Postuar me: 6:57 08-06-2012

Emigrantët, BE gati të kthejë kontrollet kufitare

Shperndaje
Etiketat

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.

Kunder vendimit eshte shprehur komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar ka thënë se është “e zhgënjyer” me nje mase te tille.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.

Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme. Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.

Burimi:Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.