimet?

Absolutisht që dalim bashkë, por takimet tona në publik janë shumë miqësore.

Je ti xheloze për të? Po ai për ty?

Unë ruaj respekt maksimal, lodhem ndonjëherë me shakatë dhe nervat e tepruara të tij. Është paksa kapriçoz, por… Nejse.

Të ka kushtuar ndonjë këngë deri tani?

Nuk më pëlqen kjo gjë, e rëndësishme është vëmendja në kohë.

Sa i rëndësishëm është sipas teje seksi në një marrëdhënie?

Aspak, para asaj që ka të bëjë me pastërtinë e ndjenjave pa kushte dhe rregulla.

Çfarë kërkon ti aktualisht? Çfarë dëshirash ke?

Dëshira ime e të qenit gjithmonë në skenë është realizimi i një prej dy shtyllave kryesore të karrierës sime, ndërsa pjesa tjetër e realizimit tim është profesioni. Dhe profesioni im do të formohet me një shkollim të mirë. Gjatë eksperiencës sime në ‘Miss Durrësi’, pata fatin të fitoj një bursë studimi të plotë nga Universiteti Europian i Tiranës. Zgjedhja ime është midis dy degëve shumë të përzemërta, ajo e Drejtësisë apo ajo e MPK (marrëdhënie publike dhe komunikim), pra do të vendos në momentin e fundit. Por, cilado të jetë zgjedhja në një kohë të afërt do të zgjedh ta bëj edhe tjetrën, për të kompletuar figurën time si person publik.

Si do ta vlerësoje eksperiencën në ‘Miss Durrësi’?

Eksperienca ime në ‘Miss Durrësi’, do të mbetet një ogur i mirë dhe një fillim i mbarë, që Daniela, atë çka dëshiron në jetë e arrin me patjetër. Unë pata fatin që me mbështetjen e një mikut tim, Leos dhe familjes sime, të jem pjesë e këtij spektakli. Fati bëri që unë të isha dhe fituese e ‘Miss Durrësit’. Megjithatë duhet t’ju bëj me dije se siguria dhe besimi tek vetja janë dy veçori që më karakterizojnë dhe nëse zgjedh të jem pjesë e një konkursi apo spektakli, gjithmonë sigurohem që përpara se të përfshihem të jap më të mirën dhe se lakmoj gjithmonë të jem 1-shi ose në të kundërt zgjedh të mos përfshihem. Dua të zgjedh të bëj në jetë, atë që di të bëj më mirë, dhe unë ashtu bëra. Zgjodha të jem pjesë e spektakleve të bukurisë, sepse besoj se jap më të mirën time aty. Se çfarë dua të arrij, ju ftoj të më ndiqni!

Hygerta Sako është durrsakja që ka arritur të jetë edhe “Miss Albania”. Ti si mendon, do e kesh këtë fat?

Edhe pse kur Hygerta Sako është kurorëzuar ‘Miss Albania’ kam qenë shumë e vogël, di të them se mundet që historia të përsëritet…. Pse jo?! Ç’më mungon për të mos qenë unë ‘Miss Albania’?! Megjithatë, duhet të pranojmë që është ende herët dhe deri në momentin e finalizimit të spektaklit të bukurisë së ‘Miss Albania’-s, duhet edhe shumë kohë deri në shtator… Por ju premtoj juve dhe të gjithë qytetarëve durrsakë, se do të shkëlqej në të gjitha elementet për të bërë një performancë të denjë…

Je e gatshme të bëhesh e famshme? Nëse po, si mendon ta arrish këtë?

Fama ime sapo ka filluar të kristalizohet, sepse e kam një kurorë në kokë, si ‘Miss Durrësi’. Eksperiencën me skenën e kam si modele. Dëshiroj shumë të jem së shpejti edhe në televizion. Profesionistët e ekranit më kanë quajtur si një figurë mjaft televizive, por edhe mjaft të komunikueshme me publikun. Gjithsesi, dua që fama ime të lidhet, jo vetëm me imazhin e të qenit një femër e bukur, por edhe e gatshme t’i përvishet çdo pune që do të më serviret brenda kuadrit të asaj që pranon skena dhe televizioni. Më vonë, them se emri im do të lidhet me Drejtësinë. Një gjyqtare Miss, si do ju dukej? Kjo dua të jem unë, pas 10 vitesh….

Në botën e showbiz-it jashtë bëjnë gjithçka për famën. Nga daljet nudo tek skandale me lidhje e shpeshherë ndarje. Ti çfarë do të bëje për famë?

Unë s’do bëja të tilla gjëra për të qenë e famshme. Kam përshtypjen se të tilla skandale janë të tepërta dhe nuk të japin famë, por emër të keq, në imazhin tënd si personazh publik, gjithsesi Daniela s’pranon të bjerë pre e të tillave skandaleve.

Sigurisht, kudo ka kompromise, kudo mund të bësh kompromis për të arritur apo për të bërë një punë të caktuar, por jo kompromise që shkelin dinjitetin dhe personalitetin e personit. Me dinjitetin e tjetrit nuk bëhet lojë, e aq më tepër famë.

Dua të them, ke menduar të thyesh ndonjë tabu, apo do të mbetesh në stilin thjesht të së bukurës?

Do bëj diçka ndryshe nga të gjitha misset që kemi parë. Unë shumë shpejt do të përfshihem në organizata dhe fondacione në mbrojtje të njerëzve dhe fëmijëve në nevojë, për të dhënë edhe unë kontributin për këtë shtresë njerëzish që presin shumë nga ne të tjerët. Do të jetë një iniciativë sa njerëzore, aq edhe shpërblyese, sepse tek e fundit ne do të mbahemi mend si njerëz për atë çka duam të japim tek të tjerët dhe jo për atë çka jemi.

Miss-et akuzohen se nuk janë inteligjente; a i keni ndjerë dhe ju këto paragjykime?

Unë mund të përgjigjem se ka plot vajza që argumentojnë të kundërtën; unë jam një prej atyre që ruaj një kombinim të të dyjave, një zgjuarsi normale për moshën që kam dhe një bukuri të mjaftueshme për të qenë miss.

Je një femër e bukur që merr shpesh komplimente. A ka pasur raste kur të kanë ofenduar?

Sigurisht që, të qenit person publik si miss, aq më tepër nga gjinia femërore do kesh rivalitet dhe thënie të pakëndshme. I bëjnë përshtypje përmasat e mia, gjatësia ime. Ka nga ata që e pëlqejnë që jam 1.85 cm, ka edhe shumë nga ata që mendojnë se është e tepërt kjo gjatësi, megjithatë e rëndësishme është që bëj efekt, zhurmë, kudo që jam… Kjo vlen!

11.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Miss Durrësi: Ju tregoj lidhjen time me Noizy-n. (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
Zjarrfikësit / Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, ku flakët u përhapën me shpejtësi, si pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen në kohë nga banesa të një fëmije që ishte bllokuar nga flakët.

Pronarja e shtëpisë deklaroi për “News24” se të dy fëmijët e saj ishin bllokuar në shtëpinë e rrethuar nga flakët, por njërin prej tyre e kishte shpëtuar bashkëshorti i saj. Ajo falënderoi zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë dhe shpëtimin e fëmijës së saj.

“Zjarrfikëset kanë shpëtuar një prej fëmijëve të mi. Sapo e kishim rregulluar shtëpinë, pati shkëndijë dhe më pas ra zjarr. Dëmi është i pallogaritshëm, shkon deri në 7 milionë lek të vjetra.”- shprehet ajo.

Pas rreth gjysmë orë, zjarrfikësit arritën të lokalizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vlorë, 2 operacione antidrogë, sekuestrohen 600 kg kanabis, 3 në pranga

Policia e Vlorës finalizoi me sukses dy operacione antidrogë, duke shkatërruar një bazë të përpunimit dhe paketimit të lëndëve narkotike ,si dhe sekuestroi rreth 600 kg kanabis sattiva.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës bëhet e ditur se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “KALAJA”, si rezultat i të cilit është shkatërruar një bazë përpunimi dhe paketimi lënde narkotike dhe është arrestuar një 50-vjeçar.

“Në kuadër të hetimeve dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat antidrogë mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shërishtë në pronësi të shtetasit: Festim Sadenin Sadedinaj, vjec 50 lindur dhe banues në fshatin Sherisht të rrethit Vlorë.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike marijuanë e cila ishte e paketuar dhe e vendosur në canta të ndryshme sportive. Nga hetimet e kryera në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi ka rezultuar se grumbullonte lëndë narkotike marijuanë dhe paketonte atë për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan 2 automjete tip fugon dhe kamioncinë të cilat përdoreshin për transportin e lëndës narkotike dhe peshore elektronike.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “ SKELA 1” u sekuestruan rreth 600 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit, Diego Haxhiraj dhe Ajet Çepaj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.

“Lënda narkotike është sekuestruar brenda një automjeti tip kamioncinë frigoriferike në një parking në qytetin e Vlorës. Dyshohet që lënda narkotike ishte bërë gati për tu trafikuar në drejtim të Italisë në rrugë tokësore.”- bëri të ditur policia.

11.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.