Postuar me: 7:55 15-06-2012

Dukagjin, vritet 17-vjeçarja dhe gjyshi i saj

Shperndaje
Etiketat

Dyshohet për gjakmarrje. Viktimat ishin duke punuar tokën, kur janë qëlluar me breshëri armësh

Gjakmarrja dyshohet se ka qenë motivi i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur sot në zonën e Dukagjinit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, të ditës së sotme në fshatin Kasnec, Komuna Pult, kur 17-vjeçarja Marie Cuku dhe gjyshi i saj, 70-vjeçari Kolë Cuku, janë qëlluar me breshëri armësh zjarri, teksa punonin tokën pranë shtëpisë së tyre.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vajza ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gjyshi i saj ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, por megjithë përpjekjet e mjekëve, 70-vjeçari ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital. Ndërkohë policia ka udhëtuar menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku ka nisur hetimet e rastit.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka dy autorë, tashmë të identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, pasi nipi i viktimës  disa kohë më parë ka vrarë një bashkëfshatar.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.