Postuar me: 16:23 26-10-2016

Dalin rezultatet e analizave të drogës të Brad Pitt (Burimi: Gazeta Express, www.gazetaexpress.com)

angelina-jolie-brad-pittAktori i njohur Brad Pitt është përballuar me disa akuza javëve të fundit, për dhunë fizike ngaj fëmijëve të vetë.

Aktori Brad Pitt po hetohet për abuzim ndaj fëmijëve nga policia dhe shërbimet sociale në Los Angeles. Hetimi po bëhet për shkak se është raportuar për abuzim verbal dhe fizik me fëmijët e tij. TMZ raporton se të mërkurën e kaluar, kjo ishte arsyeja kryesore pse Angelina Jolie kishte vendosur të divorcohet nga bashkëshorti i saj 52 vjeçar me të cili i kaloi 12 vite martesë, shkruan Independent, transmeton Express.

Pirr besohet se do të hetohet nga Departamenti i Fëmijëve dhe Sherbimeve Familjare në Los Angeles.

Ngjarja ka përfunduar deri në gjykatë, ndërsa një ndër kërkesat kryesore kanë qenë realizimi i analizave për përdorim droge, për të vërtetuar pafajësinë e tij me anë të gjendjes stabile të shëndetit

Brad ka kryer me sukses këto analiza dhe rezultatet kanë qenë negative, çka tregon se ai nuk është një përdorues i shpeshtë i lëndëve narkotike, madje mund të mos jetë fare.

Gjatë këtij muaji aktori është marrë në intervistë dy herë, ndërsa pritet që të dëshmojë sërish në gjykatën e Los Angelos në fund të tetorit.

Nje tjeter thashethem ne lidhje me ndarjen e ciftit te famshem te showbizit, tregon se nje arsye tjeter e ndarjes jane dhe zgjedhet presisdenciale qe po zhvillohen ne Amerike.

mediat flasin se aktori është një mbështetës i Donald Trump, ndërsa ajo që shumë shpejt do të quhet zyrtarisht ish-gruaja e tij, Jolie, preferon të qeveriset nga Hillary Clinton.

Pitt në vazhdimësi është shprehur se i ka ardhur në majë të hundës mënyra sesi demokratët kanë “luajtur” me paratë e tyre. Ndërsa Angelina, përveçse një aktiviste që thekson se femrat duhet të kenë më shumë karrige pushteti nëpër botë, ka edhe lidhje gjaku me zonjën Clinton.

Edhe pse pak të largëta, pema familjare tregon se ato janë kushërira të largëta. Ndërsa kur është pyetur për Donald Trump, aktorja është shprehur se Amerika është ndërtuar nga njerëz që vijnë nga anembanë bota, të cilëve u është respektuar liria, transmeton Top Channel.

Donald Trumpin, ajo e ka cilësuar si një njeri që i minon këto themele të shoqërisë amerikane. Ditët e fundit, Brad dhe Angelina përveçse kanë ndarë edhe nofkën e famshme “Brangelina”, po ndajnë edhe pasurinë.

Biznesi i verës së tyre franceze, që ka një fitim vjetor prej 60 milionë dollarësh, ka shkuar drejt gjyqit. Të njëjtin fat me verën presin të kenë edhe të gjitha ato prona, që deri dje kanë bashkuar atë që ishte çifti më i famshëm i Hollywoodit.

Burimi:  Gazeta Express

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.