Postuar me: 7:40 08-06-2012

Do të dalë në treg makina me ajër

Shperndaje
Etiketat

Makina me ajër do të hidhet në treg së shpejti, ndoshta duke filluar që prej vitit tjetër.

Makina e cila do të funksionojë me një motor me ajër të kompresuar po është realizuar dhe nuk është më një shpikje që po rri brenda mureve të laboratorëve.

Vitin tjetër makina me ajër e prodhuar nga MDI (Motor Development International) me seli në Luksemburg del në treg me një seri modelesh që nisin nga çmimi 7 mijë euro e lart.

Gjigandja indiane e prodhimit të makinave, Tata, ka testuar motorët që punojnë me ajër të kompresuar. Kjo e redukton shumë harxhimin e makinës, 1-2 euro për 100 km.

Modelet e para në treg do të jenë makina qyteti, që nga minivetura AirPod me shpejtësi maksimale 80km/orë, te AirOne me shpejtësi 100km/orë, deri te AirCity, një makinë e vërtetë për nga madhësia që arrin deri në 130 km/orë, këto modele mund të porositen në site e prodhuesit, (www.mdi.lu).

Motori me ajër të kompresuar nuk është një shpikje e re në fakt, në vitet 1870 kjo teknologji u përdor në vagonët e minierave e më pas francezët ndërtuan një tram me ajër, por pastaj doli motori me karburant i cili u përhap shumë dhe shpejt.

Ndërtuesit thonë se nuk do të ketë një rrjet distributorësh, por vetëm një rrjet fabrikash nëpër Europë, makinat do blihen drejt e në fabrikë, duke reduktuar edhe më shumë kostot. Në të ardhmen konstruktorët janë të bindur se do shiten edhe autobusë e kamionë të kësaj lloj teknologjie.


Burimi:(ar.si/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.