Postuar me: 15:36 18-10-2016

Dasma mbreterore e Princit Leka II dhe Elias

Shperndaje
Etiketat

dasma-mbreterore78 vjet pas martesës së gjyshit të tij trashëgimtari Princ Leka II sjell në Shqipëri vëmendjen ndërkombëtare, por edhe shkëlqimin e luksin e familjeve më të mëdha evropiane.

Dasma mbreterore e tij me Elia e shndërroi Pallatin e Brigadave, në vendin që priti një prej ngjarjeve më të rëndësishme të familjes monarkike.

Megjithëse me një princ pa fron dhe një Shqipëri jo monarki, kjo dasmë solli në vendin tonë Arkidukën George dhe dukeshën Eilika të Austrisë, princin dhe princeshen Lea të Belgjikës, princin Ali të Egjiptit, princeshën Maria Pia të Savojës, princin Philip dhe princesha Elisabet nga Lihteshtejni, Dukeshën Maria dhe dukën George nga Rusia, Princin dhe princeshen Michael të Kent nga Mbretëria e Bashkuar, Princin Alexander dhe Princeshen Katherine nga Serbia dhe prania më e rëndësishme Mbretëresha Sofi e Spanjës.

Ceremonia zyrtare e martesës u mbajt në oren 11.00 në Pallatin Mbretëror.

Pas 30 minutave çifti mbretëror doli në përshëndetjen martesore nga ku treguan edhe rrathët e martesës nga shtëpia e stolive Bythanasa Geneve Jewellery.Ceremonia vijon me pritjen e çiftit me të ftuarit në rezidencën mbretërore.

Çifti ka zgjedhur që pas martese të mbajnë mbiemrin e familjes Zogu. Nusja, ka hyrë në pallatin e Brigadave e veshur me një fustan nusëror prej sateni dhe dandellë të qëndisur. Një kurorë e vogël dhe një vello e gjatë e kanë bërë më klasik stilin e fustanit.

Elia ka preferuar që look-u i saj të jetë origjinal dhe të mos evokonte stilin e mbretëreshës Geraldinë. Fustani i saj Channel ka mbetur në kujtesën e të gjithëve nga filmimet bardh e zi të 38-ës.

 Siç dhe pritej, interes të madh është shfaqur për të ftuarit. Të parët kanë mbërritur familjarët e nuses, aktorja Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia dhe të vëllain Amos.
Rreth 500 të ftuar uruan çiftin, ndërsa në mbrëmje u zhvillua darka zyrtare. Sipas informacioneve të dhëna më parë, darka ishte me produkte shqiptare.

Çifti trashëgimtar i fronit mbetëror njihen për një jetë të thjeshtë në Tiranë. Leka Zogu II punon këshilltar në Presidencë ndërsa bashëkshortja e tij Elia Zaharia vijon punën si aktore.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.