Postuar me: 10:02 26-09-2015

Deklarata për shtyp e N/Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ylli Manjani (Burimi: LSI, www.lsi.al)

Ylli Manjani

Deklarata për shtyp e N/Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ylli Manjani

Deklarata për shtyp e N/Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ylli Manjani.

Jam në këtë komunikim me ju sigurisht në përgjigje të shqetësimeve, që ngriti djaloshi “200 milion eurosh”, shtetasi holandez Lulzim Basha, në krye të Partisë Demokratike. E meriton sigurisht një sqarim, sepse shtetasi holandez, e përsëris “200 milionësh”, recitoi një vjershë që e kishte shkruar vetë, një vjershë shumë interesante në fakt, duhet të kemi një vëmendje të dëgjoni deri në fund se pritet të ketë strofa shumë interesante.

Megjithatë unë jam sot këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të sqaruar një herë në radhë të parë opinionin publik se shpifja ndaj Ilir Metës, që z. “200 milionësh”, shtetasi holandez, Lulzim Basha konsumoi ndaj Ilir Metës, sigurisht është një vepër penale e serisë së veprave penale që e shoqërojnë Partinë Demokratike.

Sigurisht që kjo është thjeshtë një bukë me djathë, ose buka me djathë e rastit që konsumoi zotëria e tij, në përpjekje për të fshehur kryeveprat penale që ka bërë ai, shokët e tij dhe udhëheqësi i tyre politik. Sigurisht, që kjo nuk fshihet. Tashmë është në sytë e gjithë publikut, në rreze të diellit e dukshme, e qartë dhe krejtësisht e verifikueshme, se çfarë kanë bërë zotërinjtë e tyre në krye të shtetit shqiptar, në sektorin e energjisë, në sektorin e transporteve dhe në shumë sektorë të tjerë. Kështu në këtë pikëpamje shpifjet që ai hodhi sot në emër të Ilir Metës bën mirë t’i marri mbrapsht.

Kështu që nga kjo pikëpamje ne jemi këtu për të ndërtuar një raport komunikimi me opinionin publik në radhë të parë, por sigurisht edhe me Partinë Demokratike në këtë rast për t’i bërë thirrje që të kthehet në normalitet dhe të bëj politikë.

Unë jam këtu për të konfirmuar edhe një herë që: Po! Po! E mbështesim fuqimisht hetimin ndërkombëtar, mundësisht me prokuror amerikan, hetimin e çështjes të ashtuquajtur “CEZ”! Patjetër që po! Nga fillimi deri në fund! Nga dje deri sot, të gjitha, pa përjashtim, çdo detaj. Si erdhi CEZ, kush e solli, në ç’afar, me ç’marrëveshje, si u bë kontrata, pse u zgjodh kjo formulë privatizimi dhe një tjetër, çfarë ecurie ka pasur CEZ-i, si u lidh kontrata me DIA-n, po patjetër, por edhe me 7 të tjerë si puna e DIA-s që i kanë aty rreth e rrotull dhe nuk e di, prandaj them shtetasi holandez, sepse kam përshtypjen që nuk i ka pyetur personat rreth e rrotull për të kuptuar disa të vërteta të mëdha që kanë ndodhur këtu në Shqipëri, kuptohet edhe me kontributin e zotërisë në fjalë. Të gjitha duhen sqaruar një e nga një, pa asnjë lloj ndroje, pa asnjë lloj frike.

Ne sigurisht që e përshëndesim, përveç pjesës së shpifjes, Partinë Demokratike, Partinë zyrtare Demokratike, e cila ka marrë një nismë, e cila duhet përgëzuar për hir të së vërtetës, që është nisma për të bërë katarsis, ose për të pastruar Partinë Demokratike nga ish-ministra dhe nga ish-kryeministri. Pse të mos e mbështesim?! Duhet mbështetur! Me çdo çmim duhet mbështetur kjo nismë e Partisë Demokratike, sepse nëse kjo nismë do të shkojë deri në fund dhe duhet të shkojë deri në fund, dhe tashmë do të shkojë deri në fund, patjetër që do të dalin shumë të vërteta, ashtu siç janë, në rreze të diellit, “crystal clear”, holandisht nuk e di si i thonë.

Kështu që nga kjo pikëpamje, ne e mbështesim këtë hetim. E mbështesim jo vetëm për këtë rast, por e mbështesim për çdo rast tjetër dhe do të insistojmë me formë që në kuadër të reformës në drejtësi të kemi sa më shumë prezencë prokurorësh të huaj për të gjykuar ose për të hetuar çështje të kësaj natyre, aq më tepër kur në krye të partive politik kemi shtetas të huaj. Duhen prokuror me juridiksion të huaj, është normale, dhe t’i kemi të gjitha këto, një e nga një. Sepse pandëshkueshmëria është ajo që po na mungon sot. Të pa ndëshkuarit kanë fytyrë të akuzojnë.

Të shpëtuarit nga gjyqi i lartë, suprem i republikës, me raport mjekësor për turp të zotit, për turp dhe për faqe të zezë, ka fytyrë të akuzojë. Kjo është historia, kjo është e vërteta. Prandaj gjërat duhen sqaruar dhe ne do ta çojmë këtë punë deri në fund. Mos të ketë asnjë merak zotëria e tij dhe gjithë zotërinjtë e tjerë se mos vallë LSI-ja do tërhiqet. Jo nuk do të tërhiqemi, do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj nisme. Kemi kërkuar hetim dhe do të bëhet hetimi. Sot e në vijim. Edhe në kuadër të reformës në drejtësi edhe në kuadër të reformës për dekriminalizim. Duan dekriminalizim? Ky është dekriminalizimi, fajtori të gjykohet dhe të dënohet dhe i pafajshmi të vazhdoj punën e vet. Kjo është historia.

Historitë e tjera me vjersha të tipit se si ndëshkohet babai politik, do të vazhdoni të dëgjoni se është shumë interesante. Sinqerisht ju ftojmë që ta dëgjoni vjershën e Lulzim Bashës në përpjekje për të larguar nga Partia Demokratike, ish-ministrat e korruptuar, e korruptuar, me në krye kryeministrin e tyre. Patjetër që po. Duhet të shkojmë deri në fund. Duhet të marri fund saga e pandëshkueshmërisë.

Prandaj unë jam këtu sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mbështetur fuqimisht kryetarin e partisë, për të mbështetur deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të gjithë përfaqësuesit politik në krye të detyrave politike dhe ekzekutive për të përfunduar me sukses reformën e dekriminalizimit, për të përfunduar me sukses reformën në drejtësi, por edhe për të kontribuar po me aq sukses për sqarimin e të gjitha çështjeve pa ndrojtje. Absolutisht pa asnjë ndrojtje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë, është dhe do të mbetet e pozicionuar, e provuar tashmë me fakte të përsëritura, në favor të interesit publik. Kushdo që ka ngjyer gishtat, këmbët, apo ku e di unë ç’kanë ngjyer në interesin publik për t’i shfryer privates, duhet ta kërkoni tek Partia Demokratike më së pari. Por kudo qoftë ne nuk kemi asnjë paragjykim, asnjë vendim ndryshe, prandaj do të mbështesim hetimin ndërkombëtar të këtyre çështjeve me çdo kosto. Faleminderit!

26.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.