Postuar me: 13:21 13-06-2012

Çekët, vetëm 6 minuta për të mundur Greqinë

Shperndaje
Etiketat

Grupi A

Grekët kanë vetëm zemër, por nuk mjafton

Në letër duket se po përballeshin dy skuadrat më të dobëta të grupit më pak kompetitiv, atij A dhe që do të na mahnitnin shumë nëse do të kualifikoheshin për në turin tjetër. Por në fakt, në fushë është parë një ndeshje e denjë për një fazë finale të një Europiani. Republika Çeke e ka mundur me rezultatin 2-1 Greqinë dhe ka shtuar shumë shpresat për një kualifikim të mundshëm për në turin tjetër të kompeticionit kontinental. Sigurisht që nuk do ta kenë aspak të lehtë për të mbledhur pikë në takimin e tretë, pasi përballë do të kenë Poloninë vendase. Megjithatë, vëllezërit e vegjël të Poborskit dhe Nedvedit, shumë larg nivelit të tyre në europianët e 1996 dhe të 2004, meritojnë të qëndrojnë në garë, pasi kanë nxjerrë pah atë që u pa me Rusinë, që janë një skuadër që ka aftësi të kufizuara, por që di të luajë futboll të mirë dhe sulmues. Ndërsa shpresat e grekëve mbeten varur në një fije peri, të kushtëzuara edhe nga limitet e tyre kualitative dhe të një lloj steriliteti ofensiv, edhe pse me një shpirt të madh luftarak. Çekëve u kanë mjaftuar vetëm 6 minuta e para të ndeshjes për të shënuar dy gola me Jiraçek (3’) dhe Pilar (6’). Grekët kanë ngushtuar 2-1 në pjesën e dytë me Gekas, por pa mundur të bëjnë më shumë sesa kaq.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.