Postuar me: 11:14 03-07-2015

Emrat e farmacistëve që marrin lejen profesionale (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip farmacistëveUrdhri i Farmacistit ka përgatitur këtë javë certifikatat e ushtrimit të profesionit për të gjithë profesionistët që kanë përmbushur kriterin e ricertifikimit. Gazeta publikon emrat e personave, të cilët më herët kanë aplikuar pranë Urdhrit të Farmacistit për t’u pajisur me lejen e re të ushtrimit të profesionit, në pozicionin e drejtuesit teknik.

Në rast se nuk janë paraqitur për të tërhequr licencën, me një mjet identifikimi dhe me certifikatën e vjetër, duhet t’i drejtohen zyrës qendrore të UFSH-së në Tiranë për ta bërë një gjë të tillë. Ndërkohë, bëhet e ditur për farmacistët e rinj se regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin Korrik-Tetor 2015 fillojnë me date 10 korrik dhe vazhdojnë deri në datën 20 të muajit. Praktika profesionale kryhet vetëm në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre vjet përvojë pune.

Kandidati praktikant për t’u regjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesë në Zyrën e UFSH-së, një sërë dokumentesh, të tilla si kërkesa (gjendet në faqen online të UFSH), vetëdeklarimi, kontrata tip për kryerjen e praktikës profesionale, fotokopja e certifikatës së anëtarësimit në Urdhër të drejtuesit të praktikës, fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave; fotokopje e kartës së identitetit, tre fotografi dhe mandat pagesën në shumën 10 mijë lekë.

 

03.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.