Postuar me: 9:50 29-05-2012

Dënohet me burg sepse mungoi në shkollë (VIDEO)

Shperndaje
Etiketat

Një studente ne Universiteti Wills  është burgosur për shkak të mungesave të shumta në shkollë. Diane Tran, 17 vjeç, një studente e spikatur bënte dy punë dhe për këtë arsye shpesh mungonte në shkollë.Universiteti i Tiranes,University of  Tirana,Fakulteti Juridik.

“Ajo shkonte nga puna në punë dhe më pas në shkollë”,tregon një shoqe e klasës së saj. “Ajo qëndronte deri në 7 të mëngjesit duke bërë detyrat e shtëpisë”.

Sipas ligjit në Teksas, nëse një student ka 10 ose më shumë mungesa të pajustifikuara në një periudhë gjashtëmujore, shkolla mund ta çojë studentin në gjyq.

Pasi u paralajmërua nga gjykata për mungesat e shumta në prill ajo u arrestua javën e kaluar dhe u mbajt për një natë në burg. Gjithashtu 17-vjeçarja është gjobitur me 100 dollarë.

Çështja e saj ka marrë dhenë në rrjetet sociale, madje është hapur edhe një saj për të mbledhur donacione për atë. Deri tani janë dhuruar 28 mijë dollarë. Ndërsa 26 mijë firma janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin e gjykatës raporton Huffingtonpost. /F.S/

Burimi:Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.