Postuar me: 8:22 15-06-2012

Durrës, të verbrit dhe invalidët në protestë

Shperndaje
Etiketat

Protesta përpara Prefekturës, kërkohet rikthimi i kompensimit të energjisë elektrike

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kanë nisur nga Durrësi protestat e personave me aftësi të kufizuar për heqjen e kompensimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Dhjetëra persona me aftësi të kufizuar, anëtarë të shoqatave të të verbërve dhe të para-tetraplegjikëve kanë protestuar përpara Preferkurës së Durrësit. Franko Rrufa, drejtues i shoqatës së të verbërve në Durrës tha se shtresat në nevojë nuk duhet të penalizohen nga kufizimet që rrjedhin si rezultat i krizës ekonomike që ka prekur vendin. Sipas tij, personat me aftësi të kufizuar nuk duhet të jenë një barrë për qeverinë. Protestuesit thanë se CEZ Shpërndarje u ka dërguar faturat e plota 20 ditë para daljes së vendimit të qeverisë, i cili parashikon bllokimin e subvencionit prej 80 për qind për faturat e energjisë elektrike. Armando Nezha, përfaqësues i ardhur nga Tirana sqaroi se në të gjithë vendin janë penalizuar 15.800 anëtarë të shoqatave të të verbërve dhe të para e tetraplegjikëve. Sipas tij protestat paqësore do të vazhdojnë edhe në qytetet e Tiranës, Beratit, Vlorës, etj.

14 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.