Postuar me: 15:15 21-10-2016

E mbani mend Crazy Girl? Ajo vazhdon të jetë e tillë edhe sot, nënë e tri vajzave(Burimi: www.syri.net)

crazy-girlBesojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi gaz” apo “Të dua”” në bashkëpunim em G Banin. Besojmë po ashtu se të gjithë jeni kuriozë të dini se çfarë ka ndodhur me të pas kaq vitesh. Ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë, por për të mësuar më shumë lexoni këtë intervistë ekskluzive të Dorit për intv.al …

Dori, përgjatë shumë viteve je njohur si Crazy Girl…. Si i kujton ato vite?

Përdornim pseudonime  se kjo ka qënë kultura në të cilën jemi rritur unë dhe shoqëria ime. Unë kam preferuar të mbaj profil të tillë,  si atëherë edhe sot. Kështu që  “ato vitet” vazhdojnë akoma, (buzëqesh) thjeshtë është ngushtuar rrethi i njerëzve.

Të gjithë janë kuriozë të dinë si ka vazhduar jeta jote pas shkëputjes nga skena...

Nga skena nuk jam shkëputur asnjëherë. Thjeshtë më parë kam qënë para kamerave. Tani jam backstage sepse çdo pozicion pune ka rëndësinë dhe përfitimet e tij. Jeta ka vazhduar në të gjitha dimensionet. Familje, karrierë, argëtim edhe detyrime.

Çfarë kishte crazy tek ti që u paraqite me një emër të tillë?

Bani (G-BANI) e ka fajin që më ngeli Crazy se u thoshte çunave për mua që “është shumë femër crazy”, (qesh) se bëja situata qesharake me shoqet e mia greke. Plus isha e  vetmja që shaja në tekstet e mia femrat shqiptare që shkonin me meshkujt grekë duke nënçmuar meshkujt shqiptarë. Banit i pëlqente ky tip i imi dhe më ngeli Crazy. (Buzëqesh)

Kanë mbetur akoma çmenduri tek ti nga ajo vajza e dikurshme?

Vetë fakti që nuk rrëshkita kurrë nga limitet e moralit dhe të normave me të cilat u ushqeva nga fëmijëria ime në Korçë, dhe krijova një familje të mbrekullueshme me burrin tim dhe tre vajzat e mia,  është një çmenduri më vete. Për këtë familje jam gati të bëj gjëra që për dikë tjetër mund të konsiderohen çmenduri.

Çfarë e solli shkëputjen tënde nga skena?

Shkëputjen nga kamerat e stacioneve shqiptare, sepse këtu në Athinë kam marrë pjesë në evenimente të stilit Underground HipHop. U shkëputa nga Shqipëria sepse linda fëmijën e parë dhe nuk desha ta ekspozoj. Nuk kam diçka kundër personave publikë që ekspozojnë fëmijët e tyre qysh të mitur para kamerave, por unë fëmijët e mi nuk i shes për famë as për lekë. Kështu jam unë.

“Jepi gaz” apo  “Të dua” në bashkëpunim me G Banin janë dy nga këngët që secili i kujton si  hite në adoleshencën e tyre. Kujton ndonjë histori interesante lidhur me ndonjërën prej këtyre këngëve?

(Buzëqesh) Kur udhëtuam me Banin dhe me një shoqen e tij nga Athina për Tiranë që të performonim këngën “Të Dua”  në festivalin Mikrofoni i Artë, në sportelin e doganës greke u fsheha që të mos marrë vulë dalje nga Greqia në pashaportë. Bani ishte me letra suedeze, gjithashtu e dhe shoqja e tij. Nuk doja t’ia prishja qefin që kishte të merrnim pjesë në festival.

Nëse do të kishe vazhduar muzikën, çfarë do të kishte ndryshe në jetën tënde?

Do kishte impakt në familjen time.

Do t’i respektoje dëshirat e fëmijëve për t’u marrë me muzikë apo je kundër kësaj nëse kjo do të ishte zgjedhja e tyre?

ajzat do më kenë në krah çfarëdolloj profesioni,  pasioni, ëndrre apo dëshire që ato kanë për të ndjekur në jetën e tyre.

Nëse do të të ftonin në një koncert me G Banin për të kënduar, do pranoje?

Normal që po, mjafton të pranojë Bani. (Buzëqesh)  Por si Bani dhe unë kemi aktivitete ekonomike në fusha të tjera tani. Koncertet nuk janë më prioriteti ynë. Këndojmë bashkë në festa familjare dhe pa ftesa. (Buzëqesh)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.