Postuar me: 16:12 27-10-2016

Cristiano: Kam nevojë për urrejtjen e njerëzve (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

cristianoCristiano Ronaldo dha një intervistë për revistën “Coach Magazine”, ku foli për nevojën që ka për “haters”-at dhe për respektin ndaj Leo Messit.

Sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo theksoi se i përdor njerëzit negativë për të motivuar veten: “Në të vërtetë unë kam nevojë që njerëzit të më urrejnë. Ata më kanë ndihmuar që të arrij gjithçka që kam arritur”.

Në lidhje me Messin, ai përsëriti se nuk ekziston mes tyre ai rivalitet i madh që shitet nëpër media.
“Ka respekt të ndërsjellë mes meje dhe Messit. Mediat shesin rivalitet të madh mes nesh, por nuk kemi rivalitet. Nuk jemi miq të mirë, por kemi respekt për njëri-tjetrin”, sqaroi Cristiano.

Portugezi nuk harroi të falenderonte edhe Zinedine Zidane për sezonin e shkëlqyer që kaloi.

“Nuk e nisëm mirë sezonin e kaluar, por erdhi Zidane dhe bëri që unë të zhvilloja një nga sezonet e mia më të mira. E mbyllëm mirë kampionatin, fituam Champions-in dhe më pas fitova Evropianin. Ishte trajneri që na duhej”, tha numri 7 i Realit të Madridit.

Kohet e fundit Cristiano Ronaldo ka filluar të hapë hotelet e tij në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikën Veriore. Dhe, bazuar në fotografitë e para të publikuara bëhet fjalë për dhoma dhe kushte mjaft luksoze për pushuesit.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.