Lajm-shqip » SOCIALE

Kaçani: Viti i ri akademik. Tarifa më të larta studimi (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com)
Tarifat në Universitetin Politeknik do të shtrenjtohen. Vitin e ardhshëm akademik, rektori i këtij institucioni, Jorgaq Kaçani, do të propozojë tarifa më të larta shkollimi. Shkak, për marrjen e këtij vendimi sipas tij është përballimi i shpenzimeve të larta që ka ky universitet. Kaçani tha se tarifat janë tepër simbolike, ndërkohë që ato duhet të ishin më të larta për të përballuar shpenzimet për investime, në infrastrukturë, por edhe në njerëz. Rektori i UP-së bëri me dije se propozimet për tarifën e shkollimit do të jenë 10 deri në 20 për qind më shumë se viti që lamë pas.

“Kemi propozuar një rritje të tarifave, jo shumë të madhe, në masat 10-20 për qind. Maksimumi, tarifa e shkollimit që duhet të jetë, që jep studenti sot me atë që duhet të japë, duhet të jetë 1 me 10 për shkencat inxhinierike. Pra nga 10 pjesë, paguan vetëm një pjesë”, theksoi Kaçani. Ai shpjegoi se propozimi për rritje tarifash vjen si pasojë e nevojës që kanë të gjithë laboratorët që përdoren për kërkim shkencor për t’u rinovuar, për t’iu përgjigjur kërkesave të studentëve. Aq më tepër që fluksi i studentëve të rinj kërkon ambiente shtesë e natyrisht kjo shoqërohet me fonde shtesë”, sqaroi rektori i Universitetit Politeknik. Sipas tij, laboratorët kanë nevojë për rikonstruksion, por një tjetër arsye janë edhe pajisjet laboratorike që ndryshojnë çdo vit.

“Çdo vit del një pajisje tjetër që është më e mirë se pajisja ekzistuese, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për të blerë çdo aparaturë bashkëkohore që u vjen në ndihmë studimeve në këtë universitet”, tha Kaçani.

Mirëpo, diskutimi për rritje të tarifave të studimit nuk vlen vetëm për Universitetin Politeknik, por edhe për të tjerët. Mësohet se tarifat e studimit për vitin e ri akademik 2013-2014 do të rriten, ndërsa miratimi për koston që do të kenë studentët për vitin e ri do të bëhet parimisht në muajin qershor. Më pas detajet dhe gjithçka tjetër, çdo shtesë apo hollësi, do të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas propozimeve që do të bëjë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Rritja do të përfshijë ciklin e parë të studimeve, korrespondencën, por edhe ciklin e dytë, konkretisht master profesional dhe shkencor. Një vit më parë, universitetet në vend propozuan rritjen e tarifës së shkollimit, për shkak të kostove dhe nevojave që kanë institucionet arsimore, për mungesë fondesh e buxhetesh, si dhe për shtim të kërkesave si pasojë e rritjes së numrit të kuotave dhe pedagogëve. Por kjo nuk u pranua nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili në vitin elektoral nuk pranoi rritje të tarifave shkollore, përveçse masës së inflacionit. Brenda muajit qershor, strategjia e arsimit të lartë pritet të miratohet në komisionet parlamentare e të hyjë në fuqi menjëherë me çeljen e vitit të ri akademik. Ndërkohë që në propozime dhe diskutime të universiteteve do të jetë edhe njëherë rritja e tarifës së shkollimit.

Nga ana tjetër, strategjia e arsimit të lartë dhe financimit të universiteteve publike dhe private, miratuar nga ekspertët e arsimit të lartë në të gjithë vendin, parashikon rritje të tarifave universitare. Sipas institucioneve të arsimit të lartë, aty ku ka më shumë kërkesa pagesa të bëhet më e lartë dhe sipas vendndodhjes dhe kërkesave të institucionit të parashikohet edhe tarifa vjetore për të gjithë studentët.

Pagesat e tarifave shkollore do të përcaktohen në bazë të vendndodhjes së universitetit. Njësoj si në sistemin e korrespondencës, ku kushtojnë më shtrenjtë degët më të preferuara, ashtu edhe në sistemin me kohë të plotë, do të ketë diferencime pagesash. Do të paguajnë më shtrenjtë studentët e universiteteve qendrore dhe më pak për institucionet periferike.

Vendimi

Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani, tha se vitin e ardhshëm akademik tarifat e studimit do të shtrenjtohen

Shkaku

Laboratorët kanë nevojë për rikonstruksion, por një tjetër arsye janë edhe pajisjet laboratorike që ndryshojnë çdo vit

Propozimi

Tarifat e studimit pritet të rriten për të gjitha universitetet, për ciklin e parë, të dytë dhe për korrespondencën

23.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Kaçani: Viti i ri akademik. Tarifa më të larta studimi (Burimi: Gazeta Shqip, www.gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Censusi: Qarqet ku jetohet me standarde më të larta (Burimi: Panorama, www.panorama.com.al)
Censusi-Prezantohen të dhënat e reja të censusit të popullsisë. Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike statistikat në nivel qarku, të ndara sipas bashkive dhe komunave.Nga censusi bëhet fjalë  për 12 vëllime voluminoze me shifra të detajuara. Demografia, arsimi, niveli i jetesës dhe aftësia e kufizuar kanë qenë objekt i pyetësorëve të plotësuar në vitin 2011. “Të dhëna si numri i ndërtesave, banesave sezonale, aksesi ndaj ujit të pijshëm, karakteristika të banimit janë informacion i cili mblidhet vetëm nga censusi në mënyrë kaq të detajuar e të ndarë territorialisht në këto nivele. Kjo ndodh një herë në 10 vjet”, tha drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja. Të dhënat japin një panoramë statistikore të krahasueshme edhe me vitin 2001. Mungojnë sërish rezultatet mbi numrin e të papunëve në vend, një tjetër pikë e shumëdebatuar e censusit. Këto të dhëna pritet të publikohen në fund të vitit.

Njësitë ekonomike familjare

Në total janë regjistruar 722 262 njësi ekonomike familjare. Pjesa më e madhe e tyre në Tiranë me 27.0%, Fier me 11.4%, Elbasan 10.1%. Në rang vendi, 3% e personave jetojnë vetëm dhe jo në një familje me bërthamë, ku bashkëjetojnë dy ose më shumë persona. Tirana është qarku më përqindjen më të lartë për këtë komponent, me rreth 4% të personave që jetojnë në një njësi ekonomike pa bërthamë. Ndërkohë, Dibra është qarku me përqindjen më të lartë ku jetojnë dy familje bashkë. Rreth 19% e njësive ekonomike në këtë qark janë me dy bërthama, ndërsa në rang vendi shifrat janë 15%. Mbi 92.4% e familjeve kanë një frigorifer në shtëpi, ndërkohë që rreth 80.2% kanë lavatriçe. Televizorë kanë 92.4%. Mbi 6.5% e familjeve kanë panele diellore në shtëpitë e tyre. Në krahasim me censusin e vitit 2001, është gjashtëfishuar numri i familjeve që kanë një veturë në shtëpi. Rreth 25.5% e familjeve zotërojnë një të tillë. Rreth 20% e njësive ekonomike në shkallë vendi kanë një kompjuter, nga të cilat 82,3% ndodhen në zonën urbane dhe 17,7% në zonën rurale. Më gaz ngrohet rreth 20.8% popullsisë. Qarqet që përdorin më shumë këtë lloj ngrohjeje, janë Berati dhe Vlora.

Ndërtesat dhe banesat

Rreth 3.7% e ndërtesave në Shqipëri janë pallate, ndërsa në Tiranë shifra arrin në 6.3%. Rreth 83.7% e ndërtesave janë shtëpi individuale, më shumë të pranishme në qarkun e Lezhës, në masën 87.8%. Rreth 85% e banesave janë 1-katëshe, në qarkun e Lezhës llogariten rreth 91%. Në rang vendi, 4.5% e banesave janë 3 ose me më shumë kate. Në Tiranë kjo shifër arrin në 8.2%. Janë shtuar ndërtesat për qëllime banimi. Numri i tyre i regjistruar në censusin e vitit 2011 është 598 267 të tilla, në vitin 2001 ishin 512 387 ndërtesa. Pjesa më e madhe e tyre është në Tiranë, Fier e Elbasan. Banesa të banuara në total janë 709 865, prej të cilave 27% në Tiranë, 11.4% në Fier dhe 10% në Elbasan. Në vitin 2001 numëroheshin në total 696 977 banesa. Censusi jep të dhëna edhe për banesat e regjistruara për qëllime dytësore. Rreth 8.3% e totalit i përkasin këtij grupi. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruara në qarkun e Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Uji dhe telefonia

Sa i përket rrjetit të ujësjellësit, 65.9% e familjeve në rang vendi kanë ujë të pijshëm në banesë. Qarku i Tiranës ka furnizimin më të mirë me ujë të pijshëm, ku rreth 89.3% e familjeve kanë ujë të pijshëm. Më problematik mbetet qarku i Dibrës, ku rrjeti i ujësjellësit në banesë është në nivelin 52.6%. Ndërkohë, sa i përket linjës së telefonit fiks në banesë, shifrat janë rritur, por jo me ritme shumë të larta. Rreth 28.5% e familjeve shqiptare kanë telefon fiks, ndërkohë që Gjirokastra është qarku që e përdor më shumë. Në këtë qark, rreth 40.7% e familjeve kanë telefon fiks. Në Tiranë, kjo shifër arrin në 36.7%. Për 1 dekadë është dyfishuar numri i qytetarëve që përdorin telefoninë celulare. Rreth 86.8% e popullsisë ka një numër personal telefoni dhe përdor këtë linjë komunikimi.

22.05.2013

Burimi: Panorama

The post Censusi: Qarqet ku jetohet me standarde më të larta (Burimi: Panorama, www.panorama.com.al) appeared first on Lajm-shqip.

Historia e nënës me 3 jetimë, shërbimi social: I takon ndihma ekonomike (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
TIRANË- Pas kronikës së transmetuar në News 24 ku tregohej historia tronditëse e nënës së re me 3 fëmijë jetimë që jetonin në një bodrum të lagësht pa asnjë të ardhur, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror.

Drejtues të këtij institucioni thanë se do të ndërhyhet pranë minibashkisë 11 që familja të marrë ndihmë ekonomike në njësinë ku jeton si dhe do të kërkohet strehimi i fëmijëve më të rritur në qendrat rezidenciale për jetimët.

“Për familjen në fjalë për të cilën u dha edhe një kronikë në News 24 diskutuam edhe me stafin e Shërbimit Social Shtetëror dhe mundësitë që kemi tani për tani janë që kjo familje të trajtohet me skemën e ndihmës ekonomike në njësinë vendore ku ajo bën pjesë”, thotë Drejtori i Kontrollit të Ndihmës Ekonomike Leonard Strazimiri.

Sipas Shërbimit Social Shtetëror 3 fëmijët e mbetur jetim pas vdekjes së të atit nuk e gëzojnë dot statusin e jetimit pasi jetojnë me nënën e cila nga ana e saj nuk pranon të heqë dorë nga kujdestaria.

Në një situatë të tillë, Drejtori i Kontrollit të Ndihmës Ekonomike Leonard Strazimiri thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte strehimi provizor i 2 fëmijëve më të rritur në qendra rezidenciale për fëmijët jetimë.

Në mungesë të bashkëshortit i cili ka rreth 20 ditë që ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër, nëna e 3 fëmijëve Yze Berberi iu drejtua me një apel qytetarëve dhe biznesmenëve të ndryshëm për ndihmë përmes Gazetës Shqiptare dhe News 24.

“Shteti merr përsipër që për fëmijët që kanë moshën të trajtohen dhe rehabilitohen në institucionet tona publike, për t’ju ardhur në ndihmë kësaj familje deri në momentin që nëna të jetë e aftë për tu kujdesur për ta dhe për t’i bërë ballë jetesës.

Historia e gruas bëhet edhe më e trishtë kur mësohet se edhe vetë ajo ka lindur dhe është rritur jetime dhe e vetmja ditë e bardhë në jetën e saj ka qenë martesa me bashkëshortin Luanin, një tjetër jetim.

Aktualisht nëna po kalon një traumë të rënde depresive duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës pasi nuk arrin dot t’i shikojë fëmijët e saj tek vuajnë për bukën e gojës.

Yze Berberi lë këtë numër kontakti për këdo që mund ta ndihmojë.

066 65 21 404

21.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post Historia e nënës me 3 jetimë, shërbimi social: I takon ndihma ekonomike (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

“ Nazimja dhe Fiqiriu, marrëdhënie dashurie në konspiracion të plotë” (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Nazimja dhe Fiqiriu  - Vendimi i gjykatës:

“Vrasja e mirëmenduar, asnjë provë për ‘sindromën e Stokholmit’. Motivi, banal!”

“Nazime Visha dhe Fiqiri Muça kanë pasur marrëdhënie dashurie dhe janë zhvilluar në konspiracion të plotë. Tentativa e mbrojtjes për të ngatërruar edhe fenomenet psikologjike (sindroma e Stokholmit, që i përket një situate pengmarrjeje në një bankë, ku asnjë nga pengjet nuk ka vrarë më pas pengmarrësin) është e pabazuar në ligj dhe në prova. Vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe e mirorganizuar. Motivi ka qenë banal”. Ky ka qenë arsyetimi i Gjykatës së Tiranës për të dënuar Nazime Vishën me 15 vite burg, një masë e cila u konsiderua e lartë për opinionin publik, pasi autorja ka rrëfyer se është dhunuar seksualisht nga viktima që në moshën 14-vjeçare.

Vendimi i gjykatës

Nga administrimi gjyqësor rezultoi e provuar se, viktima Fiqiri Muça, i ardhur nga fshatrat e Matit është vendosur në fshatin Manëz në Durrës dhe pasi i ka lënë në ruajtje 5 fëmijët e tij bashkëshortes, është marrë me transportin e lëndës drusore nga pyjet e Burrelit në zonat urbane përreth. Ai është njohur me shtetasin Beqir Visha, babanë e të pandehurës, i cili është druvar. Marrëdhënia e ngushtë financiare mes të dyve, si dhe të qenët e frontit të punës tepër larg nga banesa e viktimës, kishte detyruar në jo pak raste këtë të fundit që t’i përgjigjej pozitivisht ftesave të Beqirit, për të kaluar natën te banesa e tij, gjë e cila me kalimin e kohës filloi të bëhej më e shpeshtë. Ai është njohur me gruan dhe dy vajzat e tij, që i kishte akoma në shtëpi, të quajtura Nazime dhe më e madhja Lutfije. Kjo e fundit i ka pëlqyer viktimës dhe ka kërkuar dorën e saj për të vëllain e tij, Vladimirin. Para rreth katër viteve, në vitin 2008, në njërën nga ditët e qëndrimit të Fiqiriut në banesën e Beqir Vishës, Fiqiriu ka gjetur të vetme vajzën e vogël, Nazimen, në atë kohë rreth 14 vjeçe, dhe i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Me gjithë kundërshtimin e kësaj të fundit, siç pretendon Nazimja, Fiqiriu ka realizuar qëllimin e tij. Marrëdhëniet seksuale mes tyre kanë vazhduar në të gjitha rastet, kur ai ishte mysafir dhe “rastësisht” babai i saj nuk ndodhej aty.

Në fund të vitit 2011, e pandehura ka pasur një kërkesë për fejesë nga Saimir Fiolla. Kjo kërkesë është pranuar prej saj dhe familjes Visha. Kjo lidhje ishte përjetuar keq nga viktima dhe në disa raste ai jo vetëm e ka kërcënuar këtë të fundit, por dhe ka komunikuar në një rast edhe me vetë të fejuarin, duke i thënë se “Nazimja nuk mund të fejohet me askënd tjetër”. Prokuroria pretendon se, edhe në këtë moment të rëndësishëm e delikat, përsëri e pandehura është e paqartë dhe dukshëm me mungesë sinqeriteti, pasi të dhënat e hetimit flasin ndryshe. Nëse u referohesh mesazheve të datave fare pranë ditës kur po kryheshin dhe ceremonitë e fejesës, e konkretisht më datë 05.01.2012 për një interval kohor të shkurtër, e pandehura i ka dërguar viktimës 6 mesazhe, duke thënë në të gjitha thuajse të njëjtin premtim se “…nuk kam për të pranu zemër, gjafsha ty po mos më lerë rrugvet mua dhe danjeloi ..me kokën tonde do vdes ame beso zemër”. E pandehura ka vazhduar të mbajë kontakte në telefon me të fejuarin dhe njëkohësisht nuk i ka ndërprerë ato edhe me viktimën, si nëpërmjet telefonatave ashtu dhe kontakteve fizike.

Rrëmbimi në vetën e vitit 2012

Më datë 23.05.2012, ndërkohë që e ëma e të fejuarit kishte shkuar në Vilës për të kthyer vizitën dhe krushqia ishte akoma në shtëpi, e pandehura Nazime Visha është larguar nga shtëpia e saj së bashku me viktimën Fiqiri. Ky largim është marrë vesh shumë shpejt dhe ka sjellë si pasojë edhe prishjen zyrtare të fejesës së saj. Dy ditë pas largimit, familjarët Visha kanë bërë denoncim në polici “për zhdukjen e vajzës” dhe më pas fare shpejt është saktësuar se e pandehura Nazime Visha ishte larguar së bashku me viktimën për në pyjet e Martaneshit, ku dhe ka ndenjur për rreth 10 ditë. Çifti Nazime–Fiqiri është dorëzuar fillimisht në Komisariatin e Policisë Mat e më pas në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë. Gjate deklarimeve të tyre të dhëna përpara OPGJ-së, kanë shpjeguar se: “…janë larguar nga familjet me dëshirën e tyre të plotë dhe pa imponim nga askush”. Mes të tjerave viktima, i pyetur për arsyet e këtij largimi, ka sqaruar se “…është detyruar të largohet me Nazimen, për shkak se kjo e fundit i kishte thënë se ishte shtatzënë dhe në varësi të situatës ai mund ta merrte atë dhe në shtëpi për grua, pasi kishte ndërmend të bënte divorc me gruan e parë, Mynyren”.

Nazimja, shtatzënë?

Prokuroria vlerëson se, pretendimi i viktimës se e pandehura ka qenë shtatzënë, duhet marrë në konsideratë dhe me vlera të plota vërtetësie, pasi ky fakt ka qenë jo pak herë objekt diskutimi mes tyre. Këto diskutime provohen nga disa mesazhe telefonike. E pandehura i shkruan viktimës se “…mua të vratesh ti e kam të let sa me helmue se gjynofet e ati që kom në bark do të zen…” Gjithashtu, në mënyrë të vazhdueshme në periudhën pak përpara i është ankuar vazhdimisht se “…kishte dhimbje në fundin e barkut…”. Pas këtyre ngjarjeve, ka pasur konflikte mes familjes Visha dhe Muça.

Vrasja e Fiqiriut

Mes viktimës dhe të pandehurës kanë vazhduar kontaktet. Nuk kanë qenë aspak armiqësore dhe janë zhvilluar në konspiracion të plotë. Më datë 10.08.2012, viktima Fiqiri Muça është takuar rastësisht në Sukth me dëshmitarin Mirvet Bardhi, shofer taksie, të cilit i ka kërkuar ta shoqëronte jashtë Durrësit. Dy ditë më pas, më datë 12.08.2012, viktima i ka telefonuar deklaruesit Mirvet Bardhi, duke lënë takim rreth orës 20:30. Kanë shkuar në Tiranë, pikërisht në Rrugën e Elbasanit, për të përfunduar në Kërrabë. Viktima është afruar pranë një shtëpie të rrethuar me avlli dhe me tela. Pasi rreth dy-tre minutash, Mirveti ka dëgjuar krisma armësh dhe sakaq ka parë pasagjerin e tij, Fiqiriun, që po vraponte drejt një lëndine, i ndjekur nga tre persona, dy gra dhe një burrë. Pas pak sekondash, tre personat janë kthyer pranë mjetit dhe vajza e re, e identifikuar më pas si Nazime Visha, ka qenë me automatik në dorë. Ata i kanë kërkuar të qëndronte aty deri sa të vinte policia për të dëshmuar se çfarë kishte ndodhur. E pyetur menjëherë pas ngjarjes, e pandehura pranon vrasjen e Fiqiri Muçës. Ajo insistoi se vrasjen e ka kryer pasi personi në fjalë e ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme dhe e ndodhur në këto rrethana, kur ai ka ardhur pikërisht atë natë për ta grabitur, ajo e ka qëlluar me automatik, të cilin e kishte gjetur në pyll. Duke analizuar rrethanat, për prokurorinë, motivi është banal.

Nuk vërtetohet abuzimi seksual

Gjykata vëren se, këto pretendime të së pandehurës (se kishte kryer marrëdhënie me dhunë me viktimën në moshën 14-vjeçare dhe se kjo marrëdhënie e detyruar kishte vazhduar për disa vjet) nuk rezultuan të provuara, pasi e pandehura, duke zgjedhur të gjykohej mbi bazën e akteve të mbledhura nga prokuroria, hoqi dorë nga paraqitja e ndonjë prove apo indicie të besueshme. Në lidhje me kërcënimet e Fiqiriut për Nazimen, gjykata thotë se rezultoi e kundërta. Nëse u referohemi edhe fotove të gjetura në telefonin celular të viktimës Fiqiri Muça, rezulton se, e pandehura kishte një marrëdhënie shumë intime me viktimën, pasi këto foto kanë përmbajtje të fortë erotike. E pandehura ka vazhduar të mbajë kontakte në telefon me të fejuarin dhe njëkohësisht nuk i ka ndërprerë ato edhe me viktimën.

Marrëdhënie dashurie në konspiracion

Pas një situate të qetë në dukje për familjen Visha, ku gjyshërve me marrjen e së pandehurës Nazime në shtëpinë e tyre u është dukur se gjërat janë vënë në vijë, mes viktimës dhe të pandehurës kanë vazhduar kontaktet. Këto kontakte, edhe pse të pasaktësuara në detaje, nga analiza e zhvillimeve të mëvonshme kanë treguar se, nuk kanë qenë aspak armiqësore. Përkundrazi, nga provat e administruara gjatë gjykimit rezulton se, këto marrëdhënie kanë qenë marrëdhënie dashurie dhe janë zhvilluar në konspiracion të plotë. Gjatë gjykimit nuk u vërtetua për asnjë moment se, viktima ushtronte dhunë ndaj të pandehurës. Edhe ditën e vrasjes, gjatë rrugës viktima ka pasur telefonata, të cilat i janë drejtuar dikujt dhe mes tyre ka pasur dhe përdorim të shpeshtë të shprehjeve që rëndom u thuhen njerëzve të afërt si “zemër” apo “shpirt”.

Vrasja e mirëmenduar

E pandehura ka vepruar me qetësi dhe sipas një plani të mirëmenduar në një kohë relativisht të gjatë. Deri në minutën e fundit, Nazimja ka komunikuar me fjalë dashurie me viktimën, duke e bindur të shkonte natën në banesën ku ajo ishte strehuar. Ka siguruar kohë më parë armën për të realizuar qëllimin e saj. Ka shpenzuar kohë për të mësuar të përdorë armën, me të cilën kreu krimin. Ka qenë e qetë pas kryerjes së krimit dhe me armën e krimit në dorë. Ka shtirë disa herë ndaj viktimës, në intervale kohore të ndara nga njëri-tjetri.

Sindroma e Stokholmit

Gjykata çmon se, pretendimet e mbrojtjes dhe të së pandehurës se, ajo ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, nuk janë të bazuara në asnjë nga provat e marra për shqyrtim nga gjykata dhe të pranuara si të tilla nga vetë e pandehura. Në asnjë rast nuk u vërtetuan kushtet e mbrojtjes së nevojshme, si institut, i parashikuara nga neni 19 i KP. Tentativa e mbrojtjes për të trajtuar çështjen në frymën e këtij neni, duke e ngatërruar edhe me fenomene psikologjike (sindroma e Stokholmit – që i përket një situate pengmarrjeje në një bankë, ku asnjë nga pengjet nuk ka vrarë më pas pengmarrësin) është e pabazuar në ligj dhe në prova. Ishte vetë e pandehura, e cila pranoi të gjykohej me provat e mbledhura gjatë hetimit, duke hequr dorë nga paraqitja për shqyrtim e provave të tjera. Në këtë mënyrë, gjykata çmon se, nuk mund të merren si të vërteta pretendimet e ngritura nga mbrojtja e saj se, ajo ka qenë nën kërcënim serioz, real për jetën dhe shëndetin e saj apo se, vuante nga “sindroma e Stokholmit”, pasi nuk iu vunë në dispozicion prova të tilla.

21.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post “ Nazimja dhe Fiqiriu, marrëdhënie dashurie në konspiracion të plotë” (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri” (Burim: Top Channel, www.top-channel.com)
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.

Rreth 70 arsimtarë të ciklit të ulët në kryeqytet kanë firmosur një peticion, drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ku kundërshtojnë urdhrin e tij për të ndjekur studimet për master shkencor. Në letër thuhet se pretendimi i ministrit të Arsimit tingëllon tendencioz dhe dashakeq.

“Unë dhe disa kolegë të mitë firmosëm me koshiencë një peticion drejtuar ministrit të Arsimit, ku shpjegojmë arsyet pse nuk biem dakord me vendimin e tij për të ndjekur studimet e masterit për të ruajtur vendin e punës. Kërkesat e tyre janë të pavenda, fillimisht na dënuan se nuk njohim mirë gjuhën shqipe, konkretisht gramatikën e saj, ndërsa tani na kërkojnë të zotërojmë diplomën e masterit shkencor. Unë personalisht gjykoj se e njoh shumë mirë gjuhën shqipe, ndërsa studimet për master shkencor nuk i ndjek dot, sepse nuk kam para për të paguar tarifën vjetore, shumë lekësh që për rrogën time është më shumë sesa e kushtueshme. Pa përmendur edhe kohën fizike. Unë jam 45 vjeç, më duhet t’u jap mësim fëmijëve të klasave I-VI çdo ditë, pas kësaj më duhet të kujdesëm për familjen time, bashkëshortin dhe 2 fëmijët. Edhe sikur të kisha para, nuk kam kohë fizike për t’iu nënshtruar studimeve”, sqaroi Mirela, mësuese në një prej shkollave 9-vjeçare të Tiranës, bën të ditur “Shqip”.

Të njëjtin qëndrim ndajnë edhe 69 mësuesit e tjerë të po këtij cikli. Ata e quajnë fyes vendimin e MASH-it për t’u testuar në provimin e shtetit edhe për gjuhën shqipe, ndërsa nga ana tjetër theksojnë faktin që paga e tyre është shumë e vogël për të përballuar shpenzimet vjetore të studimeve.

Mirëpo ka edhe nga ata që ngrenë një tjetër argument.

“S’më duket aspak i drejtë vendimi i ministrit të Arsimit, që parashikon si kusht për të zhvilluar provimin e shtetit, diplomën e masterit shkencor. Në fund të fundit, ne kemi kryer studimet në fushën e arsimit, për të qenë mësues, jo pedagog. Këto s’po bëjnë më dallime. Pse u dashka që unë të bëj gjithë këto shpenzime kur paga ime nuk rritet, kur paga ime është as sa gjysma e rrogës së një pedagogu që gjithashtu zotëron diplomën e masterit shkencor. Diskutojmë mes kolegësh për qëllimin e këtij vendimi dhe mendojmë se qëllimi parësor është përfitimi financiar. Me siguri, ministri i Arsimit i ka gati tashmë emrat që do të futen në listën e emërimeve të mësuesve dhe po kërkon pretekst për të larguar mësuesit veteranë, ata të cilën kanë dhënë në vite dhe vazhdojnë të japin shpirtin për këtë profesion. S’ka çfarë shpjegimi tjetër të ketë urdhri i tij më i fundit”, tha Petriti, mësues matematike në një prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.

Rreth një javë më parë, vendimi i fundit i firmosur nga ministri i Arsimit dhe Shkencës parashikon testimin e mësuesve, vetëm nëse zotërojnë diplomën e masterit shkencor. Në të kundërt, të gjithë arsimtarët e diplomuar në vitin 2010 dhe më parë do të humbasin të drejtën për të zhvilluar provimin e shtetit. Mirëpo, kjo ndëshkon rëndë arsimtarët që u përkasin këtyre brezave të të diplomuarve në fushën e arsimit, pasi rrezikojnë të humbasin vendin e punës. E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar kësaj “fatkeqësie” është nisja e studimeve të ciklit të dytë, master shkencor, jo profesional. Kështu, kandidatët duhet të kenë mbaruar patjetër këtë cikël studimesh, pavarësisht se mund të kenë kryer një vit praktikë. Ky është urdhri i ministrit të Arsimit, ndërkohë që gjatë muajit korrik do të testohen mësuesit që kanë mbaruar sistemin e vjetër katërvjeçar.

21/05/2013

Burimi: Top Channel

The post Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri” (Burim: Top Channel, www.top-channel.com) appeared first on Lajm-shqip.

Lotaria amerikane, drejt fundit?! (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)
Lotaria amerikane - Mijëra vetë në mbarë globin mbajnë frymën në këtë periudhë të vitit dhe presin listat e fituesve të lotarisë amerikane.

Maji është koha, kur Departamenti i Shtetit publikon emrat e tyre: rreth 55.000 vetë, që pajisen me vizë të përhershme rezidenciale, bileta për mundësinë e nënshtetësisë.

Por, ka gjasa, që një periudhë e tillë, vitin e ardhshëm, të mos ekzistojë më. Zëri i Amerikës thotë se lotaria e Green Card-it, e njohur zyrtarisht si Diversity Visa Program, mund të mbyllet, nëse Kongresi miraton versionin e tanishëm të planit dy-partiak të reformës së imigracionit.

Lotaria e vizave u themelua si një mënyrë, për t’i dhënë shansin të interesuarve të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Por, në vend të saj, plani i ri i reformës së imigracionit do të përqendrohet në tërheqjen e fuqisë punëtore të arsimuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Idenë e një sistemi të tillë lotarie e hodhi ish-senatori, Edëard Kennedy, në vitin 1990, si mënyrë për t’i dhënë mundësinë njerëzve nga shtetet europiane dhe vende të tjera, me kuota të ulta emigracioni, që të hyjnë në Amerikë.

Programi është relativisht i vogël me mbi 50 mijë vizat e ofruara në vit, krahasuar me më shumë se një milion leje të përhershme banimi, që jepen për periudhën 1-vjeçare.

Fituesit me fat i nënshtrohen një kontrolli biografie, megjithatë, për t’u kualifikuar, atyre u nevojitet thjesht një diplomë e shkollës së mesme, ose përvojë pune.

Por, sipas planit të propozuar në reformën e imigracionit, që po shqyrtohet nga Kongresi amerikan, nga lotaria e vizave mund të hiqet dorë, për shkak se ligjvënësit kërkojnë zgjerimin e mundësive për personat me një nivel më të lartë arsimimi.

21.05.2013

Burimi: Top Channel

The post Lotaria amerikane, drejt fundit?! (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv) appeared first on Lajm-shqip.

Virusi është brenda vendit, jo i importuar (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)
Virusi- Në vendin tonë brenda një periudhe pesëmujore regjistrohen rreth 35 të infektuar të rinj me virusin HIV/AIDS.

Për muajt e parë të vitit kjo shifër konsiderohet e lartë krahasuar me statistikat e viteve të kaluara për të njëjtën periudhë kohore.

Këto janë të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Sipas ekspertëve të ISHP-së edhe nga përfundimet e takimit të fundit të specialistëve në konferencën e sëmundjeve infektive, rezulton se virusi gjendet brenda vendit, dhe nuk mund të thuhet se është importuar nga jashtë, siç referohej vite më parë.

Kjo rrit më tej rrezikun për të rritur numrin e të infektuarve në vend, sidomos për grupet e konsideruara si kontingjent në rrezik si në rastin e ndërrimit të shpeshtë të partnerëve, marrëdhëniet e pambrojtura seksuale.

Virusi qarkullon në vend, nuk është më i importuar nga jashtë, kryesisht nga emigrantët.

Një indikator mjaft i rëndësishëm për vlerësimin e peshës specifike qe zë HIV/AIDS mbetet numri i testimeve vullnetare për HIV. Problem madhor në vend mbeten pikërisht mungesa e dëshirës së të rinjve për t’u testuar, pavarësisht numrit të lartë të qendrave të vendosura në dispozicion në të gjithë vendin. Janë rreth 12 qendra testimi për HIV/AIDS në të gjithë vendin.

Një pjesë e mirë e pacientëve paraqiten në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa informohen se janë bartës së virusit pas analizave të rastësishme apo pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Specialistët e ISHP-së sqarojnë se numri i lartë i të prekurve nga HIV për këtë periudhë kohore, nga janari në muajin maj regjistrohet edhe për shkak të një numri të konsiderueshëm të emigrantëve të kthyer në vend.

Sipas evidencave të Institutit të Shëndetit Publik pjesa më e madhe e të infektuarve i përkasin grupmoshës 25-40 vjeç Në mbi 90 për qind të rasteve rruga e transmetimit mbeten marrëdhëniet seksuale. Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona që jetojnë me HIV, mes tyre dhe 28 fëmijë.

Personat e prekur nga HIV AIDS në vendin tonë kanë ardhur drejt rritjes, nga viti në vit. Por, numri i fëmijëve të prekur nga sëmundja ka ardhur në ulje, një referencë e mirë për vendin tonë. Të prekurit janë kryesisht nga qytete të zhvilluara, pavarësisht se në hartën e statistikave rezulton të jenë infektuar me HIV/AIDS të gjithë shqiptarët nga veriu në jug.

Në Shqipëri, në periudhën janar–nëntor 2012 janë identifikuar 70 raste te reja të diagnostikuara me HIV /AIDS.

Nga rreth 600 persona të prekur me virusin HIV, 30 për qind janë femra. Të dhënat bëjnë të ditur se 93 për qind e këtyre rasteve infektimi është marrë nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Sakaq, një vit më parë, në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë u raportua nga ISHP, infektimi i fëmijëve me HIV/AIDS në spital dhe jo nga prindërit. Katër fëmijë janë prekur nga HIV/AIDS gjatë vitit 2012. Dy prej tyre janë infektuar në spital, ndërkohë që në komision u raportua se tre fëmijë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së parave për të ardhur nga rrethet dhe për t’u trajtuar në Tiranë.

Të dhëna

Grupmosha

Më të prekur nga HIV/AIDS rezulton të jetë grupmosha nga 25 në 40 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik shpërndarja gjeografike është nga jugu në veri

30%

Nga statistikat e ISHP-së rezulton se kemi rritje të femrave që po preken nga virusi. Një vit më parë kur statistikat referonin rreth 550 të infektuar, 30% ishin femra

Fëmijët

Katër fëmijë janë prekur nga HIV/AIDS gjatë vitit 2012. Dy prej tyre janë infektuar në spital. Fakti u raportua në Komisionin e Shëndetësisë nga ekspertët

20.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

The post Virusi është brenda vendit, jo i importuar (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com) appeared first on Lajm-shqip.

Tafaj: Mësuesit pa master nuk mund të japin Provimin e Shtetit (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)
Mësuesit do të mund ta japin Provimin e Shtetit në muajin korrik. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur datat zyrtare të provimit, të cilat nisin më 15 deri më 26 korrik.

Ky provim u jep të drejtën këtyre kandidatëve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet.

Sipas përgjegjësit të Provimit të Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, deri më tani janë regjistruar 600 kandidatë që do i nënshtrohen këtij testimi. Në “GSH” shkruhet se  një risi për këtë sezon është shtimi i tre profileve të reja, mësuesit e gjuhës gjermane, greke, si dhe mësues të arsimit fillor. Për këta të fundit Terezi sqaron se, veç praktikës ata duhet që patjetër të kenë të mbrojtur një master shkencor. Ndërkohë që, për kategoritë e tjera të mësuesve është master professional.

Nëse nuk do të kenë përfunduar një master shkencor, mësuesit e arsimit fillor nuk mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Ata duhet të kenë mbaruar patjetër këtë cikël studimesh, pavarësisht se mund të kenë kryer një vit praktikë. Ky është urdhri i fundit i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafa

Matura, 50 Mijë Të Rinj I Nënshtrohen Provimeve

Matura- Rreth 50 mijë të rinj do t’i nënshtrohen provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore që startojnë më 31 maj. Për herë të parë do të vendosen zhurmues në sallat ku do të zhvillohen provimet, për të shmangur kopjo nga interneti dhe administratorët do të jenë mësues të shkollave të ndryshme.

“Futja e teknologjisë së re të teksteve elektronike ka bërë që të investohet në dëm të procesit të maturës shtetërore. Në ambientet ku do të zhvillohen provimet do të ketë zhurmues të sinjalit telefonik mobile. Nuk mund të ketë asnjë interferim të internetit në mjediset ku zhvillohen provimet”, thotë Fatmir Vejsiu, drejtor i përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Kete vit testet do te jene te nje niveli mbi mesatar.Ekspertet e arsimit sqarojne se per korrigjimin e testeve nuk mund te perdoren korrigjues optik, ndaj do te respektohet koha per nxjerrjen e rezultateve per dhjete dite.

“25 pyetje me lëndët me detyrim, nga të 13 janë me alternative dhe 12 janë me zhvillim. Testi ka një format të caktuar, 40 për qind i ka të nivelit nënmesatar, 40 për qind në nivelin mesatar dhe pjesa tjetër mbimesatar”, thotë Vejsiu.

Te rinjte qe do te vijojne shkollen e larte jashte do te kene mundesi qe te marrin diplomen deri me daten 15 korrik, afati perfundimtar per shume universitete jashte vendit.

18.05.2013

Burimi: Gazeta Tema

The post Tafaj: Mësuesit pa master nuk mund të japin Provimin e Shtetit (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net) appeared first on Lajm-shqip.

BE: Diskriminim dhe dhunë kundër LGBT-së (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)
Diskriminim-1/4 e njerëzve homoseksuale të anketuar në një sondazh të madh të realizuar nga Bashkimi Europian thonë se i janë nënshtruar sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme në pesë vitet e fundit.

Nga studimi zbulohet gjithashtu se të anketuarit që i janë nënshtruar dhunës dhe kërcënimeve janë kryesisht të shtresave të varfra ose të rinj.

Agjencia për të drejtat e njeriut në BE thonë se anketimit iu nënshtruan 93 mijë homoseksualë qytetarë të BE. Studimi publikohet sot në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë. 26% e të anketuarve thanë se ishin sulmuar apo kërcënuar me dhunë në 5 vitet e fundit.

Shumica e sulmeve kundër homoseksualëve kanë ndodhur në ambiente publike. Më shumë se gjysma e atyre që pohuan se ishin sulmuar thane se nuk kishin raportuar dhunën teë autoritetet pasi besojnë se asnjë veprim nuk do merret.

Rreth 20% e të anketuarve homoseksualë ose biseksualë dhe 29% e të anketuarve transeksualë thanë se kishin pësuar diskriminim në punë ose kur kane qenë në kërkim të një pune. 2/3 e të anketuarve thanë se janë përpjekur te fshehin ose të maskojnë seksualitetin e tyre në shkollë.

PDK: Jo martesës brenda të njëjtit seks. Zoti nuk krijoi Adamin e Stefanin

Partia Demokristiane e Shqipërisë, kundërshton kërkesën e komunitetit LGBT për zyrtarizmin e martesës midis personave të të njëjtit seks. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PDK nënvizon se mbështet vetëm martesën tradicionale mes burrit dhe gruas.

“Shqipërisë i duhet një rilindje morale pas dramës dhe amoralitetit që instaloi komunizmi për pesëdhjetë vjet. Kjo rilindje vjen me kthimin te besimi, te edukimi, te familja, tek puna tek forcimi i përgjegjësisë individuale dhe publike, jo nëpërmjet vesit dhe anormalitetit. Zoti krijoi Even dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin.”- thuhet në deklaratën e PDK-së.

“Si parti e vlerave kristiane dhe demokratike ka mbështetur dhe mbështet vetëm martesën midis gjinive të ndryshme, pra midis një burri dhe një gruaje, bazuar mbi dashurinë dhe pëlqimin reciprok, si një garanci për vazhdimin e jetës dhe rritjen e edukimin e fëmijëve. Neni 7 i Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë, sanksionon në mënyrë taksative “Martesa lidhet mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”. Një nga parimet kryesore që karakterizon martesën sipas legjslacionit tonë është parimi i heteroseksualitetit. Për Demokristianët familja e ndërtuar mbi dashurinë dhe harmoninë eshtë themeli mbi te cilin ngrihet nje shoqeri, se një familje e fortë dhe e shëndoshë është garanci për një shoqëri të fortë dhe të shëndoshë, për një komb të fortë dhe me të ardhme. Parimet dhe vlerat kristiane janë ne harmoni me natyrën e njeriut, parandaj ne kemi si ideologji politike aplikimin e vlerave kristiane ne politiken publike. Edukimin me një moral individual dhe publik gjithmonë në anën e lirisë, të tolerancës dhe të dialogut e shikojmë si përparësi të politikës sonë. Por nga ana tjetër, ne si parti me vizion kristian, nuk mbështetim dhe as promovojmë antivlera dhe deformime të natyrës së njeriut dukuri dhe tendencat e abuzimit me lirinë që e dëmtojnë familjen dhe vlerat e saj. PDK i konsideron të papranushme dhe të dëmshme për shoqërinë martesat me të njëjtën gjini. Ne as kemi mbështetur as do te mbeshtetim ndonjehere lëvizje që vijnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat kristian-demokrate, përkundrazi jemi të angazhuar me përgjegjësi të madhe në bashkëpunim edhe me faktorët e tjerë për të edukuar ndërgjegjen morale, duke denoncuar të keqen dhe fenomenet e tjera degraduese, abuzive me liritë e individit dhe vlerat hyjnore të njeriut.”- thuhet në deklaratën e PDK-së.

17.05.2013

Burimi: Balkanweb

The post BE: Diskriminim dhe dhunë kundër LGBT-së (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com) appeared first on Lajm-shqip.

Mati në honin e harresës (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.com)
Ndodh shpesh që kur t’i thuash dikujt se jam nga Mati, ndeshesh me një farë habie në shikimin e tjetrit.

Duket sikur i ke thënë emrin e ndonjë krahine që është jashtë Shqipërisë.

Dhe në të vërtetë është emri i një krahine kufi me Tiranën sot, se në kohët e lashta vetë Tirana ishte brenda kësaj krahine që aso kohe quhej Emathia.

Kur i tregon bashkëfolësit se në Mat ka lindur Skënderbeu, se aty u shkrua dhe u predikua për të parën herë në shqip formula e pagëzimit, se po aty lindi poeti i parë i shqiptarëve Pjetër Budi, Rexhep Pashë Mati, mbreti Ahmet Zogu… e të tjera fakte historike që i japin Matit përmasën e shtyllës kurrizore të vetë kombit shqiptar, ai (bashkëfolësi) të ndërpret duke të thënë: “Ah po, aty ndodhet dhe burgu i Burrelit”.

Çfarë ironie therëse! Patjetër jo për faj të tij. E pra, dikur në kohën e të ashtuquajturit “social-komunizëm”, Mati, përveç resurseve të tjera, përmendej edhe për kromin.

“Kromi çan bllokadën”, shkruhej nëpër parullat që ishin në modën e mendësisë së atëhershme.

Dhe si për ironi ishte shumë e vërtetë, kromi mbante dhe mban akoma një peshë shumë të madhe në ekonominë e Shqipërisë.

Madje në mes maleve të atjeshëm u ngrit një qytet minatorësh me emrin Krastë (Krasta e Martaneshit).

Dhe përsëri si për ironi… atje u ngrit dhe një burg që quhej “burgu i Batrrës”, ku të burgosurit shfrytëzoheshin si minatorë dhe jetonin e punonin në kushte skandaloze.

Po për çudi nuk flitet për ekzistencën e këtij burgu, ndërsa për burgun e Burrelit dhe të Spaçit bien boritë e alarmit herë pas here.

Pse kjo heshtje e çuditshme!? Pakujdesi e qëllimshme!? Pse jo!? Dhe kur shikon që atje po shkatërrohen malet që iu deshën mijëra vite të merrnin formë nga dora e nënës natyrë, nuk ka asnjë arsye që të mos shkojë mendja te heshtja e qëllimshme!

Të pangopurit me para e pushtet, i kanë hyrë malit me makineri të fuqishme gërryese e shkojnë te formacioni gjeologjik i kromit, duke shkatërruar ekosistemin natyrorë.

Për ironi përsëri… patjetër që ndonjë inspektor paguhet për të heshtur, plus rrogës që merr nga shteti për të denoncuar shkelje flagrante të tilla.

Dhe kjo është njëra anë e problemit (me pasoja mbarë kombëtare për natyrën dhe shëndetin e njeriut të nesërm…), ana tjetër është nxjerrja e krahut të punës jashtë loje (kuptohet se përse), pra nuk ka nevojë për minatorë e për qytet minatorësh! Po ka nevojë për heshtje, heshtje dhe vetëm heshtje! Po futemi në kthetrat e mafies!?

E para, shpesh kohët e fundit kemi dëgjuar të flitet për mafien e kromit! Krasta dhe rrethinat e saj arbitrarisht nga “nervozizmi” i një X-ish deputeti të dikurshëm i hiqet Matit dhe i kalon Bulqizës.

Dhe përsëri heshtje! Në Burrel është dhe një uzinë ferro-kromi, që dikur “çante bllokadën”, po që mbahet mbyllur për arsye krejt absurde për kaq e kaq vite… dhe përsëri heshtje!

Një heshtje krejt e dyshimtë!

Kërkohet të bëhet rruga e Arbrit, siç është bërë zakon të quhet një rrugë karvanësh mes malesh (e pamundur për t’u bërë për koston e madhe që kërkon…) dhe kjo s’ka gjë te keqe, pse jo të ketë sa më shumë rrugë dhe mundësi komunikimi.

Po kjo s’duhet të thotë që të mos rregullohet, meremetohet dhe asfaltohet rruga Burrel-Qafshtamë-Krujë-Tiranë (rrugë e shënuar në hartë si rrugë nacionale qysh nga koha e Zogut), gjë e cila kërkon shumë më pak shpenzime dhe afron Maqedoninë me Tiranën gati po njëlloj sa edhe e quajtura “Rruga e Arbrit”.

Ah po, po të ishte e mundur hapja e një tuneli Burrel-Tiranë, patjetër që do ishte shumë më mirë.

Ky opsion do të zgjidhte problemin e ujit të pijshëm për gjithë ultësirën qendrore të Shqipërisë, duke qenë se ky grup malesh ka rezerva të pashtershme të ujit natyror.

Po kjo nuk kërkohet dhe gati hidhet poshtë si një opsion i rrezikshëm. Pse!? Hajde gjeje në këtë mishmash që është bërë realiteti shqiptar sot!

Po kjo heshtje, e qëllimtë ose jo, po e le në harresë Matin dhe matjanët me problematikat e tyre në mbijetesën e përditshme.

Dhe mendja të shkon te përfaqësuesit politik të matjanëve në këto njëzet e ca vite, te moskryerja e misionit në dobi të banorëve që përfaqësojnë.

Madje këta përfaqësues më shumë kujdesen që emri i Matit të mos dëgjohet.

Një ish- deputet i Matit ka marrë dekoratë për qëndrim të “kulturuar”, pra për heshtje…! Ky rast i jep ironisë përmasa mitike!

Dhe tani vijmë aty ku e nisëm, Mati sot ndodhet në honin e harresës së qëllimshme nga pushtetet e dyshimta dhe në dëm të të gjithë qytetarëve shqiptar në këto vite të fundit.

Po kjo nuk do të thotë që vetë matjanët të flenë në të keqe, e si zogj të vegjël të presin me gojë hapur ushqimin e përditshëm. Po duhet që me kurajë e guxim të gjejnë rrugët e duhura për të dalë nga kthetrat e një skllavërimi modern e të pashpresë.

Vetë matjanët e dinë që jetojnë në një vend ku natyra është treguar bujare duke u dhënë gjithçka për të jetuar krejt ndryshe nga ç’jetojnë sot.

Matjanët duhet të ngrihen përmbi ndasitë e qëllimshme të politikës së derisotme, e të gjejnë rrugët e bashkimit për të mirën e të nesërmes së tyre. Ujqërit me kollare e të pasuruar mbi djersën e të tjerëve, hipur nëpër pushtete absurde të të keqes nuk duhet me i mbajtë më mbi krye.

Dhe të mos harrojmë, ujqërit me kollare nuk kanë ngjyra, po kanë të njëjtën pamje…! Mundësitë për mirë asnjëherë nuk mungojnë, mjafton të mendohesh pak për të përqafuar rrugën e duhur…, që patjetër është e qenësishme.

17.05.2013

Burimi: Gazeta Tema

The post Mati në honin e harresës (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.com) appeared first on Lajm-shqip.