Postuar me: 8:57 14-06-2012

Dhuna në stadium, Putin telefonon kryeministrin polak

Shperndaje
Etiketat

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me kryeministrin polak Donald Tusk, u shpreh se organizatorët e Kampionatit Evropian të Futbollit janë përgjegjës për sigurinë e tifozëve të huaj.

Biseda telefonike pason përleshjet e së martës ndërmjet tifozëve rusë dhe polakë, që kanë zënë vend para takimit Rusi-Poloni, në Varshavë. Gjatë përleshjeve, autoritetet arrestuan afro 200 persona, ndërsa kanë paralajmëruar edhe për arrestime të tjera, pasi hetuesit të analizojnë videot e dhunës. Organizatorë të kampionatit te ketij viti janë Polonia dhe Ukraina.

14.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.