Postuar me: 9:40 11-06-2012

Ekolevizja, qeverise: Stop lejeve per hidrocentralet

Shperndaje
Etiketat

Shoqatat mjedisore te Grupimit “Ekolevizja” bejne thirrje per vleresimin strategjik mjedisor te lumenjve para se te vazhdojne te jepen lejet per hidrocentralet e vogla buze lumenjve. Sipas tyre, keto leje jane duke demtuar nje nga pasurite me te medha mjedisore qe jane burimet ujore. Nderkohe qe sugjerojne vleresimin strategjik mjedisor te lumenjve dhe si me emergjente vleresimin per lumin e Vjoses, i cili eshte cilesuar si lumi i fundit ne Evrope qe ende ruan vlerat e tij natyrore. Gjithashtu, ata kerkojne nderprerjen e dhenies te metejshme te lejeve te ndertimit te HEC-ve persa kohe qe nuk ka nje strategji. Ky grupim mjedisor i ka derguar nje leter te hapur Kryeministrit te vendit, Sali Berisha, ministrit te Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Fatmir Mediu, ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nasip Naço dhe ministres se Integrimit, Majlinda Bregu. Gjithashtu, letra e perbashket i eshte derguar edhe delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi me ne krye Ettore Sequin dhe programit te Kombeve te Bashkuara Per Zhvillim me perfaqesuese, Zineb Touimi-Benjelloun.

Me konkretisht ne letren e perbashket, ku apelohet per vemendje ndaj burimeve ujore, shkruhet: Burimet ujore jane nje nder pasurite natyrore me te medha per Shqiperine. Qeveria shqiptare ka vendosur si objektiv te shfrytezoje ekstremisht lumenjte per prodhimin e energjise elektrike nepermjet HEC-ve, pa menduar me pare per nje vleresim strategjik mjedisor te zhvillimit te ketyre aktiviteteve me ndikime te shumanshme mjedisore ne natyren tone dhe ne keto lumenj dhe basene ujembledhes. Perpos 108 hidrocentraleve te vjeter qe kane qene ne funksionim qe perpara viteve ’90, ne periudhen 2007-2011 jane dhene 120 koncesione dhe numri i pergjithshem i licencave te studiuara per hidrocentrale te vegjel eshte mbi 400. Ky numer i madh i ndertimeve te HEC-ve, i vendosur vetem ne 7 lumenjte kryesore te vendit, perben nje shfrytezim ekstrem te tyre me pasoja per keto ekosisteme te rendesishme te vendit tone. Ne e vleresojme prodhimin e energjise nga hidrocentralet si nje energji te paster dhe me ndikime me te vogla ne mjedis, ne krahasim me energjine e prodhuar nga termocentralet, por ne teresine e tyre, ndikimi i perbashket (kumulativ) i 400 HEC-ve, do te tjetersoje regjimin hidrik si dhe ekuilibrin biologjik te ketyre rrjedhave ujore. Punimet hidro – teknike te nevojshme si digat, veprat e marrjes, kanalet dhe tunelet devijuese te lumit, do prekin parametrat baze jetesore te gjallesave qe rriten ne to dhe ne teresi do te shkaktojne nje ndikim me pasoja mjaft te renda ne biodiversitetin e ketyre ekosistemeve te medhenj.

08.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.