Postuar me: 12:22 11-06-2012

Dule: Maxhoranca nuk e zgjedh dot vetëm Presidentin. Të propozohet Fatos Nano

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka dekalruar se maxhoranca ka deshtuar me zgjedhjen e presidentit dhe eshte koha qe PS-ja te kandidoje Fatos Nanon.

“Në këtë mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie të gjitha rrezikohen. Të gjithë e pamë se mazhoranca nuk e zgjedh dot e vetme presidentin,” tha Dule, teksa doli nga Kuvebdi i Shqiperise, pas terheqjes se Artan Hoxhes, kandidatures se dyte te maxhorances nga gara presidenciale.

“Opozita nuk mund t’i shmanget betejës politike. Ajo duhet të dalë përpara, të ofrojë kandidaturën e vet. Për PBDNJ është momenti që të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë fatet integruese, të shpëtojmë atë që ka mbetur nga dinjiteti i politikës. Të propozohet Nano, që do ishte zgjidhja optimale në situatën që po kalon vendi,” tha Dule.

11.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.