Postuar me: 12:53 14-06-2012

Cheryl Cole zemëron fansat: 350 stërlina për t’u takuar me mua

Shperndaje
Etiketat

Ajo është padyshim një nga yjet e showbizit në Britaninë e Madhe, e pranishme pothuajse gjithmonë nëpër tabloide dhe në webet e tashethemeve. Megjithëse, siç është duke ndodhur pothuajse rëndom me yjet e skenës botërore, këtë status gjithnjë e më shpesh janë duke e fituar më tepër në sajë të pamjes së tyre të jashtme; në rastin konkret ka bërë punë bukuria dhe shfaqjet glamur, sesa karriera e saj si këngëtare e muzikës pop.

Ish-bashkëshortja e Ashley Cole dhe njëkohësisht këngëtarja Cheryl Cole, këtë radhë ka arritur t’i zemërojë vërtetë shumë fansat e saj, që duhet thënë se në Britani janë të shumtë.

Në turin e saj të fundit koncertor, nxori në shitje një paketë të veçantë, në të cilën veç biletës, kishte edhe një opsion plus që të ofronte mundësinë për një takim miqësor me këngëtaren në prapaskenë, ku përfshihej edhe një autograf prej saj, dhe për këtë duheshin paguar 350 stërlina,. Pas marketingut të marrë përsipër nga Cole, në rrjetin social ‘Twitter’ ka nisur një seri akuzash dhe ironish ndaj këngëtares. “As për babagjyshin e Vitit të Ri nuk do të paguaja as 10 stërlina, e jo më të paguaj 350 për të”, – shkruante një nga fansat e shumtë, tepër të irrituar nga sjellja e idhullit të tyre.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.