Postuar me: 8:28 20-10-2016

Ekonomi:Stimulim i sektorit që ndihmon ekonomine (www.top-channel.tv)

ekonomi ne shqiperiMinistrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të “Confindustria Balcani” në Bukuresht.

Kjo asamble, tha ministrja Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, është një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike.

“Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjikë dhe shërbimet. “Confindustria Balcani” është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh ministrja e Ekonomisë.

Përpara kësaj asambleje, ministrja Ekonomi theksoi: “Shqipëria  po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja. Ajo ofron kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.