Postuar me: 9:05 14-06-2012

Egersia e njeriut po e perdor natyren si objekt personal

Shperndaje
Etiketat

Ekspozita “Te perballesh me klimen” e hapur ne Muzeun Historik Kombetar prezanton qendrimin dhe interpretimin qe pese karikaturiste suedeze dhe nje shqiptar i bejne shkaterrimit dhe natyres dhe burimeve te saj.

Artistin shqiptar Agim Sulaj qe prej vitesh jeton ne Itali, e shqetesojne pasojat qe shkaterrimi i mjedisit do te kete me se shumti te e ardhmja e brezit te ri. Kete dimension te shkaterruar te se ardhmes percaktuar qysh sot nga njerezit, Sulaj e trajton ne pese punet e tij ekspozuar ne MHK. Mesazhet e tij jane te qarta: nese perdorim bicikleten apo nese kujdesemi per burimet natyrore te ujit, mund te shpetojme jo vetem natyren, por dhe shnderrimet gjenetike tek gjallesat.

Keto jane pune te viteve te fundit, te vleresuara me cmime nderkombetare. Me karikaturen ai ka filluar te merret rreth viteve 1980, kur botonte ne Revisten “Hosteni”, fillimisht si ilustrues shkrimesh e me pas me kopertina dhe levrimin e gjinise se mirefillte.

Ia vlen “Te perballesh me klimen” edhe sot ne Muzeun Historik Kombetar, me penat e artisteve suedeze: Magnus Bard, Ribber Hansson, Helena Lindholm, Love Antell dhe Karin Sunvisson, te cilet nepermjet karikaturave te tyre mundohen te ngrene zerin per te solidarizuar sadopak opinionin publik.

13/06/2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.