Postuar me: 10:48 22-10-2012

Lajme aktualiteti shkurt (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

aktualitet lajm-shqipDelvinë

Njerku përdhunon vajzën 8-vjeçare

Një vajzë 8-vjeçare është përdhunuar nga njerku i saj në fshatin Krane të Delvinës. Pas ngjarjes tronditëse, e ëma e së miturës ka bërë kallëzimin penal për shtetasin Panajot Anagnosti, 47 vjeç. Gruaja kishte disa vite që bashkëjetonte me 47-vjeçarin së bashku me dy fëmijët e saj, një djalë dhe një vajzë.

Pas rezultatit të ekzaminimeve që provonte abuzimin me të miturën, policia është vënë në ndjekje të Anagnostit. Ai u gjet i fshehur në fshatin Mesopotam të Delvinës dhe u arrestua me akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

“Anagnosti ishte burri me të cilin bashkëjetonte nëna e vajzës së vogël. Ngjarja është regjistruar tri ditë më parë në fshatin Krane. Rasti është denoncuar ditën e shtunë nga e ëma e vajzës”, pohojnë burimet policore. Sipas tyre, përdhunimi është konstatuar edhe nga Mjekësia-Ligjore, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
“Udhëtimi”

Tentuan të fusnin hashash në qeli, tri femra në pranga

Policia e Elbasanit arrestoi tri femra, pasi tentuan të futin hashash në ambientet e Burgut të Kosovës, që ndodhet në kufi me qytetin e Lushnjës. Bëhet fjalë për 45-vjeçaren Diana Çobo, 48-vjeçaren Besiko Çobo, banuese në qytetin e Urës Vajgurore dhe 17-vjeçaren me inicialet E.Z., banuese në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, të cilat u kapën gjatë operacionit të koduar “Udhëtimi”. Mësohet se paraditen e djeshme, 17-vjeçarja, e shoqëruar edhe nga dy mikeshat e saj, kanë shkuar për të vizituar të afërmin e tyre Klodian Xhemalaj, i dënuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje me armë me dhunë, mbetur në tentativë”.

Ky i fundit ka dy vjet që kryen dënimin në këtë institucion. Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Burgut të Kosovës, brenda rrobave që ndodheshin në çantën e adoleshentes (do ia çonte kushëririt të saj) iu gjetën 150 doza hashash. Sipas bluve, Diana e Besiko Çobo u prangosën, pasi ishin në dijeni të lëndës narkotike dhe se herë të tjera ato kishin arritur që të fusnin drogë në Institutin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale. Më pas, policia ka ushtruar kontroll në dhomën e të dënuarit Klodian Xhemalaj, të cilit iu gjet poshtë dyshekut ku edhe flinte, një aparat celular, të cilin i dënuari e mbante për të komunikuar me tri të arrestuarat.

22.10.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 3 = nine

All Rights Reserved