Postuar me: 12:02 26-10-2016

“ Doing Business ”, Shqipëria përmirësohet me 32 vende (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

doing-businessBanka Botërore deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në përmirësimin e klimës së biznesit. Në raportin “ Doing Business 2017”, banka raportoi se renditja e Shqipërisë u përmirësua me 32 pozicione krahasuar me një vit më parë.

Si rezultat, aktualisht Shqipëria renditet ekonomia e 58 në botë për nga klima miqësore e biznesit ne raportin e Doing Business , kur vetëm një vit më parë renditej në vendin e 90 në botë. Kjo është renditja më e mirë historike që Shqipëria ka patur ndonjëherë në raportin i cili konsiderohet si një nga më të rëndësishmit për investitorët e huaj.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka bërë përmirësime thelbësore në 3 fusha kryesore: lehtësimin e procedurave për lejet e ndërtimit, sigurimin e energjisë elektrike për bizneset si dhe pagesën e taksave.

Sipas Bankës Botërore, me progresin e arritur këtë vit, Shqipëria ka ngushtuar ndjeshëm distancën me vendet që kanë klimën më të mirë të biznesit në botë.

Shefja e Bankës Botërore në Tiranë, Taseen Sayed komentoi renditjen e Shqipërisë në raportin e fundit të “Të bësh biznes”, e cila u përmirësua me 32 vende.

“Ky është me të vërtetë një progres i shkëlqyer. Ka pasur përmirësime serioze në disa fusha, si lejet e ndërtimit, sigurimi i energjisë dhe pagesa e taksave, të cilat janë lehtësuar me ngritjen e sistemit online”, tha Sayed.

Për shefen e Bankës Botërore, raporti është një mesazh i qartë edhe për investitorët e huaj. “Ky raport është i rëndësishëm, sepse jep një sinjal. Pra, ai sinjalizon nëse një ekonomi po lëviz për lart, po qëndron në vend, apo po lëviz për poshtë. Sinjali i sotëm është se ekonomia shqiptare, kuadri rregullator i Shqipërisë po lëviz për lart”, u shpreh më tej Sayed.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.