Postuar me: 17:10 24-09-2015

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_3414

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili.

Lidhur me çështjen shumë të debatuar të dekriminalizimit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur dhe vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, i cili besoj se ka pasur edhe zhvillimet pozitive përkatëse sot në Konferencën e Kryetarëve. Pra, është një qëndrim që ka konsistuar në dy momente të rëndësishme, në kryerjen sa më të shpejtë të këtij procesi, pasi zgjatja e tij në kohë ka qenë edhe pa produkt, ka mbajtur gjallë një debat të panevojshëm dhe njëkohësisht ka krijuar një diskutim shpesh artificial dhe me qëllimin e protagonizmit artificial politik.

Së dyti, pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet i qartë lidhur me dimensionin konsensual që kjo nismë duhet të ketë, pasi çdo nismë e njëanshme do të ishte e pjesshme, e cila do të shtonte mosbesimin, nuk do të ngjallte atë besim që njerëzit kanë dhe presin te politika. Ndaj, vendimi më i fundit i dakordësuar në Konferencën e Kryetarëve, i cili u bën shërbim pikërisht këtyre dy momenteve, që kanë qenë edhe linja jonë udhëheqëse në këtë proces, realizimit sa më të shpejtë të tij dhe konsensualitetit, mori sot një përgjigje, pasi të gjitha nismat që lidhen me procesin, i tërë sfondi ligjor që do të duhet për ta përkufizuar këtë proces, do të jetë tashmë nën shqyrtimin e Komisionit të Posaçëm, që, siç e dini, është një komision i përfaqësuar nga të gjitha forcat politike, maxhorancë dhe opozitë, dhe njëkohësisht konsensualiteti, i cili mund të arrihet për shkak se draftet e propozuara kanë pothuajse 90% të momenteve të njëjta, pra me diferenca shumë të vogla, pra të arrihet atje ky konsensualitet dhe kjo zgjidhje e përbashkët dhe, njëkohësisht, në ato pak momente ku do të konstatohet një mosdakordësi, e cila është një gjë e natyrshme, do t’i referohemi Komisionit të Venecias, si vlerësuesi përfundimtar. Vendimi për ato nene ku ne nuk do të biem dakord, do të jetë i detyrueshëm për secilën palë. Në këtë mënyrë, ne ecim në hullinë e një procesi që mbyllet tashmë shpejt dhe i jep fund një debati të gjatë dhe shpeshherë të stisur e të panevojshëm dhe, së dyti, realizohet një provë politike e konsensualitetit, e cila është një linjë që duhet të na udhëheqë edhe për reformën që na pret më tej në sistemin e drejtësisë. Të gjitha së bashku na krijojnë premisat politike për të pasur një proces të mëtejshëm të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili është një objektiv madhor shumë i nevojshëm, pra çeljen e negociatave në një sfond krejtësisht të ri të një mirëkuptimi më të gjerë politik, atë që edhe Europa kërkon dhe që i bën shumë mirë edhe procesit të integrimit europian.

Dhe në këtë mënyrë ecim përfundimisht në një rrugë pa kthim të një Shqipërie politike e cila, për problemet madhore, lufton dhe i bën shërbim vendit. LSI-ja i ka bërë shumë shërbim kësaj gjëje për të menduar njëlloj për gjëra të mëdha që na bashkojnë dhe, sigurisht, të ruajmë ato diferenca karakteristike që kemi sipas fronteve politike ku jemi vendosur.

Pyetje nga gazetarët

Pra, z. Vasili, po thoni se Partia Demokratike duhet t’jua dijë për nder që ju ndikuat te votat e maxhorancës që nisma për dekriminalizimin të kanalizohej në Komisionin e Posaçëm, pasi Taulant Balla para disa ditësh deklaroi se atij komisioni i kishte përfunduar…?

Problemi është i rëndësishëm parimor politik dhe shërbimi konstant, në kuptimin më pozitiv të fjalës, që i bëhet konsensualitetit, nuk i bëhet asnjë force politike, por është në të mirë të shqiptarëve, të cilët duan që politika të mendojë gjerësisht njëlloj për çështje që i shqetësojnë ata shumë, për përfaqësimin e tyre në parlament dhe jo vetëm në parlament, por në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Pra, projektligji i qeverisë, z. Vasili, do të kalojë në punimet e Komisionit të Posaçëm?

U përpoqa të isha sa më i qartë, megjithatë po e rimarr falë pyetjes suaj: të gjitha nismat, të dyja nismat do të shqyrtohen në komisionin e posaçëm me të gjitha elementet e tjera plotësuese për ta përmbyllur këtë proces.

E thashë, por po e them edhe një herë tjetër, do të ecet me shpejtësi dhe njëkohësisht konsensualiteti do të jetë linja udhëheqëse dhe mosdakordësitë do të zgjidhen, e thashë, me mbështetjen e dakordësuar, pra të Komisionit të Venecias, gjë që ne e kemi nënvizuar edhe në Deklaratën e 24 Dhjetorit, pra do të thotë se do të merret opinioni i tyre dhe ai opinion do të jetë i padiskutueshëm për secilën palë.

Z. Vasili, duket sikur Lëvizja Socialiste për Integrim po qëndron mbi palët. Ka dy palë, thoni ju, dhe ju jeni ata që…

Kjo është ajo që ju interpretoni. E them edhe një herë tjetër, kemi një maxhorancë dhe një opozitë, të cilat dakordësojnë qëndrimet atje ku munden dhe atje ku bëjnë të pamundurën për ta arritur. Kjo është një klimë për t’i shërbyer konsensualitetit dhe aspak konfliktit apo ndasive, të cilat krijojnë zgjidhje të pabesueshme nga publiku.

A keni refuzuar të jepni firmat tuaja për ndryshimet kushtetuese?

Ju falënderoj, sepse besoj se përgjigjja ishte shteruese dhe e gjithë problematika, lëndë e parë lidhur me këtë çështje do të shtjellohet gjerësisht me komisionin e posaçëm, i cili është gjerësisht i përfaqësuar nga të gjitha partitë. Ju falënderoj shumë! Besoj se përgjigjja ime ishte ezauruese. Pra, çdo nismë që lidhet me këtë çështje do të shqyrtohet atje me shpejtësi dhe me konsensualitet.

24.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.