Postuar me: 7:38 13-06-2012

Elisa Spiropali është kryetarja e re e FRESSH- it

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Elisa Spiropali është shpallur kryetarja e re e FRESSH, forumit të të rinjve në Partinë Socialiste.

Pas një turi në 36 qytete të vendit, kandidatët Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali kanë prezantuar sot platformat e tyre në Konventën zgjedhore e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve.

Pas numërimit të votave, Elisa Spiropali është shpallur  fituese, edhe me votat që 5 kandidatët e votuar më pak i deleguan asaj.

“Kjo garë ka qenë fantastike, ka qenë një garë ku ne kemi mësuar shumë, kemi qenë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Kemi ndjerë pasionin dhe dëshirën e të rinjve për ndryshim. Për tu bërë bashkë në një betejë, që nuk është vetëm e të rinjve por e të gjithë shqiptarëve. Jam e lumtur, që kam dalë e parë, dhe jam e lumtur që kam marrë mbështetjen e kandidatëve të tjerë.”- tha Spiropali pas shpalljes si fituese.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.